Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Mimi Kodheli, ka zhvilluar një takim të veçantë me ushtarakët pensionistë, ata në rezervë dhe lirim, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin e saj të thellë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në shërbim të Atdheut. Si ish-Ministre e Mbrojtjes, Kodheli ka theksuar rëndësinë e vlerësimit të veprës së ushtarakëve dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së vendit. Ky takim u shndërrua në një mundësi për të kujtuar bashkërisht sakrificat e bëra dhe për të forcuar angazhimin për një Shqipëri më të sigurt dhe më të fortë.
Ja reagimi i Znj. Kodheli:
Me ushtarakët pensionistë, ata në rezervë apo lirim, është gjithmonë kënaqësi e veçantë të kuvendosh, sidomos për mua si ish Ministre e Mbrojtjes.Respekt veprës së tyre në shërbim të Atdheut!#VotoPS#votomimikodheli
Tag: atdheut
-

“Nga mbrojtja e Atdheut te fjalët e mirënjohjes”, Mimi Kodheli takim me ushtarakët
-

Lot gëzimi dhe krenarie, ushtarët e rinj: Do t’i shërbejnë atdheut
Kosova E Premte, 28 Mars 2025 20:57
Lotët e gëzimit, ndjenjat e krenarisë e mbrojtjes së atdheut kapluan sot familjarët e rekrutëve të rinj që dhanë betimin e tyre se me nder dhe përkushtim do t’i shërbejnë atdheut. Gjithashtu edhe vetë ushtarët e rinj shprehën gatishmërinë për t’i shërbyer Kosovës me vendosmëri.
“Dita e sotme është shumë ndjenjë e veçantë për arsye se kemi zgjedh profesionin më fisnik, e kemi zgjedhur uniformën të FSK-së.Këto 9 janë mund të them se kanë qenë sfiduese, por kanë qenë edhe të mira për arsye se kemi mësuar shumë gjëra, për arsye se kalimi nga jeta civile në ushtarake nuk është aspak e lehtë.
Kemi mësuar shumë gjëra për mbijetesës dhe gjëra që jeta civile nuk ua mëson… Frymëzimi im kryesisht fillon prej familjes, unë vij nga një familje, vetëm emrin e kam të dëshmorit”, tha ai.