Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka patur një debat në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria gjatë sezonit të dimrit nga përmbytjet dhe gjatë sezonit të verës nga zjarret.
Deputeti Erald Kapri ka deklaruar se çështja e emergjencave në Shqipëri është kthyer në fatkeqësi për shqipatarët.
Gjatë fjalës së tij, Kapri ironizoi deputetin Ardit Bido, i cili rrihte gjoksin se kishte shkuar pranë familjeve në zonat e prekura nga zjarret apo nga përmbytjet.
Kapri iu drejtua duke i thënë se, në zonat e prekura nuk shkohet me atlete.
“Çështja e emergjencave është kthyer në fatkeqësi për shqiptarët. Nuk shkohet me atlete, të paktën ministri kishte vesh çizme. Duhet të jemi më të kujdesshëm pse shkoni, pse nuk shkoni”, tha Kapri.
Tag: atlete
-

Kapri ironizon Bidon/ Nuk shkohet me atlete të zonat e përmbytura
-

Detaje nga Samiti, Rama iu dhuroi liderëve evropianë atlete me yllin e BE-së, simbolin e fushatës së tij
Kryeministri Edi Rama ka surprizuar liderët e pranishëm në Komunitetin Politik Evropian, duke u dhuruar atlete të personalizuara me yllin e Bashkimit Evropian – një simbol që ka shoqëruar Partinë Socialiste edhe gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit.
Ylli i artë mbi sfondin blu, një referencë e qartë ndaj flamurit të BE-së, është kthyer në një emblemë vizuale të komunikimit të Ramës me opinionin publik dhe ndërkombëtarët. Tani, përmes këtij gjesti simbolik, ai e çon këtë mesazh edhe në tryezën evropiane.
Atletet, një imazh modern, rinor dhe pro-evropian, janë pjesë e një strategjie komunikimi të menduar deri në detaje nga kreu i qeverisë shqiptare.
Ky veprim vjen në një moment kur Shqipëria vijon përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe synon të rrisë profilin e saj në skenën ndërkombëtare. -

Pse vesh atlete si Rama? Berisha ‘justifikon’ ndryshimin e stilit në fushatë…
Stili i veshjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës ka ndryshuar në këtë fushatë elektorale. Në ekranin e emisionit “Opinion” në Tv Klan u shfaq një foto e tij ku shihet se është me atlete. Fevziu i solli në vëmendje se dikur e ka tallur Ramën për këtë gjë, por Berisha nuk hezitoi të jepte një përgjigje pa ‘filtra’ që shkaktoi të qeshura në studio.
Blendi Fevziu: Ju u tallët me Ramën që shkonte atlete. Tani veshët vetë atlete. Nuk ju kisha parë ndonjëherë me atlete.
Sali Berisha: Mos krahaso të pakrahasueshmen. Nuk jam me kostum, jam casual. Jam zotëri.
Fatos Hakorja: Kush jua zgjodhi?
Sali Berisha: Kush i zgjedh… -

“Numri 5 edhe në atlete”/ Pak para nisjes zyrtarisht të fushatës, Rama ndan videon në rrjetet sociale
Pak para nisjes zyrtarisht të fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke u përgatitur për garën elektorale në mënyrën e tij karakteristike – duke veshur një palë atlete të personalizuara. Në video, Rama shihet teksa vendos atletet, ku bie në sy numri 5, numri me të cilin Partia Socialiste do të paraqitet në fletën e votimit.Ky detaj simbolik, i stampuar në atlete, duket se është një mënyrë kreative për të përcjellë mesazhin elektoral dhe për të krijuar një lidhje vizuale e emocionale me votuesit.