Tag: atletico

  • Rilindja e Mason Greenwood, anglezi drejt transferimit te një nga klubet më të mira në botë

    Rilindja e Mason Greenwood, anglezi drejt transferimit te një nga klubet më të mira në botë

    18 Korrik 2025

    14:05

    Telesport

    Pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Ligue 1 me Olympique Marseille, ku Mason Greenwood shënoi 22 gola në 36 ndeshje, sulmuesi anglez ka rifituar formën dhe rëndësinë e tij.  Performanca e tij në Francë nuk ka kaluar pa u vënë re dhe një nga disa klubet e mëdha të interesuara për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit është edhe Atletico Madrid.
    Sulmuesi 23-vjeçar la një përshtypje të fortë edhe gjatë periudhës së tij të huazimit te Getafe, ku ai demonstroi aftësinë e tij për të bërë diferencën si në krah ashtu edhe në pozicione më qendrore. Kjo përvojë e mëparshme në La Liga, e kombinuar me përshtatjen e tij të shpejtë në Ligue 1, e bën atë një kandidat tërheqës për “Colchoneros”, të cilët po kërkojnë të forcojnë linjën e tyre sulmuese me një lojtar të ri, të gjithanshëm me potencial.
    Pavarësisht interesimit të Atletico Madrid por edhe klubeve të tjera, largimi i anglezit nga Marseille nuk është edhe aq i lehtë. Klubi francez kërkon 70-75 milionë euro për ta lënë të lirë 23-vjeçarin, shifër që mesa duket Atletico Madrid është e gatshme ta paguajë.

  • ZYRTARE | Atletico Madrid njofton transferimin e radhës

    ZYRTARE | Atletico Madrid njofton transferimin e radhës

    17 Korrik 2025

    19:42

    Telesport

    Atlético Madrid ka njoftuar blerjen e përhershme të Thiago Almada nga Botafogo (vitin e fundit ishte i huazuar te Lyon), i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030. Më poshtë është njoftimi për shtyp:
    “Atlético Madrid dhe Botafogo kanë arritur një marrëveshje për transferimin e futbollistit argjentinas Thiago Almada, i cili do të veshë fanellën e kuqe dhe të bardhë për pesë sezonet e ardhshme.
    Argjentinasi 24-vjeçar i talentuar dhe i gjithanshëm mund të luajë si mesfushor sulmues ose si anësor në të dyja krahët, me këmbën e tij natyrale të djathtë ose të majtë.
    Almada kaloi vizitat mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Sportive me Performancë të Lartë Vithas – Invictum në Spitalin Universitar Arturo Soria në Madrid, përpara se të shkonte në zyrat e klubit në Riyad Air Metropolitano. Atje, ai u prit nga CEO ynë, Miguel Ángel Gil, me të cilin nënshkroi një kontratë me klubin tonë.”

  • Milan në rrezik, Atletico Madrid dhe Man. United futen në garë për objektivin e madh të kuqezinjve

    Milan në rrezik, Atletico Madrid dhe Man. United futen në garë për objektivin e madh të kuqezinjve

    8 Korrik 2025

    19:26

    Telesport

    Përveç Milanit, që ka kohë që e ndjek, në garë për të siguruar transferimin e Javi Guerra kanë hyrë edhe Atletico Madrid me Manchester United. Klubi i drejtuar nga Diego Simeone e sheh spanjollin 22-vjeçar si zëvendësuesin ideal të Rodrigo de Paul, argjentinasi është shumë pranë transferimit tek Inter Miami. Trajneri argjentinas i “Colchoneros” pëlqen shumë teknikën dhe vizionin në mesfushë të Javi Guerrës dhe është gati t’i ofrojë atij një rol kryesor në ekip.
    Në anën tjetër, Milan është i gatshëm të bëjë një hap përpara me një propozim 25 milionë euro, një shifër që përputhet me atë që Valencia ka kërkuar fillimisht, por nuk do jetë aspak çudi nëse klubi spanjoll i rrit kërkesat duke parë interesin e shtuar nga klubet e mëdha për lojtarin e saj.
    Po ashtu, Javi Guerra pëlqehet shumë edhe nga Ruben Amorim dhe ditët në vijim pritet një ofertë zyrtare e Manchester United në drejtim të Valencia-s. Një gjë është e sigurt, Javi Guerra do largohet përfundimisht nga Valencia këtë verë, por ende nuk dihet se cili do jetë destinacioni i tij i ri dhe beteja mes klubeve për kartonin e tij është shumë e fortë.

  • Barcelona ka një ëndërr, por kushton minimalisht 100 mln euro

    Barcelona ka një ëndërr, por kushton minimalisht 100 mln euro

    8 Korrik 2025

    16:32

    Telesport

    Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më të bujshëm se ai i spanjollit.
    Dëshira është Julian Alvarez, sulmuesi i talentuar i Atletico Madrid. Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën është objektii numër 1 i trajnerit Hansi Flick, i cili ka nevojë për një lojtar të kompletuar në sulm, duke qenë se Robert Lewandowski është në fund karriere.
    Atletico Madrid nuk do të pranojë oferta nën 100 mln euro. Barcelona do të bëjë një sakrificë të madhe për ta mbuluar këtë shifër me të gjitha kushtet.

  • Shihet si zëvendësuesi ideal i yllit që do shkojë tek Atletico, ofertë nga Spanja për Asllanin

    7 Korrik 2025

    19:13

    Telesport

    Mesfushori amerikan i Betis, Johnny Cardoso, me shumë mundësi do transferohet tek Atletico Madrid këtë merkato. 23-vjeçari ishte një lojtar kyç për skuadrën andaluziane sezonin e kaluar si në La Liga ashtu edhe në rrugën e tyre drejt finales së Ligës së Konferencës së Evropës, ku u mposhtën nga Chelsea.
    Duke parë moshën e tij të re dhe formën e treguar sezonin e fundit, Atletico Madrid thuhet se është në prag të një marrëveshjeje për të transferuar mesfushorin amerikan.
    Pikërisht për këtë arsye, Betis ka hedhur sytë nga Kristjan Asllani, duke e parë atë si zëvendësuesin ideal të amerikanit, sipas asaj që raporton spanjollja “AS”. Drejtuesit e klubit andaluzian besojnë se Asllani është profili i duhur që ata kërkojnë për mesfushën dhe shqiptari nën drejtimin e një trajneri veteran me shumë përvojë si Manuel Pellegrini mund të bëjë hapa para në karrierë.
    Sipas raportimit në fjalë, Betis ofron 8-10 milionë euro, ndërkohë që Inter e vlerëson rreth 14 milionë euro mesfushorin kuqezi. Ditët në vijim mund të ketë negociata zyrtare mes dy klubeve.

  • Atletico Madrid vendos çmimin, Rodrigo De Paul po vjen në Milano!

    Atletico Madrid vendos çmimin, Rodrigo De Paul po vjen në Milano!

    6 Korrik 2025

    13:37

    Telesport

    Rodrigo De Paul pritet të largohet nga Atletico Madrid këtë merkato vere.
    Klubi bardhekuq i ka vendosur çmim 15 milionë euro. Kontrata e tij aktuale skadon në 2026, por nuk ka më vend titullari në Madrid.
    Milani dhe Inter Miami janë dy klubet e interesuara për të. Argjentinasi kërkon minuta të rregullta loje për të mbajtur formën në prag të Kupës së Botës, ku pritet të jetë protagonist.
    Igli Tare, nëse nuk arrin transferimin e Granit Xhakës, e konsideron mesfushorin si planin B.

  • Larg duart nga Alvarez! Atletico Madridi frenon agjentin e agjentinasit, Barcelona i ka “zënë pritë”

    Larg duart nga Alvarez! Atletico Madridi frenon agjentin e agjentinasit, Barcelona i ka “zënë pritë”

    Julian Alvarez nuk preket. Atletico Madridi e pagoi vetëm një verë më parë sulmuesin argjentinas për 75 milionë euro, plus 15 milionë bonuse. Sezoni i parë me fanellën “rojiblanco” e ka justifikuar plotësisht investimin: 29 gola dhe 7 asiste, duke e kthyer menjëherë në idhullin e tifozëve “colchoneros”.
    Për këtë arsye, në shtëpinë e Atletico Madridit është e qartë se e ardhmja e projektit sportiv kalon pa asnjë dyshim nga kampioni i botës 2022, ndaj nuk ka shumë për të diskutuar. As kur agjenti i tij, Fernando Hidalgo, në programin “Sólo para culés” deklaroi: “E tashmja është tek Atletico Madridi. Do të shohim si do të shkojnë negociatat, sepse futbolli ndryshon shumë shpejt. Do të duhet të flasin me klubin, që do të vlerësojmë situatën. Me siguri do të jetë negociatë me tri palë”.
    Një lëvizje që synon të sigurojë rritje page, për ta çuar Julian Alvarez në nivelin e 20 milionë eurove bruto, sa përfiton portieri Oblak. Edhe pse ish-sulmuesi i Manchester City ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2030 dhe klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh, Barcelona ka tentuar të ndërhyjë. Madje vazhdon ta monitorojë situatën e lojtarit të lindur në vitin 2000, raporton “Mundo Deportivo”.
    Aktualisht, “colchoneros” nuk kanë ndër mend të procedojnë me rritjen e rrogës, pasi nuk është ndër prioritetet e momentit, duke qenë se janë të fokusuar në marrëveshjet që po finalizohen (përfshirë Ruggeri dhe Cardoso) dhe një merkato vere prej 200 milionë eurosh. Rregullimi i kontratës së Alvarez do të vijë, por jo tani.

  • Pjesë e skuadrës prej disa vitesh, lojtari drejt largimit nga Arsenali

    Pjesë e skuadrës prej disa vitesh, lojtari drejt largimit nga Arsenali

    Aventura e mesfushorit ganez Thomas Partey te Arsenali ka mbaruar. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, pas blerjes së Martin Zubimendit dhe interesit të danezit Christian Norgaard të Brentfordit, “Topçinjtë” do t’i thonë lamtumirë Partey-t më 30 qershor, kur skadon kontrata e tij me klubin londinez.
    Pasi mbërriti te Arsenali nga Atletico Madridi në vitin 2020 për 50 milionë euro, Partey ishte shtyllë e mesfushës për disa vite.

    Vetëm në sezonin 2024-2025, ai ka bërë 50 paraqitje, pothuajse 4,000 minuta të luajtura, me katër gola dhe tre asiste.
    Performancat e tij të vazhdueshme e kanë ndihmuar Arsenalin të arrijë vendin e dytë në Premier League dhe deri në gjysmëfinale të Champions.
    Megjithatë, negociatat për rinovimin ngecën, sakaq nuk mungoi interesi nga Juventusi në Itali, si dhe disa ekipe saudite dhe Barcelona e Atletico Madrid në Spanjë.

  • 6 pikë nuk mjaftojnë, Atletico Madrid “lan duar” me Botërorin e Klubeve, Simeone “qan” sfidën me PSG: Na dëmtoi ajo humbje (VIDEO)

    6 pikë nuk mjaftojnë, Atletico Madrid “lan duar” me Botërorin e Klubeve, Simeone “qan” sfidën me PSG: Na dëmtoi ajo humbje (VIDEO)

    Atletico Madrid “lan duart” me Botërorin e Klubeve. Ekipit të Diego Simeones i duhej një fitore me goleadë përballë Botafogo-s, por spanjollët nuk shkuan më shumë se 1-0, një fitore me shije të hidhur pasi i largon nga SHBA. Pavarësisht se e mbyllën Grupin B me 6 pikë, po aq sa PSG dhe Botafogo, për shkak të golavarazhit më të dobët, Atletico e mbyll në vendin e tretë. Botafogo kalon në fazën e 1/8 ku do të përballet me Palmeiras, një derbi i gjithi brazilian.
    Atletico ishte dhe e pafat në këtë takim ku prodhuan një volum të madh loje, krijuan 23 raste, goditën 5 herë kuadratin, por Alvarez dhe pjesa tjetër e fazës ofensive nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Goli i Griezmann erdhi vonë, në minutën e 87-të, pa mundur t’i hapë rrugë kualifikimin.

    Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid nuk e bën dramë këtë eliminim, e vetmja keqardhje është sfida e parë, humbja me “poker” golash përballë PSG: “Jam krenar për punën e bërë nga djemtë. Ne dhamë absolutisht gjithçka që kishim. Fituam 2 nga 3 ndeshjet, por për fat të keq jemi jashtë. Me 6 pikë nuk ishte keq, por ndeshja kundër PSG na dëmtoi, ku çdo vendim i arbitrit ishte kundër nesh, edhe ndaj Botafogos ishte pak a shumë e njëjta situatë”, u shpreh Simeone.
    ()

  • Surpriza e madhe, PSG mundet nga Botafogo. Hera e parë pa shënuar gol, mbas 19 ndeshjeve radhazi

    Surpriza e madhe, PSG mundet nga Botafogo. Hera e parë pa shënuar gol, mbas 19 ndeshjeve radhazi

    20 Qershor 2025

    8:10

    Alfred Lleshi

    Në xhiron e dytë nga tri të tilla të fazës në grupe të Botërorit për Klube, që po zhvillohet në SHBA, Atletico Madridi mposhti 3-1 Seattle Sounders, ndërsa Botafogo fitoi 1-0 ndaj PSG. Sot pasdite do të luhet Benfica-Auckland, ndërsa në mbrëmje Flamengo-Chelsea. Nesër, Interi do të sfidojë japonezët e Urawa Reds dhe të dielën Juventusi do të përballet me marokenët e Wydad.
    E papritur e madhe konsiderohet humbja e PSG-së ndaj Botafogos, në ndeshjen e grupit B në “Rose Bowl” të Pasadenës. Gol vendimtar shënoi Igor Jesus në minutën e 36-të, pas asistit të Jefferson Savarinos. Topi u devijua nga mbrojtësi i PSG-së, Willian Pacho, ndaj Donnarumma nuk pati mundësi të reagonte me saktësi.
    📊 Statistikat e ndeshjes:

    PSG dominoi 75 % të posedimit të topit dhe pati 75% të pasimeve të ndeshjes, por Botafogo ishte shumë efikase me 4 gjuajtje në portë, ndërsa parizienët vetëm me 2.
    Ishte hera e parë që PSG nuk shënonte që nga marsi (pas 19 ndeshjesh radhazi me gol). Efikasiteti i sulmit të Luis Enrique u bllokua nga përpjekjet e forta difensive të kundërshtarit brazilian.

    🧱 Strategjia e Botafogos:
    Trajneri Renato Paiva vlerësoi unitetin si bazë suksesi: “Të gjithë mbrojmë, të gjithë sulmojmë”. Midis lojtarëve brazilianë mbizotëroi disiplina taktike, e kombinuar me realizimin e një aksioni të kthyer në gol.
    🤔 Konseguencat në grup:

    Botafogo udhëheq me 6 pikë, pas dy fitoreve, duke qenë në “pole position” për të kaluar më tej.
    PSG dhe Atletico Madridi kanë nga 3 pikë, ndaj ndeshjet e treta në grup janë vendimtare dhe sfiduese. PSG duhet të fitojë ndaj Seattle Sounders për të siguruar kualifikimin, ndërsa Atletico Madridi duhet të mundë Botafogon me të paktën 3 gola diferencë në ndeshjen e fundit për të avancuar më tej.