Tag: atletico

  • Real dhe Atletico bëjnë detyrën, Barcelona toleron Villarrealin. Kanë mbetur në lojë vetëm tre verdikte

    Real dhe Atletico bëjnë detyrën, Barcelona toleron Villarrealin. Kanë mbetur në lojë vetëm tre verdikte

    Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 37-të në La Liga, që është java e parafundit. Barcelona humbet në shtëpi 2-3 ndaj Villarreal. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Ayoze Perez, ndërsa përmbysja e katalanasve erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë.
    Fillimisht Lamine Yamal barazoi shifrat me një gol spektakolar, tashmë i zakonshëm për të, ndërsa Fermin Lopez shënoi në fund të shtesës duke kaluar në avantazh katalanasit. Në pjesën e dytë, erdhi përmbysja e Villarreal, fillimisht barazoi shifrat Comesana 50′, ndërsa Buchanan shënoi goline  fitores në minutën e 80-të.
    Në “Ramón Sánchez Pizjuán”, Real Madrid fitoi në transfertë 0-2 ndaj Sevilla. Në minutën e 12-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Loic Bade u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Kylian Mbappe dhe ishte lojtari i fundit.
    Në fillim të pjesës së dytë, trajneri vendas bën një zëvendësim në sulm, del Dodi Lukebakio dhe futet Isaac Romero, i cili pa kaluar as 2 minuta në fushë del direkt me karton të kuq. Sulmuesi bëri një ndërhyrje shumë të ashpër dhe të rrezikshme ndaj Aurelien Tchouameni, ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekran dhe nxjerr sulmuesin e sapo futur në fushë direkt me karton të kuq.
    Golat e madrilenëve do të vinin në 15 minutat e fundit, fillimisht me Mbappe 75′ dhe më pas me Bellingham 87′. Atletico Madrid fitoi në shtëpi 4-1 ndaj Betis, me dy golat e Alvarez 10′, 75′ , Le Normand në fund të pjesës së parë dhe Correa 94′, për miqtë shënoi Fornals në 67′.
    Kur mbetet edhe një javë nga fundi, pak verdikte kanë mbetur në lojë. 5 ekipet që do marrin pjesë në Champions janë: Barcelona, Real, Atletico Madrid, Athletic Bilbao dhe Villarreal.
    Betis i vendit të gjashtë do marrë pjesë në grupet e Europa League, po ashtu edhe vendi i shtatë, për të cilin janë ende në garë Celta Vigo, Rayo Vallecano dhe Osasuna. Ndërkohë që mbetet për t’u përcaktua edhe ekipi i tretë që do të shkojë në Segunda Divizion. Espanyol renditet në vendin e 17-të me 39 pikë, ndërsa Leganes rendiet në vendin e 180të me 37 pikë. Në javën e fundit, Espanyol pret në shtëpi Las Palmas ndërsa Leganes pret Valladolid. Si Las palmas dhe Valladolid do të luajnë në Segunda Divizion sezonin e ri.

  • Inter kërkon të rikthejë në Serie A yllin e Atletico Madrid

    Inter kërkon të rikthejë në Serie A yllin e Atletico Madrid

    17 Maj 2025

    20:34

    Telesport

    Me mendjen tek finalja e Champions League më 31 maj kundër PSG-së, por me mendjen edhe nga merkato. Drejtuesit e Interit kanë filluar nga lëvizjet e para për përforcimet që kanë në plan të bëjnë gjatë merkatos së verës.
    “Fichajes” raporton se klubi zikaltër po ndjek me shumë vëmendje situatën e Rodrido de Paul tek Atletico Madrid. Argjentinasi është përfolur për një largim të mundshëm nga Madridi në verë, ndaj Inter po mendon për një rkithim të tij në Serie A, aty ku më parë ka veshur fanellën e Udinese-s.
    Drejtuesit zikaltër janë të bindur se De Paul do përshtatej në mënyrë perfekte me skemat e Simone Inzaghi-t dhe do të ishte një përforcim ideal për mesfushën e tyre. Nga ana tjetër, Atletico Madrid është i hapur për largimin e argjentinasit, por vetëm nëse vjen një ofertë ekonomike e përshtatshme.

  • E do Xabi Alonso, Real sfidon Atletico Madrid për 55 milionëshin argjentinas

    E do Xabi Alonso, Real sfidon Atletico Madrid për 55 milionëshin argjentinas

    13 Maj 2025

    15:09

    Telesport

    Real Madridi i është bashkuar rivalëve vendas Atletico Madridit në garën për të nënshkruar mbrojtësin e Tottenham, Cristian Romeron, në merkaton e verës.
    Atletico Madridi është lidhur shumë me një transferim të 27-vjeçarit, i cili duket se do të largohet nga Tottenhami gjatë verës.
    Tani, sipas The Sun, Real Madrid e ka identifikuar Romeron si një objektiv parësor, ndërsa kërkon të forcojë mbrojtjen.
    Trajneri i ri, Xabi Alonso, thuhet se është një “tifoz i madh” i Romero-s dhe i ka kërkuar klubit ta nënshkruajë atë sapo ai të marrë zyrtarisht drejtimin e ekipit.
    Reali pritet të ketë një verë të ngjeshur me Trent Alexander-Arnoldin që ka të ngjarë t’i bashkohet gjigantëve spanjollë si pjesë e këtij riorganizimi.

  • Arne Slot i “fiksuar” pas Julian Alvarez, plani i Liverpool për të rikthyer argjentinasin në Premier League

    Arne Slot i “fiksuar” pas Julian Alvarez, plani i Liverpool për të rikthyer argjentinasin në Premier League

    9 Maj 2025

    17:28

    Telesport

    Në sezonin e tij të parë tek Atletico Madrid, Julian Alvarez ka shkëlqyer duke fituar menjëherë dashurinë e tifozëve dhe besimin e plotë të stafit drejtues. Niveli i treguar këtë sezon nga argjentinasi ka ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha, njëri prej tyre është Liverpool.
    Arne Slot e pëlqen shumë Julian Alvarez, holandezi iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të provojnë dhe të bëjnë çfarë të jetë e mundur për transferimin e tij në verë. Liverpool është i gatshëm të ofrojë milionë euro dhe kartonin e Darwin Nunez, i cili pëlqhet shumë nga Diego Simeone.
    Sipas mediave spanjolle, propozimi i Liverpool është interesant dhe po studiohet me kujdes nga drejtuesit e Atletico Madrid. Në njrën anë, ata e vlerësojnë shumë Julian alvarez dhe janë të kënaqur me perfomancat e tij, por në anën tjetër shitja e Alvarez mund të jetë çelësi për balancimin e llogarive ose forcimin e zonave të tjera të fushës përpara sezonit të ardhshëm.
    Sigurisht që nuk do të jetë një vendim i lehtë dhe bisedimet pritet të intensifikohen në javët në vijim, por përfshirja në marrëveshje edhe e Darwin Nunez duket ide joshëse për “Colchoneros”.

  • “El Clasico” dhe në merkato, Reali dhe Barcelona në garë për sulmuesin 21-vjeçar. E ndjek edhe Atletico Madrid

    “El Clasico” dhe në merkato, Reali dhe Barcelona në garë për sulmuesin 21-vjeçar. E ndjek edhe Atletico Madrid

    7 Maj 2025

    20:09

    Telesport

    “Diario AS” raporton se tre gjigantët e La Ligës, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid janë vënë në ndjekje të sulmuesit të Leipzig, Benjamin Sesko. “Los Blancos” e shohin sllovenin si një përforcim ideal për sulmin e tyre si dhe si një investim afatgjatë duke ditur që është vetëm 21-vjeç.
    Barcelona po kërkon një zëvendësues për Robert Lewandowski-n, pasi polaku është në perëndim të karrierës së tij dhe Benjamin Sesko duket profil i përshtatshëm për sulmin e katalanasve. Në anën tjetër, Atletico Madrid është pak më e rezervuar, por slloveni pëlqehet shumë nga Diego Simeone, i cili e sheh si partnerin ideal në sulm të Julian Alvarez.
    Leipzig e vlerëson 100 milionë euro Sesko-n, por klubi i Bundesligës mund të pranojë oferta dhe një shifër pak më të ulët deri te 80-85 milionë euro kufiri i fundit. Për sllovenin interesohen po ashtu edhe sia nga gjigantët e Premier League, si Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.

  • Alvarez zbulon si e bindën lojtarët e Atletico-s të largohej nga City

    Alvarez zbulon si e bindën lojtarët e Atletico-s të largohej nga City

    Julian Alvarez ka kujtuar se si Atletico Madrid e bindi të largohej nga Manchester City verën e kaluar.
    Sulmuesi argjentinas pranon se takimi filloi gjatë Lojërave Olimpike të Parisit.
    Ai tha për AS: “I pari ishte, mendoj, Giuliano (Simeone, shok skuadre tek Argjentina) në Lojërat Olimpike. Ishte ai, gjysmë seriozisht, gjysmë me shaka…
    “Si: ‘Eja tek Atletico… Cholo, nuk e di… Cholo këtë… Cholo atë…’ Dhe pastaj, në atë kohë, Cholo (Diego Simeone) më telefonoi dhe folëm.
    “Dhe ata filluan të më flisnin për De Paul, Griezmann… Dhe unë isha atje gjithë ditën me Giulianon dhe, pak nga pak, gjithçka filloi të merrte formë”.
    Alvarez pranon se Antoine Griezmann ishte një ndikim i madh në këtë transferim.
    Ai vazhdoi: “Ishte ai që më shkroi… Ndoshta e dërgoi Cholo (qesh). Duke qenë një nga legjendat e klubit, të kesh mesazhe nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm është padyshim një gjë e madhe për një lojtar.
    “Ai më tha, ‘Eja, eja te ne. Do të të trajtojmë mirë. Do të kalosh mirë. Do të biesh në dashuri me tifozët…’
    “Dhe të gjitha këto gjëra u shtuan për ta bërë gjithçka të shkonte mirë.
    “Po, Griezmann më kontaktoi fillimisht në Instagram dhe pastaj, më vonë, në WhatsApp”.

  • Atletico Madrid mbyll sezonin para kohe, “Colchoneros” nuk shkojnë më shumë se barazimi pa gola ndaj Alaves

    Atletico Madrid mbyll sezonin para kohe, “Colchoneros” nuk shkojnë më shumë se barazimi pa gola ndaj Alaves

    3 Maj 2025

    16:17

    Telesport

    Ndeshja hapëse e ditës së sotme në La Liga ka qenë ajo mes Alaves dhe Atletico Madrid, e vlefshme për javën e 34-të në La Liga. Një ndeshje pa emocione, ku munguan rastet dhe golat, rezultati përfundimtar 0-0.
    Një pikë që i bën më shumë punë Alaves, e cila është në garë për të mos rënë nga La Liga, ndërsa Atletico Madrid duket e se e ka mbyllur para kohe këtë sezon dhe mjaftohet me vendin e tretë.
    Një sezon i dështuar për “Colchoneros”, të cilët nuk arritën asnjë nga objektivat e vendosur në fillim të sezonit.

  • Barcelona gjen pasardhësin e Lewa-s, planifikon goditjen e bujshme

    Barcelona gjen pasardhësin e Lewa-s, planifikon goditjen e bujshme

    28 Prill 2025

    16:12

    Telesport

    Barcelona po përgatit një transferim për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.
    Pas kalimit te Colochoneros nga Manchester City, argjentinasi ka shkëlqyer për Atleticon në sezonin e tij të parë në La Liga.
    Barcelona e shikon Alvarez si një zëvendësim të mundshëm për Robert Lewandowski-n, 36 vjeç.
    Kontrata e polakut me Barcelona-n skadon pas sezonit të ardhshëm dhe Barcelona po kërkon një trashëgimtar të veteranit.
    Megjithatë, do të jetë e vështirë për Barçën të nënshkruajë Alvarez këtë verë.
    Në mesin e marsit, drejtori sportiv i Atletico Madridit, Carlos Bucero, tha se klubi nuk kishte asnjë qëllim ta shiste argjentinasin.
    Kontrata e Alvarez me Atletico Madridin zgjat deri në verën e vitit 2030.

  • Francezi nuk pranon rikthimin te Barcelona, klubi katalanas kërkon 10 mln euro për kartonin e tij

    Francezi nuk pranon rikthimin te Barcelona, klubi katalanas kërkon 10 mln euro për kartonin e tij

    25 Prill 2025

    18:35

    Telesport

    Clement Lenglet e ka vendosur që koha e tij te Barcelona ka mbaruar. Mbrojtësi francez, i cili është bërë një lojtar kyç në skemën e Diego Simeone tek Atletico Madrid, është i vendosur të vazhdojë të veshë fanellën e “Colchoneros” përtej 30 qershorit, kohë kur përfundon huazimi i tij.
    Francezi e filloi sezonin si zëvendësues në “Metropolitano”, por qëndrueshmëria dhe përshtatja me stilin e lojës së Diego Simeone-s i kanë siguruar atij një vend titullari në mbrojtjen e Atletico-s.
    Angazhimi i tij ndaj projektit që i ka ofruar Atletico është i tillë që verën e kaluar ai hodhi poshtë disa oferta nga klubet angleze, zgjati kontratën e tij me Barçën deri në vitin 2027 dhe ra dakord për një ulje të pagës për të lehtësuar transferimin tek Atletico.
    Siç raportohet nga prestigjozja “Sport”, klubi katalanas po kërkon kompensim prej afër 10 milionë eurosh për shitjen përfundimtare të tij, ndërsa Atlético po përpiqet të sigurojë nënshkrimin me të pa asnjë kosto, duke e ditur se kjo do t’i kursente Barçës dy vjet paga të larta për një lojtar që nuk është në planet e Hansi Flick.

  • Atletico Madrid mendon për të ardhmen, dyshja e Tottenham drejt ekipit të Simeone

    Atletico Madrid mendon për të ardhmen, dyshja e Tottenham drejt ekipit të Simeone

    25 Prill 2025

    12:51

    Telesport

    Skuadra e Atletico Madrid, pasi humbi çdo shans për të fituar ndonjë trofe edhe këtë sezon, po mendon që tani për të ardhmen. Madje ka hedhur edhe piketat e para të merkatos së verës.
    Sipas të përditshmes britanike “The Times”, klubi spanjoll dëshiron të nënshkruajë me dyshen e Tottenham, Cristian Romero dhe Rodrigo Bentancur. Dy lojtarë që janë dalluar këtë sezon me Spurs.
    Romero tha në një intervistë javën e kaluar se dëshiron të luajë në La Liga. Ndërsa Bentancur është më i rrezikuar për t’u larguar, pasi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij.
    Tottenham dëshiron që Bentancur të nënshkruajë një kontratë të re dhe ka hapur bisedime me përfaqësuesit e mesfushorit. Por, nëse këto bisedime nuk janë të suksesshme, atëherë Atletico është favorit për ta marrë.