Tag: atletico

  • I dha suksesin Barcelonës, reagon Ferran Torres: Ndaj Atletico betejë e vërtetë, tani të fitojmë finalen

    I dha suksesin Barcelonës, reagon Ferran Torres: Ndaj Atletico betejë e vërtetë, tani të fitojmë finalen

    3 Prill 2025

    12:00

    Telesport

    Ferran Torres ishte ylli i ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit mes Atletico Madrid dhe Barcelona. Goli i tij vendimtar i dha skuadrës “blaugrana” një fitore të rëndësishme 1-0 në “Metropolitano”.
    Sukses që ka çuar katalanasit në finalen kundër Real Madrid. Vetë sulmuesi është shprehur i lumtur për golin e tij: “Ishte një betejë e vërtetë, pasi luhej për të shkuar në finale. Bëmë gjithçka për të fituar dhe ia dolëm”.
    “Goli im është rezultat i këmbënguljes, punës dhe besimit“, tha Ferran, duke nënvizuar rëndësinë e golit të arritur. Në lidhje me finalen ndaj Real Madrid, ai shtoi: “Nuk ka favorit në një finale. Është një ndeshje e vetme”.
    “Ne do të japim gjithçka dhe me mbështetjen e tifozëve, jemi të sigurt se mund t’ia dalim mbanë për të fituar turneun”, tha Torres, që këtë sezon ka realizuar 16 gola, përfshirë pesë në Kupën e Mbretit.

  • “Ishte një periudhë e keqe”, Suarez: Doja të hakmerresha

    “Ishte një periudhë e keqe”, Suarez: Doja të hakmerresha

    2 Prill 2025

    14:39

    Telesport

    Sulmuesi i Inter Miamit, Luis Suarez, ka lënë të kuptohet se ai ende ndihet i hidhëruar për mënyrën se si u trajtua nga Barcelona në sezonin e tij të fundit.
    Suarez u largua nga Barca për tek Atletico Madrid dhe menjëherë i ndihmoi ata të fitonin titullin e La Liga 2020/21.
    “Unë nuk jetoj në të kaluarën dhe nuk mbaj mëri, por kam kaluar një kohë shumë të keqe kur u largova nga Barcelona”, tha Suarez.
    “Ndjeva se kisha ende atë që duhej për të luajtur për Barçën. Unë isha golashënuesi më i mirë pas Messit. Nuk shënoja më pak se 20-25 gola në sezon…
    “Më pas Atletico Madrid erdhi dhe më hapi dyert. Kjo më motivoi. Misioni im ishte t’i tregoja Barcelona-s se kishte bërë një gabim dhe të shpërbleja Atletico-n për besimin që tregoi tek unë.
    “Dhe ne fituam La Liga-n, e vlerësoj shumë atë titull”.

  • Atlético Madrid-Barça, “finalja” para finales. Fatkeqësisht, do të mbijetojë vetëm njëri

    Atlético Madrid-Barça, “finalja” para finales. Fatkeqësisht, do të mbijetojë vetëm njëri

    Kupa e Mbretit arrin kulmin e vet të interesit në fazën gjysmëfinale. Dueli i kthimit mes Atlético Madridit dhe Barcelonës, që zhvillohet sonte (21:30) në një “Metropolitano” të mbushur plot, justifikon tërheqjen e kësaj gare, ku skuadra katalanase është rekordmene me 31 tituj të fituar, i fundit në vitin 2021.
    Nga ana tjetër, Atlético Madridi synon të mbajë gjallë shpresat për triumfin e 11-të në këtë kompeticion, me suksesin e fundit që daton në vitin 2013. Finalja e madhe, që do të luhet më 26 prill në “La Cartuja”, do të mësojë sonte finalistën e dytë, një natë pas kualifikimit dramatik të Real Madridit ndaj Real Sociedadit, pas kohës shtesë.
    Pas barazimit spektakolar 4-4 në ndeshjen e parë në “Montjuïc”, një muaj më parë, ky duel kthimi nis pa avantazh për asnjërin ekip. Megjithatë, përveç rezultatit të hapur, ekzistojnë disa faktorë psikologjikë dhe tre precedentë të sezonit që e kornizojnë këtë sfidë.
    Në La Liga, Atlético Madridi e përmbysi Barcelonën në “Montjuïc” (1-2), ndërsa Barça ia ktheu me të njëjtën monedhë në “Metropolitano” (2-4). Ndërkohë, përballja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit përfundoi me një festival golash, që e la gjithçka të hapur.
    Si Atlético Madridi, ashtu edhe Barça e shohin këtë ndeshje me entuziazëm, por nga këndvështrime të ndryshme. Për “colchoneros”, Kupa e Mbretit është bërë objektivi më i arritshëm pas eliminimit dramatik nga Champions League përballë Real Madridit dhe largimit thuajse të pakthyeshëm nga gara për titullin në La Liga.

    Ndërkohë, për Barcelonën, një fitore sonte do të thoshte vazhdim i ëndrrës për të garuar në tri fronte, siç theksoi edhe trajneri Hansi Flick: “Këta lojtarë kanë uri për të fituar”. Seria e pamposhtmërisë prej 20 ndeshjesh në vitin 2025, e nisur pikërisht pas humbjes në dhjetor ndaj Atlético Madridit (1-2), i ka dhënë ekipit katalanas një vetëbesim të lartë.
    Diego Simeone beson se faktori “Metropolitano” mund ta nxjerrë ekipin e tij nga “depresioni”, pas eliminimit të hidhur në Champions League. Finalja e Kupës së Mbretit shihet si terapia më e mirë për të ringritur skuadrën. Ndërkohë, pritet që Flick të hedhë në fushë formacionin e tij më të mirë për këtë “finale para finales”.
    Përballjet mes Atlético Madridit dhe Barcelonës kanë rikthyer emocionet dhe spektaklin e viteve ’90, me referenca historike si finalja e Kupës së Mbretit më 1996, e fituar nga “colchoneros”, apo përmbysja e jashtëzakonshme e katalanasve më 1997. Gjithashtu, ky duel sjell edhe përplasje individuale, si sfida taktike mes Flick dhe Simeone, trajneri që i ka shkaktuar më shumë probleme gjermanit këtë sezon.
    Për më tepër, një “mini-klasike” argjentinase është e freskët në kujtesë: kombëtarja e “Albiceleste”, e mbushur me lojtarë të Atlético Madridit (Nahuel Molina, Giuliano Simeone, Rodrigo de Paul, Julián Álvarez dhe Ángel Correa), i shkaktoi humbje të rëndë 4-1 Brazilit të Raphinha, i cili tani kërkon “hakmarrje”.
    Në fund të fundit, kjo Atlético Madrid-Barça ka gjithçka që i duhet një dueli të madh. Por mbi të gjitha, siç thuhej në filmin klasik “Të pavdekshmit”, do të mbetet vetëm njëri…

  • Bayern Munich bën me “dhimbje koke” Diego Simeonen, bavarezët hynë në garë për objektivin e madh të Atletico-s

    Bayern Munich bën me “dhimbje koke” Diego Simeonen, bavarezët hynë në garë për objektivin e madh të Atletico-s

    1 Prill 2025

    17:43

    Telesport

    Pas dëmtimit të rëndë të Alphonso Davies, i cili e ka mbyllur këtë sezon dhe ajo që dihet me siguri është se do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës, Bayern Munich është hedhur në “sulm’ për të siguruar një mbrojtës të majtë për sezonin e ri.
    Klubi bavarez ka hyrë në garë për Alvaro Carreras, mbrojtësin që po shkëlqen të Benfica. Deri tani, Atletico Madrid ka qenë shumë pranë nënshkrimit me 21-vjeçarin. Diego Simeone priste që mbrojtësi i ri spanjoll të ishte përforcimi i parë për sezonin e ri, por interesi i shtuar i Bayern Munich mund të ndryshojë mendjen e lojtarit dhe vetë klubitë të Benfica-s.
    Carreras, 21 vjeç, ka tërhequr vëmendjen për paraqitjet e tij me Benfica-n ku ka spikatur për shpejtësinë, aftësitë sulmuese dhe saktësinë në pasimet e fundit. Bayern e sheh spanjollin jo vetëm si zgjidhjen e problemit sa të riaftësohet Davies, por edhe si një investim afatgjatë në krahun e majtë. Benfica e Vlerëson lojtarin 40-50 milionë euro.

  • Kupa e Mbretit, Simeone ka gati ndryshimin e madh për Barcelona-n

    Kupa e Mbretit, Simeone ka gati ndryshimin e madh për Barcelona-n

    1 Prill 2025

    11:05

    Telesport

    Diego Simeone ka bërë të qarta synimet e tij përpara ndeshjes vendimtare gjysmëfinale të Atletico Madrid me Barcelonën në Copa del Rey.
    Pas një barazimi 4-4 në ndeshjen e parë, trajneri argjentinas po përdor qasjen e tij të zakonshme të kujdesshme në favor të një organizimi të guximshëm sulmues.
    Sipas një raporti nga AS, Simeone ka bërë thirrje për një ndryshim në mentalitet të lojtarëve të tij. Ata do të duhet të imponohen në ndeshje, jo vetëm të mbrohen ndaj kundërshtarit.
    Ai gjithashtu i tha skuadrës së tij se do ta vinin Barcelona-n në vështirësi nëse do ta nisnin mirë nga fillimi.
    Lojtarët duhet të luajnë shpejt, të mendojnë më shpejt dhe të thyejnë linjat me saktësi. Marcos Llorente-s dhe Giuliano-s iu tha të hapeshin në krahë, dhe Antoine Griezmann me Julian Alvarez të shkonin më thellë përpara për të krijuar hapësirë.
    Me eliminimin e Atletico nga Champions League dhe rrëshqitje në La Liga, Simeone-s i mbetet Kupa e Mbretit si mundësia e fundit e vërtetë e klubit të tij për të fituar një trofe.

  • Zbulohet shifra që ju dha Perez lojtarëve pas fitores me Atletico Madrid

    Zbulohet shifra që ju dha Perez lojtarëve pas fitores me Atletico Madrid

    Florentino Perez shpërbleu lojtarët e Real Madrid me 250 mijë euro për person për eliminimin e Atletico Madridit në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve.
    Real Madridi fitoi me penallti 4-2 ndaj bardhekuqve, me dy ndeshjet të cilat u mbyllën 2-2 në kohën e rregullt. Kjo ishte fitore e madhe për Los Blancos, e cila u duk si fitimi i një trofeu.
    El Partidazo de COPE raporton se Perez nuk ka dhënë kurrë më parë një bonus kaq të lartë për lojtarët pa fituar një trofe konkretisht.

  • Suksesi kundër Atletico Madrid në ChL, zbulohet shifra që dha Florentino Perez si bonus

    Suksesi kundër Atletico Madrid në ChL, zbulohet shifra që dha Florentino Perez si bonus

    26 Mars 2025

    17:47

    Telesport

    Florentino Perez shpërbleu lojtarët e Real Madrid me 250 mijë euro për person për eliminimin e Atletico Madridit në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve.
    Real Madridi fitoi me penallti 4-2 ndaj bardhekuqve, me dy ndeshjet të cilat u mbyllën 2-2 në kohën e rregullt. Kjo ishte fitore e madhe për Los Blancos, e cila u duk si fitimi i një trofeu.
    El Partidazo de COPE raporton se Perez nuk ka dhënë kurrë më parë një bonus kaq të lartë për lojtarët pa fituar një trofe konkretisht.

  • Diego Simeone kërkon të sjellë tek Atletico një tjetër argjentinas, synon kampionin e botës që luan me Spurs

    Diego Simeone kërkon të sjellë tek Atletico një tjetër argjentinas, synon kampionin e botës që luan me Spurs

    26 Mars 2025

    9:18

    Telesport

    Cristian Romero, mbrojtësi i Tottenham dhe Argjentinës, sipas asaj që zbuloi “Relevo”, është kthyer në një nga objektivat kryesorë të merkatos së e Atletico Madrid. Sipas mediave spanjolle, Romero është kërkuar nga trajneri Diego Simeone, që kërkon të forcojë mbrojtjen.
    Edhe pse në skuadër Simeone ka aktualisht lojtarë të fortë si Lenglet, Giménez dhe Le Normand, po insiston për ardhjen e mbrojtësit të Spurs. Ai beson se ardhja e tij do ta ngrinte më tej nivelin e skuadrës.
    Romero po bën një paraqitje të mirë, u shpall kampion bote në Katar 2022 me Argjentinën, si dhe fitues në Kupën e Amerikës në vitet 2021 dhe 2024. Në moshën 26-vjeçare ai po mendon për të bërë kapërcimin drejt një ekipi të nivelit të lartë në Evropë, për të fituar më shumë trofe.
    Romero aktualisht është i lidhur me një kontratë me Tottenham deri në qershor 2027, por një lëvizje në Atlético Madrid do të përbënte një ribashkim të përhershëm me patriotët e tij Julián Álvarez, De Paul, Molina e Giuliano Simeone.