Tag: atalanta

  • Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)

    Në Romë besojnë, Gasperini “ndez” kryeqytetin, Atalanta në krizë totale, Juric rrezikon shkarkimin (VIDEO)

    Me 24 pikë, po aq sa Inter, në krye të Serie A, Roma vijon ecurinë fantastike këtë sezon, me tifozët verdhekuq që kanë nisur të ëndërrojnë, fundja rivalët e tyre po gabojnë pafund. Në Stadiumin “Olimpik” përballë Udieneses mjaftoi nga një gol për çdo pjesë për të dalë me 3 pikë. Në fundin e pjesës së parë, Roma fitoi një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Pellegrini. Në fraksionin e dytë, në minutën e 61-të ishte Celik që dyfishoi shifrat, ky ishte goli i tij i parë në Serie A, një gol që vulosi suksesin 2-0 pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
    Ashtu si tifozët edhe Gian Piero Gasperini beson shumë te ky ekip, por tekniku italian nuk preferon të flas për objektiva: “Kjo ishte një provë bindëse. Zhvilluam një ndeshje të mirë kundër një ekipi si Udinese, është gjithnjë e vështirë të luash kundër tyre. Jam shumë i kënaqur pasi ekipi po rritet, po luan një futboll të mirë dhe beson”, u shpreh Gasperini.

    Në kaos total është ekipi i tij, Atalanta, me bergamaskët që pësuan një humbje të rëndë 0-3 brenda në shtëpi përballë Sassuolo-s. Pa Gjimshitin titullar, Atalanta u fut në kaos, me kapitenin kuqezi që u aktivizua më pas menjëherë me fillimin e pjesës së dytë. Berardi ishte lojtari i ndeshjes, me futbollin “azzurr” që realizoi një “dopietë” golash. Pas javës së 11-të, Atalanta e sheh veten në vendin e 13-të, por trajneri Juric beson se ekipi i tij mund të ri ngrihet.

    Ecuria negative këtë periudhë ka bërë që stoli i Juric të tronditet në themel, me mediat italiane që flasin për një shkarkim të mundshëm, ndërsa si pasues janë dy opsione, Palladino dhe Thiago Motta.
    ()

  • VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin

    VIDEO/ Skena të turpshme në Champions, trajneri sherr me lojtarin

    Një episod i pakëndshëm ndodhi në ndeshjen Marseill-Atalanta, e vlefshme për Champions League.
    Kur sulmuesi i ekipit italian, Ademola Lookman, u zëvendësua nga Yunus Musah në minutën e 75, ai u ndal me forcë nga trajneri Ivan Juric, i cili iu afrua nigerianit dhe i kapi krahun duke i folur ashpër.
    Përpara se tensioni të përshkallëzohej, ndërhyrja e De Roon dhe disa anëtarëve të stolit i ndau, duke e dërguar futbollistin përsëri në stol.
    Pas ndeshjes, trajneri i Atalantës shpjegoi se çfarë ndodhi me lojtarin në momentin e zëvendësimit: “Janë gjëra të zakonshme, si De Bruyne në Napoli apo diku tjetër. Lojtarët ndonjëherë nuk e pranojnë daljen nga loja, ka reagime të tepruara dhe aty mbaron, zgjidhet në dhomat e zhveshjes. Të gjithë i kemi përjetuar këto situata. Ajo që ka rëndësi është Atalanta dhe skuadra. Për të mirën e ekipit duhet të sillesh siç duhet; pastaj unë e kuptoj, nuk është problem. Për mua gjithçka kalon”.

     

  • Atalanta gjen shpëtim në Champions, një perlë e Samardzic thyen Marsejën, Gjimshiti: Na mungonte kjo fitore

    Atalanta gjen shpëtim në Champions, një perlë e Samardzic thyen Marsejën, Gjimshiti: Na mungonte kjo fitore

    Atalanta gjen “shpëtim” në Champions, me ekipin e Gjimshitit që rikthehet te fitorja pas 6 ndeshje, këtë e bën sërish në Champions, këtë herë ndaj Marsejës në transfertë.
    Me Gjimshitin titullar dhe Lookman nga minuta e parë, Atalanta kishte një “marsh” me shumë në këtë takim, ku pas vetëm 14 minutash fituan një 11-metërsh për faull në zonë. De Katelaere goditi në cep, por portieri Rulli bëri mrekullinë duke pritur një penallti fantastike. Vendasit u kundërpërgjigjën me Aubameyang, por goditja e sulmuesit nga Gaboni u përplas në traversë.

    Atalanta shtoi presionin e zonë e Marsejës në fraksionin e dytë, por ishin dhe të pafat si në minutën e 68-të ku goli i Lookman u anulua për pozicion jashtë loje. Për të zgjidhur këtë takim mendoi Samardzic, me fantazistin që realizoi një gol fantastik në minutën e 90-të, një gol që i dhuroi fitoren Atalantës. Me 7 pikë në 4 ndeshje, Atalanta renditet në vendin e 16-të. Berat Gjimshiti zhvilloi 90-minutësh thuajse perfekt, i vlerësuar nga disa mediat me notën 7,7.
    Në një intervistë për Sky Sport, kapiteni kuqezi vlerësoi faktin që ekipi u rikthye të fitorja pas një periudhe të vështirë: “Duhej një fitore e tillë, na mungonte prej kohësh. Kemi luajtur mirë, jo vetëm në këtë sfidë, ekipi ka krijuar shumë, por në futboll ka edhe episode si penalltia e humbur. Kemi dhënë gjithnjë maksimumin, por sot ja dolëm të merrnim 3 pikët”, u shpreh Gjimshiti për Sky Sport.
    ()

  • VIDEO/ Disfata e parë në Serie A, Atalanta bie keq në Udine

    VIDEO/ Disfata e parë në Serie A, Atalanta bie keq në Udine

    Atalanta pëson disfatë 1-0 ndaj Udineses në Udine, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Vendimtar në këtë sfidë rezultoi goli i mesfushorit italian, Zaniolo, i realizuar në fundin e pjesës së parë.
    Pavarësisht përpjekjeve, bergamaskët nuk dolën dot me pikë nga ky takim, duke marrë kështu humbjen e parë në këtë sezon në Serie A.

    Udinese është në vendin e tetë me 15 pikë. Atalanta është në vendin e 11-të me 3 pikë.
     

  • Seria A/ Atalanta pëson humbjen e parë në kampionat

    Seria A/ Atalanta pëson humbjen e parë në kampionat

    Atalanta ka pësuar humbjene  parë sot në kampionat, ndërsa është mundur me rezultatin 1-0 nga Udineze, falë golit të realizuar nga Zaniolo në pjesën e parë.
    Një rezultat që lë bergamaskët për momentin në vendin e 11 në renditje me vetëm 13 pikë në 10 ndeshje të luajtura, ku vetëm në 2 prej tyre ka regjistruar fitore, ndërsa në 7 të tjera është ndalur në barazim.
    Kjo ishte humbja e parë për Atalantën pas largimit të Gasperinit nga stoli i skuadrës.

  • Zaniolo “fundos” Atalantën, Ivan Juric drejt largimit (video)

    Zaniolo “fundos” Atalantën, Ivan Juric drejt largimit (video)

    1 Nëntor 2025

    17:00

    Telesport

    Pas pesë barazimeve rresht, Atalanta sërish nuk gjen qetësi dhe sot është mundur 1-0 nga Udinese. Në sfidën e luajtur në Friuli, vendosi goli i Nicolo Zaniolo në minutën e 40-të në pjesën e parë.
    Sulmuesi italian shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas asistit të marrë nga Hassane Kamara. Ky është goli i tretë në Serie A për Zaniolo-n këtë sezon, i cili është i huazuar tek Udinese. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Udinese fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e tetë me 15 pikë.
    Atalanta mbetet në vendin e 11-të me 13 pikë, duke vënë në pikëpyetje të madhe fatin e Ivan Juric, i cili me shumë mundësi do të shkarkohet nga bergamaskët për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit.
    SHIKOGOLINEZANIOLO

  • Dy gola të shpejtë, por në fund nuk ka fitues. Atalanta dhe Como kënaqen me nga një pikë (video)

    Dy gola të shpejtë, por në fund nuk ka fitues. Atalanta dhe Como kënaqen me nga një pikë (video)

    4 Tetor 2025

    22:40

    Telesport

    Atalanta ka barazuar 1-1 ndaj Como, në sfidën e luajtur në Bergamo, e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A. Bergamaskët gjetën golin pas 5 minutash lojë, ku Lazar Samardzic e nis vetë aksionin dhe e përfundon në mënyrën ideale, duke gjetur rrjetën.
    Como e drejtuar nga Cesc Fabregas barazon shifrat me Maximo Perrone në minutën e 18-të. Mesfushori i Como duke përfituar nga një top i humbur nga vendasit, kroson në zonë dhe ideja ishte të asistonte për shokun e skuadrës, por në mënyrë të habitshme topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë.
    Portieri i Atalantës, Marco Carnesecchi, mund të kishte bërë më mirë, por u tregua i pavëmendshëm. Rezultati i pjesës së parë dhe i gjithë takimit, 1-1. Berat Gjimshiti luajti si zakonisht titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Në anën tjetër ishte titullar Mërgim Vojvoda për Como-n, i cili luajti për 70 minuta.
    Pas këtij barazimi, Atalanta mban vendin e gjashtë me 10 pikë, Como vendin e shtatë me 9 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Atalanta ringrihet në Champions, Gjimshiti për rekord

    Atalanta ringrihet në Champions, Gjimshiti për rekord

    Pas disfatës së rëndë në start kundër PSG, Atalanta ringrihet në Champions, del me 3 pikë nga sfida kundër Club Brugge. Në Bergamo, Gjimshiti me shokë vuajtën jo pak përballë ekipit belg, me këta të fundit që kaluan të parët në avantazh me një gol të Tzolis në minutën e 38-të.
    Në fraksionin e dytë, trajneri Juric ndërhyri në formacion me disa zëvendësime. Më në fund, pas disa përpjekjeve, Atalanta fitoi një 11-metërsh në minutën e 73-të të konvertuar në gol nga Samardzic. Festa për pak u zbeh, ku një tjetër gafë në prapavijë i dha mundësinë Club Brugge të realizoi golin e dytë, por ishin me fat, teksa topi kaloi shumë pranë vijës fatale.

    Në fund, në minutën e 87-të, stadiumi shpërtheu në festë ku Pasalic me kokë tundi rrjetën duke përmbysur rezultatin në 2-1, një fitore e madhe, jetike për ekipin bergamask.
    Kjo ishte një mbrëmje e veçantë për kapitenin kuqezi, Berat Gjimshiti, i cili numëroi ndeshjen e tij të 30-të në Champions League, si asnjë futbollist tjetër shqiptar, bëhet lojtari me më shumë prezenca në Champions.
    ()
    © BalkanWeb

  • Liverpuli dështon në Turqi, Murinjo e pëson nga Çelsi

    Liverpuli dështon në Turqi, Murinjo e pëson nga Çelsi

    U zhvilluan 9-të takime sot në Champions, raundi i dytë në formatin ‘ligë 36’. Në 18:45 Reali me Kilian Mbape autor i tre golave, mposhti në Almati skuadrën vendase Kairat 0-5. Përmbysi edhe Atalanta e Gjimshitit 2-1 Klub Bryzh 2-1. Në mbrëmje surprizat nuk munguan. Sidomos fitorja e Gallatasarajit ndaj Liverpulit 1-0 apo barayimi i Totenhem në Norvegji me Bodo/ Glimt 2-2.

    18:45

    Atalanta- Bryzh 2-1

    Kairat Almati-Real Madrid 0-5

    21:00

    Atletiko Madrid-Eintraht 5-1

    Çelsi-Benfika 1-0

    Inter-Slavia Pragë 3-0

    Bodo/ Glimt-Totenhem 2-2

    Gallatasaraji-Liverpul 1-0

    Marsejë-Ajaks 4-0

    Pafos-Bajern Mynih 1-5/ sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Mbappe fantastik, Reali fiton me “manita”. Atalanta bën përmbysjen e madhe (video)

    Mbappe fantastik, Reali fiton me “manita”. Atalanta bën përmbysjen e madhe (video)

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot për në Champions League. Në Kazakhstan, Real Madrid ka fituar 0-3 në transfertë ndaj debutuesve të këtij sezoni, Kairat Almaty.
    Në minutën e 24-të, Franco Mastantuono, pengohet në zonë nga portieri vendas, Kalmyrza, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Kylian Mbappe tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon madrilenët në avantazh.
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në fillim të pjesës së dytë, Mbappe dyfishon shifrat pas një topi të gjatë të marrë nga Thibaut Courtois dhe duke zënë në befasi vendasit, francezi dërgon topin në rrjetë.
    Në minutën e 73-të, Rodrygo i sapo futur në fushë bën gjithçka bukur dhe pasi kalon me radhë disa mbrojtës, pason për Arda Guler, ky i fundit me një prekje të lehtë asiston për Mbappe, francezi shënon hat-trick.
    Në minutën e 82-të, Eduardo Camavinga, pasi kishte vetë një minutë në fushë dhe falë një kombinimi fantastik me Rodryog-n, mesfushori francez shënon me kokë. Në fund fare pati kohë edhe për golin e pestë nga Brahim Diaz. Real Madrid fiton 0-5 dhe kryeson me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para.
    SHIKOGOLAT
    Në “Bergamo”, Atalanta ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Club Brugge. Belgët gjetën avantazhin në minutën e 38-të, ku Christos Tzolis shënoi me një goditje shumë të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas një topi të humbur nga kapiteni, Marten de Roon. Përmbysja e bergamaskëve erdhi në 15 minutat e fundit. Në minutën e 75-të, Pasalic pengohet në zonë nga portieri kundërshtar, Lazar Samardzic nuk gabon nga 11-metrat. Në minutën e 86-të, Samardzic kroson nga këndi, Mario Pasalic dërgoi me kokë topin në rrjetë. Atalanta fiton 2-1 dhe merr fitoren e parë për këtë sezon në Champions League.
    SHIKOGOLAT