Tag: atalanta

  • Video/ Shkëlqejnë Mbappe dhe Camavinga, Atalanta kap fitore me kthesë emocionuese

    Video/ Shkëlqejnë Mbappe dhe Camavinga, Atalanta kap fitore me kthesë emocionuese

    U zhvilluan dy ndeshjet e para të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.
    Në Kazakistan nuk ka histori, me Real Madrid që triumfon pastër 0-5 ndaj debutuesve të Kairat Almaty. Një nga më të mirët në fushë ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi 3 gola. I katërti gol mban firmën e Camavingës. Në fund pati kohë edhe për Diaz.

     
     

    Në Bergamo, ndeshja mes Atalantës dhe Brugge përfundoi 2-1. Belgët shënuan të parët me Tzolis ,por italianët kthyen gjithçka në favorin e tyre me golat e Samardzic dhe Pasalic.

  • Ndalet Juventusi, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë

    Ndalet Juventusi, Atalanta e Gjimshitit i merr pikë me 10 lojtarë

    Juventusi dhe Atalanta luajtën ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Serinë A.
    Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bergamaskëve falë golit të Sulemana të realizuar në minutën e 45’+1′.
    Bardhezinjtë rikthyen baraspeshën në 78′ me Kabal falë një gabimi të mbrojtjes së Atalantës.
    Në të 80-ën, miqtë ngelën me 10 lojtarë për shkak se kapiteni De Run mori karton të kuq dhe u mbrojtën për më shumë se 15 minuta lojë.
    Edon Zhegrova u aktivizua në fushë në minutën e 64-të duke i marrë vendin Opendës.
    Pas këtij barazimi, Juvja pozicionohet në vendin e 2-të me 11 pikë ndërsa skuadra e Gjimshitit në vendin e katërt me 9 pikë.

  • Gjimshiti shkëlqen ndaj Juventusit, dominim pa fitore për bardhezinjtë

    Gjimshiti shkëlqen ndaj Juventusit, dominim pa fitore për bardhezinjtë

    Juventusi dhe Atalanta vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në Serinë A. Skuadrat janë ndarë me një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme në ndeshjen e zhvilluar në Torino. bardhezinjtë e nisën vrullshëm sfidën, por Atalanta i befasoi në fund të pjesës së parë. Pavarësisht dominimit të Juventusit, golin e shënoi Sulemana.
    “Zonja e vjetër” kërkoi me ngulm kthimin e rezultatit në pjesën e dytë, sidomos pas daljes me karton të kuq të kapitenit De Ron. Megjitha goli i vetëm i bardhezinjve u shënua në minutën e 78 nga Kabali. Pjesa e mbetur e lojës u zhvillua e gjitha në afërsi të zonës së Atalantës, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Një ndeshje e shkëlqyer nga Berat Gjimshiti, i cili ia doli me sukses të mbante larg portës lojtarët e Juventusit. Ndërkoha një paraqitje pozitive ka regjistruar edhe Edon Zhegrova, i cili dha shkëndija të rrezikshme për mbrojtjen e Atalantës./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Show dhe 3 gola, Atalanta bind në Torino

    VIDEO/ Show dhe 3 gola, Atalanta bind në Torino

    Atalanta ka fituar 0-3 në fushën e Torinos, në ndeshjen e Serie A. Bergamaskët zgjidhën takimin që në pjesën e parë, duke realizuar 3 herë.
    Krstovic hapi siparin e golave, ndërsa Sulemana dyfishoi shifrat. Sakaq, Krstovic kompletoi dopietën pak më vonë.

    Atalanta renditet në vendin e pestë me 8 pikë. Torino është në vendin e 11-të me 4 pikë.

    © BalkanWeb

  • Dy blerjet e verës shkëlqejnë, Atalanta fiton bindshëm ndaj Torinos dhe ngjitet në renditje (video)

    Dy blerjet e verës shkëlqejnë, Atalanta fiton bindshëm ndaj Torinos dhe ngjitet në renditje (video)

    Atalanta e drejtuar nga Ivan Juric ka marrë fitoren e dytë rresht në Serie A, këtë herë duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Torinos.
    Për Bergamaskët shkëlqyen blerjet e kësaj vere, Nikola Krstovic i ardhur nga Lecce për 25 milionë euro, autor i dy golave sot dhe Kamaldeen Sulemana, autor i golit tjetër, i ardhur nga Southampton për 17 milionë euro.
    Atalanta shënoi tre gola për 8 minuta. Në minutën e 30-të, asist perfekt i Samardzic dhe Krstovic dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 33-të, Sulemana dërgon në rrjetë topin e përplasur në shtyllë nga goditja e Samardzic. Në minutën e 38-të, Sulemana asiston për Krstovic, i cili tund rrjetën për herë të dytë. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Atalantën. Rezultati nuk ndryshon deri në fund të ndeshjes. Atalanta fiton pastër 0-3 dhe ngjitet në vendin e pestë me tetë pikë.
    Berat Gjimshiti titullar, po ashtu duhet thënë që Ademola Lookman rikthehet në fushë për Atalantën, pas shumë kohësh, për shkak të problemeve që ka pasur me drejtuesit e klubit. Nigeriani u aktivizua në minutat e fundit.
    Për Torinon, luajti titullar, Ardian Ismajli. Po ashtu duhet përmendur dhe penalltia e humbur nga Duvan Zapata në minutën e 73-të, e cila mund të rihapte disi ndeshjen.
    SHIKOGOLAT

  • Juric “harron” Gjimshitin, Atalanta “çmonton” Lecce-n e Ramadanit (VIDEO)

    Juric “harron” Gjimshitin, Atalanta “çmonton” Lecce-n e Ramadanit (VIDEO)

    Pa Gjimshitin në formacion, por Atalanta shkëlqen përballë Lecce-s, siguroi fitoren e parë në Serie A pas suksesit 4-1. Scalvini realizoi golin e parë në minutën e 37-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë De Ketelaere dyfishoi shifrat. Atalanta kishte kontrollin total të lojës ku në minutën e 70-të Zalewski realizoi golin e tretë. Për të kompletuar “pokerin” e golave mendoi sërish De Ketelaere, me belgun që zhvilloi një ndeshje perfekte me një “dopietë” personale.

    Goli i Lecces në fund kishte vlerë thjesht për statistika. Berat Gjimshiti nuk u preferua asnjë minutë në këtë takim, po ashtu edhe mesfushori i Lecces, Medon Berisha. Titullar dhe 90 minuta u aktivizua Ylber Ramadani, i vlerësuar nga mediat me notën 6,2.

    Nuk u preferua asnjë minutë as Hysaj nga Sarri, me Lazion që pësoi një humbje të papritur në transfertë përballë Sassuolos. Kjo ishte humbja e dytë e Lazio në tre javët e para të Serie A.
    (BalkanWeb)
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Ademola Lookman ndryshon mendje nga “halli”, nigeriani bën prapakthehu dhe tani pret ftesën e Atalantës

    Ademola Lookman ndryshon mendje nga “halli”, nigeriani bën prapakthehu dhe tani pret ftesën e Atalantës

    10 Shtator 2025

    18:26

    Telesport

    Ademola Lookman ka qenë padyshim një nga “telenovelat” kryesore të merkatos së verës së kaluar. Nigeriani kërkoi largimin nga Atalanta dhe arriti marrëveshjen personale me Interin, por oferta e zikaltërve nuk u pranua nga klubi bergamask.
    Lojtari vendosi të fshijë çdo kujtim nga klubi duke hequr të gjitha postimet nga rrjetet sociale. Në dy javët e para të Serie A, nigeriani nuk është ftuar nga Atalanta, ndërsa për habinë e të gjithëve ai është futur në listën e lojtarëve për Champions League.
    Mediat italiane raportojnë se pas përfundimit të angazhimit me ekipin kombëtar, Lookman ka vendosur të rikthehet në stërvitje me Atalantën dhe tani pret të ftohet për ndeshjen e fundjavës.
    Mesa duket mes lojtarit dhe klubit ka më në fund “paqe”, e detyruar nga rrethanat për të dy palët.

  • Cutrone i jep pikën e rëndësishme Parmës, Bologna ul me këmbë në tokë Como-n (video)

    Cutrone i jep pikën e rëndësishme Parmës, Bologna ul me këmbë në tokë Como-n (video)

    30 Gusht 2025

    20:35

    Telesport

    Janë luajtur dy ndeshjet e radhës për javën e dytë të Serie A. Në “Ennio Tardini”, Parma dhe Atalanta u ndanë në barazim 1-1. “Bergamaskët” e drejtuar nga Ivan Juric kaluan të parët në avantazh, falë golit të Mario Pasalic në minutën e 78-të.
    Kroati dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Gëzimi i miqve mbeti pezull për disa çaste, pasi u desh ndërhyrja e VAR-it, ku dyshohej për faull në sulm gjatë aksionit, megjithatë arbitri e quajti golin të rregullt.
    Por, vendasit nuk u demoralizuan dhe barazuan shpejt shifrat me Patrick Cutrone, i cili shënoi pas krosimit në zonë nga një goditje dënimi. Ditën e djeshme, u transferua në formë huazimi nga Como te Parma, sot gjeti direkt golin, vetëm pas dy minutash që kishte në fushë.
    Në sfidën tjetër, Bologna fitoi në “Renato Dall’Ara” 1-0 ndaj Como. Për ekipin e drejtur nga Vincenzo Italiano rezultoi vendimtar goli i sulmuesit Riccardo Orsolini në minutën e 59-të, pas një aksioni të shpejtë.
    SHIKOGOLAT PARMA-ATALANTA
    SHIKOGOLIN BOLOGNA-COMO

  • Në fund të tunelit ka gjithmonë dritë, sulmuesi italian rikthehet te goli pas 455 ditësh

    Në fund të tunelit ka gjithmonë dritë, sulmuesi italian rikthehet te goli pas 455 ditësh

    25 Gusht 2025

    19:03

    Telesport

    Atalanta e nisi me barazimin sezoni e ri, 1-1 ndaj Pisa, në Bergamo. Golin për skuadrën e drejtuar këtë sezon nga Ivan Juric, e shënoi Gianluca Scamacca.
    Sulmuesi italian rikthehet te goli pas plot 455 ditësh. Goli i tij i fundit në një ndeshje zyrtare ka qenë në maj të vitit 2024. Sezoni i kaluar ishte një makth i vërtetë për të, ku pësoi një dëmtim shumë të rëndë në gju, që e la jashtë për shumë gjatë.
    “Ky është ai momenti për të cilin kam punuar shumë. Kalova disa muaj të vështirë, por çdo seancë stërvitore kishte për qëllim rikthimin sa më shpejt në fushë dhe për të ndihmuar shokët e mi të ekipit”, u shpreh sulmuesi pas barazimit ndaj Pisa.
    Kujtojmë se 26-vjeçari u transferua në verën e vitit 2023 nga West Ham tek Atalanta për 28 milionë euro. Me rikthimin në fushë dhe në formë pas dëmtimit, Scamacca pritet te jetë një pikë kyçe për “bergamaskët” këtë sezon në arritjen e objektivave të tyre.

  • Interi heq dorë nga Lookman, asnjë përpjekje shtesë. Napoli vigjëlon në pritje…

    Interi heq dorë nga Lookman, asnjë përpjekje shtesë. Napoli vigjëlon në pritje…

    Çfarë do të ndodhë me Ademola Lookman, sulmuesin e dëshiruar nga Interi, i bllokuar nga Atalanta? Ky “bllokim” veror është ngjarja kryesore e merkatos, me një rrezik të fshehtë që përfshin lojtarin, klubet dhe Napolin, që e ndjek nga afër.
    Atalanta nuk dëshiron ta shesë sulmuesin e vet të çmuar dhe problematik te një konkurrent direkt si Interi, ndaj nuk dëshiron të flasë për çmimin. Nga ana tjetër, Interi është i vendosur të mos bëjë oferta të tjera shtesë derisa Atalanta dhe Lookman ta zgjidhin vetë situatën. Një ofertë e re do të vijë vetëm nëse do të ketë çmim real për t’u negociuar, brenda buxhetit të klubit zikaltër, që është rreth 45 milionë eurosh, plus 5 milionë bonuse. Atalanta dëshiron ta marrë shumicën e parave nga jashtë Italisë.
    Tregu anglez po monitorohet dhe ka interes, por asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur në Bergamo. Lookman, i cili ka lindur dhe luajtur në Angli, nuk dëshiron të kthehet atje, ia ka dhënë fjalën Interit, me të cilin ka marrëveshje 5-vjeçare me pagë 4.5 milionë euro neto në sezon.
    Kjo dëshirë e lojtarit për të shkuar në Milano është forca kryesore në strategjinë e Interit. Në Bergamo nuk janë të kënaqur, madje ndihen thellë të zemëruar për “çmendurinë” e lojtarit, i cili ka ikur pa leje në Portugali. Presin t’i shqiptojnë gjoba, por Lookman nuk dëshiron të kthehet te trajneri Juric dhe shokët e ekipit. Megjithatë, nuk dihet nëse kjo do të ndryshojë qëndrimin e fortë të Atalantës, sidomos pas përvojave të tjera me lojtarë që kanë tentuar të largohen.
    Ndërkohë, Interi është i qetë dhe nuk ka ngutje, i siguruar edhe nga performanca e sulmit të ri të Chivu, me talentët Pio Esposito dhe Bonny pranë veteranëve “ThuLa”. Lookman konsiderohet një mundësi e papritur dhe e mirë, por jo e domosdoshme, ndaj Interi nuk do të presë pafundësisht.
    Javën në vazhdim do të ketë zhvillime, por jo domosdoshmërisht vendimtare. Interi po mendon për përforcime në mesfushë dhe pozicione të tjera, duke ditur se mund të shfaqen alternativa të mira.
    Napoli ka kontaktuar Lookman dhe e sheh atë si trashëgimtar të mundshëm të Kvara, por është tërhequr, duke kuptuar forcën e marrëveshjes mes tij dhe Interit. Nëse situata nuk zgjidhet shpejt, De Laurentiis mund të ndërhyjë sërish me një ofertë më të fortë për ta bindur Atalantën të heqë dorë nga sulmuesi.
    Për momentin, Lookman duket se do të qëndrojë vetëm mes ngjyrave të Interit (e zeza dhe e kaltër), por zhvillimet e merkatos shpesh rezervojnë surpriza në fund.