Tag: atletico

  • VIDEO/ Barça bën detyrën në Champions, Liverpool i tregon forcën Interit, ia del Atletico, bie Chelsea

    VIDEO/ Barça bën detyrën në Champions, Liverpool i tregon forcën Interit, ia del Atletico, bie Chelsea

    Emocione dhe spektakël në ndeshjet e Champions. Barcelona përmbys dhe fiton 2-1 ndaj Frankfurt, në ndeshjen që u luajt në Spanjë. Liverpool mposhti 0-1 Interin, në një sfidë me raste.
    Spikat suksesi 2-1 i Atalantës ndaj Chelseat. Atletico mori 3 pikë ndaj Psv, pasi mundi 2-3 holandezët në Eindhoven.

    Tottenham nuk fal dhe thyen pastër 3-0 Slavian e Pragës. Royale-Union-Marselle përfundoi 2-3 në favor të francezëve.
    Rezultatet: 
    Atalanta – Chelsea 2-1
    Barcelona- Eintracht Frankfurt 2-1

     
    Inter – Liverpool 0-1
    Monaco – Galatasaray 1-0
    PSV – Atl. Madrid 2-3
     

     
    Royale Union SG – Marseille 2-3
     

    Tottenham – Slavia Prague 3-0

  • Atalanta bën surprizën e madhe, përmbysje spektakolare ndaj Chelsea-s. Lumë golash në Holandë dhe Belgjikë, festojnë Atletico dhe Marseille

    Atalanta bën surprizën e madhe, përmbysje spektakolare ndaj Chelsea-s. Lumë golash në Holandë dhe Belgjikë, festojnë Atletico dhe Marseille

    9 Dhjetor 2025

    22:53

    Telesport

    Atalanta bën surprizën duke fituar me përmbysje 2-1 ndaj Chelsea. Për “Blutë” shënoi Joao Pedro, goli i parë për të në Champions League. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga kapiteni Reece James. Arbitri fillimisht e anulloi duke dyshuar për pozicion jashtë loje, ndërhyn VAR, goli quhet i rregullt. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për londinezët. Atalanta përmbysë shifrat në pjesën e dytë me golat e Gianluca Scamacca 55′ dhe Charles De Ketelaere 83′.
    Në Eindhoven, PSV edhe pse gjeti e para avantazhin me Guus Til në minutën e 10-të, Atletico Madrid bëri përmbysjen e madhe dhe fitoi me shifrat 2-3. Golat për “Colchoneros” u shënuan nga Julian Alvarez 37′, David Hancko 52′ dhe Alexander Sorloth 56′. Për holandezët ngushtoi shifrat Ricardi Pepi në minutën e 85-të, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 2-3 për Atletico-n.
    Totteham bëri detyrën në shtëpi, duke fituar 3-0 ndaj Slavia Prague, falë një autogoli në minutën e 26′ dhe penalltive të ekzekutuar saktë nga Mohammed Kudus 50′ dhe Xavi Simons 78′. Një sfidë shumë e bukur ka qenë ajo e luajtur në Belgjikë, ku kampionët belg, Royale Union SG u mposht 2-3 nga Olimpique Marseille. Për francezët shënuan Paixao dhe dopietë nga Mason Greenwood.
    Monaco fitoi në Principatë 1-0 ndaj Galatasaray. Denis Zakaria gaboi fillimisht nga penalltia, Folarin Balogun gjeti rrjetën në minutën e 68-të.
    SHIKOGOLAT

  • Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

    Barça “arratiset” në krye, përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

    Lotët e Flick me sa duket bëjnë efekt, me djemtë e tij që reagojnë dhe sigurojnë një fitore të madhe përballë Atletico Madrid, një sukses 3-1 me përmbysje që i lejon të arratisen në krye në kuotën e 37 pikëve, për momentin +4 në raport me Real Madrid. Në “Camp Nou”, Atletico Madrid i kapi “mat” në minutën e 19-të, me një kundërsulm të shpejtë, ku pozicioni jashtë lojë i Flick nuk funksionoi.
    Baena me një finalizim plot klas dërgoi topin në rrjetë, por u desh pak kohë për të festuar plotësisht pasi gjyqtari i takimit u detyrua të rishikonte aksionin në VAR. Të shtyrë nga tifozët, Barça reagoi shpejt dhe në minutën e 26-të, Pedri futi një top fantastik në zonë për Raphinha, me brazilianin që tundi rrjetën duke barazuar shifrat në 1-1. Pak minuta më vonë, Dani Olmo fitoi një 11-metërsh për faull në zonë, por nga pika e bardhë Robert Lewandowski gjuajti aq kaq sa e dërgoi topin në tribunë, për fat Hansi Flick as që e mori mundimin të shihte ekzekutimin e polakut.

    Në fraksionin e dytë, Barcelona mori kontrollin total të lojë dhe në minutën e 64-ët, Dani Olmo me një veprim shumë të bukur në zonë përmbysi rezultatin në 2-1 duke bërë që tifozët në “Camp” Nou të shpërthenin në festë. Goli i tretë dhe i qetësisë erdhi vonë, në minutën e 96-të, me Ferran Torres që mbylli llogaritë me Atletico Madrid.

    Hansi Flick, trajneri i Barçës shijon këtë sukses ndaj Atletico-s: “Mendoj se paraqitja jonë ishte e një tjetër niveli. Luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer, luftuan së bashku, dhe kjo ishte e qartë, ishim fantastik. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve”, u shpreh Flick. Nuk e bën dramë këtë humbje Diego Simeone: “Jam shumë i qetë, i lumtur me atë që dhanë djemtë. Kjo paraqitje do të na lejojë të përmirësohemi, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Bilbaos, do të jetë e vështirë”, u shpreh Simeone.

  • (VIDEO) Barcelona fluturon, Dani Olmo nga lumturimi te hidhërimi. Torres hesht Atletico Madrid!

    (VIDEO) Barcelona fluturon, Dani Olmo nga lumturimi te hidhërimi. Torres hesht Atletico Madrid!

    Barcelona ka marrë një fitore të madhe ndaj Atletico Madridit me rezultat 3-1 në “Cam Nou”, duke konfirmuar se ndoshta kriza ka kaluar dhe se me rikthimet e lojtarëve pas demtimeve muzika pritet te ndryshojë.
    Atletico e nisi më mirë ndeshjen dhe në minutën e 19-të kaloi në epërsi me Alex Baena, i cili depërtoi mes mbrojtjes dhe goditi saktë në qendër të portës, duke mos i lënë shanse portierit Joan Garcia.
    Pak momente më vonë, VAR verifikoi golin e Atleticos, por vendimi u konfirmua. Barcelona reagoi fuqishëm dhe barazoi në minutën e 26-të me një veprim brilant individual të Raphinhas, i cili mashtroi portierin dhe e shtyu topin në rrjetë për 1-1.
    Në minutën e 37-të, Robert Lewandowski humbi një penallt, duke dështuar ta përmbyste rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me këtë barazim 1-1.
    Në minutën e 65-të, Barcelona realizoi golin e epërsisë me Dani Olmo, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt dhe goditi me tokë në këndin e djathtë për 2-1. Spanjolli pesoi demtim ne shpatull dhe sup ne renien ne toke pas golit dhe u zevendesua.
    Atletico tentoi gjithcka per gjithcka dhe iu afrua golit me Almada dhe Griezmann por në kohën shtesë, Barcelona shënoi edhe një gol spektakolar të tretë. Ferran Torres, pas një pasimi të shkurtër nga Alejandro Balde, depërtoi brenda zonës dhe goditi pa mundësi për portierin, duke vulosur fitoren 3-1.
    Barcelona merr një fitore të rëndësishme, duke mbetur lider me 37 pikë, ndërsa Atletico është e katërta me 31 pikë.
    GOLI I BAENAS – VIDEO
    PENALLTIA E HUMBUR NGA LEWA – VIDEO
    GOLI I DANI OLMO – VIDEO
    RASTI I ALMADA – VIDEO
    GOLI I TORRES – VIDEO

  • Eric Garcia në mesfushë, Flick habit me lëvizje surprizë ndaj Atletico Madridit

    Eric Garcia në mesfushë, Flick habit me lëvizje surprizë ndaj Atletico Madridit

    Barcelona do të presë sonte Atletico Madridin në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për La Ligën. Katalanasit vijnë nga 4 fitore rresht, por ajo e fundit ndaj Alaves nuk ka lënë një shije të mirë për shkak të lojës së dobët.
    Në anën tjetër, Atletico Madrid vjen pas 5 fitoreve rresht në kampionat dhe duket se ka kapur ritmin e duhur, pas disa luhatjeve në fillim të sezonit.
    Përsa i përket formacioneve zyrtare, lëvizja e vetme surprizë është Eric Garcia në qendër të mesfushës. Në anën tjetër, Simeone nuk lë vend për surpriza dhe ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.
    BARCELONA XI: Joan Garcia; Koundé, Cubarsí, Martín, Balde; Eric Garcia, Pedri, Dani Olmo; Raphinha, Lewandowski, Lamine Yamal.
    ATLÉTICO MADRID XI: Oblak; Molina, Giménez, Lenglet, Hancko; Giuliano, Barrios, Cardoso, Nico González; Álex Baena, Julián Alvarez.

  • Barcelona-Atletico Madridi, supersfida si provë reale për kreun e La Liga-s

    Barcelona-Atletico Madridi, supersfida si provë reale për kreun e La Liga-s

    La Liga ka vendosur t’i luajë dy ndeshje të javës së 19-të më herët për shkak të Superkupës së Spanjës. Ndeshja kryesore është Barcelona-Atletico Madrid, që do të startojë në orën 21:00. Pas fitores 3-1 ndaj Alavés, katalanasit kanë parakaluar Real Madridin e ndalur nga Girona dhe tani synojnë të mbeten në krye të renditjes.
    Në “Spotify Camp Nou” vjen Simeone, i cili ka 8 fitore dhe 2 barazime në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit, në rast fitoreje mund të ngjitet pranë Flick në krye të renditjes. La Liga në Spanjë po zhvillohet ngjashëm me Serie A: katër ekipe ndahen brenda 3 pikëve, me Barcelonën në vend të parë me 34 pikë dhe Atletico Madridin të katërtin me 31 pikë, duke pasur ndërmjet Realin (33 pikë) dhe surprizën Villarreal.
    Në këtë supersfidë, Yamal do të sfidojë Julian Alvarez, ndërsa në fushë do të jenë edhe Cubarsi, Pedri, de Jong, Dani Olmo, Lewandowski dhe Raphinha, kundër Oblak, Giménez, Giuliano Simeone, Koke, Nico Gonzalez dhe Alex Baena. Barcelona kërkon të shfrytëzojë avantazhin +4 pikë mbi vendin e dytë dhe të regjistrojë fitoren e tretë radhazi në “Camp Nou”.

  • Atletico “godet” Inter në limite, Simeone bën Chivu-n për cigare: Piva tre radhazi

    Atletico “godet” Inter në limite, Simeone bën Chivu-n për cigare: Piva tre radhazi

    Atletico Madrid i jep fund magjisë së Inter në Evropë, me ekipin e Simeones që i shkarkoi zikaltërve humbjen e parë në këtë edicion të Champions League.
    Në Madrid u zhvillua një sfidë emocionuese, me raste për shënim që në minutën e parë ku Dimarco provoi të gjente trekëndëshin nga një goditje dënimi. Situata u ndez në minutën e 10-të, ku Atletico gjeti golin e avantazhit me Julian Alvarez, por zikaltërit protestuan gjatë për prekje të topit me dorë gjatë atij aksioni, e konsideroi të tillë fillimisht edhe gjyqtari i takimit, por e konsideroi të rregullt pasi rishikoi pamjet në VAR. Inter flirtoi sërish me golin, por Barella ishte i pafat ku goditja e tij u përplas në traversë.

    Më në fund, pas disa tentative, zikaltërit gjetën baraspeshën pas një aksioni shumë të bukur, i finalizuar me plot klas nga Zielinski në minutën e 54-ët.
    Atëherë kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në minutën e 93-të, Gimenez me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi shënoi golin e fitores për Atletico Madrid, një humbje në këtë formë pa diskutim i lë një shije të hidhur trajnerit Chivu: “Piva 3 cigare njëra pas tjetrës, më pas i thashë djemve atë që kisha për të thënë. Pas golit të parë reaguam mirë, por mbase u ulëm disi në fushë, kjo edhe për meritë të tyre. Shpenzuam shumë energji, por për fat të keq pësuam një gol nga një goditje këndi”, u shpreh Chivu.
    Shijon këtë sukses trajneri Simeone, një 3 pikësh me shumë peshë kundër një ekipi shumë të fortë: “Luajtëm kundër një skuadre shumë të fortë, më e forta deri në këtë pikë të Champions. Kishim një plan për t’i bërë keq, për fat të mirë goli erdhi në fund. Ishte një fitore shumë e bukur”, u shpreh Diego Simeone pas suksesit 2-1 përballë Inter.
    ()

  • Atletico fitore dramatike përballë Interit, Arsenal mund Bayern

    Atletico fitore dramatike përballë Interit, Arsenal mund Bayern

    Janë zhvilluar këtë mbrëmje ndeshjet e radhës të Ligës së Kampioneve. Arsenal ka arritur të mposhtë Bayern Munich në Londër, me rezultatin 3:1.
    Atletico Madrid fitoi në minutat shtesë përballë Interit, duke e bërë dramatik fitoren ndaj italianëve. Ishte Gimenez, ai që realizoi në minutën e 93 të takimit, duke i dhuruar tre pikë Atleticos.
    Në ndeshjet e tjera, Eintracht Frankfurt u mund me rezultatin 0:3 nga Atalanta. Liverpool u turpërua përballë tifozëve të saj nga ana e PSV-së, me rezultatin e thellë 1:4.
    Real Madrid fitoi 4:3 ndaj Olympiakos, në një sfidë ku u shënuan plot shtatë gola.
    PSG fitoi 5:3 ndaj Tottenham, në një tjetër ndeshje, ku u shënuan numër rekord golash. Sporting mundi lehtësisht 3:0 Club Brugge.

  • Vëmendja në Londër dhe në Madrid, por jo më pak të rëndësishme edhe sfidat e tjera. Formacionet zyrtare

    Vëmendja në Londër dhe në Madrid, por jo më pak të rëndësishme edhe sfidat e tjera. Formacionet zyrtare

    Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions League, vëmendja do të jetë padyshim në “Emirates”, aty ku Arsenal pret Bayern Munich dhe në “Metropolitano”, aty ku Atletico Madrid pret Interin.
    Në Londër, pritet të shohim një përballje spektakolare, pasi të dy ekipet vijnë në formën e tyre më të mirë dhe të dyja kryesojnë në kampionatet respektive si dhe të dyja kanë nga 4 fitore këtë sezon në Champions League. Përveç mungesave afatgjata si Gabriel Jesus dhe Kai Havertz, “Topçinjtë” kanë 2 mungesa të rëndësishme sot shkak dëmtimesh si: Gabriel dhe Viktor Gyokers. Ndërsa Martin Odegaard rikthehet nga dëmtimi dhe gjendet në stol. Në anën tjetër për bavarezët mungojnë si zakonisht këtë sezon Davies dhe Musiala shkak dëmtimesh si dhe Luis Diaz shkak kartonësh.
    ARSENAL XI: Raya; Timber, Saliba, Mosquera, Lewis-Skelly; Rice, Zubimendi, Eze; Saka, Merino, Trossard. BAYERN MUNICH XI: Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stanisic; Kimmich, Pavlovic; Olise, Karl, Gnabry; Kane.
    Po ashtu edhe në Madrid pritet një sfidë shumë interesante, ku Atletico Madrid vjen pas disa fitoresh rresht në kampionat, por në Champions nuk ka bërë mirë këtë sezon. Inter vjen pas disfatës në derbi, ndërsa në Champions, zikaltrit kanë 12 pikë të plota në 4 takimet e para.
    ATLETICO MADRID XI: Musso; Molina, Giménez, Hancko, Ruggeri; Giuliano, Barrios, Cardoso, Gallagher; Baena, Julián Alvarez. INTER XI: Sommer; Akanji, Bisseck, Bastoni; Augusto, Barella, Çalhanoğlu, Zielinski, Dimarco; Lautaro Martínez, Bonny.
    Jo më pak të rëndëishme janë edhe sfidat e tjera, formacionet e tyre zyrtare janë si më poshtë:
    OLYMPIACOS XI: Tzolakis; Rodinei, Retsos, Pirola, Ortega; Mouzakitis, Dani García; Gelson Martins, Chiquinho, Podence; El Kaabi. REAL MADRID XI: Lunin; Alexander-Arnold, Asencio, Carreras, Mendy; Camavinga, Valverde, Tchouameni; Arda Güler, Vinicius, Mbappé.
    PSG XI: Chevalier; Zaïre-Emery, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Kvaratskhelia, Ndjantou, Barcola. TOTTENHAM XI: Vicario; Pedro Porro, Romero, Van de Ven, Spence; Sarr, Bergvall, Bentancur; Kolo Muani, Richarlison, Gray.
    LIVERPOOL XI: Mamardashvili; Szoboszlai, Konaté, Van Dijk, Kerkez; Jones, Gravenberch, Mac Allister; Salah, Ekitiké, Gakpo. PSV XI: Kovar; Dest, Schouten, Gasiorowski, Salah-Eddine; Mauro Júnior, Veerman; Man, Saibari, Perisic; Til.
     

  • Miranda kritikon Spallettin: Si trajner ishte fitues, si njeri e dominonte hakmarrja

    Miranda kritikon Spallettin: Si trajner ishte fitues, si njeri e dominonte hakmarrja

    26 Nëntor 2025

    10:47

    Alfred Lleshi

    Joao Miranda, ish-mbrojtësi i Interit dhe Atletico Madridit, ka folur hapur për marrëdhënien e vështirë me Luciano Spalletti: “A mund të kisha bërë më shumë? Po, por me Mancini, De Boer dhe Pioli isha titullar. Pastaj erdhi Spalletti, një njeri që impononte frikë. Si trajner ishte fitues, e riktheu Interin në Champions dhe hapi rrugën për të ardhmen, por si njeri…, ta lëmë mënjanë”.
    Miranda shtoi: “Ai jetonte me frikën që dikush të fliste keq për të. Pak lojtarë kishin marrëdhënie të mira. I mirë për çështje fushe, por nuk pëlqente ata me mendim tjetër. Pas debatit me të luaja gjithnjë e më pak. Shumë gjëra i merrte personale, si heqja e fanellës nga Icardi, pastaj kalonte në hakmarrje. Një pendesë? Të mos kem fituar një trofe tek Interi”.
    Për Lautaron: “Është një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë, me forcë, teknikë dhe cilësi. Mund të shënojë në çdo moment”. Për ndeshjen Atletico-Inter, parashikon barazim dhe kujton 4 vitet e tij magjike në Itali.