Tag: atlanta

  • Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një personi në SHBA, humb jetën një oficer, autori vret veten pas ngjarjes

    Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një personi në SHBA, humb jetën një oficer, autori vret veten pas ngjarjes

    Një person i armatosur qëlloi dhe vrau një oficer policie pranë selisë së Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta të SHBA-së, përpara se të gjendej i vdekur në vendngjarje, thanë autoritetet.

    Të shtënat ndodhën para orës 5 pasdite, pranë kompleksit CDC dhe një farmacie, tha Shefi i Policisë së Atlantës, Darin Shirbaum në një konferencë për shtyp.
    I dyshuari, për të cilin policia tha se ka të ngjarë të ketë vepruar i vetëm, u gjet i vdekur në katin e dytë të një farmacie, pasi kishte ndërruar jetë nga plagët me armë zjarri që me shumë gjasa ia kishte shkaktuar vetes.

    🇺🇸 ÉTATS-UNIS : Un policier a été tué dans une fusillade contre le CDC, Centres pour le contrôle et la prévention des maladies, à Atlanta, par un individu qui pensait que le vaccin contre le Covid-19 l’avait rendu malade. Le tireur est mort (CNN). pic.twitter.com/eJh7qbgz3Y
    — Infos Françaises (@InfosFrancaises) August 9, 2025

    “Personi u gjet është i vdekur dhe asnjë civil nuk u vra nga të shtënat me armë zjarri në këtë sulm”, tha kryebashkiaku i Atlantës, Andrew Dickens, në një konferencë për shtyp. Ai tha se pati shumë të shtëna me armë zjarri në kompleksin CDC. Nëntëdhjetë e dy fëmijë në një qendër kujdesi ditore në kompleks u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe u ribashkuan me familjet e tyre në një shkollë aty pranë.
    Personi i armatosur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, besonte se sëmundja e tij ishte shkaktuar nga vaksina kundër koronavirusit, raportoi CNN dhe raportoi The New York Times, duke cituar burime të paidentifikuara. Sipas medias, babai i të dyshuarit i kishte informuar autoritetet dje në mëngjes se djali i tij kishte tentuar të vetëvritej. Shefi i policisë nuk do të konfirmonte në këtë fazë të hetimit nëse i dyshuari kishte shënjestruar CDC-në për shkak të vaksinës kundër koronavirusit.
    Oficeri i policisë i vrarë në sulm, David Rose, ishte 33 vjeç, ai la pas gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijë.

    Friday, August 8 around 5pm DeKalb County police officer David Rose was fatally shot while responding to an active shooter call at an intersection near Emory University and the CDC. Atlanta police said the single shooter died of gunfire on the second floor of a building that… pic.twitter.com/PBdI1UfY74
    — Jennifer Morris (@JenMorris83) August 9, 2025

    Top Channel

  • MLS e ka seriozisht, bën transferimin më të shtrenjtë në histori. Rritet konkurrenca për… Messin

    MLS e ka seriozisht, bën transferimin më të shtrenjtë në histori. Rritet konkurrenca për… Messin

    Leo Messi është ylli i padiskutueshëm i MLS (Major League Soccer). Pavarësisht se kujt mund t’i rëndojë, nëse ka ndonjë që i rëndon, gjë që nuk duket, nuk ka rëndësi sa shumë “yje” po tërheq kampionati amerikan që nga ardhja e yllit argjentinas tek Inter Miami, ky trend nuk do të ndryshojë.
    Tërheqja për të luajtur në SHBA duket gjithnjë e më e madhe, shumë lojtarë e preferojnë këtë destinacion, edhe pse nënkupton të ardhura financiare më të ulëta se Arabia Saudite. Klubeve të MLS nuk iu mbetet tjetër veçse të investojnë, sidomos duke pasur parasysh praninë e Leo Messit, aq më shumë që para pak ditësh Inter Miami shtoi në radhët e veta edhe Rodrigo De Paul.
    Goditjen e fortë ka tentuar ta japë Los Angeles FC, klub i cili ka konfirmuar blerjen më të shtrenjtë në historinë e kampionatit amerikan (MLS); Heung-min Son (33 vjeç). Koreano-jugori u përshëndet me një mesazh emocional nga tifozët e Tottenham dhe brenda orësh u prezantua te LAFC, që pagoi 22.5 milionë euro për ta marrë. Një shifër rekord në SHBA.
    10 transferimet më të shtrenjta në historinë e MLS:1. Heung-min Son: 22.5 milionë € (Los Angeles FC)2. Emmanuel Latte Lath: 21.25 milionë € (Atlanta United)3. Kévin Denkey: 15.3 milionë € (Cincinnati)4. Rodrigo De Paul: 15 milionë € (Inter Miami)5. Thiago Almada: 14.5 milionë € (Atlanta United)6. ‘Pity’ Martínez: 14.5 milionë € (Atlanta United)7. Ezequiel Barco: 12.2 milionë € (Atlanta United)8. Hirving Lozano: 12 milionë € (San Diego)9. Myrto Uzuni: 12 milionë € (Austin)10. Brenner: 11.8 milionë € (Cincinnati)
    Një listë që, duhet thënë, ka pak emra “yjesh”, për të mos thënë asnjë, para se t’i bashkohej Rodrigo De Paul, për të cilin Inter Miami pagoi 15 milionë euro. Arsyeja është se zakonisht futbollistët më të njohur mbërrijnë si transferime të lira, për të nënshkruar kontrata sa më të mëdha, por nuk është ky rasti me Son.

  • Kaos pas koncertit të Beyoncé në Atlanta: Një insekt, një britmë dhe 11 të plagosur në stacionin e metrosë

    Kaos pas koncertit të Beyoncé në Atlanta: Një insekt, një britmë dhe 11 të plagosur në stacionin e metrosë

    Ajo që duhej të ishte një mbrëmje magjike për fansat e Beyoncé në Atlanta, përfundoi në skena kaosi dhe paniku. Pas përfundimit të koncertit të saj në stadiumin Mercedes-Benz më 15 korrik, një rrëmujë shpërtheu në stacionin e metrosë Vine City, duke lënë të plagosur të paktën 11 persona.
    Shkak për gjithë situatën? Një britmë nga një vajzë 10-vjeçare që, sipas mediave, ishte trembur nga një insekt. Në sekonda, turma nisi të vraponte në panik drejt shkallëve lëvizëse, të cilat, për fat të keq, përshpejtuan dhe ndaluan menjëherë, duke shkaktuar përplasje të shumta.
    Pamjet që qarkullojnë në rrjet tregojnë trupa të rrëzuar, një këmbë të gjakosur dhe njerëz që ndihmonin njëri-tjetrin në një skenë që ngjante më shumë me një film katastrofë sesa me një mbrëmje koncerti.

  • Dëme të mëdha për Beyoncé, i vidhen këngë ende të pabotuara

    Dëme të mëdha për Beyoncé, i vidhen këngë ende të pabotuara

    CD me këngë të papublikuara të Beyoncé janë mes sendeve që u vodhën nga një automjet në Atlanta, vetëm pak ditë para ndalesës katër-ditore të këngëtares në qytet si pjesë e turneut të saj “Cowboy Carter”, kanë konfirmuar autoritetet lokale.
    Sipas një raporti të policisë, materialet e vjedhura përfshinin këngë ende të papublikuara, plane performancash dhe lista të repertorit nga koncerte të kaluara dhe të ardhshme. Të gjitha ishin brenda një makine me qira të përdorur nga koreografi i Beyoncé, Christopher Grant, dhe një nga balerinët e saj, Deandre Blue.
    Ngjarja ndodhi më 8 korrik, vetëm dy ditë para performancës së parë të artistes në Atlanta. Policia e Atlantas ka lëshuar një urdhër arresti për të dyshuarin, por identiteti i tij nuk është bërë ende publik.
    Grant dhe Blue i thanë policisë se e kishin parkuar xhipin e zi me qira pranë një restoranti dhe kur u kthyen, gjetën xhamin e pasmë të thyer dhe dy valixhe të zhdukura – ku ndodheshin edhe materialet e çmuara të këngëtares.
    Nuk është e qartë nëse sendet e vjedhura janë rikuperuar. Beyoncé është aktualisht në turneun e saj Cowboy Carter dhe ka qenë në Atlanta që nga 10 korriku, me shfaqjen e saj të fundit të planifikuar për të hënën në mbrëmje.

  • Enea Mihaj i jep drejtim të ardhmes, zyrtarizohet te skuadra e re

    Enea Mihaj i jep drejtim të ardhmes, zyrtarizohet te skuadra e re

    Pas largimit nga Famalicao, Enea Mihaj i ka dhënë drejtim të ardhmes, teksa ka firmosur me skuadrën e re. Mbrojtësi i Kombëtares është bashkuar me Atlanta United, duke nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
    26-vjeçari do të luajë për herë të parë në MLS amerikane, teksa më herët është aktivizuar në Greqi te PAOK.

    “Atlanta United ka nënshkruar me mbrojtësin Enea Mihaj si transferim i lirë me një kontratë deri në sezonin 2028 me një opsion për vitin 2029. Mihaj do të jetë gati për të luajtur duke filluar nga 24 korriku, kur të hapet afati i transferimeve”- shkruan klubi.
     

  • Çelsi e nis me tri pikë, në Atlanta impianti…bosh

    Çelsi, njëra nga 12 skuadrat europiane në Kupën e Botës për Klube, bëri një debutim fitues këtë mbrëmje. Ekipi anglez, fitues i fundit i Ligës së Konferencës, mundi Los Anxheles 2-0 në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, duke marrë kështu kryesimin në Grupin D, ku luajnë edhe Flamengo dhe Esperance Tunis (që luajnë nesër).

    Londinezët morën tre pikët e para falë një performance të fortë, një ndeshje e kontrolluar që nga fazat e para dhe e vendosur nga një gol në secilën pjesë: Pedro Neto shënoi në pjesën e parë, me Enzo Fernandez që dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë.

    Grupi D:

    Çelsi- Los Anxheles 2-0 (Pedro Neto 34′, Enzo Fernandez 80′) 

    Vazhdo leximin

  • Aeroportet më të ngarkuara në botë, do befasoheni me numrin 1 të listës!

    Aeroportet më të ngarkuara në botë, do befasoheni me numrin 1 të listës!

    Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, numri i pasagjerëve në udhëtimet ajrore është rritur në gati 9.5 miliardë në 2024-ën, 9% më shumë se një vit më parë. Me këto shifra, padyshim që aeroportet janë tejmbushur. A jeni kuriozë të mësoni aeroportet më të ngarkuara në botë?
    Para se të bëjmë renditjen, duhet të dini se Shtetet e Bashkuara (krahasuar me gjithë pjesën tjetër) kanë rreth 2082 aeroporte publike dhe rreth 20 mijë në total. Çdo ditë, numërohen 2.9 milionë pasagjerë në më shumë se 45 mijë fluturime!
    10 – Aeroporti Ndërkombëtar i Chicagos O’Hare në Chicago, Illinois

    9 – Aeroporti Shanghai Pudong në Kinë

    8 – Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit (IST), Turqi

    7 – Guangzhou Baiyun (CAN) në Guangzhou, Kinë

    6 – Aeroporti Ndërkombëtar i Denver (DEN) në Colorado

    5 – Aeroporti Ndërkombëtar Dallas Fort Worth (DFW) në Dallas, Texas

    4 – Aeroporti London Heathrow (LHR) në Londër, Angli

    3 – Aeroporti Ndërkombëtar Tokyo Haneda (HND) në Japoni

    2 – Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait (DXB) në Emiratet e Bashkuara

    1 – Dhe listën e kryeson… Aeroporti Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta (ATL) në Atlanta, Georgia
    Edhe pse jeni befasuar me këtë fakt, ky aeroport është më i ngarkuari kryesisht për shkak të vendndodhjes së tij strategjike, fluturimet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare. Po ashtu sepse është një qendër për Delta Air Lines, linjën ajrore të dytë më të madhe në botë, e cila ka selinë e saj në Atlanta. Aeroporti gjithashtu ka 5 pista paralele, që do të thotë se shumë aeroplanë mund të ulen dhe të ngrihen në të njëjtën kohë.