Nga Vladimir SelamajReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Athinë – Komuniteti shqiptar në Greqi u mblodh për herë të parë në Athinë për të marrë pjesë në edicionin e pestë të aktivitetit “Aristidh Kola – Nderi i Kombit”, një event që nderon figurën e studiuesit të shquar Aristidh Kola. Ngjarja u organizua nga UGSH-Fier dhe media NewAlbania.al, nën drejtimin e gazetarit Vladimir Muçaj. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Mbrëmja ishte e mbushur me emocione, kulturë dhe ndjenjë përkatësie. Pjesëmarrësit, bashkatdhetarë nga zona të ndryshme të Greqisë, si dhe personalitete të artit, kulturës, biznesit dhe medias, ndoqën aktivitetin në një atmosferë ngrohtësie dhe krenarie për rrënjët shqiptare.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Eventin e hapi Adrian Rakipi, menaxher i eventeve kulturore, i cili i dha fjalën moderatores Alida Lula. Gazetarja më pas i dorëzoi mikrofonin organizatorit Vladimir Muçaj, i cili falënderoi pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e figurës së Aristidh Kolës, duke e cilësuar këtë natë si “një moment historik” për bashkësinë shqiptare në Greqi.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Përshëndetje të veçantë pati edhe nga kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorea, i cili vlerësoi kontributin e studiuesit dhe punën e palodhur të organizatorëve. Aktiviteti vijoi me fjalën e gazetares Anila Hoxha (Top Channel) dhe Jonuz Hallaci (Dr TV-Kukës).
Një moment i veçantë ishte ndarja e certifikatave të mirënjohjes dhe çmimeve “Aristidh Kola – Nderi i Kombit” për personalitetet që kanë kontribuar në fusha të ndryshme. Fituesit ishin:
Vladimir Selamaj
Aleksi Kulas
Vasilika Sakaj
Shoqata “Apollonia”
Anastasia Caco
Çdo fitues u ngjit në skenë ndër duartrokitjet e gjata të publikut, duke reflektuar respektin dhe vlerësimin për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit shqiptar.
Mbrëmja u mbyll me tingujt e polifonisë shqiptare, të sjellë nga grupi “Vëllazërimi”, të cilët interpretuan këngë tradicionale, duke rikthyer për pak çaste ndjesinë e vendlindjes për të gjithë të pranishmit.