Tag: athinë

  • Vjedh makinën dhe i bën “zbor” policisë, bie në pranga shqiptari në Athinë

    Vjedh makinën dhe i bën “zbor” policisë, bie në pranga shqiptari në Athinë

    Një ndjekje policore ndodhi në Athinë, kur oficerët e policisë nga Ekipi DI.AS vunë re një automjet të dyshimtë në zonën e “Amarousi” në rrugën “Neratziotissis”, pranë qendrës tregtare The Mall.

    Kur oficerët e policisë sinjalizuan për kontroll, shoferi shpejtoi dhe automjeti u ndoq në rrugën “Neratziotissis” drejt stacionit ISAP “Irini” dhe në rrugë të ngushta paralele me rrugën “Marinov Antypa”.
    Në kryqëzimin e rrugëve “Folegandros” dhe “Smyrnis”, shoferi e braktisi makinën dhe iku në këmbë. Pasoi një ndjekje në këmbë dhe, me ndihmën e një oficeri policie jashtë detyrës , i dyshuari u arrestua në rrugën “Marinov Antypa 56” dhe u soll në Stacionin e Policisë së Amarousit.
    Kur oficerët e policisë u kthyen te automjeti i braktisur, ata zbuluan se një person tjetër e kishte zhvendosur atë. Makina u gjet përfundimisht e braktisur nga Ekipi DIAS në rrugën “Iras 60” në Heraklion.
    Autori është një 32-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Marsel Ndreca nga Miloti. Në fakt gjeneraliti i tij në Shqipëri e nxjerr atë 26 vjeç.
    Ai akuzohet për tentativë vjedhjeje derisa makina të dërgohet në stacion dhe të kontrollohet nëse ka diçka brenda saj, pasi është e mbyllur.
    Sipas burimeve policore, i arrestuari ka qenë në duart e autoriteteve më shumë se 10 herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa atij i është ndaluar edhe hyrja në Greqi. Hetimi vazhdon ndërsa kërkohet një person i dytë i përfshirë.

    Top Channel

  • U kap me 3.4 kokainë, dënohet me 3 vite burg shoferi i linjës Sarandë – Athinë

    U kap me 3.4 kokainë, dënohet me 3 vite burg shoferi i linjës Sarandë – Athinë

    Gjykata e Sarandës ka dënuar me tre vite burg shoferin e linjës ndërkombëtare Sarandë – Athinë, pasi u kap me 3.4 gramë kokainë. Vasillaq Vasili u dënua me 3 vite e 4 muaj burg. Vendimi për Vasilin është marrë më datën 23 shtator, ndonëse, 52-vjeçari ndodhet në paraburgim që prej 18 nëntorit të vitit 2024.
    Ai u arresta nga policia në momentin e parë që hyri në pikën doganore Qafë-Botë, së bashku me mjetin që drejtonte, tip furgon “Mercedes Benz”, me targë AB643LM. Gjatë kontrollit atij ju gjetën gjashtë doza me lëndë narkotike e cila më pas rezultoi, që të ishte kokainë dhe një peshore elektronike. Në momentin kur u pyet nga policia 52-vjeçari, tha se ishte përdorues i rregullt i lëndës narkotike kokainë dhe se e kishte blerë në Athinë.
    “Përsa i përket lëndës narkotike, unë jam përdorues i lëndës narkotike të llojit “Kokainë” prej shumë vitesh dhe përsa i përket sasisë rreth 6 doza, i kam blerë në Athinë te një person i panjohur, shtetas grek, rreth 170 cm i gjatë, të cilin nuk e njoh personalisht.
    Lëndën narkotike e bleva kundrejt vlerës 80 euro, për arsye se në shtetin shqiptar ku unë jetoj, kushton më shtrenjtë. Këtë sasi të lëndës narkotike e konsumoj për një periudhë 12 ditore, në varësi të gjendjes psikologjike që ndodhem. Në lidhje me peshoren që është gjetur në çantën time, dua të them se është harruar nga personi që ma ka shitur, pasi e peshoi lëndën narkotike përpara se të ma shiste.” deklaroi Vasili.

  • U kap me 3.4 gr drogë, dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg shoferi i autobuzit

    U kap me 3.4 gr drogë, dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg shoferi i autobuzit

    Një shofer i linjës ndërkombëtare Sarandë-Athinë është dënuar nga Gjykata e Sarandës me 3 vjet e 4 muaj burg, pasi u kap një vit më parë me 3.4 gram kokainë në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë.

    Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Vasillaq Vasili, i cili ndodhet në paraburgim që nga 18 nëntori 2024. Sipas dosjes hetimore, ai u kontrollua në hyrje të territorit shqiptar me furgonin e tij “Mercedes Benz” dhe iu gjet një çantë marsup me 6 mbështjellje me pluhur të bardhë, që rezultoi të ishte kokainë, dhe një peshore elektronike. Pesha totale e lëndës së sekuestruar ishte 3.83 gramë, ndërsa pas ekspertimit toksikologjik rezultoi se shtetasi kishte përdorur kokainë.

    Në marrëveshje me gjykatën, Vasili deklaroi se kishte blerë lëndën narkotike në Athinë nga një person i panjohur dhe se e kishte për përdorim personal. Ai shpjegoi se peshorja ishte përdorur nga shitësi dhe ishte harruar në çantën e tij.
    Megjithatë, gjykata e konsideroi rastin si prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, e cila u ul në 3 vjet e 4 muaj në bazë të gjykimit të shkurtuar. Dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
    gijotina.com/

  • Dënohet me 3.4 vjet burg, shoferi shqiptar i linjës Sarandë-Athinë, u kap me 3.4 gram kokainë

    Dënohet me 3.4 vjet burg, shoferi shqiptar i linjës Sarandë-Athinë, u kap me 3.4 gram kokainë

    Një shofer i linjës së transportit ndërkombëtar Sarandë – Athinë është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës, pasi është kapur një vit më parë me rreth 3.4 gram kokainë në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë.

    Vendimi është dhënë në 23 shtator, për 52-vjecarin Vasillaq Vasili, i cili ndodhet në paraburgim prej 18 nëntorit 2024. Rreth orës 19:00 të asaj dite, sipas dosjes hetimore, punonjësit e policisë kanë konstatuar një shtetas i cili sapo kishte hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës doganore Qafë-Botë, së bashku me mjetin që drejtonte, tip furgon ‘Mercedes Benz’, me targë AB643LM.

    Është bërë kontrolli i mjetit tip furgon së bashku me personin dhe gjatë kontrollit janë gjetur një çantë tip marsup, të cilën e kishte me vete, 6 mbështjellje në formë doze me plastmas, brenda së cilave kishte material pluhuri me ngjyrë të bardhë dhe karakteristika si ajo e lëndës narkotike e llojit ‘Kokainë’, si dhe një peshore elektronike, me mbishkrimin.

    Më pas, është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku nuk i janë gjetur sende të jashtëligjshme. Pas peshimit të lëndëve të dyshuara si narkotike, ato rezultuan me peshë totale (së bashku me ambalazh) 3.83 gramë kokainë. I dyshuari gjatë marrjes në pyetje deklaroi: ‘Përsa i përket lëndës narkotike, unë jam përdorues i lëndës narkotike të llojit ‘Kokainë’ prej shumë vitesh dhe përsa i përket sasisë rreth 6 doza, i kam blerë në Athinë te një person i panjohur, shtetas grek, rreth 170 cm i gjatë, të cilin nuk e njoh personalisht.

     Lëndën narkotike e bleva kundrejt vlerës 80 euro, për arsye se në shtetin shqiptar ku unë jetoj, kushton më shtrenjtë. Këtë sasi të lëndës narkotike e konsumoj për një periudhë 12 ditore, në varësi të gjendjes psikologjike që ndodhem. Në lidhje me peshoren që është gjetur në çantën time, dua të them se është harruar nga personi që ma ka shitur, pasi e peshoi lëndën narkotike përpara se të ma shiste.’

    Ekspertimi i mëvonshëm toksikologjik, doli në përfundimin se në mostrën e urinës së te dyshuarit u zbulua prania e produkteve të metabolizmit të kokainës, duke vërtetuar faktin që ai ishte përdorur, ndërsa peshimi neto i lëndës së sekuestruar rezultoi në 3,329 gramë. Ekspertët arritën të kqyrnin edhe aparatin celular të 52-vjecarit, por nga këqyrja nuk rezultuan të dhëna me interes për hetimin.

    Pavarësisht këtyre fakteve, Gjykata vendosi ta dënojë 52-vjecarin Vasillaq Vasili me 5 vjet heqje lirie për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’ dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, e dënoi atë përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, e cila duhet të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

  • Koha e miqësisë me grekët? Hera e parë kur çamët u ftuan në Athinë, ngjarja e panjohur më 4 gusht 1937! Takimi i Bajo Topullit me Musa Demin

    Koha e miqësisë me grekët? Hera e parë kur çamët u ftuan në Athinë, ngjarja e panjohur më 4 gusht 1937! Takimi i Bajo Topullit me Musa Demin

    Koha e miqësisë me grekët? Hera e parë kur çamët u ftuan në Athinë, ngjarja e panjohur më 4 gusht 1937! Takimi i Bajo Topullit me Musa Demin- Nga ENVER KUSHI

    NË VEND TË NJË KOMENTI

    Në vitin 2002 u botua libri “Musa Demi dhe qëndresa çame(1800-1947)” shkruar nga historiani i njohur Hajredin Isufi, i cili ka dhënë një ndihmesë të madhe për dritësimin e historisë, kulturës dhe figurave të shquara të Çamërisë. Libri shoqërohet me parathënie të prof. Pëllumb Xhufit dhe pasthënie të prof. Kristo Frashërit, që vlerësojnë punën e palodhur të Hajredin Isufit, hulumtimet e tij të gjata për Çamërinë e njerëzit ë saj, që Pukëvili dikur i quajti “më të mirët e më fisnikët e farës shqiptare”. Nuk do të ndalem për vlerat e këtij libri, por mendoj, se është me interes për lexuesit, që të njihen me disa të dhëna, që prof. Kristo Frashëri jep në pasthënie “Dy kujtime me Musa Demin”. Ai shkruan, se emrin e Musa Demit e kishte ndeshur që kur ishte fare i ri, kur kishte lexuar librin me kujtime të Mihal Gramenos “Kryengritja Shqiptare”, botuar në Korçë më 1927, ku flitej për takimin e Bajo Topullit me Musa Demin më 1908.Më vonë vazhdon prof. Kristo Frashëri, mësova për të hollësi të tjera. Në vjeshtën e vitit 1936 erdhën në Tiranë, nga Gjirokastra, dy moshatarë të rinj: Ali Demi dhe Vehip Demi, që të dy djem kushërinjsh të Musa Demit, por që Musai i konsideronte, sipas zakonit të vjetër nipër, kurse nipërit për respekt, e thërrisnin atë xha Musa. Fati e pruri që të dy kushërinjtë, Ali Demi dhe Vehip Demi, të bëheshin shokët e mi të klasës, madje shokë tepër të ngushtë jashtë klasës. Prej tyre mësova hollësi të tjera për Musa Demin, i cili vazhdonte të jetonte në Çamëri, madje shumë shpejt, Vehipi më dha mundësinë të takohesha vetë me xha Musanë”. Prof. Kristo Frashëri e përshkruan me emocion këtë takim me Musa Demin, që u bë në Athinë në verën e vitit 1937.
    Është një përshkrim i rrallë, i panjohur deri tani, për një manifestim folklorik, që është zhvilluar në Athinë, më 4 gusht 1937, me rastin e përvjetorit të ardhjes në pushtet të diktatorit Jani Metaksa. Këtu për herë të parë janë ftuar për të marrë pjesë, si grup më vete, çamët me këngët, vallet dhe veshjet e tyre popullore shqiptare. Prof. Kristo Frashëri i kthehet këtij manifestimi edhe në librin “Historia e Çamërisë (Vështrim Historik)”. Profesori në këtë libër ndalet edhe në një manifestim tjetër, organizuar jo në Athinë, por në Tiranë. Për këtë ai shkruan: “Disa muaj më vonë, Shqipëria kremtoi më 28 nëntor 1937, 25 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ku një vend të rëndësishëm, zinte delegacioni grek, shumica dërmuese e tyre ishin me origjinë arvanite”. Kështu, kryetari i delegacionit ishte admirali Mihal Sakellariu, arvanit, shef i Shtabit Madhor, në Ministrinë e Marinës dhe anëtarë qenë Kanakaris Lukas Rufos, ishministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, arvanit nga nëna, pra me origjinë shqiptare.

    DELEGACIONI GREK
    Emra të tjerë të delegacionit grek do të mësoni nga fragmenti, bashkangjitur me këtë shkrim, marrë nga libri i prof. Kristo Frashëri. Mendoj se është me interes të jap diçka më shumë për Kanakaris Lukas Rufos. Kjo ka të bëjë me një deklaratë të tij, kur ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, që është botuar në “Gazeta e Korçës” nr.263, 27 shkurt 1926, me autor Vangjel Nasho Qirko. Rufos, shkruan Vangjel Nasho Qirko, më pranoi dhe me fisnikërinë që e karakterizon, më deklaroi, sa më poshtë mbi marrëdhëniet greko-shqiptare: “Deklaroj çiltazi gëzimin tim të madh, që forcimi i lidhjeve greko-shqiptare të bëhet në kohën e ministrisë sime. Dispozitat e sinqerta dhe mendimet e kthjellta si të Kryetarit të Republikës, ashtu dhe kryetarit të qeverisë, të cilët që të dy janë me origjinë shqiptare, janë në udhën e zgjerimit praktik. Caktimi i një politike të qartë dhe definitive kundrejt shtetit shqiptar, qenia dhe përparimi i të cilit është në interesin e madh të Greqisë, filloi të shfaqet në të gjitha pikat.
    Çështjes së Çamërisë iu dha fund definitiv, amnisti për të gjithë çamët e dënuar, apo të akuzuar dhe të kthyerit e të internuarve në shtëpitë e tyre. Gjuha shqipe do të vihet në disa shkolla të Greqisë, klubet vorio-epirote në tërë Greqinë u shpërndanë dhe arkivat e tyre iu dorëzuan prefektëve. Të gjitha këto jam i sigurt, se do të frymëzojnë besim absolut të Shqipërisë, për sinqeritetin e Republikës Greke… Shpresoj të arrij, që në kohën e ministrisë sime, të ve vulën e fundit në restaurimin të miqësisë greko-shqiptare, gjë që e quaj vepër të madhe kombëtare dhe që do përfundojë në dobi të të dyja palëve”. Sa më lart mendoj se nuk ka nevojë për komente. Kanë kaluar 88 vite nga ato që përshkruan prof. Kristo Frashëri: “Manifestimi folklorik i çamëve në Athinë dhe ardhja në Tiranë e delegacionit grek, shumica e të cilëve ishin arvanitë”. Deklarata që cituam më lart e Rufos, si dhe ato që përshkruan prof. Kristo Frashëri dhe që botohen tek ‘ExLibris’, mendoj se janë aktuale për Ballkanin e trazuar edhe nga ankthet e nacionalizmit primitiv, si dhe për Greqinë fqinje. Popujt e Ballkanit, veçmas shqiptarët dhe grekët, kanë pasur kodet e tyre të mirëkuptimit dhe miqësisë. Këto kode kanë sfiduar dhe sfidojnë politikat përçarëse, apo erërat që sjellin ngrica e kërkojnë përçarjen mes popujve tanë. Lum ata politikanë, që jo vetëm i kuptojnë, por i vënë në jetë këto kode miqësie.

    ÇAMËT NË ATHINË
    Fati e pruri që të dy kushërinjtë, Ali Demi dhe Vehip Demi, të bëheshin shokët e mi të klasës, madje shokë tepër të ngushtë jashtë klasës. Prej tyre mësova hollësi të tjera për Musa Demin, i cili vazhdonte të jetonte në Çamëri. Madje, shumë shpejt, Vehipi më dha mundësinë të takohesha vetë me xha Musanë. Takimi u bë në Athinë, në verën e vitit të ardhshëm (1937). Gjatë pushimeve verore të atij viti unë shkova në Athinë, i ftuar nga halla ime, Elisabeta, e cila ishte shpërngulur me gjithë fëmijët e saj nga Stambolli dhe ishte vendosur në kryeqytetin grek.

    Gjatë pushimeve edhe Vehipi kishte vendosur të shkonte te familja e tij, në Filat të Çamërisë dhe që andej do të vinte në Athinë, te disa kushërinj të tij. Me adresën e hallës sime, që ia dhashë që në Tiranë, ai më gjeti lehtë në Athinë. Kur u takuam në fund të korrikut, më njoftoi se pas disa ditësh do të vinte në Athinë Musa Demi, në krye të një grupi shqiptarësh çamë, për të marrë pjesë në manifestimin folklorik që do të zhvillohej në kryeqytetin grek më 4 gusht 1937, me rastin e përvjetorit të ardhjes në pushtet të diktatorit Jani Metaksa.

    Ky ishte i pari manifestim shtetëror grek në të cilin qenë ftuar të merrnin pjesë, si grup më vete, çamët me këngët, vallet dhe veshjet e tyre popullore shqiptare. Për këtë arsye Musa Demi, i cili nderohej si prijësi shtetëror i çamëve, e pranoi ftesën dhe i kushtoi kujdes organizimit sa më të mirë të grupeve folklorike të Çamërisë. Parakalimi i grupeve folklorike të mbarë Greqisë, i cili u zhvillua në paraditen e 4 gushtit 1937 në Sheshin e Kushtetutës (Sintagma) dhe vazhdoi në rrugën Panepistomiu (sot bulevardi “El. Venizellos”), ishte madhështor.
    Mua erdhi dhe më mori për të parë manifestimin një mik i familjes së hallës sime, profesori Filipe nga Përmeti, i cili jetonte prej kohës në Athinë, por që kishte mbetur një shqiptar i kulluar. Të parët që parakaluan, qenë grupe folklorike të Athinës (provinca e Athinës). “Shikoji, – më tha profesori, – fustanellat tona. Janë arvanitët që e flasin shqipen si ti dhe unë”. Pastaj, kur parakaluan grupet e Korinthit, përsëri e ngrinte zërin: “Shiko, shiko përsëri arvanitët, vëllezërit tanë, si ecin krenarë!”. Është e tepërt të them se fustanella e arvanitëve, fjalët e profesorit dhe ideja se ata ishin gjymtyra të kombit shqiptar, më shkaktonin dridhma në trup. Pasi kaluan edhe grupe të tjera arvanitësh, u duk pankarta e grupeve të Thesprotisë: “Ja, tani po vijnë çamët e tu!”, – më tha.
    Kur kaloi para nesh grupi çam, me në krye Musa Demin, në sektorin tonë u përshëndet me disa duartrokitje. Pranë tij mezi dallova Vehipin, i cili mezi dukej, pasi Perëndia e kishte bërë të shkurtër. I thirra nga trotuari dhe ngrita dorën. Më pa dhe ma bëri me shenjë me dorë se do të takoheshim pastaj. Që nga ajo ditë, kjo skenë nuk më është shqitur nga mendja asnjëherë. Pasdite Vehipi më mori në telefon në shtëpinë e hallës sime. Më tha se kryetari i Bashkisë së Athinës u kishte vënë grupeve folklorike në dispozicion sheshet jo të pakta të Athinës për të kënduar dhe hedhur valle gjatë mbrëmjes. Për grupet e Thesprotisë ishte caktuar sheshi “Qipseli” (Platea Kypselis). Ashtu siç më premtoi, Vehipi erdhi dhe më mori, ndonëse nga shtëpia e hallës sime (rruga Skiron), sheshi ishte shumë afër. Kur arritëm atje, më shpuri në një lokal ku qe ulur Musa Demi. Më prezantoi:
    -Ky është shoku im i ngushtë për të cilin të kam folur.
    Xha Musai më tha:
    -Gëzohem!
    Më hodhi një sy nga koka te këmbët. Pastaj shtoi:
    -Më dukesh djalë levend, po i biri i kujt je, se unë e pyeta Vehipin të më thoshte emrin e babait tënd, se mbase atë e njoh, por ai më tha se nuk e dinte. E shava. I thashë: “Çfarë shoku e paske kur nuk ia di emrin e babait?”. E pyeta se mos e ke gjë Naim Frashërin. Më tha: “As për këtë nuk e kam pyetur, por më duket se nuk e ka gjë, se Naimi ka qenë bektashi dhe ky është i krishterë”.
    Iu përgjigja me të qeshur se edhe unë nuk e dija emrin e babait të Vehipit. Pastaj i dhashë shpjegime për babanë tim. Qëndruam bashkë gati një orë. Thamë plot gjëra, por tani, kur kanë kaluar 65 vjet, i kam harruar. Duket se nuk kanë qenë të rëndësishme. Prej tyre mbaj mend se diçka më dogji, m’u duk sikur më shpoi me shtizë. Kur unë i thashë, ndoshta nga krenaria kombëtare, por, kushedi, edhe për t’i bërë lajka, se nuk ishte e drejtë që çmimin e parë ia kishin dhënë grupit të Qefalonisë, me siguri për t’i bërë qejfin Metaksait. Për mua çmimin e meritonte grupi çam. Por ai ma preu shkurt:
    -Ç’e do që s’të kanë pyetur ty ata të komisionit të çmimeve!
    Mbrëmja kaloi me hare të papërshkruar. Në Qepsel kishin ardhur qindra shqiptarë, të cilët shoqëroni me iso korin çam. Mbaj mend, që xha Musai u thoshte valltarëve, “hajdeni, djema edhe një herë Çamikonë, se është vallja jonë, se edhe grekët e thonë vetë, se është vallja jonë, vallja çame”! Marrë ngas libri i Hajredin Isufit “Musa Demi dhe qëndresa çame(1800-1947)”, fq.364-367.
    ARVANITËT NË TIRANË
    Prirjen e tij për një kthesë të politikës greke ndaj Shqipërisë, Kryeministri Metaksas nuk ngurroi ta shfaqte haptas. Më 4 gusht 1937, me rastin e përvjetorit të parë të ardhjes së tij në pushtet, diktatori Metaksas organizoi në Athinë më 4 gusht 1937 një manifestim madhështor. Për të parën herë erdhi zyrtarisht në kryeqytetin grek një përfaqësi shqiptare nga Çamëria, e cila mori pjesë si një trup i veçantë në parakalimin festiv që u krye në sheshin “Sintagma”. Po atë mbrëmje grupi çam dha në sheshin “Kypselis” një shfaqje folklorike me këngë dhe me valle çame. Atë mbrëmje në këtë shesh të Athinës dëgjohej të flitej vetëm shqip. Disa muaj më vonë, Shqipëria kremtoi më 28 Nëntor 1937, 25-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
    Midis delegacioneve të shumta që erdhën nga jashtë vendit në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në përvjetorin e ngjarjes historike, delegacione zyrtare shtetërore dhe delegacione të diasporës shqiptare, një vend të rëndësishëm zinte delegacioni grek. Jo pa kuptim ishte përbërja e anëtarëve të delegacionit zyrtar grek, shumica dërrmuese e të cilëve ishte me origjinë arvanite. Kryetari i delegacionit ishte admirali Mihal Sakellariu, një arvanit, shef i Shtabit Madhor në Ministrinë e Marinës.
    Anëtarët e tjerë të delegacionit qenë: Kanakaris Lukas Rufos, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, arvanit nga nëna, me origjinë shqiptare; admiral Kryezis nga Hidra arbëreshe, kryetar i Lidhjes Greko-Shqiptare, së bashku me bashkëshorten zonjën Kryezis; gjenerali Nikolla Trikupi, nënkryetar i Lidhjes Greko-Shqiptare, së bashku me zonjën Trikupi; Filipos Dragumis, ministër – Guvernator i Përgjithshëm i Selanikut, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Greko-Shqiptare, me zonjën Dragumis; Aristotelis Valaoritis, ish-nënministër shteti; Periklis Argjiropullos, kryetar i grupit helenik të Konferencës Ballkanike; Georgios Gagaris, ish-deputet; Kostas Malamatianos; Nikolla Zarifis, kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Athinës etj.. Përshtypje të veçantë la në opinionin publik shqiptar sjellja e ngrohtë e delegacionit zyrtar grek në mbrëmjen festive që organizoi mbreti Zog në pallatin mbretëror më 26 nëntor 1937. Njoftimet mbi pjesë marrjen e delegacionit zyrtar grek në këtë mbrëmje i kemi kryesisht nga përshkrimi i gazetarit Gjergj Bubani, i cili qe aty i pranishëm.
    Kur hyri në sallë delegacioni grek festa kishte filluar. Grupe folklorike nga Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Berati këndonin dhe hidhnin valle popullore. Kur hyri delegacioni grek, vallen po e udhëhiqte motra e mbretit Zog, princesha Senija, me një grup grash të tjera të veshura me kostume popullore. Sipas gazetarit, kryetari i delegacionit grek M. Sakellariu kur hyri në sallë tërhoqi vështrimin e të pranishmëve kur e panë se kishte vënë në kokë një qeleshe të bardhë si ato të malësorëve shqiptarë. Veç kësaj – shton gazetari – admirali Sakellariu hyri menjëherë në vallen që po udhëhiqte princesha Senie. Gazetari shqiptar shkruan se ky ishte një “moment mallëngjyes.
    Ka qenë me të vërtetë një grimë mallëngjyese. Perengrinata e gjakut arbëresh, nënvizon ai, ndodhet e tëra aty brenda, në Pallat, rreth mbretit të adhuruar. Ndodhen aty personalitete të dëgjuara italiane dhe helene prej gjaku shqiptar”. Mbrëmjen tjetër, në rrugën “Fortuzi”, sot rruga “Asim Vokshi”, përpara selisë ku ishte strehuar delegacioni grek (sot selia e Partisë Social-Demokrate), u zhvillua një manifestim patriotik dashamirës nga delegacioni arvanit. U hodhën përsëri valle. Edhe arvanitët hodhën valle. Kur vallen e udhëhiqte Dragumis, rruga plot e përplot me qytetarë u tund nga duartrokitjet kur ai shqipëroi në këngë fjalët:
    “Gjaku ujë zbënetë e ndu bëftë s’pihetë”.
    Marrë nga libri i Kristo Frashëri “Historia e Çamërisë (Vështrim historik)”, fq. 282-283.
    /Gazeta Panorama 

  • “Pse më sheh?”/ Pyetja që ndezi përleshjen e përgjakshme në Athinë mes shqiptarëve dhe grekëve

    “Pse më sheh?”/ Pyetja që ndezi përleshjen e përgjakshme në Athinë mes shqiptarëve dhe grekëve

    FOTO ILUSTRUESE

    GREQI- Një festë me muzikë dhe valle nën ritmet greke në zonën e Metamorfosis, në Athinë, ka përfunduar në një përleshje të dhunshme, ku katër persona mbetën të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ku tre shqiptarë dhe një grek janë përfshirë në një konflikt fizik.
    Sipas medias greke Protothema, gjithçka nisi nga një debat banal mes disa shqiptarëve që po largoheshin nga festa. Shkaku dyshohet të ketë qenë një fjalë e thënë në kalim: “Pse më sheh? Lëviz të kaloj”, që më pas ka përshkallëzuar në një përleshje të ashpër me thika.Rreth 20 persona janë përfshirë në sherr, duke shkaktuar panik të madh mes pjesëmarrësve të tjerë në festë.
    Sipas raportimeve, dy shqiptarë kanë marrë plagë të rënda në kraharor, brinjë dhe në zonën e sqetullës. Ndërsa një shtetas grek është goditur në pjesën e mesit me një mjet të mprehtë, ndërkohë që po përpiqej të ndante palët e përfshira. Policia greke ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit./ZËRI

  • VIDEO/ Momente paniku në Athinë pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e djeshme

    VIDEO/ Momente paniku në Athinë pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e djeshme

    Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter u regjistrua pak para mesnatës së së hënës në zonën e Nea Styra në Evia, duke u ndjerë ndjeshëm edhe në Athinë dhe zonat përreth.

    Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, tërmeti ndodhi në orën 00:27 pas mesnate dhe që prej asaj kohe janë regjistruar rreth 25 pasgoditje deri në orën 6 të mëngjesit të së martës, me magnitudë që varionte nga 1.3 deri në 2.8 Rihter.

    Ekspertët sizmologë grekë janë duke monitoruar nga afër zhvillimin e aktivitetit sizmik, duke u përpjekur të përcaktojnë nëse tërmeti kryesor ka kaluar apo nëse priten lëkundje të tjera.

  • Tërmet i fortë në Athinë, shënohen lëkundje mbi 5 ballë të shkallës rihter

    Tërmet i fortë në Athinë, shënohen lëkundje mbi 5 ballë të shkallës rihter

    Tërmet i fortë është ndjerë këtë mbrëmje në Athinë.

    Sipas të dhënave të para lëkundjet janë shënuar në Nea Stira, 70 kilometra në verilindje të Athinës, me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter.
    Lëkundja ka zgjatue 10 sekonda dhe densiteti 5.1-5.3 ballë, me thellësi 2 kilometra.
    Deri tani nuk raportohet për dëme apo njerëz të lënduar.

    Top Channel

  • E rëndë në Athinë, çifti i bashkëshortëve gjendet i vrarë brenda apartamentit. Trupi i gruas kishte filluar të dekompozohej

    E rëndë në Athinë, çifti i bashkëshortëve gjendet i vrarë brenda apartamentit. Trupi i gruas kishte filluar të dekompozohej

    Oficerët e policisë që hynë në një apartament në Athinë u përballën me pamje horrori.

    Një çift u gjet i vdekur, teksa trupi i gruas kishte filluar të dekompozohej pranë trupit të burrit i cili kishte një plagë në gjoks të shkaktuar me armë zjarri.
    Autoritetet gjetën një armë zjarri dhe dy gëzhoja në tokë.
    Sipas informacioneve paraprake, autoritetet besojnë se ekziston një hendek kohor midis dy vdekjeve. Konkretisht, gruaja dyshohet se u vra e para dhe burri kreu vetëvrasje pas njëfarë kohe.
    Hetimet janë ende në fazë të hershme dhe një ekspert mjeko-ligjor pritet në vendngjarje për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
    “Nga ajo që dimë, çifti jetonte në katin e katërt. Burri ishte rreth të 70-ave, ndërsa gruaja e tij ishte shumë e sëmurë dhe ai ishte shumë i mërzitur”, tha një fqinj i tyre.

    Top Channel

  • E rëndë në Athinë, çifti i bashkëshortëve gjendet i vrarë brenda apartamentit

    E rëndë në Athinë, çifti i bashkëshortëve gjendet i vrarë brenda apartamentit

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Athinë, ku një çift është gjetur i vdekur në apartamentin e tyre, duke lënë pas një skenë makabre. Oficerët e policisë, të cilët hynë në banesën e çiftit, u përballën me pamje horror: trupi i gruas kishte filluar të dekompozohej, ndërsa pranë saj ndodhej burri, i cili kishte një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në gjoks.

    Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën një armë zjarri dhe dy gëzhoja në dysheme, duke ngritur dyshimet e para se bëhet fjalë për një rast vrasjeje të ndjekur nga vetëvrasja. Sipas hetimeve paraprake, mendohet se gruaja është vrarë e para, ndërsa burri ka vendosur t’i japë fund jetës disa orë apo ditë më vonë.

    Një ekspert mjeko-ligjor pritet të përcaktojë saktësisht kohën e vdekjes dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

    Të afërmit dhe fqinjët e çiftit kanë mbetur të tronditur. “Nga ajo që dimë, çifti jetonte në katin e katërt. Burri ishte rreth të 70-ave, ndërsa gruaja ishte shumë e sëmurë dhe ai ishte shumë i mërzitur,” deklaroi një fqinj për mediat greke.

    Ngjarja ka hapur debat mbi ndikimin e sëmundjeve kronike dhe barrën emocionale që shpesh mbartin kujdestarët, duke rikthyer vëmendjen te shëndeti mendor dhe mungesa e mbështetjes sociale për të moshuarit. Hetimet vazhdojnë.