Tag: atletico

  • VIDEO/ Galatasaray befason Liverpoolin në Stamboll, Inter dhe Bayern kryesojnë në pjesën e parë

    VIDEO/ Galatasaray befason Liverpoolin në Stamboll, Inter dhe Bayern kryesojnë në pjesën e parë

    Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Champions, të vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës. Galatasaray udhëheq 1-0 ndaj Liverpool, në një 45 minutësh spektakolar. Goli u realizua nga Osimhen, pas çerek ore lojë.
    Bayern nuk po has aspak vështirësi ndaj Pafos, teksa po fiton 1-4. Inter po triumfon 2-0 ndaj Slavias së Pragës, në sfidën që luhet në San Siro.

    Atletico Madrid po bind ndaj Frankfurt, me rezultatin aktual që është 3-0. Sakaq, Chelsea është në epërsinë e një goli ndaj Benficas.
     
    Rezultatet pas 45 minutash:
    Atletico Madrid 3-0 FrankfurtBodo/Glimt 0-0 TottenhamChelsea 1-0 BenficaGalatasaray 1-0 Liverpool

    Inter 2-0 Slavia PragueMarseille 3-0 AjaxPafos 1-4 Bayern

     
     

     
    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Liverpool bie keq në Stamboll, Inter dhe Bayern nuk falin në Champions

    VIDEO/ Liverpool bie keq në Stamboll, Inter dhe Bayern nuk falin në Champions

    Ndeshjet e kësaj të marte në fazën e ligës në Champions dhuruan emocione të mëdha.
    Bayern nuk has aspak vështirësi ndaj Pafos, teksa fitoi 1-5. Inter triumfoi 3-0 ndaj Slavias së Pragës, në sfidën që u mbajt në San Siro.

    Atletico Madrid bind ndaj Frankfurt, madje merr sukses me goleadë 5-1. Befasia më e madhe vjen nga Stambolli, me Liverpool që u imponua 1-0 nga Galatasaray. Barazim 2-2 ndaj Bodo/Glimt dhe Tottenham, në një sfidë për panoramë. Chelseat i mjaftoi një gol për të kaluar pengesën e Benficës (1-0).
     
    Rezultatet finale:
    Atletico Madrid 5-1 FrankfurtBodo/Glimt 2-2 TottenhamChelsea 1-0 BenficaGalatasaray 1-0 Liverpool

    Inter 3-0 Slavia PragueMarseille 4-0 AjaxPafos 1-5 Bayern

     
     

     
    © BalkanWeb

  • “Është më i mirë se ty”, provokimi që Koke i bërë Vini-t në derbi (Video)

    “Është më i mirë se ty”, provokimi që Koke i bërë Vini-t në derbi (Video)

    30 Shtator 2025

    15:14

    Telesport

    Derbi i Madridit ishte tronditës për Real-in, me skuadrën e Alonso-s që mund 5-2 nga Atletico.
    Një rezultat i befasishëm që do të mbetet në histori jo vetëm për shkak të dominimit të treguar nga colchoneros, por edhe për tensionet e krijuara në fushën e lojës.
    Në veçanti, Koke duket se ka gjetur mënyrën e duhur për të destabilizuar Vinicius Junior.
    Në programin e të hënës në Movistar kanë shfaqur imazhet e përballjes verbale mes dy lojtarëve. Braziliani është vënë në shënjestër nga Koke, i cili duket se ka prekur telat e duhur për ta bërë nervoz.

    “Mbappe po të vjedh vëmendjen. Është më i mirë se ty”, i ka thënë mesfushori i Atletico-s Vinit.
    Megjithatë, brazilianit nuk e ka dhënë veten dhe ka reaguar duke i thënë Le Normand-it, duke injoruar Koke-n: “Sa herë që i përgjigjem, ai (Koke) shkon e qan para gazetarëve, gjithmonë”.
    Ky është derbi që nuk u pa në ekran, një sfidë brenda sfidës siç ndodh shpesh në ndeshjet e mëdha që luhen edhe në nivel psikologjik para se të luhen në fushë.

  • “Është i çmendur”, shoku i skuadrës për Alvarez: Ai bir k**** transformohet kur…

    “Është i çmendur”, shoku i skuadrës për Alvarez: Ai bir k**** transformohet kur…

    29 Shtator 2025

    14:46

    Telesport

    Lojtari i Atletico Madrid, Nico Gonzalez, është i mahnitur nga Julian Alvarez pas dy golave ​​të shënuar nga argjentinasi kundër Real Madrid.
    Colchoneros morën një fitore të thellë 5-2 në derbi, duke u bërë skuadra e parë që i mposht ata në tetë ndeshje këtë sezon.
    Gonzalez, i cili iu bashkua Atletico Madridit nga Juventus-i këtë verë, foli me D Sport pas ndeshjes në Metropolitano. Ai theksoi se Alvarez zakonisht është një person i rezervuar jashtë fushës, por transformohet në diçka tjetër sapo fillon ndeshja.
    “Ai është i çmendur. Është shumë i qetë, por sapo hyn në fushë, ai bir k**** transformohet… Ai është diçka e jashtëzakonshme”, tha ai nëpërmjet AlbicelesteTalk.
    Julian Alvarez tani ka shënuar pesë gola në dy ndeshjet e tij të fundit për Los Colchoneros, pasi realizoi tre kundër Rayo Vallecano në mesjavë.
    Ai ka shënuar gjashtë herë dhe ka dhënë një asist në shtatë ndeshje të La Liga-s këtë sezon, me Kylian Mbappe-n të vetmin lojtar që ka shënuar më shumë gola në kampionatin spanjoll.

  • “Nuk ndihesha vetvetja te Juventus”, mesfushori tregon çfarë nuk shkoi mirë te bardhezinjtë

    “Nuk ndihesha vetvetja te Juventus”, mesfushori tregon çfarë nuk shkoi mirë te bardhezinjtë

    28 Shtator 2025

    16:25

    Telesport

    Nico Gonzalez ishte titullar në fitoren e tij të parë në derbin e qytetit ndaj Real Madridit, aty ku Atletico Madrid fitoi me shifrat 5-2. Mesfushori argjentinas i larguar në ditët e fundit të merkatos së verës nga Juventus për tek Atletico Madrid, duket se ka gjetur veten në La Liga.
    Gonzalez është përshtatur shumë mirë te “Colchoneros”, duke fituar menjëherë besimin e Diego Simeone. Në fitoren 5-2 ndaj Real Madridit, Gonzalez ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Në një intervistë për mediat spanjolle pas derbit, Gonzalez foli edhe për situatën që kaloi te Juventus.
    “Nuk dua të them se çfarë shkoi keq te Juve. Nuk ndihesha vetvetja, por ky është futbolli dhe situatat mund të ndryshojnë shpejt. Jam i lumtur këtu, tani. Simeone beson tek unë, më jep shumë besim dhe unë po tregoj se çfarë mund të bëj në fushë”, tha Gonzalez.
    Kujtojmë se mesfushori është huazuar me të drejtë blerje për 35 milionë euro, shifër që me shumë mundësi Atletico Madrid do e paguajë, duke parë formën e shkëlqyer që ka treguar argjentinasi deri tani.

  • La Liga/ Derbi madrilen, mediat i bëjnë jehonë suksesit të Atletico-s, Xabi Alonso: Humbje e merituar, nuk ka justifikime

    La Liga/ Derbi madrilen, mediat i bëjnë jehonë suksesit të Atletico-s, Xabi Alonso: Humbje e merituar, nuk ka justifikime

    Jehona e suksesit madhështor të Atletico Madrid në derbin madrilen vijoi edhe këtë të diele. Jo vetëm për faktin e thjeshtë të fitores së një derbi ndaj Real Madrid, por mbi të gjitha për përmasat e kësaj fitore. Plotë 5 gola, që rikthen skuadrën e Cholo Simeones sërish në garë për titullin kampion.
    Vetë argjentinasi u shpreh i lumtur pas suksesit të thellë të arritur në derbin e zhvilluar në Metropolitano, duke mos harruar ti thurr elozhe sulmuesit të tij Alvarez:

    “Ne ishim të shkëlqyer që nga fillimi. Ekipi dinte çfarë të bënte që nga minuta e parë. Jam shumë i lumtur. Ne u dhamë njerëzve lumturinë që meritonin. Është një rezultat i madh kundër rivalëve tanë. Unë këmbëngul, të gjithë te Atletico Madrid duhet të kujdesen për Julian Alvarez. Klubi, stafi i trajnerëve, lojtarët, tifozët… Ky djalë duhet të qëndrojë shumë vite këtu dhe të bëjë histori me këtë klub”.
    Në krahun tjetër i zhgënjyer ishte tekniku Xabi Alonso pas humbje së parë sezonale:
    “Sot nuk luajtëm mirë si skuadër, nuk ishim në nivelin që duhet të ishim. Jemi në një fazë ndërtimi, sot ishte humbja jonë e parë dhe duhet të nxjerrim përfundime nga ajo që ndodhi, por nuk ka justifikime, është një derbi dhe një humbje e merituar. Nuk jemi të lumtur, por nuk mund të harrojmë se çfarë po bënim më parë, deri para sfidës së sotme dhe po bënim mirë. Jemi në një gjendje progresi… mënyra se si do të reagojmë ndaj kësaj humbjeje do të jetë gjëja më e rëndësishme, në ndeshjen e ardhshme, ose kur të përballemi me një kundërshtar të fortë, siç ishte Atletico sot. Nuk do të ishim të zgjuar nëse nuk do të ishim të aftë të nxjerrim pozitiven nga dhimbja dhe humbja që patëm sot”.
    Edhe mediat prestigjoze spanjolle i kushtuan ditën e sotme vëmendjen kryesorer suksesit të thellë 5-2 të Real Madrid në derbin madrilen, duke patur të gjitha si emërues të përbashkë vetëm një fjalë: Manita.
     

    © BalkanWeb

  • Juventus dhe Atletico Madrid po mendojnë për shkëmbimin e bujshëm në sulm

    Juventus dhe Atletico Madrid po mendojnë për shkëmbimin e bujshëm në sulm

    27 Shtator 2025

    21:46

    Telesport

    Mediat spanjolle raportojnë se Juventus dhe Atletico Madrid po punojnë për të finalizuar një shkëmbim të bujshëm gjatë merkatos së janarit.
    Bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë mes dy sulmuesve, Dusan Vlahovic dhe Alexander Sorloth. Sulmuesi serb e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri, duke shënuar 4 gola deri tani, dy në Serie A dhe dy në Champions League. Vlahovic ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe deri tani nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovim.
    Në anën tjetër, Sorloth ka shënuar vetëm dy gola me Atletico Madridin këtë sezon dhe ka marrë kritika të shumta. Ndaj, nuk përjashtohet mundësia për një shkëmbim të drejtpërdrejtë mes dy sulmuesve në fjalë. Por, është ende herët për të folur për tarifat, pagat dhe detajet e tjera ekonimike.

  • Spektakël në derbin e Madridit, 4 gola të shënuar në pjesën e parë (video)

    Spektakël në derbin e Madridit, 4 gola të shënuar në pjesën e parë (video)

    27 Shtator 2025

    17:09

    Telesport

    Në “Metropolitano” po luhet derbi i madh i Madridit mes Atletico dhe Real Madridit, i vlefshëm për javën e shtatë në La Liga. Robin Le Normand zhbllokon derbin pas vetëm 14 minutash lojë. Mbrojtësi shënon me kokë pas një krosimi në zonë nga Giuliano Simeone.
    Reagimi i Real Madridit ishte i shpejtë. Fillimisht duke barazuar shifrat me Kylian Mbappe në minutën e 25-të, pas asistit të Arda Guler. Në minutën e 36-të, pas një topi të humbur dhe gafe të Le Normand, Vinicius Junior tregon gjithë klasin e tij dhe asiston për Arda Guler, fantazisti turk dërgon topin në portën e mbrojtur nga Jan Oblak.
    Në minutën e 43-të, Clemnet Lenglet barazon shifrat pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, por goli anullohet nga VAR për shkak të prekjes së topit me dorë nga francezi. Në minutën e tretë shtesë, Alexander Sorloth barazon shifrat 2-2. Norvegjezi shënon me kokë, pas krosimit që mori nga Koke. Pjesa e parë, Atletico Madrid-Real Madrid 2-2.
    SHIKOGOLAT

  • Xabi Alonso: Derbi ndaj Atletico Madridit është i veçantë, nuk mund të relaksohemi

    Xabi Alonso: Derbi ndaj Atletico Madridit është i veçantë, nuk mund të relaksohemi

    27 Shtator 2025

    10:47

    Alfred Lleshi

    Xabi Alonso, trajneri i Real Madridit, e përshkroi derbin e së shtunës kundër Atletico Madridit si një ndeshje “speciale, me atmosferë dhe emocione unike”. Alonso theksoi se, edhe pse e kishte vizituar më parë “Metropolitano” me Leverkusen, “është shumë ndryshon kur shkon atje me Realin”. Përgatitja mbetet e njëjtë: “Qëndrojmë me të njëjtin qasje, hap pas hapi, pa vendosur objektiva afatgjata”.
    Reali do të shkojë në derbi me 6 fitore nga 6 ndeshje në La Liga, por Alonso paralajmëroi: “Çdo ndeshje është e vështirë. Nuk duhet të relaksohemi, sepse çdo moment mund të kthehet në gabim. Duhet të punojmë fort dhe të jemi konstantë”. Për formacionin, Alonso nuk dha detaje: “Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, Mbappé, Mastantuono dhe Vinicius janë të gatshëm, edhe Camavinga e Bellingham”.
    Ai vlerësoi edhe talentin e ri argjentinas Mastantuono: “Për moshën dhe kohën e shkurtër në një vend, kampionat dhe klub të ri, u përshtat shumë mirë. Ka cilësi, personalitet dhe konkurrencë. Ky gen konkurrues është thelbësore për skuadrën tonë”.

  • “Tërbohet” Alvarez, realizon “tripletë” ndaj Rayos, feston Atletico

    “Tërbohet” Alvarez, realizon “tripletë” ndaj Rayos, feston Atletico

    5 ndeshje pa fitore në La Liga ishin një përjetësi për Atletico Madrid, por për fat të mirë, ekipi i Simeones reagoi pikërisht atëherë kur duhej, përpara derbit kundër Realit. Ndaj Rayo Vallecano u zhvillua një ndeshje e çmendur, një fitore me përmbysje e firmosur nga një super Julian Alvarez, autor i një “triplete”.
    Sulmuesi argjentinas gjeti golin e parë në minutën e 15-të, por Balliu me shokë reaguan fuqishëm dhe në fundin e pjesës së parë realizuan një gol fantastik, ku Pep Chavarria me një predhë të vërtetë nga distanca barazoi shifrat në 1-1, një gol për katalog. Rayo nuk u mjaftua me kaq, por në fraksionin e dytë Alvaro Garcia bëri që në stadium të pllakoste heshtja teksa realizoi golin e dytë për Rayo.

    Të shtyrë dhe nga tifozët, Atletico Madrid spostoi Rayon në gjysmëfushë. Në minutën e 80-të, Alvarez shumë pranë vijës fatale barazoi rezultatin në 2-2. Për t’i dhuruar 3 pikët ekipit të Atletico-s mendoi sërish Julian Alvarez, me “bomberin” argjentinas që shënoi një super gol në minutën e 88-të duke dhuruar trajnerit Simeone 3 pikët e para në La Liga.
    Ivan Balliu, anësori kuqezi, zhvilloi 90 minuta të plota, i vlerësuar nga mediat me notën 5.9.
    © BalkanWeb