Tag: atalanta

  • Lazio merr fitoren e sezonit ndaj Atalanta-s, bardhekaltrit futen në garë për Champions League (video)

    Lazio merr fitoren e sezonit ndaj Atalanta-s, bardhekaltrit futen në garë për Champions League (video)

    6 Prill 2025

    20:06

    Telesport

    Lazio ka fituar 0-1 në Bergamo ndaj Atalantës. Një fitore e madhe për bardhekaltrit e Baronit, e cila mund të vulosë fatin e tyre për këtë sezon.  Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Isaksen në minutën e 54-të. SHIKOGOLIN
    Pas kësaj fitoreje, Lazio renditet e gjashta me 55 pikë, po aq sa Juventus i vendit të pestë, dhe dy pikë më pak se Bologna e vendit të katërt, vend që të kualifikon në Champions League.
    Me humbjen e sotme, që është e treta rresht, Atalanta jo vetëm që nuk është më në garë për titullin bashkë me Interin dhe Napolin, por rrezikon shumë dhe vendin e tretë.
    Gara për dy biletat e mbetura për në Champions, pra që është vendi i tretë dhe i katërt, do jetë shumë e fortë deri në javën e fundit. Janë të paktën 5 ekipe që do rivalizojnë mes tyre për të siguruar pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ri.

  • Bastoni: Kam bërë luftë për t’u larguar nga Interi, Conte më tha të qëndroja

    Bastoni: Kam bërë luftë për t’u larguar nga Interi, Conte më tha të qëndroja

    A e frikëson ndryshimi i ambientit (klubit) një futbollist? Pyetje e vështirë për një futbollist, sidomos kur bëhet fjalë për përvojat e tij të para, por Alessandro Bastoni ka zbuluar në podcastin “Supernova” se për të nuk ka qenë kështu, pas 11 vitesh tek Atalanta:
    “Unë bëra një kalim nga Atalanta te Parma, nuk ishte hap i madh dhe nuk kisha pritshmëri për të përmbushur, sepse isha vetëm një djalosh që duhej të tregonte veten. D’Aversa më dha shumë besim, luajta mirë dhe fitova thirrjen nga Interi. Kam bërë luftë për t’u larguar nga zikaltrit, sepse aty ishin Godin dhe Skriniar në rolin tim. Trajneri Conte më tha të qëndroja dhe arrita të imponohem”.
    Tani konsiderohet si një nga më të mirët në botë në rolin e tij, por si ka ndryshuar mbrojtja: “Falë trajnerëve që kam pasur, besoj se isha një nga të parët që sulmonte kaq shumë. Të kesh shokë si Mkhitaryan, që mbulojnë depërtimet e mia, ndihmon shumë.
    Toloi bënte diçka të ngjashme tek Atalanta, por me të gjitha këto ndërrime rolesh dhe lëvizshmëri, mendoj se jam i pari që e interpretoj kështu këtë rol. Karakteristikat e mia ndihmojnë; më pëlqen të kem topin, ndërsa në mbrojtje nuk e ke shumë shpesh atë. Më vjen natyrshëm, sepse kam një trajner dhe shokë që e kuptojnë atë që bëj, ndërsa në kombëtare nuk është aq e thjeshtë”.