Tag: atletico

  • Zanetti: Short i ekuilibruar për ne. Atletico Madridi? Do të jetë një sfidë e vështirë

    Zanetti: Short i ekuilibruar për ne. Atletico Madridi? Do të jetë një sfidë e vështirë

    29 Gusht 2025

    15:00

    Alfred Lleshi

    Pas shortit të fazës së grupeve të Champions League, zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, foli për “Movistar”: “Është një short i ekuilibruar për ne. Çdo ndeshje është e vështirë, sidomos në një kompeticion si Champions League. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.
    Atletico Madridi? E dimë që është skuadër e madhe, ka një trajner të shkëlqyer, që unë e njoh shumë mirë. Ishte shok skuadre i imi, jemi miq. Njoh disa anëtarë të stafit të tij si Vivas, Gustavo López dhe shumë nga lojtarët atje.
    Do të jetë një ndeshje e vështirë, sidomos sepse luajmë në fushën e tyre. Fillimi i tyre i dobët në La Liga? Po, por jemi vetëm në fillim. Mendoj se Atletico Madridi do ta gjejë rrugën e duhur pas disa ndeshjesh”.

  • Real Madrid dhe Atletico nisin garën për “të përjashtuarin” e Manchester United

    Real Madrid dhe Atletico nisin garën për “të përjashtuarin” e Manchester United

    27 Gusht 2025

    20:24

    Telesport

    Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk bën pjesë në projektin e Ruben Amorim dhe Manchester United është i gatshëm ta shesë.
    “Daily Mail” raporton se për mesfushorin 20-vjeçar ka interes të madh nga dy klubet madrilene, Real dhe Atletico, të cilat duket se kanë nisur garën mes tyre për transferimin e anglezit. Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim në mesfushë, sidomos pas largimit të Dani Ceballos që pritet të zyrtarizohet te Marseille dhe Kbbie Mainoo duket se është përforcimi ideal.
    Në anën tjetër, Diego Simeone e vlerëson shumë 20-vjeçarin dhe e shikon atë si një lojtar perfekt për skemën dhe sistemin e tij të lojës. Përveç dy ekipeve madrilene, në garë për djaloshin anglez janë edhe ekipe të tjera të mëdha si PSg, Bayern e Tottenham.

  • Atletico Madrid nuk po “ndez” këtë sezon të ri, ngec në shtëpi ndaj Elche (video)

    Atletico Madrid nuk po “ndez” këtë sezon të ri, ngec në shtëpi ndaj Elche (video)

    23 Gusht 2025

    21:34

    Telesport

    Pas humbjes me përmbysje në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Espanyol, Atletico Madrid ka zhgënjyer edhe në javën e dytë.
    Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ka barazuar 1-1 në fushën e vetë ndaj Elche, me ekipin e ardhur nga Segunda Divizion. “Colchoneros” e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, duke gjetur golin pas 8 minutash lojë. Alexandër Sorloth shënoi një gol të bukur, pasi pasimit të marrë nga David Hancko. SHIKOGOLINESORLOTH
    Miqtë barazuan pas 7 minutash me golin e Rafa Mir, i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar me sukses të plotë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por shifrat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, pavarësisht zëvendësimeve të bëra nga Diego Simeone. SHIKOGOLINERAFAMIR
    Kujtojmë se Atletico Madrid ka bërë disa transferime të bujshme këtë merkato dhe pritet shumë prej tyre këtë sezon, por fillimi ka rezultuar shumë i dobët për “Colchoneros”.

  • Supergoli i Alvarez nuk mjafton, Espanyol fiton me përmbysje ndaj Atletico Madrid (video)

    Supergoli i Alvarez nuk mjafton, Espanyol fiton me përmbysje ndaj Atletico Madrid (video)

    17 Gusht 2025

    23:25

    Telesport

    La Liga nis me surpriza që në javën e parë. Espanyol ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Atletico Madrid, edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre. Ishte Julian Alvarez në minutën e 37-të që ekzekutoi një goditje perfekte dënimi, duke i dhënë avantazhin Atletico-s.
    Përmbysja e madhe e katalanasve ndodhi në pjesën e fundit të ndeshjes. Në minutën e 72-të, Rubio barazon shifrat pas asistit të marrë nga Exposito nga goditja e dënimit.
    Espanyol nuk u mjaftua me kaq, por gjeti shumë shpejt golin e avantazhit. Në minutën e 84-të, Pere Milla shënon me kokë pas krosimit perfekt që mori nga El Hilali. Një gol fantastik nga sulmuesi vendas. Rezultati përfundimtar 2-1 për Espanyol.
    SHIKOGOLAT

  • Porto befason tifozët në miqësoren ndaj Atletico Madrid, zyrtarizon në mënyrë surprizë sulmuesin e njohur

    Porto befason tifozët në miqësoren ndaj Atletico Madrid, zyrtarizon në mënyrë surprizë sulmuesin e njohur

    3 Gusht 2025

    21:20

    Telesport

    Porto po përballet me Atletico Madrid në një ndeshje miqësore e cila po luhet në “Estadio do Dragao”. Pak para se të fillonte ndeshja, klubi portugez ka befasuar jo pak tifozët duke prezantuar zyrtarisht transferimin e tyre më të ri.
    Luuk de Jong u prezantua para tifozëve të Porto-s, si lojtari më i ri i ‘Dragojve’, ku do mbajë fanellën me numrin 26. Askush nuk e dinte për transferimin e tij, derisa holandezi u shfaq para lojtarëve të ekipit që kishin dalë në fushë dhe ishin gati për ndeshjen. Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, Porto po fiton 1-0.
    Sulmuesi holandez Luuk de Jong transferohet si lojtar i lirë te Porto, pas 3 vitesh te PSV Eindhoven, ku së fundmi fitoi dhe titullin kampion. Në sezonin e kaluar, 34-vjeçari shënoi 18 gola dhe dha 13 asiste në 47 ndeshje në të gjitha garat. Më parë, ai ka qenë edhe pjesë e La Ligës, ku ka veshur fanellën e Sevilla dhe të Barcelonës, ku ishte i huazuar për një sezon.

  • Pas Luis Diaz, Bayern bën gati 80 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

    Pas Luis Diaz, Bayern bën gati 80 milionë euro për yllin e Atletico Madridit

    1 Gusht 2025

    19:43

    Telesport

    Pasi transferoi Luis Diaz për 75 milionë euro, Bayern Munich ka filluar lëvizjet për të bërë një tjetër goditje të madhe në këtë merkato. Objektivi i radhës i klubit bavarez është mesfushori i Atletico Madrid, Pablo Barrios.
    Vincent Kompany e sheh 22-vjeçarin e Atletico Madridit si lojtarin e duhur për të përforcuar mesfushën. Edhe pse mesfushori i ri ka një kontratë deri në vitin 2030 me “Colchoneros” dhe një klauzolë lirimi të paarritshme, 500 milionë euro, klubi bavarez është i gatshëm të ofrojë deri në 80 milionë euro për kartonin e tij.
    Propozimi nuk është zyrtarizuar ende, por burime në Gjermani pohojnë se kontaktet mes palëve kanë filluar tashmë. Bayern nuk dëshiron të presë shumë gjatë dhe e sheh Barrios si një aset ideal për të forcuar mesfushën me synimin për të fituar Bundesligën dhe Champions League në sezonin e ri.
    Po sipas burimeve në fjalë, lojtari edhe pse ndihet i rëndësishëm tek Atletico Madrid, nuk e përjashton mundësinë për nisur një fazë të re në karrierën e tij.

  • Alejandro Garnacho gati për hapin e madh në karrierë. Do transferohet te gjigantët e La Ligës

    Alejandro Garnacho gati për hapin e madh në karrierë. Do transferohet te gjigantët e La Ligës

    26 Korrik 2025

    21:20

    Telesport

    Alejandro Garnacho nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim, ndaj largimi nga Manchester United është i pashmanghshëm. E ardhmja e argjentinasit duket se do të jetë në La Liga.
    Atletico Madrid interesohet për të siguruar shërbimet e Garnacho dhe shumë shpejt pritet ofertë zyrtare në drejtim të Manchester United. Shpejtësia, aftësia e tij në pasime dhe shkathtësia në të dy krahët e bëjnë atë një një lojtar perfekt për skemën e Diego Simeone-s.
    Garnacho e njeh mjaft mirë Atletico Madrid, se ka qenë pjesë e këtij ekipi te moshat, para se të transferohej në Angli, te Man. United. Vlera e 20-vjeçarit është rreth 45 milionë euro, shifër kjo mëse e përballueshme për një ekip me financa të shëndosha si Atletico Madrid.
    Ky do jetë padyshim një hap i madh në karrierë për anësorin argjentinas, ku do të ketë mundësinë të punojë me një nga trajnerët më të mirë në botë si Diego Simeone, të konkurrojë për nje vend titullari, në një ekip shumë të fortë, si dhe ka mundësinë të luajë në Champions Leauge.

  • Diego Simeone rekomandon që tani pasardhësin e tij në krye të Atletico Madridit

    Diego Simeone rekomandon që tani pasardhësin e tij në krye të Atletico Madridit

    26 Korrik 2025

    16:09

    Telesport

    Diego Simeone është padyshim një nga trajnerët me jetëgjatë në krye të një ekipi. “El Cholo” drejton prej 14 vitesh Atletico Madridin. Kontrata aktuale e argjentinasit me Atletico Madridin skadon në qershor të vitit 2027 dhe me shumë mundësi, nuk do të ketë sërish rinovim.
    Madje, është vetë Diego Simeone që iu ka rekomanduar drejtuesve të klubit pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Atletico Madridi, Filipe Luis, i cili po bën një punë të shkëlqyer në drejtim të brazilianëve të Flamengo-s.
    Në 53 ndeshje në krye të Flamengo-s, Filipe Luis ka fituar 36, 12 barazime dhe vetëm 5 humbje. Ndërkohë që për një periudhë shumë të shkurtër si trajner, Filipe Luis ka fituar edhe 3 trofe. Profili i tij, mënyra e lojës që aplikon, gjithçka, duket se përputhet në mënyrë të përkryer me filozofinë dhe ADN e Atletico Madridit. Kujtojmë se Filipe Luis ka luajtur për 8 sezone me Atletico Madridin, ku ka fituar edhe 6 trofe.

  • Juventus e riktheu në bazë, Atletico Madrid synon të marrë mbrojtësin portugez të Chelsea, ofron 35 milionë euro

    Juventus e riktheu në bazë, Atletico Madrid synon të marrë mbrojtësin portugez të Chelsea, ofron 35 milionë euro

    23 Korrik 2025

    9:27

    Telesport

    Atletico Madrid i ka vënë syrin mbrojtësit Renato Veiga, një lojtar që po largohet nga Chelsea, pasi kaloi gjashtë muajt e fundit në huazim te Juventus. Lojtari është rikthyer në bazë, por jo për shumë kohë, pasi do të largohet.
    Sipas të përditshme “L’Equipe”, klubi spanjoll i ka paraqitur tashmë dy oferta klubit londinez, më e fundit prej të cilave është 35 milionë euro, përfshirë bonuset për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 21-vjeçar.
    Portugezi është nën kontratë me Chelsea deri në vitin 2031, por trajneri Maresca ia ka bërë të qartë se nuk bën pjesë në planet e klubit. Ndaj lojtari po shqyrton çdo ofertë dhe kjo nga Atletico duket se paraqet një mundësi të mirë për të.
    Edhe Chelsea duket se është gati ta lërë të lirë lojtarin nëse oferta është e kënaqshme, për të arkëtuar. Gjithsesi, palët janë ende në diskutime, por marrëveshja mund të mbyllet javën e ardhshme.

  • “Atletico është ëndërr e bërë realitet”, Ruggeri: Kur mendoj se do luaj me Griezmann dhe Alvarez, më kapin drithërimat

    “Atletico është ëndërr e bërë realitet”, Ruggeri: Kur mendoj se do luaj me Griezmann dhe Alvarez, më kapin drithërimat

    Mbrojtësi i njohur italian, Matteo Ruggeri u bashkua me Atletico Madrid. Ruggeri, i cili u transferua nga Atalanta, u shpreh i lumtur për kalimin te Los Colchoneros.
    “Jam shumë i lumtur që jam këtu, është një mundësi e shkëlqyer për mua. Është një ëndërr e bërë realitet të filloj këtë aventurë me këtë ekip fantastik. Kur mësova se ky transferim ishte një mundësi, isha shumë i lumtur. Kur mora lajmin, isha shumë i lumtur. Nuk më duhej shumë kohë për të thënë po. Jam një person shumë i qetë dhe i afrueshëm, më pëlqen të kaloj kohë me shokët e mi të ekipit.

    Si lojtar, forca ime është intensiteti. Thënë thjesht, mund të përshtatem me çdo gjë: nuk ka rëndësi se çfarë lloj ndeshjeje është, as në çfarë sistemi po luaj. Jam gati të bëj çfarëdo që të duhet. Më quajnë ‘Tigri’ sepse pasqyron stilin tim të lojës: agresivitetin, karakterin dhe atë që jam si person; nga këtu vjen nofka. Ëndërroj të bashkohem me një ekip me lojtarë të klasit të parë. Kur mendoj të luaj me Grizmanin, Alvarezin dhe të tjerë, më futen të dridhurat” –  tha ai.