Tag: atletico

  • Dëshira e çuditshme e Diego Simeone, të transferojë këtë 34-vjeçar

    Dëshira e çuditshme e Diego Simeone, të transferojë këtë 34-vjeçar

    23 Shtator 2025

    19:56

    Telesport

    Virgil van Dijk, tashmë 34 vjeç, mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Liverpool-it. Kontrata e holandezit skadon në vitin 2027, por ai mund të largohet gjatë verës së ardhshme.
    Mediat spanjolle raportojnë se Van Dijk është “fiksimi” i madh i Diego Simeone-s për të përforcuar mbrojtjen e Atletico Madridit, e cila ka shfaqur shumë probleme në këtë fillim sezoni.
    Pavarësisht moshës së madhe së lojtarit, Diego Simeone është i bindur se përvoja dhe aftësia e tij si lider do e ndihmonin shumë Atletico-n. Pas përballjes mes dy ekipeve në Champions, ku Liverpool fitoi në fund 3-2 në “Anfield”, Van Dijk nuk hezitoi të shprehte publikisht admirimin e tij për Diego Simeone-n dhe karakterin e ekipeve të tij, duke shtuar akoma dhe më shumë zërat për një transferim në Madrid në fund të këtij sezoni.

  • Kumbulla fatkeq, Sorloth nuk është në terezi këtë sezon. Muriqi i heq fitoren Atletico-s (video)

    Kumbulla fatkeq, Sorloth nuk është në terezi këtë sezon. Muriqi i heq fitoren Atletico-s (video)

    21 Shtator 2025

    18:13

    Telesport

    Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Mallorca, sfidë e vlefshme për javën e katërt në La Liga.
    Për Mallorca-n e nisën titullar Marash Kumbulla dhe Vedat Muriqi, por për fatin e tij të keq mbrojtësi i Shqipërisë u dëmtua dhe u largua nga fusha në minutën e 36-të, në vend të tij Pablo Torre i ardhur nga Barcelona.
    “Colchoneros” patën shansin e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 14-të, por Julian Alvarez gaboi nga penalltia. Goditja e argjentinasit u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga portieri i Mallorca-s, Roman. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Minuat e fundit të pjesës së dytë ishin vërtet të zjarrta. Fillimisht, në minutën e 71-të, Alexander Sorloth lë me 10 lojtarë Atletico-n. Sulmuesi norvegjez ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër me takë ndaj kundërshtarit.
    Në minutën e 79-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Atletico gjen golin me Conor Gallagher. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e barazimit me Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Virgil.
    SHIKOGOLAT

  • Falcao dhe “flirti” me Real Madridin: Perez ma bëri ofertën në një pecetë, ishte moment shumë i sikletshëm…

    Falcao dhe “flirti” me Real Madridin: Perez ma bëri ofertën në një pecetë, ishte moment shumë i sikletshëm…

    20 Shtator 2025

    11:28

    Alfred Lleshi

    Radamel Falcao ka rikujtuar një nga episodet më të veçanta të karrierës së tij. Gjatë një bisede me ish-shokun e skuadrës Mario Suárez, sulmuesi kolumbian tregoi se si Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, e tentoi në kulmin e karrierës. E bëri këtë me gjestin e papritur, një pecetë.
    Ngjarja ndodhi gjatë një gala-je, me Íker Casillas dhe gazetarë të Atletico Madridit pranë. Florentino i dha Falcaos pecetën për të firmosur, duke imituar gjestin e famshëm me Zinedine Zidane më 2000. “Më tha ta ruaja, ta fshihja. Ishte shumë e sikletshme, sepse kisha gjithë njerëzit e Atletico Madridit përreth”, – kujtoi Falcao.
    Kolumbiani, simbol i Atletico Madridit, e dinte që ta pranonte do të ishte e pamundur, jo vetëm për shkak të sfidës sportive, por edhe përplasjes me ndjenjat e tifozëve “rojiblancos”. Ai pranoi që Real Madridi kishte interesim real, me kontakte përmes agjentit dhe telefonata nga drejtuesit e klubit, por verën e atëhershme, Florentino Perez përfundoi transferimin e Gareth Bale.

  • “Autobusi” i Simeones nuk vlen në “Anfield”, Liverpool-i i shënon 2 gola në 6 minuta

    “Autobusi” i Simeones nuk vlen në “Anfield”, Liverpool-i i shënon 2 gola në 6 minuta

    Champions League ka nisur me makthe për Atletico Madridin. Skuadra spanjolle është e njohur për mbrojtjen me bllok të ulët, aq sa shpesh kritikohet për këtë mënyrë loje. Por “autobusi” i Simeones nuk vlen në mitikun “Anfield”.
    Liverpool-i i ka shënuar 2 gola brenda 6 minutave të para të lojës. Fillimisht ishte Robertsoni ai që e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 4-t, ndërsa më pas Salah dyfishoi shifrat në minutën e 6 të takimit. Atletico-n duket se e pret një natë e vështirë dhe e gjatë përpara, pasi është ende në minutat e para të saj./Sport Ekspres/

  • Liverpool i papërmbajtshëm, dy gola brenda 6 minutave ndaj Atletico-s (video)

    Liverpool i papërmbajtshëm, dy gola brenda 6 minutave ndaj Atletico-s (video)

    17 Shtator 2025

    21:13

    Telesport

    Liverpool e ka nisur në mënyrë spektakolare sfidën e sotme ndaj Atletico Madrid, e para për këtë sezon në Champions League. Të kuqtë kanë shënuar dy gola brenda 6 minutave të para.
    Fillimisht në minutën e 4-të, Andry Robertson shënon nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit mbrojtës të Atletico-s. Dy minuta më pas, Salah dyfishon shifrat. Egjiptiani futet bukur në zonë dhe pas merr një top nga Gravenberch e dërgon atë në rrjetë.
    SHIKOGOLAT
    Në “Parc des Princes”, PSG po udhëheq 1-0 ndaj Atalantës me e Marquinhos në minutën e 3-të. Rezultati 0-0 në dy sfidat e tjera, Bayern-Chelsea dhe Ajax-Inter.

  • Alvarez nuk ikën nga Atletico. Barcelona gjen në Bundesligë pasuesin ideal të Lewandowski-t

    Alvarez nuk ikën nga Atletico. Barcelona gjen në Bundesligë pasuesin ideal të Lewandowski-t

    16 Shtator 2025

    18:27

    Telesport

    Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. E ardhmja e polakut me shumë mundësi do të jetë në Arabinë Saudite.
    Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur prej kohësh punën për të gjetur zëvendësuesin ideal të Lewandowski-t. Dëshira e madhe e Joan Laporta dhe drejtorit sportiv Deco është Julian Alvarez, por largimi i argjentinasit nga Atletico Madrid është thjesht i pamundur.
    Në këtë situatë, drejtuesit katalanas po shyqrtojnë alternativa të tjera. Një nga emrat që po ëprflitet shumë si zëvendësues i mundshëm i Lewandowski-t është sulmuesi i Dortmund, Serhou Guirassy.
    Sulmuesi nga Guinea shënoi 38 gola 50 ndeshje në seoznin e kaluar, ndërsa këtë sezon të ri ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje, duke vijuar me formën fanastike. Largimi i tij nga Dortmund nuk do të jetë aspak i lehtë, duke ditur që e ndjekin shumë klube të mëdha. Minimumi që duhet të paguajë Barcelona për Guirassy është shifra 100 milionë euro.

  • Atletico Madrid gjen fitoren e parë për këtë sezon, Gonzalez debuton me gol (video)

    Atletico Madrid gjen fitoren e parë për këtë sezon, Gonzalez debuton me gol (video)

    13 Shtator 2025

    23:05

    Telesport

    Atletico Madrid ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri në La Liga, duke mposhtur në “Metropolitano” 2-0 Villarreal. Pablo Barrios kaloi të zotët e shtëpisë në avantazh pas 9 minutash lojë dhe asistit fantastik të Julian Alvarez. SHIKOGOLIN
    Nico Gonzalez i transferuar në fund të merkatos nga Juventus, debuton me gol me Atletico-n. Argjentinasi shënoi me kokë pas krosimit të Llorente, duke dyfishuar shifrat për “Colchoneros”. SHIKOGOLIN
    Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Diego Simeone dhe lojtarët e Atletico-s i gëzohen fitores së parë për këtë sezon.

  • Bënë foto me një aktore po*nografike, klubi brazilian përjashton tre futbollistë

    Bënë foto me një aktore po*nografike, klubi brazilian përjashton tre futbollistë

    3 Shtator 2025

    7:49

    Alfred Lleshi

    Tre lojtarë të ekipit U-17 të Atlético Goianiense janë përjashtuar nga skuadra pas një fotografie që qarkulloi gjerësisht në rrjet dhe e vuri klubin në siklet. Arsyeja ishte se tre të rinjtë ishin fotografuar me aktoren porno Elisa Sanches. Identiteti i lojtarëve nuk është bërë i ditur.
    Një burim nga klubi, i kontaktuar nga “Globo Esporte”, mohoi që arsyeja e largimit të kishte lidhje me fotografinë, duke theksuar se bëhej fjalë për çështje teknike. Gjithashtu, klubi ka ndërprerë marrëveshjen edhe me tre lojtarë të tjerë, duke e çuar në 6 numrin total të futbollistëve të larguar.
    Skuadra e Atlético Goianiense po zhvillon një kampionat shumë të dobët në Brasileirão U-17. “Dragão” janë të fundit në renditje me vetëm 3 pikë në 16 javë të luajtura, nuk kanë fituar asnjë ndeshje deri më tani dhe u mposhtën rëndë nga Grêmio me rezultatin 8-1, të mërkurën e kaluar, në Porto Alegre.

  • Atletico Madrid i jep një “asist” Zhegrovës për kalimin te Juventusi

    Atletico Madrid i jep një “asist” Zhegrovës për kalimin te Juventusi

    31 Gusht 2025

    11:10

    Telesport

    Juventusi po fokusohet totalisht në orët e fundit të merkatos për Edon Zhegrovën dhe ka nisur bisedimet me Lille.
    Gazetari Fabrizio Romano raporton se bardhezinjtë e pëlqejnë shumë 25-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës. Për të kanë bërë oferta edhe klube të tjera, si për shembull Marseille.
    Atletico Madrid po kërkon me ngulm Nico Gonzalez dhe kjo do ta ndihmonte shumë Juventusin për financimin e blerjes së Zhegrovës. Nëse Nico Gonzalez shitet në Madrid, Zhegrova menjëherë vishet bardhezi.

  • Atletico Madrid nuk është kurrkund. Sorloth ngatërron “rolin” dhe vlerësohet më notën 5.6

    Atletico Madrid nuk është kurrkund. Sorloth ngatërron “rolin” dhe vlerësohet më notën 5.6

    Edhe pse ka qenë shumë aktive këtë merkato duke bërë disa lëvizje të bujshme, Atletico Madrid nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, duke mos arritur ende fitoren e parë. “Colchoneros” nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Alaves.
    Atletico Madridi e nisi mjaft mirë takimin, ku gjeti avantazhin aps 7 minutave lojë me Giuliano Simeone. Ai nuk festoi, në shenjë respekti ndaj ish-ekipit të tij, ku luajti si u huazuar për një sezon, 2023-2024. Argjentinasi dërgoi topin në rrjetë pas disa tentativave dhe rrëmujës së krijuar në zonë. 6 minuta më pas, Alexander Sorloth ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj kundërshtarit, brenda zonës dhe arbitri jep 11-metërsh.
    Vendasit barazojnë shifrat me Carlos Vincente. Një ndeshje e gjitha për t’u harruar për Sorloth, sulmuesi norvgjezi u vlerësua në fund të takimit më notën 5.6, lojtari më i dobët në fushë për të dy ekipet. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga Diego Simeone, ato nuk dhanë rezultat dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund, 1-1.
    Pas 3 javëve në La Liga, Atletico Madrid ka vetëm dy pikë, duke u renditur momentalisht në vendin e 14-të.
    SHIKOGOLAT