Tag: atletico

  • Atletico nuk dorëzohet pas humbjes me PSG, De Paul kujton atë që ndodhi para tre vitesh

    Atletico nuk dorëzohet pas humbjes me PSG, De Paul kujton atë që ndodhi para tre vitesh

    Atletico Madrid pësoi një humbje të rëndë kundër PSG-së (0-4), por mes Colchoneros, askush nuk dëshiron të ngrejë flamurin e bardhë.
    Pavarësisht fillimit të keq në Kupën e Botës për Klube, kualifikimi për raundin e 1/8-ave është ende në duart e Colchoneros dhe lojtarët argjentinas e dinë mirë se ndonjëherë triumfet e mëdha fillojnë pikërisht nga një pengesë.
    Rodrigo De Paul e kujtoi këtë në rrjetet sociale: “Ndonjëherë gjërat fillojnë keq për të përfunduar mirë”, shkroi ai, duke iu referuar rrugës së Argjentinës në Katar 2022.
    De Paul, Correa, Nahuel Molina dhe Julián Álvarez ishin pjesë e Albiceleste-s që tre vite më parë, pasi humbi në mënyrë sensacionale në debutimin e tyre kundër Arabisë Saudite (1-2), arriti të fitonte titullin botëror.
    Skuadra e Scalonit më pas fitoi kundër Meksikës dhe Polonisë dhe, në fazat eliminatore, mposhti Australinë, Holandën, Kroacinë dhe së fundmi Francën, me penallti, në finalen historike në Lusail.
    Spanja gjithashtu filloi me një humbje në vitin 2010 (kundër Zvicrës) përpara se të triumfonte në Afrikën e Jugut.
    Mesazhi është i qartë: humbja e ndeshjes së parë nuk është një dënim. Julián Álvarez gjithashtu shkroi në rrjetet sociale: “Një humbje e vështirë, por nuk ka mbaruar. Forza Atleti!”, dhe De Paul iu përgjigj: “Nëse ka dikush që di ta bëjë këtë, ai je ti, Arañita”.
    Testi tjetër quhet Seattle Sounders: Kupa e Botës e Atlético-s është ende për t’u shkruar.

  • Tifozët e Atletico Madrid dalin kundër yllit të ekipit, e bëjnë fajtor kryesor për humbjen 4-0 ndaj PSG-së

    Tifozët e Atletico Madrid dalin kundër yllit të ekipit, e bëjnë fajtor kryesor për humbjen 4-0 ndaj PSG-së

    16 Qershor 2025

    18:16

    Telesport

    Atletico Madrid e nisi me një humbje të thellë 4-0 ndaj PSG-së pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube. Humbja ndaj francezëve ka mërzitur tej mase tifozët e “Colchoneros”, të cilët kanë kryqëzuar disa lojtarë për perfomancën e tyre në këtë sfidë.
    Më i kritikuari është padyshim Antoine Griezmann. Sulmuesi francez, i cili vetëm pak javë më parë zgjati kontratën e tij me klubin madrilen deri në vitin 2027, po përpiqet të rifitojë nivelin e dikurshëm, por është shumë larg. Performanca e tij e fundit ndaj PSG-së ka ngritur shumë dyshime dhe la një shije të hidhur te tifozët, ku shumë prej tyre kanë kërkuar largimin e francezit përmes reagimeve në rrjetet sociale.
    Ky reagim vjen jo vetëm për shkak të përfomancës së mbrëmshme ndaj PSG-së, por gjatë gjithë sezonit të fundit, Griezmann ka qenë shumë dobët dhe shumë larg formës së dikurshme. Në këtë pikë, disa besojnë se ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund ciklit të Griezmann me Atletico-n. Shumë analistë, specialistë të fubollit dhe media të ndryshme në Spanjë, sugjerojnë se një largim në verë do të kishte parandaluar këtë tension të panevojshëm të Griezmann me tifozët, të cilët tani e shikojnë me dyshim një nga idhujt e tyre.
    Ajo që dukej si një kapitull i ri premtues në historinë midis Griezmannit dhe klubit të Madridit pas rinovimit, po fillon të shndërrohet në një histori të hidhur dhe ndoshta ky është vërtet momenti për të thënë “Mirupafshim” me nder dhe krenari të plotë.

  • “Ne jemi favoritët për ta fituar Botërorin e Klubeve”; Luis Enrique nuk përmbahet pas startit 4-0

    “Ne jemi favoritët për ta fituar Botërorin e Klubeve”; Luis Enrique nuk përmbahet pas startit 4-0

    PSG vazhdoi të tregojë formën e shkëlqyer duke mposhtur Atletico Madridin 4-0 në ndeshjen hapëse të Grupit B, në Botërorin për Klube 2025. Pas tripletës në Francë dhe triumfit në Ligën e Kampionëve 2025, Luis Enrique ka shprehur besim maksimal në skuadrën e tij, pas këtij starti mbresëlënës në SHBA.
    Duke marrë hak ndaj Atletico Madridit, skuadra e Enrique ngjitet në krye të grupit. Me vetëm edhe një ndeshje të mbetur për secilën nga dy skuadrat e tjera, PSG ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës eliminatore të turneut. Trajneri spanjoll u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, që arriti të mbajë nën kontroll Atletico Madridin gjatë gjithë ndeshjes.
    Duke reflektuar mbi paraqitjen e skuadrës dhe ndeshjet e ardhshme, trajneri Enrique tha: “Ishte një paraqitje shumë e plotë nga skuadra sot. E kontrolluam ndeshjen nga fillimi deri në fund. Nxehtësia ishte një faktor, por u përshtatëm mirë dhe qëndruam të përqendruar”.
    Ylli i ri i PSG-së, Senny Mayulu, shënoi golin e tretë për parizienët. Pas golit në finalen e Ligës së Kampionëve 2025, kjo ishte ndeshja e dytë radhazi ku ai gjen rrugën e rrjetës. Duke lavdëruar të rinjtë e skuadrës dhe veçanërisht Mayulu, trajneri spanjoll beson se PSG është favoriti për ta fituar këtë kompeticion të FIFA-s:
    “Jam shumë krenar për lojtarët, sidomos për të rinjtë si Senny, që treguan karakter. Ky është vetëm fillimi, kemi ende shumë rrugë përpara në këtë turne. Nuk kam asnjë dyshim, ne jemi favoritët për ta fituar këtë Botëror Klubesh”.

  • Kupa e Botës për Klube: PSG “leksione” Atletico Madrid, francezët e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë

    Kupa e Botës për Klube: PSG “leksione” Atletico Madrid, francezët e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë

    15 Qershor 2025

    21:54

    Telesport

    PSG dhe Atletico Madrid po përballen mes tyre në ndeshjen e parë për Grupin B për Kupën e Botës për Klube, ku bëjnë pjesë edhe Botafogo RJ dhe Seattle Sounders.
    Francezët zhbllokuan takimin në minutën e 20-të, ku pas një aksioni të gjatë të tyre, Fabian Ruiz dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme nga distanca, pas asistit të marrë nga Kvaratskhelia.
    Në minutën e 23-të, madrilenët pretenduan për një faull të Nuno Mendes ndaj Giuliano Simeone dhe kërkuan kartonin e kuq për të, duke qenë lojtari i fundit, por arbitri kryesor i takimit, nuk dha as faull e as karton të verdhë për portugezin e PSG-së.
    Në fund të pjesës së parë, francezët dyfishuan shifrat me portugezin Vitinha. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për PSG-në.
    SHIKOGOLAT

  • Pas Alexander-Arnold, edhe ylli tjetër i Liverpool drejt transferimit në Madrid

    Pas Alexander-Arnold, edhe ylli tjetër i Liverpool drejt transferimit në Madrid

    14 Qershor 2025

    19:08

    Telesport

    Pasi dështoi të transferonte Theo Hernandez nga Milan, Atletico Madrid ka piketuar mbrojtësin e majtë që i duhet për sezonin e ri dhe ai është Andy Robertson i Liverpool.
    E ardhmja e skocezit te kampioni i Anglisë është e pasigurt, duke ditur se klubi i kuq thuajse ka arritur marrëveshjen me Bournemouth për transferimin e mbrojtësit të majtë, Milos Kerkez.
    Në këtë situatë, Robertson po vlerëson me kujdes interesin e treguar nga Atletico Madrid dhe nuk do ishte habi nëse do pranonte të transferohej te klubi madrilen. Robertson nuk pranon të jetë rezervë te Liverpool, ndaj nuk do i thoshte “jo” një aventure të re, aq më tepër kur e kërkon një ekip prestigjoz si Atletico Madrid.
    Në këtë mënyrë, ai do t’i bashkohej kështu dhe ish-shokut të tij te Liverpool, Alexander-Arnold, i cili u transferua si lojtar i lirë në Madrid, por te rivali i Atletico-s, Real Madrid. Diego Simeone e vlerëson shumë mbrojtësin skocez dhe në ditët në vijim pritet një ofertë zyrtare e Atletico-s për anësorin 31-vjeçar.

  • “Nuk e duam atë tradhtar”, dy arsyet pse dështoi transferimi i Theo Hernandez tek Atletico Madrid

    “Nuk e duam atë tradhtar”, dy arsyet pse dështoi transferimi i Theo Hernandez tek Atletico Madrid

    14 Qershor 2025

    16:49

    Telesport

    Mund të themi që ka dështuar përfundimisht transferimi i mundshëm i Theo Hernandez nga Milan tek Atletico Madrid. Anësorit francez i skadon kontrata verën e vitit të ardhshëm, por drejtuesit e Milan janë të gatshëm të lejojnë largimin e tij nëse vjen oferta e duhur.
    Milan e vlerëson Hernandez 25 milionë euro dhe nuk pranon asnjë ofertë më pak se kaq. “Football Italia” raporton se Atletico Madrid ofroi deri në 18 milionë euro, por që u refuzua nga klubi kuqezi.
    Kjo ishte arsyeja e parë pse dështoi transferimi i Hernandez drejt Madridit, ndërsa arsyeja e dytë lidhet me tifozët e “Colchoneros” të cilët dolën kundër transferimit të francezit, pasi ai ka dalë pikërisht nga akademia e Atletico-s, por në vitin 2017 zgjodhi të transferohej te Real Madrid dhe tifozët e ekipit të drejtuar nga Diego Simeone, e konsiderojnë ende një “tradhtar”.
    Për Hernandez ka interes edhe nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme të paguajnë shifrën 25 milionë euro të kërkuar nga Milan dhe t’i ofrojnë francezit një super rrogë, por ai ka ende shanse se mund të transferohet te ndonjë ekip elitar brenda Europës.

  • Simeone flet hapur: Të gjithë e duan, por ai lojtar është krenaria e Atletico Madrid

    Simeone flet hapur: Të gjithë e duan, por ai lojtar është krenaria e Atletico Madrid

    Julian Alvarez është bërë shpejt një idhull për tifozët e Atletico Madrid. Sulmuesi argjentinas, i cili mbërriti në kryeqytetin spanjoll verën e kaluar nga Manchester City, është dëshmuar të jetë një blerje e shkëlqyer, duke shlyer besimin me paraqitje bindëse pavarësisht çmimit të lartë të kartonit.
    I intervistuar nga “La Nacion”, trajneri Diego Simeone foli për interesimin ndaj Alvarez, i lidhur me emrat e mëdhenj të futbollit botëror pas sezonit të tij të parë të shkëlqyer me fanellën bardhekuq.
    “Është logjike që ka interes për te, nuk mund të imagjinoj një skenar tjetër. Julian është 25 vjeç, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, i uritur, entuziast me status, i përulur, golashënues. Dhe Barcelona, ​​PSG, Arsenal, Liverpool… më të mirët duhet ta duan atë”, tha Simeone.
    Trajneri i Atletico, më pas shtoi, me ngarkesën e tij të zakonshme emocionale: “Dhe për ne, tifozët e Atlético, duhet të jetë një burim krenarie që të gjithë e duan atë. Pse? Sepse ai është i yni. Dhe duke qenë se ai është i yni, ne duhet të kujdesemi për të”.
    “Ne duhet ta ndihmojmë të ndihet i lumtur duke fituar. Dhe për të arritur atj të gjithë duhet të japim 110 për qind për të. Natyrisht jo vetëm për Julian por për të gjithë skuadrën dhe tifozët”, tha Diego Simeone.

  • Atletico i thotë “stop” Barcelonës: Do lojtarin tonë? Paguaj 500 mln euro

    Atletico i thotë “stop” Barcelonës: Do lojtarin tonë? Paguaj 500 mln euro

    5 Qershor 2025

    17:38

    Telesport

    Barcelona ka disa muaj që po e sheh sulmuesin e Atletico Madrid, Alvarez, si pasuesin perfekt të veteranit Robert Lewandowski.
    Katalanasit kanë nisur kontaktet e para me lojtarin, por duket se po lodhen kot. Atletico Madrid ka hedhur poshtë çdo mundësi transferimi, duke përmendur klauzolën e sulmuesit argjentinas, 500 mln euro, e fiksuar për të mos u ndryshuar.
    24-vjeçari është në kulmin e karrierës që kur fitoi Kupën e Botës me Argjentinën. Ai nuk po tundohet nga ideja për të ndryshuar skuadër.

  • Rinovoi kontratën deri në vitin 2027, reagon Griezmann: Shpresoj të sjell sërish gëzim

    Rinovoi kontratën deri në vitin 2027, reagon Griezmann: Shpresoj të sjell sërish gëzim

    3 Qershor 2025

    8:49

    Telesport

    Lajmi më i shumëpritur tek Atlético Madrid mbërriti dje pasdite. Antoine Griezmann ka rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor 2027, duke zgjatur kështu afatin e mëparshëm të caktuar për vitin 2026 me një sezon tjetër.
    Në këtë mënyrë, klubi madrilen largon thashethemet për një lamtumirë të mundshme të hershme, ose më keq akoma për një transferim të lirë pas 12 muajsh. Griezmann do të vazhdojë të fitojë 8 milionë euro neto të parashikuara nga marrëveshja aktuale.
    Francezi u dërgoi një mesazh tifozëve të Atlético pas zyrtarizimit të lajmit: “Jam shumë i lumtur që do ta vesh këtë fanellë të mrekullueshme edhe për shumë vite dhe shpresoj t’ju sjell shumë gëzim. Një përqafim i madh. Ju dua”.
    Griezmann mbërriti te Atlético në sezonin 2014-15 dhe pas nëntë sezonesh është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit bardhekuq me 197 gola. Ai është gjithashtu lojtari i tetë që ka veshur fanellën më shumë herë në ndeshjet zyrtare: 442.

  • Surpriza e vitit! Marco Asensio drejt rikthimit në La Liga, këtë herë te rivali i madh i Realit

    Surpriza e vitit! Marco Asensio drejt rikthimit në La Liga, këtë herë te rivali i madh i Realit

    2 Qershor 2025

    20:09

    Telesport

    Pas huazimit tek Aston Villa deri në fund të sezonit, Marco Asensio është rikthyer te PSG, aty ku do qëndrojë përkohësisht, pasi dihet tashmë në nuk është në planet e Luis Enrique.
    Mediat spanjolle kanë publikuar sot një lajm vërtet të bujshëm, ku raportohet se Atletico Madrid interesohet për Asensio-n dhe po bën përpjekje për ta rikthyer atë në La Liga. Ardhja e mundshme e ish-lojtarit të Real Madridit te një nga rivalët kryesorë të tyre, padyshim do të ishte një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos verore.
    Asensio ka dhënë “ok” për këtë lëvizje, pasi dëshiron të ndihet i rëndësishëm dhe e di se projekti i Atlético-s mund t’i ofrojë atij vazhdimësinë dhe rolin e dëshiruar. Tani topi është në fushën e dy klubeve, Atletico-s dhe PSG-së, ku pritet të nisin bisedimet mes tyre për të gjetur dakordsinë për këtë lëvizje.