Tag: atletet

  • IAAF zbulon kampionët, Duplantis dhe Levrone shpallen “Atletët më të mirë të vitit 2025”

    IAAF zbulon kampionët, Duplantis dhe Levrone shpallen “Atletët më të mirë të vitit 2025”

    1 Dhjetor 2025

    16:43

    Telesport

    Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka shpallur dy atletët më të mirë të vitit 2025 në sportin e “mbretëreshës”.
    Për meshkuj, këtë titull e mori atleti suedez i kërcimit me shkop, Armand Duplantis. Ndërsa për femra triumfoi atletja amerikane e garës së 400 metrave, Sydney McLaughlin-Levrone.
    Duplantis këtë vit vemndosi disa rekorde botërore në garën e kërcimit me shkop, duke kërcuar deri në 6.30 metra.
    Levrone është mbajtëse e rekordit botëror në 400 metra si dhe fituese e Kampionatit Botëror të 400 metrave në Japoni.
    Dy atletë që këtë vit shkëlqyen në pistë e kërcime, duke i merituar titujt.

  • Maratona e Tiranës 2025 ul siparin: Mbi 5000 pjesëmarrës, ja fituesit e edicionit të 9-të

    Maratona e Tiranës 2025 ul siparin: Mbi 5000 pjesëmarrës, ja fituesit e edicionit të 9-të

    19 Tetor 2025

    15:43

    Telesport

    Është zhvilluar sot edicioni i 9-të i Maratonës së Tiranës, që këtë herë mblodhi mbi 5000 pjesëmarrës nga 56 vende të ndryshme të botës. Garat u zhvillua në disa disiplina: Maratonë, gjysmë-maratonë (21km) dhe 10km.
    Atletët nga Kenia ishin ata që dominuan e fituan në të dyja kategoritë. Për meshkuj, fitues doli Bernard Kiprotich Too, që dha kohë 2h21’35. Ndërsa për femra triumfoi atletja keniani Chelangat Sang, që dha kohën 2h39’21.
    Edhe atletët shqiptarë bënë një paraqitje të mirë, sidomos te femrat, me Blerina Bregu që u rendit e katërta pas atleteve afrikane. Te meshkujt, Ilir Këllezi, Altin Vorpsi e Jolin Carapuli u renditën në “top-10” vendet e para.
    Atletët nga Kenia dominuan edhe distancën e 21km, atë të gjysmë-maratonës, duke zënë sërish vendet e para. Vlen për t’u përmendur një organizim i mirë i turneut, që si gjithnjë solli një atomsferë fantastike në rrugët e kryeqytetit.

  • Spahiu: Shqipëria në NATO nuk respektohet nga atletet e Ramës, por nga standardet e arritura

    Spahiu: Shqipëria në NATO nuk respektohet nga atletet e Ramës, por nga standardet e arritura

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në samitin e NATO-s, dhe pamjen e tij, ku dallohej nga liderët e tjerë nga atletet e bardha që kishte veshur.
    Sipas tij, Shqipëria në NATO nuk respektohet nga atletet e bardha të kryeministrit, por standardet e arritura nga vendi ynë.
    ‘Unë e kuptojë se pamja dhe veshja e Ramës kanë ngjallur në lloj debati dhe kritikash ose edhe vlerësim. Do të përfaqësojë një personazh që do të evidentohet sepse Shqipëria nuk është se ka ndonjë peshë në aleancën e NATO-s dhe nuk ka vlerë të jesh vetëm për ata që janë aty, por ka vlerë të shtuar për opinionin publik. Ashtu si përfitojë Shqipëria kur u anëtarësua në NATO ku feedbackun e mori qeveria Berisha, edhe sot në mënyrën e vet dhe performancën e vet një pjesë e vlerës i shkon qeverisë Rama. Kjo që po ndodh ne duhet që të analizojmë se çfarë vlerash politike dhe ushtarake ka organizimi i samitit të NATO. Shqipëria në NATO nuk respektohet nga atletet e bardha të Ramës, por standardet e arritura’, tha ai.

  • Atletet e bardha të Ramës i tërhoqën vëmendjen edhe Erdoganit, ja çfarë i tha

    Atletet e bardha të Ramës i tërhoqën vëmendjen edhe Erdoganit, ja çfarë i tha

    Atletet e bardha me yll të kryeministrit Edi Rama morën sot vëmendjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt këtë të premte në kryeqytet.
    Me të mbërritur në sheshin Skëndërbej, atje ku u mbajt Samiti, presidentit turk i ranë në sy atletet e kryeministrit, i cili po e priste me çadër, dhe nuk ishte veshur ashtu siç e kërkon etika të cilën e rrespektojnë të gjithë liderët e tjerë.
    Siç duket edhe në video presidenti turk iu afrua Ramës, dhe duke  qeshur i tha: “Paske veshur atlete”.

    Cumhurbaşkanı Erdoğan, Arnavutluk Başbakanı Edi Rama tarafından karşılandı. pic.twitter.com/uIshxr11hg
    — Gazete.net (@gazetenette) May 16, 2025

  • Prapaskena nga Samiti në Tiranë/ Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Erdogan, komenti që i bëri (Video)

    Prapaskena nga Samiti në Tiranë/ Atletet e bardha të Ramës tërheqin vëmendjen e Erdogan, komenti që i bëri (Video)

    Me të mbërritur në sheshin Skëndërbej, atje ku u mbajt Samiti, presidentit turk i ranë në sy atletet e kryeministrit, i cili po e priste me çadër.

    Siç duket edhe në video presidenti turk iu afrua Ramës, duke  qeshur i tha: “Paske veshur atlete”.

    Më pas, në deklaratat për gazetarët, Erdogan tha: “Do të flasim për paqen nga Shqipëria për të gjithë botën”, duke nënvizuar nevojën për stabilitet dhe bashkëpunim në një epokë sfidash gjeopolitike.

  • Momenti kur Erdogan kritikon Edi Ramën për atletet e bardha: ”Çfarë i ke këto” (ViIDEO)

    Momenti kur Erdogan kritikon Edi Ramën për atletet e bardha: ”Çfarë i ke këto” (ViIDEO)

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
    Erdogan ka shtrënguar duart me kryeministri Edi Rama, i cili e priste në tapetin e kuq të vendosur në Sheshin Skënderbej.

    Mirëpo gjatë këtij momenti, Erdogan ka kritikuar Ramën për atletet që ky i fundit kishte veshur.
    Presidenti turk më pas është shoqëruar nga kreu i qeverisë deri në vendin ku qendronin mediat. Por, Erdogan nuk u prononcua për mediat, duke dhënë një koment të shkurtër për miqësinë mes popullit turk dhe Shqipërisë.

  • VIDEO/ Rama gati për hapjen e fushatës, vesh atletet e bardha: Fillon maratona

    VIDEO/ Rama gati për hapjen e fushatës, vesh atletet e bardha: Fillon maratona

    Pak minuta para hapjes zyrtare të fushatës elektorale të PS në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale, teksa shihet duke u bërë gati të veshë atletet.Në atlete është printuar edhe 5, numri që mban PS në fletën e votimit. Në video kryesocialisti dëgjohet duke thënë “Nga Berati fillon maratona. Vetëm 5”.
    Ndërkohë, krahas videos shkruan: “Edhe për pak shihemi tek Skënderbeu. Për hajër”.

  •  “BE dëshiron të zgjerohet”, Rama-komentuesit: Kushtet s’janë për sytë e mi e të tutë apo për atletet e mia të bardha

     “BE dëshiron të zgjerohet”, Rama-komentuesit: Kushtet s’janë për sytë e mi e të tutë apo për atletet e mia të bardha

    Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj dje një komentuesi lidhur me anëtarësimin në BE. Kreu i qeverisë tha se duhet të shfrytëzojmë derën që është hapur, ndërsa shtoi se Unioni nuk thotë se Shqipëria po plotëson kushtet ‘për sytë e bukur të mitë apo të tutë, apo për atletet e mia, apo për këpucët e tua me taka’.  “Dhe po të ishte utopi nuk do ndodhte kjo. Se BE-ja ka dëshirë të zgjerohet, po. BE-ja do donte ti merrte 6 vendet plus dhe ato të tjerat që janë jo në Ballkanin Perëndimor brenda tani, Po nëse thotë Shqipëria dhe Mali i Zi  do të thotë që Shqipëria dhe Mali i Zi janë pranë realizimit të kushteve që ka BE-ja dhe kushtet BE-së nuk janë për sytë e bukur të mitë apo të tutë Kalioti, apo për atletet e mia, apo për këpucët e tua me taka.
    Kushtet e BE-së janë kushte të cilat lidhen me standarde dhe monitorimi i standardeve nga ana e BE-së nuk negociohet për asnjë arsye në botë. Kështu që të thuash që ne nuk humbasim gjë nga futja në Europë do të thotë mos kuptosh fare se ç’do të thotë futja në Europë. Po të them unë se çfarë humbasim ne. Ne humbasim mbi 1 miliardë euro në vit, nga të cilat 90% janë grant, pra para dhuratë ose para e ndarë pa interes financiar në formën e grantit brenda për brenda familjes europiane dhe 10% kredi, ndërkohë që në gjithë këto vite çfarë kemi marrë nga BE-ja ka qenë diçka më shumë se 1 miliard 90% ka qenë kredi dhe 10% grant, po ta jap me një shifër shumë brutale, që të kuptosh se çfarë humbasim ne”, u shpreh Rama.