Tag: atletico

  • Barcelona provon të “arratiset”! Katalanasit 7 pikë para Realit, Atletico del nga gara për titull

    Barcelona provon të “arratiset”! Katalanasit 7 pikë para Realit, Atletico del nga gara për titull

    Barcelona fitoi një ndeshje spektakolare me përmbysje kundër Celta Vigos me 4 me 3, në duelin e javës së 32-të të La Ligës.
    Përmes këtij suksesi, katalanasit e kanë çuar në 7 pikë avantazhin ndaj Realit ndjekës, ndonëse madrilenët nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e tyre të kësaj jave. Ata do të përballen sonte me Bilbaon në një ndeshje të vështirë në “Bernabeu”.
    Sa i takon ndeshjes së luajtur në Katalonjë, duhet theksuar se Barcelona ishte gjendur në disavantazh 3 me 1 deri në minutën e 64-të të takimit.

    Mirëpo, vendasit shënuan dy gola të shpejtë me Olmon dhe Raphinhan për të barazuar rezultatin në 3 me 3. Fitoren e madhe Barcelonës ia dha Raphinha me penallti në minutën e 8-të shtesë  një sukses jetik në garën për titullin kampion.
    Nga kjo garë duket se ka dalë tashmë Atletico Madrid, pasi skuadra e Simeones u mund në transfertë nga Las Palmas 1 me 0.
    Golin e fitores së çmuar për vendasit e shënoi Munoz në minutën e 93-të. Humbja bën që Atletico Madrid të mbetet 10 pikë larg Barcelonës kryesuese.
    /vizionplus.tv

  • Las Palmas fiton në frymën e fundit dhe nxjerr përfundimisht nga gara për titull Atletico Madridin (video)

    Las Palmas fiton në frymën e fundit dhe nxjerr përfundimisht nga gara për titull Atletico Madridin (video)

    19 Prill 2025

    22:59

    Telesport

    Las Palmas ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në La Liga, duke fituar në frymën e fundit 1-0 ndaj Atletico Madridt, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të. SHIKOGOLIN
    Goli i vetëm i takimit u shënua në minutat shtesë nga Javier Munoz. Me këtë humbje të marrë sot, Atletico Madrid duhet të kënaqet me vendin e tretë këtë sezon. “Colchoneros” renditen të tretët me 63 pikë, tre pikë më pak se Reali i vendit të dytë, i cili luan nesër ndaj Athletic Bilbao dhe dhjetë pikë më pak se Barcelona e vendit të parë.
    Një sezon i dështuar ky për Atletico Madridin, pasi nuk ka arritur asnjë nga objektivat e fillim sezonit, ku pretendonte të paktën për një trofe dhe që do të rivalizonte deri në fund Barcelonën dhe Realin në garën për titullin.
    Ndërsa Las Palmas renditet në vendin e 17-të dhe është në rrezik serioz për të rënë nga La Liga, kur duhen edhe 6 javë nga fundi i sezonit.

  • Qëndron tek Atlético Madridi, rinovon deri më 2027. Griezmann nuk shkon në MLS

    Qëndron tek Atlético Madridi, rinovon deri më 2027. Griezmann nuk shkon në MLS

    Antoine Griezmann do të vazhdojë aventurën e tij me Atlético Madridin. Pavarësisht zërave që e shihnin drejt MLS-së, veçanërisht te Los Angeles FC, francezi ka vendosur të qëndrojë me fanellën “rojiblanco” edhe sezonin e ardhshëm.
    Sipas asaj që raporton “Relevo” dhe konfirmohet nga “Mundo Deportivo”, Griezmann do ta rinovojë kontratën deri në qershor 2027, duke e shtyrë edhe një vit marrëveshjen aktuale, që skadonte më 2026.
    Ky vendim është marrë për arsye personale dhe falë mbështetjes së trajnerit Diego Simeone, i cili nuk ka ndaluar asnjëherë ta aktivizojë, edhe pse Griezmann ka kaluar një periudhë me rënie forme (14 ndeshje pa shënuar).
    “Cholo” ka insistuar për qëndrimin e tij dhe francezi, i vetëdijshëm për rëndësinë që ka në dhomat e zhveshjes, ka pranuar edhe ulje rroge. Pagat e tij prej 8 milionë euro neto do të shpërndahen në dy sezone për të ndihmuar balancat financiare të klubit, siç ka ndodhur më parë me Vitolo dhe Joao Félix.
    Me këtë rinovim, Atlético Madridi mund të bazohet ende te lideri i vet teknik dhe simboli i skuadrës, duke shmangur nevojën për të blerë dy sulmues të rinj, skenar që do të ishte i pashmangshëm nëse do të largoheshin si Griezmann, ashtu edhe Correa. Tifozët “colchoneros” shpresojnë tani që “Le petit diable” të rikthehet të jetë ai lojtari shpërthyes që kanë admiruar ndër vite.

  • (VIDEO) Napoli në avantazh, Atletico përmbys Valladolid. Po fiton dhe Bournemouth

    (VIDEO) Napoli në avantazh, Atletico përmbys Valladolid. Po fiton dhe Bournemouth

    14 Prill 2025

    21:49

    Telesport

    Dita e hënë sjell tre ndeshje në 3 liga të rëndësishme si La Liga, Premier dhe Serie A ku po zhvillohen sfidat Bournemouth-Fulham, Atletico Madrid-Valladolid dhe Napoli-Empoli. Të tre këto sfida kanë mbyllur 45′ e para me avantazhin e ekipeve vendasë.
    GOLI I ALVAREZ – VIDEO
    GOLI I SIMEONE – VIDEO
    Në Spanjë, Atletico e gjeti veten në disavantazh pas golit të miqve por ishte një penallti e Alvarez dhe goli i Giuliano Simeones që përmbysën situatën kursë në Angli, në Londër, Bournemouth shënoi që në minutën e parë me anë të Semenyo dhe mbahet me atë rezultat.
    GOLI I SEMENYO – VIDEO
    I njëjti rezultat edhe për Napolin që luan për të ndjekur titullin kampion dhe t’i përgjigjet fitores së Interit ndaj Cagliarit. Përballë Empolit, ndeshja deri tani po vendoset nga goli i Scott McTominay.
    GOLI I MCTOMINAY – VIDEO
     
     

  • Atletico Madrid, gati 75 milionë euro për të padëshiruarin e Manchester United

    Atletico Madrid, gati 75 milionë euro për të padëshiruarin e Manchester United

    8 Prill 2025

    15:24

    Telesport

    Atletico Madrid raportohet se po përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për të nënshkruar yllin e Man United, Antony në merkaton e verës.
    25-vjeçari ka befasuar te Real Betis pasi u largua nga Man United në huazim në janar, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asiste në 13 ndeshjet e luajtura deri tani me klubin spanjoll.
    Forma e shkëlqyer e Antony ka tërhequr vëmendjen e Atletico Madrid, të cilët janë të prirur për të nënshkruar me brazilianin në merkaton e verës.
    Sipas gazetës spanjolle Fichajes, skuadra e Diego Simeone është e gatshme të paguajë 75 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
    Thuhet se braziliani është tepër i interesuar të largohet nga Old Trafford dhe ndjenja duket të jetë e ndërsjellë.

  • Atletico Madrid fiton në frymën e fundit ndaj Sevilla-s (video)

    Atletico Madrid fiton në frymën e fundit ndaj Sevilla-s (video)

    6 Prill 2025

    18:16

    Telesport

    Sevilla dhe Atletico Madrid u përballën në “Ramón Sánchez Pizjuán”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Lucien Agoume, francezi shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës.
    “Colchoneros” barazuan në minutën e 25-të me Julian Alvarez. Argjentinasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
    Goli i fitores për Atletico Madrid erdhi në minutën e 93-të me Pablo Barrios. Pas kësaj fitoreje, Atletico mbetet në vend të tretë me 60 pikë. SHIKOGOLAT

  • Atletico Madrid fiton në frymën e fundit ndaj Sevilla-s

    Atletico Madrid fiton në frymën e fundit ndaj Sevilla-s

    6 Prill 2025

    18:16

    Telesport

    Sevilla dhe Atletico Madrid u përballën në “Ramón Sánchez Pizjuán”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Lucien Agoume, francezi shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës.
    “Colchoneros” barazuan në minutën e 25-të me Julian Alvarez. Argjentinasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.
    Goli i fitores për Atletico Madrid erdhi në minutën e 93-të me Pablo Barrios. Pas kësaj fitoreje, Atletico mbetet në vend të tretë me 60 pikë.

  • UEFA çliron Real Madrid nga frika e skualifikimeve!

    UEFA çliron Real Madrid nga frika e skualifikimeve!

    4 Prill 2025

    21:00

    Telesport

    UEFA ka marrë një vendim sot, duke i lejuar lojtarët e Real Madridit të shmangin sanksionet ndërsa përgatiten për t’u përballur me Arsenalin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Ky vendim siguron që lojtarët kryesorë të jenë në dispozicion për atë që premton të jetë një takim emocionues të martën.
    Katër lojtarë ishin nën hetim për sjelljen e tyre gjatë një përplasjeje të ashpër në 1/8 e finales, ku triumfuan ndaj Atletico Madridit në një penallti dramatike në stadiumin Metropolitano. Pavarësisht kontrollit, nuk do të vendosen sanksione, një moment lehtësimi për Real Madridin.
    Trajneri Carlo Ancelotti shprehu mirënjohjen për vendimin, veçanërisht në lidhje me Antonio Rüdiger, veprimet e të cilit ishin konsideruar si më seriozet nga ato në shqyrtim. Kjo zgjidhje jo vetëm që përfaqëson një nxitje morale për ekipin, por gjithashtu hap rrugën për një ndjekje të pamëshirshme të suksesit në këtë turne prestigjioz.
    Hetimi fillimisht u shkaktua nga incidentet që përfshinin mbrojtjen e Atletico-s, e cila ishte vetë nën vëzhgimin e tifozëve që hidhnin objekte në fushë. Zhvillimet kanë nxitur diskutime rreth sjelljes së lojtarëve dhe tifozëve në ndeshjet me aksione të larta.

  • Griezmann refuzon propozimin e Atletico për zgjatjen e kontratës, gati transferimi në Amerikë

    Griezmann refuzon propozimin e Atletico për zgjatjen e kontratës, gati transferimi në Amerikë

    4 Prill 2025

    12:35

    Telesport

    Sezoni i Atletico Madrid nuk ka qenë negativ, me skuadrën “colchoneros” që është ende në garë për titullin kampion në La Liga. Gjithsesi, eliminimi nga Champions League dhe Kupa e Mbretit kanë zbehur disi rezultatet.
    Klubi ka nisur të mendojë që tani për të ardhmen dhe një nga pikat më të nxehta është rinovimi i kontratës së sulmuesit francez Antoine Griezmann. Kontrata aktuale e 34-vjearit skadon në verën e vitit 2026
    Negociatat për rinovimin e saj nuk po ecin me shpejtësi. Atletico, sipas asaj që raporton “Relevo”, i ka ofruar një zgjatje edhe për një vit, po me të njëjtat kushte ekonomike, por lojtari kërkon një marrëveshje tjetër.
    Kjo situatë ka bërë që e ardhmja e tij të jetë në dilemë, me klubin amerikan të Los Angeles FC që po bën presion për ta marrë Griezmann që në verë. Klubi spanjoll shpreson ta zgjidhë sa më shpejt çështjen.

  • VIDEO/ Rapinha tregon shembullin e madh dhe se çfarë profesionisti është, pak ditë pas humbjes 4-1 nga Argjentina

    VIDEO/ Rapinha tregon shembullin e madh dhe se çfarë profesionisti është, pak ditë pas humbjes 4-1 nga Argjentina

    Në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit, Barcelona mposhti 1-0 Atletico Madridin dhe kaloi në finalen e kësaj gare. Shënues i golit të vetëm ishte Ferran Torres në minutën e 27-të me asist të Yamal.
    Një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës, në mos më i miri këtë sezon, Raphinha kaloi plot 90 minuta në fushë dhe përsëri luajti shumë mirë. Braziliani ka treguar prej kohësh se është me klas në fushë, por mbrëmë ai tregoi klas edhe jashtë fushës.
    Raphinha i priti lojtarët e Atletico Madridit në tunel dhe i përshëndeti shumë përzemërsisht. Të gjithë e dinë se Barcelona dhe Atletico Madrid janë rivalë të mëdhenj, por braziliani vendosi ta lërë mënjanë këtë dhe të tregojë humanizmin e tij.
    Krahas përshëndetjes me shumicën e lojtarëve, ai ka shkëmbyer edhe fanellën me Rodrigo De Paulin. Më pak se dy javë më parë pati një duel të madh mes Argjentinës dhe Brazilit në të cilin pati një rritje të tensioneve në fushë dhe ndeshja përfundoi 4-1, por Raphina tregoi profesionalizimin e tij. /Sport Ekspres/

    Raphinha is the definition of class. Meeting with Rodrigo de Paul post match to swap jerseys after Argentina beat Brazil 4-1 two weeks ago in the international break. ?? x ?? respeto pic.twitter.com/1sX49NOuf9
    — Sara Poraria (@SaraPoraria) April 2, 2025