Ditën e sotme, ish-prokurori Arjan Ndoja, sot deputet i zgjedhur i PD-së, është përballur në Gjykatën e Posaçme me Plarent Dervishajn, i akuzuar për atentatin ndaj tij, të ndodhur disa vite më parë.
Dervishaj e pyet Ndojën nëse ka informacione që ka qenë ai që e ka dhënë porosinë për ta vrarë.
Ndërkohë Ndoja i thotë me se po e shikon në sy për të zbuluar të vërtetën, teksa me ironi shton ‘je trim i madh ti’.
Nga ana tjetër, Dervishaj i thotë se nëse do të mendonte se Ndoja do të kishte gisht në atentatin ndaj tij, të ndodhur 4 muaj para se të ndodhte atentati ndaj ish-prokurorit, ai nuk do e kishte falur deputetin e zgjedhur të PD-së.
Kujtojmë se më herët Ndoja deklaroi se para se të ndodhte atentati ndaj tij, ai kishte shqetësime vetëm nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit Erion Braçe.
Plarent Dervishaj përballë Arjan Ndojës:
Dervishi: I vetmi konflikt që ti ke pasur thua që ka qenë ai me kryeminstrin dhe ish zv. Kryeministrin, Erjon Braçe. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte.
A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë? Mos e kam marrë porosinë nga Erjon Braçe?
Ndoja: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.
Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.
Ndoja: E shoh, je trim ti.
Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?
Ndoja: Cilin atentat?
Plarent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.
Ndoja: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.
Tag: atentatin
-

“Mos kam marrë porosi nga Braçe për të të vrarë ty?”, Ndoja përplaset me Dervishajn në GJKKO
-

Gjyqi për atentatin, paraqitet për të dëshmuar ish-prokurori Arjan Ndoji: Dua të di, kujt ia kam borxh?
Arjan Ndoja
TIRANË- Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji është paraqitur për të dëshmuar lidhur me atentatin që i bënë në vitin 2019. Sot, ai po jep dëshminë e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për të dëshmuar është thirrur edhe Halit Valteri, ish-deputeti, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin.
Në fjalën e tij në gjyq, ish-prokurori, tashmë i zgjedhur deputet nga radhët e Partisë Demokratike, është shprehur: Në makinë me mua ishte shoferi im, Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi. Nuk kam pasur asnjë problematikë që dikush të më bënte atentati. Dua të di shkakun, kujt ia kam borxh? Plaurent Dervishajn e kam takuar vetëm një herë, ndërsa Julian Meçes i njoh vetëm babanë.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur dënimet për 5 persona të akuzuar për atentatin e 2019-ës. Ndër të dënuarit është Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u dënua me 6 vite burg. Genti Ndërjaku mori një dënim prej 5.4 vite, ndërsa Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani u dënuan me nga 4.8 vite secili. Julian Pjetri u dënua me 4.4 vite heqje lirie. Për këtë ngjarje, Redjan Rraja, një tjetër nip i ish-deputetit Rrahman Rraja, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ariol Halili është dënuar me 35 vite burg.Kush është Arjan Ndoj?
Arjan Ndoji është një ish-prokuror drejtues i akuzës në Durrës, i cili u shkarkua nga procesi i Vetingut për kontakte të papërshtatshme me krimin dhe mungesë aftësish profesionale. Por Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”.
Arjan Ndoj, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës në 1 nëntor 2019. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Arjan Ndoji në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë./ZËRI -

Gjyqi në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ish-prokurori dhe Halit Valteri paraqiten për të dëshmuar
Ish-prokurori Arjan Ndoja është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të dëshmuar në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj tij në vitin 2019.
Në të njëjtën seancë është thirrur të dëshmojë edhe Halit Valteri, ish-deputet, i cili pak vite më parë publikoi një video që pretendonte se kishte lidhje me këtë ngjarje kriminale.
Atentati ndodhi më 1 nëntor 2019, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Gjatë sulmit me armë zjarri ndaj makinës ku ndodhej prokurori Ndoja, humbi jetën Andi Maloku, shoferi i tij dhe ish-punonjës policie në komisariatin e Krujës. Maloku u plagos rëndë dhe ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital.
Në automjet me prokurorin ndodhej edhe Aleksandër Laho, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, person me precedentë penalë, i identifikuar më herët edhe me emrin Pëllumb Muharremi. Ai dhe Ndoja mbetën të plagosur.
Ngjarja tronditi opinionin publik për lidhjet e mundshme mes përfaqësuesve të drejtësisë dhe elementëve të botës së krimit, ndërsa procesi gjyqësor vijon me dëshmitë e personave kyç të përfshirë. -

Halit Valteri paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja pse është thirrur
Këtë të premte, ish-deputeti Halit Valteri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ngjarja ndodhi në nëntor 2019 dhe la të vrarë shoferin e Ndojës, Andi Maloku, si dhe të plagosur Landi Muharremin.Valteri, i cili në atë kohë kishte bërë disa deklarata publike dhe kishte shpërndarë pamje të ndryshme për çështjen, është thirrur për të sqaruar rrethanat e njohura prej tij.
Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë. Hetimet për atentatin vazhdojnë, ndërsa disa nga të dyshuarit janë ende në arrati. -

Presidenti kolumbian fajëson ‘mafian shqiptare’ për atentatin ndaj rivalit: Junta po vepron!
Presidenti kolumbian Gustavo Petro fajësoi atë që ai e quajti një “sindikatë globale të krimit” për atentatin ndaj Miguel Uribe të Qendrës Demokratike. Sipas tij, e gjitha po bëhet për të “ndaluar rilindjen kolumbiane”. Përmes llogarisë së tij në rrjetin social “X”, për atentatin ndaj Miguel Uribe Turbay (ky i fundit është ende në spital), presidenti Gustavo Petro fajësoi një rrjet trafiku droge që shtrihet nga Dubai, Italia dhe Shqipëria dhe deri në Ekuador. Ky grup sipas presidenti ka lidhje me Klanin e Gjirit (Clan de Golfo) të Kolumbisë dhe një komandant lufte të njohur si Iván Mordisco.
“I kemi goditur, kemi bërë përparim në Catatumbo, Micay dhe Nariño. Kemi kapur bosët e mafias shqiptare që punojnë në Dubai dhe Itali. Unë ekstradoj një gangster në ditë dhe shkatërroj 4.5 laboratorë kokaine dhe baza kokaine çdo ditë. Asnjëherë më parë nuk është sekuestruar kaq shumë kokainë sa gjatë administratës sime,” tha Petro duke pretenduar se po punonte për të shkatërruar atë ashtuquajturën “junta kundër shtetit”.
Presidenti këmbënguli se në shënjestër për t’u ekzekutuar ishte edhe vetë ai me qëllimin që të shkatërrohej qeveria.
“Mafia e ndërkombëtarizuar kolumbiane që është krijuar në Cali, Puerto Boyaca, Medellín, Barranquilla dhe Panama, dhe tashmë edhe në Dubai, më urren për atë që bëra dhe për denoncimin e tyre. Ata janë infiltruar në shtet dhe politikë dhe po kërkojnë të më vrasin dhe të shkatërrojnë qeverinë”, shtoi ai.
Gjithashtu, presidenti Gustavo Petro e përfundoi postimin e tij duke u bërë thirrje kolumbianëve të mos “ngatërrohen ose terrorizohen nga pakicat e dhunshme”.
“Vetëm si një hipotezë, por me prova shumë të forta kemi dalë në përfundimin se vrasësit fshihen pas një mafia me seli ndërkombëtare. Vrasësit kërkojnë që ne të vrasim njëri-tjetrin, të dobësojmë shtetin dhe të forcojmë kontrollin e tij mbi ekonominë e paligjshme. Brenda juntës së trafikimit të drogës me qendër në Dubai dhe Kolumbi janë njerëzit që unë ia zbulova vendit me emër dhe mbiemër. Më shumë se 185 kandidatë në zgjedhje u vranë në Meksikë dhe Ekuador, përfshirë një kandidat për president. Ne po përballemi me një ofensivë për të marrë kontrollin e shtetit në pjesën më të madhe të Amerikës Latine nga mafia”, shtoi ai.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 4 shkurt, Petro pohoi se ka pasur 4 atentate të dështuara kundër tij që kur u bë president më 7 gusht 2022. Ai shtoi se njëherë janë blerë raketa për t’i rrëzuar aeroplanin, por edhe se i ishin vendosur snajpera pranë Casa de Nariño, pallatit presidencial në Bogotá.
Në maj, gazeta “El Pais” raportoi se dy zyrtarë nga Drejtoria Kombëtare e Inteligjencës, sipas urdhrave presidenciale, po koordinonin një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe për të folur me ish-trafikantë dhe biznesmenë kolumbianë droge që banojnë atje, dhe kështu për të hetuar “juntën”. Ndërkaq, Zyra e Prokurorit ka deklaruar se nuk e ka identifikuar juntën për të cilën flet presidenti.
“Në proceset hetimore që po kryhen nga Drejtoria e Specializuar kundër Trafikimit të Drogës, nuk janë marrë prova në lidhje me ekzistencën e një ‘Junte të vetëshpallur të Trafikimit të Drogës’. Si pasojë, nuk ka hetime të hapura në këtë kontekst”, deklaroi Zyra e Prokurorit në një prononcim të dhënë për deklaratat e presidentit.
Megjithatë, Petro këmbëngul se ka të dhëna që tregojnë të kundërtën.
Një burim pranë qeverisë thotë se junta përfshin trafikantë droge të nivelit të lartë, siç është uruguaiani Sebastián Marset, një i arratisur nga drejtësia dhe i akuzuar për konsolidimin e Kartelit të Parë Uruguaian (PCU). Informacione ka edhe për Dritan Gjikën, një shqiptar i cili konsolidoi një rrjet trafikimi kokaine nga Ekuadori dhe u kap më 25 maj në Abu Dhabi. -

Gjykata zbardh vendimin për atentatin ndaj Edmond Papa: 55 vite burg për autorët
55 vite burg për atentatin ndaj biznesmenit Edmond Papa – Gjykata e Tiranës dënon autorin dhe bashkëpunëtorin
Gjykata e Tiranës ka dhënë një dënim total prej 55 vitesh burg për dy të pandehurit e përfshirë në vrasjen e bujshme të biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës, Tiranë. Sipas vendimit të shpallur ditën e sotme, togave të zeza u është dashur të vlerësojnë provat e Prokurorisë për një nga atentatet më të bujshme të viteve të fundit.
Andrew Bode, personi që ekzekutoi fizikisht Edmond Papa-n me nëntë plumba pistolete, u dënua me 30 vite burg për veprat penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve”. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, 30-vjeçari Alban Velo, u shpall fajtor për të njëjtën vepër penale dhe do të vuajë një dënim prej 25 vitesh burg. Të dy do të kryejnë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që përfaqësojnë.
Ngjarja ndodhi më 16 dhjetor 2022, kur Edmond Papa, 49 vjeç, u qëllua për vdekje pranë një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku”. Autori iu afrua dhe hapi zjarr me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë të rënda nga të cilat humbi jetën pak më vonë në spital. Gjatë përplasjes, Papa tentoi të reagojë duke qëlluar me një tavëll duhani dhe objekte të tjera drejt atentatorëve, por nuk arriti të shmangte vrasjen.
Pas hetimeve intensive, autoritetet arritën të zbardhin ngjarjen disa javë pas krimit. Hetuesit zbuluan se motivi i vrasjes kishte lidhje me një hakmarrje të lidhur me vrasjen e Aleksandër Sadikajt, një mik i afërt i Alban Velos, i cili u vra me eksploziv në qershor 2022. Velo, djali i një efektivi të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, kishte organizuar atentatin ndaj Papës si një formë hakmarrjeje, duke bashkëpunuar me britanikun Bode.
Vetëm pak ditë pas ngjarjes, më 1 janar 2023, Velo u arrestua në aeroportin e Rinasit teksa kthehej nga Franca, ku ishte larguar menjëherë pas atentatit.
Vendimi i gjykatës shënon mbylljen e një kapitulli të errët, por gjithashtu hedh dritë mbi një zinxhir hakmarrjesh dhe lidhjesh të errëta mes krimit të organizuar dhe individëve të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Masakra e Bradasheshit/ Alibej: Atentatin e urdhëruan Çopjat, pastaj erdhën në varrim
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej vijon më dëshminë e tij në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Në këtë seancë, ai ka folur për atentatin e ndodhur shtatë vite më parë në Bradashesh të Elbasanit, ku viktima mbetën i vëllai Endriti, xhaxhai Arben Dylgjeri, si dhe një shtetas turk, mik i familjes.
Alibej ka treguar se Çapjat ishin ndër të parët që erdhën ndër të parët në shtëpi, pasi ashtu u interesonte, sepse ishin në konflikt me Çelën. Më tej është shprehur se ditët pas atentatit, emrat që i kanë ardhur si autor, ishin Çopjat dhe Talo Çela. Për Çopjat, ai ka thënë se ishin në varrimin e të vëllait, Endritit dhe madje dhe kanë derdhur lot për të.
Dëshmia:
Shtetasi turk ka qenë edhe më herët në Shqipëri, kur vajza ime mbushi 1 vjeç, ishte mik i ngushtë i joni për shkak të marrëdhënieve të punës me Endritin. Mbrëmjen e masakrës Endriti ishte në Tiranë me disa miq, pastaj u nis për Peqin tek dajat e mi, ku ishin mbledhur, teksa un po çoja ca dhurata për fundvit tek një miku jonë noter, i ra telefoni Besmir Lalës, dëgjova që ishte nusja ime, se un nuk mbaja telefon, pasi isha kërkim. I thashë çfarë ka, ndërkohë aty erdhi një X6 e bardhë që e dija që ishte e Mikael Qosjes, që ja kishte bërë dhuratë Franc Çopja, e di që e kanë ndërruar me kokainë. Besmiri më tha që shpejt se i kanë gjujt Endritit, Mikaeli ishte me Ervis Çopjan në makinë, m’u afrua me makinë, unë i thashë a ke “hekër”, për armë. Më tha jo, pse ça ka ndodh, mbylla xhamin e ika në vendngjarje. Nusja e vëllait tim, shtetasja rumune ishte në muajin e fundit te shtatëzanise, ishte gëzim i madh për ne. U nisën me 2 makina, gratë veç, Endriti, shtetasi turk dhe xhaxhai në një makinë, isha i pari në vendgjarje, s’kishte njeri as polici, e çuditshme, aty rri gjithmonë një patrullë policie, edhe tani po të kalosh ka aty patrullë, gjeta nënën, tezen, motrën, kalamajtë që ulërisnin, ishte një skenë që nuk e përshkruaj dot. Kapa Endritin, m’u duk i ngrohtë, por kishte shumë plumba në një anë, erdhi një furgon policie dhe ambulanca, por ndërruan jetë në spital. Sapo shkova në shtëpi po vinin shumë njerëz, miq dhe shokë, shumë shpejt më erdhën njerëz të familjes Çapja, Florenci dhe disa të tjerë, dola veç, i ngjova me Bledar Muçën dhe Florenc Çapjan. Bledari me tha: “I pata thenë Endritit të bënte kujdes, por s’me dëgjoi”. I thashë nga kush ? Më tha, ‘vetëm Suel Çela bën këto masakra!
Bled Muça kishte pirë alkool, i thashë flasim në një moment tjetër, por më thanë na ke në krah, ashtu i interesonte. Po me vinin infotmacione pa fund, jo ta ka bo Kamer Mehja, jo Suel Çela, sidomos për Suelin. Rreth atyre ditëve më është përmend emri i Çopjave dhe ma ka përmend Sokol Sanxhaktari dhe më thonë që atentatin ja ka ba Talo Çela dhe Dari, për Hajdar Çopjan. Në ditën e parë, që akoma nuk i kisha përcjellë në varreza, Franc dhe Hajdar Çopjan i kisha aty poshtë shtëpisë dhe të gjithë bisedat e tyre e lidhnin me Suel Çelën dhe për më tepër ato kanë qajt në varrimin e vëllait.“, ka rrëfyer Alibej. -

Alibej zbulon detaje nga masakra e Bradasheshit
Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme për shqyrtimin e dosjes ”Plumbi i Artë”, ka nxjerrë në pah shumë të vërteta. Alibej flet për ngjarjet që paraprinë atentatin e Bradasheshit në vitin 2019, ku mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dhe një shtetas turk dhe lidhjet mes grupeve kriminale. Sipas tij konflikti kishte nisur më herët dhe pohon se kishte qenë në kërkim nga policia pas një përplasjeje me armë me Xhoni Rustën, të cilin pretendon se e ka qëlluar në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
“Mbaja armë në makinë. Kur më doli paralel, ishte Xhoni Rusta në timon. I qëllova”, deklaroi ai. Sipas Alibejt gjatë kësaj periudhe ai strehohej në zona të ndryshme, mes Durrësit dhe një fshati midis Elbasanit dhe Peqinit, ku banonin vëllezërit Aldo dhe Kevi Baho. Një tjetër element kyç është përmendja e një shtetasi turk, i cili ishte bashkë me Endritin gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, dhe që më pas mbeti i vrarë në atentatin në Bradashesh.Sipas dëshmisë, kur ndodhi atentati, Endriti kishte qenë duke udhëtuar me një Range Rover me targa rumune, bashkë me familjarë dhe shtetasin turk. “E gjeta Endritin të ngrohtë, por pa shenja jete. Po ashtu dhe turku, dhe xhaxhai im. Ishte errësirë. Aty zakonisht ka patrullë policie, por atë natë nuk ishte”,-shprehet ai.
Në banesën e viktimave mbërritën një sërë personash të njohur për drejtësinë, përfshirë Florenc Çapjan, Bledar Muçën dhe Ervis Caushllarin. ”Muça më tha se i kishte thënë Endritit të bënte kujdes nga Suel Çela, ai i bën këto masakra”,-deklaroi ai. /A2cnn/ -

Dëshmon bashkëshortja e Roan Brahimit: Nuk kam probleme me askënd!
Në pyetje për atentatin e dy netëve më parë, ku u plagosë 4 persona, është marrë edhe gruaja e Roan Brahimit, e cila ka shprehur se nuk ka idenë kush i ka ekzekutuar vjehrrin dhe se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë pasi ndodhej në Milot. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk ka problem me askënd.
Gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë. Po ashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri. Hetuesit kanë dyshime që autorët mund ta kenë pritur që të kthehet në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën G Class dhe kanë qëlluar makinë ku udhëtonin 4 të rinjtë.
Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një germë ndryshe nga targa e makinës që udhëtonin katër të rinjtë
Por hetuesit janë të bindur që atentati ka qenë ngatërrim shenjestre dhe po hetojnë disa pista të ngatërrimit të shënjestrës, një ndër to është edhe ngatërresa e shenjestrës që mund të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit -

“Autorët e vrasjes në Lezhë, kryen atentatin në Tiranë”/ Karamuço: Donin ta vrisnin bashkëshorten e Brahimit në afërsi të banesës së saj
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime të forta se autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit në Lezhë, janë të njëjtët që kryen atentatin në Tiranë me 4 të plagosur, por që ngatërruan objektiv, pasi donin ekzekutimin e bashkëshortes së Brahimit.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Karamuço u shpreh se bashkëshorten e Brahimit, autorët e kanë ndjekur me një makinë tjetër dhe jo atë që përdorën në vrasjen në Lezhë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
“Ka dyshime shumë të forta që 3 persona që kanë kryer atentatin në Lezhë, kanë marrë makinë të re dhe kanë marrë armë. Janë nisur në drejtim të bashkëshortes, për ta ekzektuuar atë në një zonë ku nuk ka shumë kamera, afër banesës së saj. Diku janë ngatërruar dhe kanë qëlluar një makinë të ngjashme. Nuk kanë asnjë rekord kriminal,të miturit, as madhorët. Për këtë arsye, po përjashtshton që të ketë qenë atentat ndaj personave të plagosur. Mendohet se është e njëjta armë e përdorur në Lezhë, janë nisur autorët e Lezhës, për të vrarë bashkëshorten në Tiranë. Arma nuk është gjetur, 3 autorë ishin në Lezhë, 3 ishin në Tiranë. Mbas zhdfukjes së këtij personazhi, grupi i tij, edhe me goditjen që u bë në Fushë Krujë, u nda, por mund të jetë rinashkuar. Një prej tyre ishte shpallur në kërkim nga policia. Policia ka informacione që pjesëtarë të këtij grupi janë në Shqipëri. Nuk përjashtoj që persona të lidhur me Ervis Martinajn të jetë përfshirë, por nuk mund të abuzoj me informacionin që ai është gjallë. Nuk e konfirmoj dot, sa kohë nuk kemi prova. Duhet të krehin mirë zonat nga ana e policisë”, theksoi ai.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”