Tag: atletico

  • Atletico Madrid merr fitoren e pestë rresht, falë një autogoli në frymën e fundit (video)

    Atletico Madrid merr fitoren e pestë rresht, falë një autogoli në frymën e fundit (video)

    23 Nëntor 2025

    20:22

    Telesport

    Atletico Madrid ka marrë fitoren e pestë rresht, duke mposhtur Getafen 0-1 në transfertë, falë një autogoli në minutat e fundit. Ishte Giacomo Raspadori që futi një top në zonë dhe aty i pafat, Domingos Duarte, e dërgon topin në portën e tij, në minutën e 82-të.
    Një fitore shumë e vuajtur për “Colchoneros”, edhe pse dominuan takimin nga fillimi në fund, shpërblimi erdhi falë një autogoli.
    Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid mbetet në vendin e katërt me 28 pikë, 3 pikë më pak se Barcelona dhe Real Madrid. Ndërkohë, Getafe mbetet në vendin e shtatë me 17 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Mourinho tërbohet me Benfica e tij: Doja të bëja 9 zëvendësime, por nuk më lejohej…

    Mourinho tërbohet me Benfica e tij: Doja të bëja 9 zëvendësime, por nuk më lejohej…

    22 Nëntor 2025

    10:51

    Alfred Lleshi

    José Mourinho ishte vetëm pjesërisht i kënaqur pas fitores 2-0 të Benfica ndaj Atletico në raundin e 4-t të “Taça de Portugal”. Ai komentoi: “Atlético luajti një ndeshje të jashtëzakonshme. E pashë në Mafra dhe kuptova se do të na e bënte jetën të vështirë. Por pjesa jonë e parë ishte e dobët, sidomos nga ana e qëndrimit. Shumë lojtarë nuk ishin seriozë dhe nuk e përballuan ndeshjen si duhet”.
    Mourinho vazhdoi: “Në pushim bëra katër zëvendësime, por doja të bëja nëntë po të më lejohej. U thashë dy lojtarëve që e morën seriozisht ndeshjen të qëndronin në fushë, të tjerët jo. Në pjesën e dytë përmirësuam shumë; Atlético nuk mund të luante me të njëjtën cilësi dhe ishte çështje kohe para se të shënonim. U kënaqa nga qëndrimi i përmirësuar”.
    Ai shpjegoi edhe ndryshimin e formacionit: “Problemi nuk ishte sistemi, por lojtarët në fushë. Disa nuk ishin në nivel që nga minuta e parë, çka për mua është e papranueshme. Iu kam thënë disa prej tyre të mos vijnë të më kërkojnë shpjegime pse nuk luajnë”.

  • Super Griezmann, Atletico Madrid merr fitoren e 4-të rresht dhe futet në garë për titullin (video)

    Super Griezmann, Atletico Madrid merr fitoren e 4-të rresht dhe futet në garë për titullin (video)

    8 Nëntor 2025

    20:29

    Telesport

    Atletico Madrid ka marrë fitoren e 4-të rresht, pasi ka fituar 3-1 ndaj Levante në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 12-të të La Ligës. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 11-të, falë një autogoli të Dela, pas një topi të futur në zonë nga Pablo Barrios.
    Miqtë barazuan shpejt shifrat me golin e shënuar me kokë nga Manu Sanchez në minutën e 21-të, i cili gjeti rrjetën me kokë, pas një krosimi nga këndi dhe u la plotësisht i lirë nga mbrojtësit e Atletico-s.
    Goli i avantazhit për vendasit do të vinte në minutën e 60-të, ku Antoine Griezmann e kishte fare të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Marcos Llorente.
    Në minutën e 80-të, ishte sërish Griezmann që gjeti golin dhe vulosi fitoren 3-1. Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë, Levante mbetet në vendin e 17-të me 9 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Të dhënat që kundërshtojnë Xabi Aonson kur krahason disfatën në derbi me atë në “Anfield”

    Të dhënat që kundërshtojnë Xabi Aonson kur krahason disfatën në derbi me atë në “Anfield”

    6 Nëntor 2025

    11:06

    Alfred Lleshi

    Humbja e Real Madridit në “Anfield” (1-0) ka nxitur krahasime me 5-2 që pësoi në “Metropolitano”. Megjithatë, trajneri madrilen e kundërshtoi këtë paralelizëm: “Ishte një ndeshje e barabartë, ndryshimin e bënë detajet”. Në fakt, statistikat tregojnë se vetëm falë Courtois së jashtëzakonshëm, Reali shmangu një disfatë më të rëndë. Liverpool-i regjistroi 17 goditje (9 në portë), kundrejt 13 të Atletico Madridit (7 në kuadrat). Belgu bëri 8 pritje, ndërsa në derbin madrilen vetëm 2.
    Ofensiva madrilene ishte nën pritshmëri, në të dyja ndeshjet: në “Metropolitano”, dy goditjet në portë u kthyen në gola; në “Anfield”, Mamardashvili u testua vetëm dy herë. Difensiva vuajti më shumë në Liverpool, ku anglezët patën 29 kontakte në zonën madrilene, kundrejt 21 të Atletico Madridit.
    Në zotërim topi, Reali pati 63% ndaj Atletico Madridit dhe 59% ndaj Liverpool-it, por pa kontroll real të lojës. Në të dyja rastet, topat e lartë dhe goditjet standarde mbetën plagë e hapur, me golin e Liverpool-it që erdhi, sërish me kokë.

  • Giuliano Simeone zbulon marrëdhënien me babain “Cholo”: Raporti ynë është thjesht lojtar-trajner

    Giuliano Simeone zbulon marrëdhënien me babain “Cholo”: Raporti ynë është thjesht lojtar-trajner

    3 Nëntor 2025

    7:55

    Alfred Lleshi

    Giuliano Simeone po bëhet gjithnjë e më shumë referencë për Atletico Madridin. Në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Sevilla, ai regjistroi asistin e katërt në La Liga, ndërsa ka shënuar gjithashtu 2 gola, kundër Alaves dhe Betis. Pas suksesit, ai deklaroi për “Marca”:
    “Jam shumë i lumtur tek Atletico Madridi. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen e tyre të përditshme. Jam i lumtur dhe i emocionuar të luaj me këtë klub. Mendimi im i vetëm është të përmirësohem çdo ditë”.
    Për momentin që po jeton, shtoi: “Që nga ardhja tek Atletico Madridi, që kur më dhanë mundësinë të arrij në ekipin e parë, gjithmonë kam pasur idetë e qarta për atë që doja të isha; Giuliano. Do të vazhdoj të luftoj çdo ditë dhe të jap 100%”.
    Për marrëdhënien me babain-trajner: “Që nga momenti që e dinim se do të punonim këtu, kemi adoptuar dinamikën lojtar-trajner. Ai nuk ka nevojë të më përshëndesë. Si trajner, më pëlqen stili i tij: të japësh gjithçka, të mos dorëzohesh kurrë. Si baba, më ndihmon dhe më këshillon. Kjo është dashuria e një babai për djalin e tij”.

  • Vlahovic drejt Madridit, propozimi surprizë nga Spanja për Juventusin

    Vlahovic drejt Madridit, propozimi surprizë nga Spanja për Juventusin

    2 Nëntor 2025

    17:23

    Telesport

    Dusan Vlahovic mund të largohet që në merkaton e janarit nga Juventusi. Sulmuesi serb dhe klubi bardhezi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
    Për Vlahovic ka një interes të madh nga dy klubet e mëdha të La Ligës: Barcelona dhe Atletico Madrid. Klubi katalanas intereoshet për transferimin e tij si lojtar i lirë në fund të seoznit, ndërsa “Colchoneros” e duan që në janar.
    Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid do t’i propozojë Juventusit një shkëmbim të pjesshëm: Vlahovic në Madrid, Alexander Sorloth në Torino. Një ide interesante në fakt, por që ende nuk dihet nëse do të pranohet nga bardhezinjtë apo jo.

  • Sevilla reziston vetëm 65 minuta, Atletico Madrid “zbërthehet” në pjesën e dytë dhe fiton bindshëm

    Sevilla reziston vetëm 65 minuta, Atletico Madrid “zbërthehet” në pjesën e dytë dhe fiton bindshëm

    1 Nëntor 2025

    18:34

    Telesport

    Atletico Madrid ka fituar 3-0 ndaj Sevilla në “Metropolitano”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Spektakli i vërtetë i vendasve erhdi në 25 minutat e fundit të ndeshjes.
    Fillimisht, Julian Alvarez zhbllokoi shifrat në minutën e 65-të nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda zone të Tanguy Nianzou. Thiago Almada dyfishoi shifrat në minutën e 77-të, pas një asistit perfekt të Giuliano Simeone.
    Në minutën e fundit të kohës së rregullt, ishte Antoine Griezmann që shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren 3-0 për Atletico Madridin. “Colchoneros” renditen në vendin e katërt me 22 pikë pas kësaj fitoreje, Sevilla mbetet në vendin e 11-të me 13 pikë.
    SHIKOGOLINEALVAREZ
    SHIKOGOLINEALMADA
    SHIKOGOLINEGRIEZMANN

  • E kërkojnë ekipet “big” në Europë, agjenti i Julian Alvarez zbulon të ardhmen e sulmuesit

    E kërkojnë ekipet “big” në Europë, agjenti i Julian Alvarez zbulon të ardhmen e sulmuesit

    31 Tetor 2025

    13:14

    Telesport

    Në fillim të këtij sezoni, sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez, po e vendos veten si një nga lojtarët më të mirë në botë. Ky kërcim në cilësi ka tërhequr interes të konsiderueshëm dhe thashetheme transferimi rreth argjentinasit.
    Agjenti i tij, Fernando Hidalgo, megjithatë, i ka mohuar të gjitha këto zëra. “Asgjë nga ato që janë shkruar kohët e fundit nuk është e vërtetë, janë vetëm spekulime të çmendura“, tha agjenti për mediat spanjolle.
    Më tej, kur u pyet për të ardhmen e Julian Alvarez, ai sqaroi se ajo do të jetë ende me fanellën “colchopneros”. Madje ai tha se Atletico Madrid synon të sigurojë Julian: Fanellën me numër 10 dhe një rinovim kontrate me një rritje page.

  • Atletico Madrid nis spastrimet, tre lojtarë të konsideruar të tepërt do të largohen në janar

    Atletico Madrid nis spastrimet, tre lojtarë të konsideruar të tepërt do të largohen në janar

    30 Tetor 2025

    13:14

    Telesport

    Merkato e janarit ka të ngjarë të jetë shumë e nxehtë për Atletico Madrid, veçanërisht për sa i përket largimeve. Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra “colchoneros” mund të vendosë të ndahet me tre lojtarë. I pari është Alexander Sørloth.
    Klubi do të donte të përqendrohej në talente të tjera sulmuese dhe shitja e tij mund të jetë çelësi për të zhbllokuar çdo negociatë dhe afrim. Ndaj, largimi i 29-vjeçarit norvegjez duket i pashmangshëm.
    Gjithashtu, në listën e largimeve të mundshme janë edhe mbrojtësi anësor Nahuel Molina (27 vjeç) dhe mbrojtësi i qendrës Marc Pubill (22 vjeç). Të dy lojtarët po kërkojnë më shumë kohë loje dhe qëndrueshmëri.

  • Atlético më në fund fiton jashtë fushe, Simeone i kënaqur: Tre pikë vendimtare, ky ekip ka karakter

    Atlético më në fund fiton jashtë fushe, Simeone i kënaqur: Tre pikë vendimtare, ky ekip ka karakter

    28 Tetor 2025

    12:43

    Telesport

    Pas javësh të vështira larg Madridit, ekipi i Atlético rifitoi vetëbesimin me një fitore 2-0 ndaj Real Betis. Trajneri Diego Pablo Simeone e quajti ndeshjen si një sfidë dhe një mundësi e artë për të qëndruar mes ekipeve më të mira dhe përgjigja e ekipit ishte e menjëhershme.
    “Luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer, duke shkuar në pushim me një epërsi 2-0. Mund ta kishim vulosur fitoren më herët edhe pse Oblak ishte vendimtar me një pritje kyçe nga Abde“, tha trajneri argjentinas duke komentuar suksesin.
    “Nuk ishim aq të shkëlqyer në pjesën e dytë, por u mbrojtëm me rregull dhe e mbajtëm portën të pastër. Është një fitore e nevojshme, e rëndësishme për renditjen dhe për moralin e ekipit“, shtoi më tej Simeone.
    Trajneri Simeone tashmë po shikon përpara: “Ne po kërkonim një tjetër fitore jashtë fushe. Tani duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër. Kjo skuadër ka karakter dhe e tregoi“.