Tag: atletico

  • Atletico triumfon ndaj Betis, vendosin dy gola

    Atletico triumfon ndaj Betis, vendosin dy gola

    Atletico Madrid triumfon 0-2 ndaj Betis, në ndeshjen e La Liga. Los Colchoneros zhbllokuan llogaritë shumë shpejt, që në minutën e 3-të, me anë të Simeones.
    Baena dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë, duke bërë që mysafirët të shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes.

    Në pjesën e dytë, Atletico menaxhoi rezultatin dhe mori 3 pikë. Të besuarit e Diego Simeones kanë 19 pikë dhe janë në vendin e 10-të.

  • Arteta shijon suksesin e thellë të “topçinjve”, Simeone “shigjeton” lojtarët e tij: Nuk ishim të pafat, por bëmë shumë  gabime

    Arteta shijon suksesin e thellë të “topçinjve”, Simeone “shigjeton” lojtarët e tij: Nuk ishim të pafat, por bëmë shumë gabime

    Arsenal mund thellë Atleticon në Londër, duke konfirmuar veten si një prej skuadrave pretendente këtë sezon në Uefa Champions League. T’i shënosh 4 gola një skuadre që di të mbrohet mjaft mirë siç është Atletico nuk është aspak e thjeshtë, por të besuarit e Mikel Artetës ditën ta interpretonin mjaft mirë sfidën.
    Pjesa e parë në “Fly Emirates” u mbyll pa gola pavarësisht kontrollit më të madh të lojës nga vendasit. Me nisjen e pjesës së dytë do të ishin të besuarit e Simeones që do të trondisinin portën e vendasve, me traversën e goditur nga ana e Julian Alvarez. Por vetëm kaq, pasi nga ai moment e deri në fund, “topçinjtë” do të dominonin në çdo aspekt.

    Goli i parë erdhi pas një goditje dënimi, teksa me kokë Gabriel shënoi duke zhblookuar shifrat. 7 minuta më pas do të ishte braziliani Martinelli që do të dyfishonte shifrat duke sjellë qetësinë në stolin e Arsenal. Në skenë më pas do të dilte bomberi suedez Victor Gyokersh, që brenda 3 minutash ndëshkon madrilenët dy herë, duke çuar shifrat në 4-0. Një sukses i merituar për ekipin londinez, që merr fitoren e 3 duke shkuar në 9 pikë, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e 18 me 3 pikë.
    Pas ndeshjes plotësisht i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij ishte tekniku spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta: “Jam shumë i lumtur. Fituan ndaj një kundërshtari tepër të fortë. U treguam të duruar pasi deri në nisje të pjesës së parë rezultati ishte 0-0, por më pas ishim efekti dhe ditëm t’i shkaktonim probleme një skuadre tepër të mirëorganizuar si Atletico.”
    Ndërkohë nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjen Diego Pablo Simeone: “Arritëm të luftonim mirë deri në momentin e pësimit të golit të parë. Më pas nuk kishte më ndeshje. Nuk ishim të pafat, por ky rezultat erdhi si pasojë e gabimeve tona, të cilat Arsenal diti ti shfrytëzonte maksimalisht, për të na ndëshkuar.”
    © BalkanWeb

  • FORMACIONET ZYRTARE! Vëmendja tek Arsenal-Atletico Madrid, por jo më pak të rëndësishme janë edhe sfidat e tjera

    FORMACIONET ZYRTARE! Vëmendja tek Arsenal-Atletico Madrid, por jo më pak të rëndësishme janë edhe sfidat e tjera

    Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes së sotme për në Champions League, ku vëmendja kryesore do jetë ne “Emirates”, aty ku do të përballen Arsenal dhe Atletico Madridi. Por, jo më pak të rëndësishme janë edhe sfidat e tjera si Leverkusen-PSG, Villarreal-City apo edhe Royale Union SG-Inter.
    ARSENAL XI: David Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Lewis-Skelly; Eze, Zubimendi, Rice; Saka, Gyökeres, Martinelli.
    ATLETICO MADRID XI: Oblak; Marcos Llorente, Le Normand, Giménez, Hancko; Simeone, Koke, Barrios, Nico González; Julián Álvarez, Sorloth.
    BAYER LEVERKUSEN XI: Flekken; Andrich, Badé, Tapsoba; Arthur, Equi Fernández, Aleix García, Grimaldo; Poku, Echeverri; Kofane.
    PSG XI: Chevalier; Hakimi, Zabarnyi, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Mayulu; Kvaratskhelia, Doué, Barcola.
    VILLARREAL XI: Luiz Júnior; Mouriño, Foyth, Renato Veiga, Pedraza; Buchanan, Pape Gueye, Comesaña, Partey; Pépé, Mikautadze.
    MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Lewis, Stones, Rúben Dias, Gvardiol; Nico González, Matheus Nunes, Bernardo Silva, Savinho, Doku; Haaland.
    PSV XI: Kovar; Dest; Schouten, Gasiorowski, Flamingo, Salah-Eddine; Mauro Júnior, Saibari, Veerman; Man, Til, Perisic.
    NAPOLI XI: Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Beukema, Buongiorno, Spinazzola; Gilmour; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Lucca.
    ROYALE UNION SG XI: Scherpen; Burgess, Mac Allister, Leysen; Khalaili, Zorgane, Rasmussen, Van de Perre; El Hadj, Niang; David.
    INTER XI: Sommer; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Frattesi, Çalhanoglu, Zielinski, Carlos Augusto; Lautaro Martínez, Esposito.
    NEWCASTLE UNITED XI: Pope; Trippier, Thiaw, Botman, Burn; Bruno Guimarães, Ramsey, Miley; Murphy, Woltemade, Gordon.
    BENFICA XI: Trubin; Dedic, António Silva, Otamendi, Tomas Araujo; Richard Ríos, Barrenechea, Aursnes; Lukébakio, Pavlidis, Sudakov.

  • “Simeone trajner i madh, kënaqësi të përballem me të”, Arteta: Le t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni

    “Simeone trajner i madh, kënaqësi të përballem me të”, Arteta: Le t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni

    “Timonieri” i Arsenal, Mikel Arteta dha opinionin e tij para sfidës ndaj Atletico Madrid. Ai nuk hezitoi të vlerësonte trajnerin e Los Colchoneros, Simeone.
    “Jam i lumtur kur shoh energjinë, përkushtimin dhe cilësinë e skuadrës. Kjo më jep bindjen se mund të shkojmë deri në fund, por çdo ditë duhet ta vërtetojmë këtë në fushë.

    “Simeone? Ajo që ka arritur dhe mënyra si e ka bërë është e pabesueshme. Identiteti i Atletico Madrid është pasqyrë e tij dhe kjo është shumë e vështirë për t’u arritur”- Tha Arteta.
    © BalkanWeb

  • E BUJSHME NGA SPANJA: Lewandowski do transferohet te rivali i madh i Barcelonës?

    E BUJSHME NGA SPANJA: Lewandowski do transferohet te rivali i madh i Barcelonës?

    18 Tetor 2025

    21:50

    Telesport

    Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Për polakun ka interes të madh nga disa ekipe dhe liga të ndryshme.
    Mediat spanjolle kanë raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm. Lewandowski do të largohet nga katalanasit, por e ardhmja e tij mund të jetë po në Spanjë, madje te rivali i Barcelonës, Atletico Madridi.
    “Colchoneros” duan të përsërisin suksesin që patën me Luis Suarez, i cili në dy vite si lojtar i tyre shënoi 34 gola në 83 ndeshje. Në rast se për Suarez, Atletico Madrid pagoi 28 milionë euro, në rastin e Lewandowski-t, klubi madrilen nuk do të paguante asgjë, pasi do të transferohej si lojtar i lirë.
    Përveç Atletico Madridit, interesi për sulmuesin polak është shumë i madh, sidomos nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme ta bëjnë atë një nga lojtarët më të paguar në botë, në rast se pranon transferimin në Arabinë Saudite.

  • Pendohet Guardiola: Do të doja shumë ta kisha Julian Alvarez në skuadrën time tani

    Pendohet Guardiola: Do të doja shumë ta kisha Julian Alvarez në skuadrën time tani

    18 Tetor 2025

    11:33

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola ka shprehur admirim për Julián Álvarez, i cili ka shkëlqyer në La liga dhe konsiderohet një nga transferimet më të suksesshme të viteve të fundit. Pep, që filloi ta përdorte talentin e tij në Europë, e la të largohej nga Manchester City drejt Atlético Madridit për 75 milionë euro, duke pranuar se sulmuesi kishte nevojë për më shumë minuta loje: “A e mbani mend vitin e tripletës? Lojtarët që asokohe i lija në stol, si Aymeric Laporte dhe Julián (Álvarez)…, tani do doja t’i kisha në dispozicion. Ata donin të luanin më shumë dhe u larguan”.
    Problemi i argjentinasit në Angli ishte konkurrenca me Haaland. “Julián duhej të konkuronte me Erling, çka ishte fantastike për ne, – thotë Guardiola, i cili shtoi se është i lumtur për klubin ku po luan tani: – Tani është te një nga skuadrat më të mira në botë, Atlético Madridi, me trajner dhe bashkëlojtarë të nivelit botëror. Aty po performon shkëlqyeshëm”.
    Álvarez ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asiste në vetëm 9 ndeshje të këtij sezoni, në në La Liga dhe Champions, teksa Guardiola pranon: “Tani do doja ta kisha në skuadrën time…, por e mirëkuptoj pse u largua”.

  • Atletico Madrid synon të rikthejë në Spanjë sulmuesin anglez, kushton 75 milionë euro

    Atletico Madrid synon të rikthejë në Spanjë sulmuesin anglez, kushton 75 milionë euro

    14 Tetor 2025

    13:03

    Telesport

    Klubi i Atlético Madrid po shqyrton mundësitë për të bërë disa lëvizje në merkaton e janarit për të përforcuar më tej skuadrën e trajnerit Diego Simeone. “Colchoneros” vazhdojnë të kenë disa probleme në sulm dhe ka shumë të ngjarë që ata do të duhet të forcojnë pozicionin e tyre në janar.
    Mediat spanjolle po përmendin emrin e Mason Greenwood, por një marrëveshje e mundshme me Marsejën nuk do të jetë e lehtë. Midis Ligue 1 dhe Champions League, sulmuesi anglez ka shënuar tashmë tre gola dhe katër asiste.
    Jo vetëm kaq, por Olimpik Marsejë aktualisht e vlerëson lojtarin 75 milionë euro. Ky është një çmim i lartë dhe Atlético, së pari, do të duhet ta shesë dhe pastaj të bëjë një lëvizje. Nëse marrëveshja miratohet, Greenwood ka të ngjarë të kthehet në Spanjë pas kohës që kaloi te Getafe.

  • Julian Alvarez drejt Barcelonës, Atletico Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

    Julian Alvarez drejt Barcelonës, Atletico Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

    11 Tetor 2025

    20:38

    Telesport

    Prej kohësh po përflitet për interesin e madh të Barcelonës për Julian Alavrez. Argjentinasi shihet nga katalanasit si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski-t, pasi polaku do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.
    Transferimi i mundshëm i Alvarez drejt Barcelonës nuk do të jetë aspak i lehtë, por jo i pamundur. Atletico Madrid do të hiqte dorë prej tij vetëm për shifrën mbi 120 milionë euro, shifër që duket e vështirë momentalisht për financat e Barcelonës.
    Megjithatë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i bindur që verën e ardhshme, Alvarez do të transferohet në “Camp Nou”. Ende nuk dihet nëse është thjesht një premtim elektoral, pasi para janë zgjedhjet presidenciale te Barcelona, apo ka diçka të vërtetë në këtë mes.
    Në rast se Alvarez do të shkojë te Barcelona, Atletico Madrid e ka gjetur që tani pasuesin e argjentinasit dhe ai do të jetë Ademola Lookman, sulmuesi nigerian i Atalantës, i cili kushton 50 milionë euro, sipas asja që raporton “Defensa Central”.

  • Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Inter dhe Atletico Madrid e luajtën miqësoren mes tyre në Libi

    Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Inter dhe Atletico Madrid e luajtën miqësoren mes tyre në Libi

    Ditën e djeshme, Inter dhe Atletico Madrid u përballën në një ndeshje miqësore prej tyre, e cila në mënyrë të habitshme për pjesën më të madhe të tifozëve u luajt në Libi.
    “Corriere della Sera” raporton se vendimi për ta luajtur ndeshjen miqësore në Libi, në vend të Italisë apo Spanjës, ishte kryesisht për shkak të arsyeve financiare. Ndeshja u financua nga Fondi i Zhvillimit dhe Rindërtimit të Libisë dhe mendohet se dy ekipet fituan nga 4 milionë euro për këtë takim.
    Me një pjesë të mirë të lojtarëve të angazhuar me kombëtaret e tyre, Cristian Chivu kishte disa emra të rregullt nga ekipi i parë si Yann Bisseck, Francesco Acerbi, Matteo Darmian, Andy Diouf, Henrikh Mkhitaryan dhe Ange-Yoan Bonny, por nuk mungoi edhe aktivizimi i lojtarëve nga U23. E njëjta gjë edhe për Diego Simeonen, i cili e nisi takimin me emra me peshë si Griezman, Gallagher, Koke, Ruggeri, Pubil, Gimenez etj.
    Përsa i përket rezultatit, koha e rregullt përfundoi 1-1. Madrilenët kaluan të parët në avantazh me Carlos Martin, ndërsa zikaltrit barazuan në pjesën e dytë me Yan Bisseck. Nga pika e bardhë e penalltisë, Atletico Madrid u tregua më e saktë. Për Interin gabuan Luis Henrique dhe Acerbi.

  • Atletico “dehet” nga fitorja në derbin e Madridit dhe zhgënjen ndaj Celta Vigo (video)

    Atletico “dehet” nga fitorja në derbin e Madridit dhe zhgënjen ndaj Celta Vigo (video)

    5 Tetor 2025

    22:57

    Telesport

    Atletico Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Celta Vigo, në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë në La Liga.
    “Colchoneros” e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur avantazhin që në minutën e 6-të, falë autogolit të Carl Starfelt. Suedezi i pafat, dërgoi në rrjetë pasimin brenda zonës të Pablo Barrios.
    Në minutën e 40-të, Atletico mbetet me një lojtar më pak, pasi Clement Lenglet mori kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash dhe u largua nga fusha.
    Barazimi i vendasve do të vinte në minutën e 68-të me të zakonshmin Iago Aspas. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Atletico Madrid mbetet në vendin e pestë me 13 pikë.
    SHIKOGOLAT