Tag: atalanta

  • Atalanta përmbys Chelsea-n, De Ketelaere bën heroin, Gjimshiti një “digë”

    Atalanta përmbys Chelsea-n, De Ketelaere bën heroin, Gjimshiti një “digë”

    Atalanta e Gjimshitit shkëlqen në Champions, thyen 2-1 me përmbysje Chelsea-n, del me 3 pikë nga Bergamo duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimin. 13 pikë në 6 javë shifra fantastike që e vendosin Atalantën provizorisht në vendin e 3-të, ndërsa Chelsea zbret në vendin e 11-të.
    Ekipi i Maresca-s e nisi ndeshjen në sulm duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 25-të, me Joao Pedro që devijoi në rrjetë asistin e James. Gjyqtari i takimit i anuloi fillimisht festën, pasi e konsideroi pozicion jashtë loje, por me ndihmën e sistemit VAR la në fuqi golin e Joao Pedro-s. Në fraksionin e dytë, Atalanta mori kontrollin e lojës dhe në minutën e 55-të, Scamacca me kokë konvertoi në gol krosin perfekt të De Ketelaere. Fantazisti belg u shndërrua në protagonistin kryesor të kësaj mbrëmje pasi në minutën e 83-të me një aksion personal realizoi golin e dytë dhe të fitores duke bërë që stadiumi të shpërthente në festë.

    Titullar dhe 90-minuta në fushë ishte dhe kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti, i vlerësuar nga mediat me notën 7.2.
    Nuk e bëri dramë këtë humbje trajneri i Chelsea-t, Enzo Marseca: “Chelsea është po i njëjti ekip, si ky sot ashtu edhe ai kundër Barcelonës. Goli i pësuar ndryshoi totalisht rrjedhën e këtij takimi, por do të përpiqemi të bëjmë më mirë”, u shpreh Maresca.

  • Atalanta bën surprizën e madhe, përmbysje spektakolare ndaj Chelsea-s. Lumë golash në Holandë dhe Belgjikë, festojnë Atletico dhe Marseille

    Atalanta bën surprizën e madhe, përmbysje spektakolare ndaj Chelsea-s. Lumë golash në Holandë dhe Belgjikë, festojnë Atletico dhe Marseille

    9 Dhjetor 2025

    22:53

    Telesport

    Atalanta bën surprizën duke fituar me përmbysje 2-1 ndaj Chelsea. Për “Blutë” shënoi Joao Pedro, goli i parë për të në Champions League. Braziliani shënoi pas asistit të marrë nga kapiteni Reece James. Arbitri fillimisht e anulloi duke dyshuar për pozicion jashtë loje, ndërhyn VAR, goli quhet i rregullt. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për londinezët. Atalanta përmbysë shifrat në pjesën e dytë me golat e Gianluca Scamacca 55′ dhe Charles De Ketelaere 83′.
    Në Eindhoven, PSV edhe pse gjeti e para avantazhin me Guus Til në minutën e 10-të, Atletico Madrid bëri përmbysjen e madhe dhe fitoi me shifrat 2-3. Golat për “Colchoneros” u shënuan nga Julian Alvarez 37′, David Hancko 52′ dhe Alexander Sorloth 56′. Për holandezët ngushtoi shifrat Ricardi Pepi në minutën e 85-të, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 2-3 për Atletico-n.
    Totteham bëri detyrën në shtëpi, duke fituar 3-0 ndaj Slavia Prague, falë një autogoli në minutën e 26′ dhe penalltive të ekzekutuar saktë nga Mohammed Kudus 50′ dhe Xavi Simons 78′. Një sfidë shumë e bukur ka qenë ajo e luajtur në Belgjikë, ku kampionët belg, Royale Union SG u mposht 2-3 nga Olimpique Marseille. Për francezët shënuan Paixao dhe dopietë nga Mason Greenwood.
    Monaco fitoi në Principatë 1-0 ndaj Galatasaray. Denis Zakaria gaboi fillimisht nga penalltia, Folarin Balogun gjeti rrjetën në minutën e 68-të.
    SHIKOGOLAT

  • Berat Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta? Zbulohet skuadra që interesohet për mbrojtësin kuqezi

    Berat Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta? Zbulohet skuadra që interesohet për mbrojtësin kuqezi

    Pavarësisht se gjithmonë interesi për të nuk ka munguar, Berat Gjimshiti zgjodhi që të qëndrojë te Atalanta. Tani mund të ketë ardhur koha që mbrojtësi kuqezi të ndërrojë mjedis, teksa së fundmi ka të reja të rëndësishme.
    Për Gjimshtin së fundmi ka shfaqur interes Olympiacos. Gjigandi grek është gati të hyjë në bisedime me bergamaskët, për të arritur një marrëveshje që mund të kënaqë të dyja palët.
    Vendimtare do jetë vetë dëshira e 32-vjeçarit, i cili mund të marrë në konsideratë transferimin te Olympiacos. Gjimshiti ka kontratë me Atalantën deri verën e vitit të ardhshëm.

  • VIDEO/ Atalanta fiton me “poker” golash, shënon edhe Gjimshiti

    VIDEO/ Atalanta fiton me “poker” golash, shënon edhe Gjimshiti

    Atalanta triumfon 4-0 ndaj Genoas, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, me Berat Gjimshitin që u kordinua mjaft mirë me kokë, pas një krosimi të Zalewskit.
    Bergamaskët mbyllën llogaritë në fillimin e pjesës së dytë, me De Roon. Për Atalantën “tundën rrjetën” në fundin e sfidës, edhe Pasalic e Ahanor.

     

  • Palladino merr fitoren e para tek Atalanta, te Fiorentina nuk paska qenë problemi Stefano Pioli… (video)

    Palladino merr fitoren e para tek Atalanta, te Fiorentina nuk paska qenë problemi Stefano Pioli… (video)

    30 Nëntor 2025

    19:52

    Telesport

    Atalanta është rikthyer më në fund te fitorja, pasi mposht sot në shtëpi 2-0 Fiorentinën. Raffaele Palladino merr kështu 3 pikët e para në krye të bergamaskëve. Kossounou shënoi një supergol në minutën e 40-të, dukë zënë komplet në befasi De Gea-n me goditjen e tij.
    Ademola Lookman dyfishon shifrat në fillim të pjesës së dytë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Atalanta fiton 2-0 dhe ngjitet në vendin e 11-të me 16 pikë, ende shumë pikë larg zonës së Europës.
    Te Fiorentina mesa duket nuk paska qenë problemi te Stefano Pioli. Klubi vjollcë që tani drejtohet nga Paolo Vanoli renditet në vendin e 19-të me 6 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Napoli rikthehet te fitorja dhe te vendi i parë, Palladino e nis me humbje tek Atalanta (video)

    Napoli rikthehet te fitorja dhe te vendi i parë, Palladino e nis me humbje tek Atalanta (video)

    Napoli është rikthyer te fitorja, pasi mundi 2-0 Atalantën në “Diego Armando Maradona”, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
    Protagonisti kryesor i 45 minutave të para ishte padyshim David Neres, braziliani shënoi dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 16-të, pas mori një pasim nga rasmus Hojlund, Neres futet bukur në zonë dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të djathtën.
    Goli i dytë erdhi në minutën e 38-të, pas pasimit të marrë nga Scot McTominay, Neres shkund rrjetën me një goditje të fuqishme brenda zonës. Noa Lang trefishoi shifrat për Napolin me golin e tij në fund të pjesës së parë. Holandezi shënoi me kokë pas krosimit të Di Lorenzo.
    Atalanta e nis më mirë pjesën e dytë, pasi gjeti golin me Gianluca Scamacca, i futur pikërisht në fillim të kësaj pjese, në vend të Mario Pasalic. Scamacca shënoi një gol shumë të bukur me një goditje akrobatike, pas asistit të Raul Bellanova.
    Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, Napoli fiton 3-1 dhe ngjitet momentalisht në vendin e parë me 25 pikë. Rafaelle Palladino e nis me humbje tek Atalanta, duke treguar që ka shumë punë për të bërë me këtë ekip, që nuk është më i njëjti pas largimit në verën e kaluar të Gian Piero Gasperini.
    SHIKOGOLAT

  • Berat Gjimshiti bëhet me trajner të ri në Itali, shkarkohet Juriç pas humbjes me Sasuolon

    Berat Gjimshiti bëhet me trajner të ri në Itali, shkarkohet Juriç pas humbjes me Sasuolon

    Atalanta nuk po gjen më qetësi pas largimit të Gasperinit. Ekipi nga Bergamo po has shumë vështirësi në rezultate teksa në kohët e fundit është duke vuajtur për fitoren në Serinë A. Një humbje tërësisht e befasishme ndaj Sasuolos në shtëpi, 0-3, bëri që trajneri Juric të shkarkohej menjëherë.
    Në 8 ndeshjet e fundit, Atalanta numëron vetëm një fitore, në Champions League kundër Marsejës. Ndërkohë situata në kampionat është shumë e keqe pasi Atalanta ndodhet në vendin e 13. Tani Berat Gjimshiti bëhet me trajner të ri pasi do të jetë Raffaele Palladino i ulur në stolin e skuadrës. /Sport Ekspres/

  • Nuk ka më vend për Lookman tek Atalanta, gati transferimi në Madrid për 60 milionë euro

    Nuk ka më vend për Lookman tek Atalanta, gati transferimi në Madrid për 60 milionë euro

    11 Nëntor 2025

    20:01

    Telesport

    Ademola Lookman ishte një nga personazhet kryesore të merkatos së fundit, por pavarësisht gjithçkaje që ndodhi, nigeriani qëndroi tek Atalanta, edhe pse pa dëshirën e tij.
    Sulmuesi me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së janarit. Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid interesohet seriozisht për nigerianin dhe është gati të paguajë 60 milionë euro për kartonin e tij, shifër brenda pritshmërive të Atalantës.
    “Colchoneros” po kërkojnë një sulmues të gjithanshëm, i aftë të luajë si në krah ashtu edhe në qendër, dhe Ademola Lookman duket se është profili i duhur që ata po kërkojnë. Në anën tjetër, lojtari nuk ka më vend tek Atalanta dhe po pret janarin për t’u larguar njëherë e mirë.
    Për nigerianin interesohet edhe Tottenham, por deri tani pista më konkrete është ajo e Atletico Madridit.

  • Shkarkuan Juric, Atalanta nuk humbet kohë, Gjimshiti me trajner të ri

    Shkarkuan Juric, Atalanta nuk humbet kohë, Gjimshiti me trajner të ri

    Disfata e rëndë ndaj Sassuolos “mbushi kupën”, me Atalantën që doli me një njoftim për mediat duke zyrtarizuar largimin e Ivan Juric. Së bashku me të nga Bergamo u larguan edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, ndihmësit tek Atalanta. Jo vetëm humbja 3-0 në shtëpi përballë Sassuolo-s, shifrat e Juric në krye të Atalantës ishin “horror”: 2 fitore 7 barazime dhe 2 humbje, 13 pikë në total pas 11 javësh, vendi i 13-të në Serie A.
    Në këto kushte, shkarkimi i tij ishte i pashmangshëm. Berat Gjimshiti me shokë tani kanë një trajner të ri, pasi Atalanta nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur akordin total me Raffaele Palladino. Palladino do të firmos një kontratë deri në 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

    Palladino ishte një opsion edhe për stolin e Juves pas largimit të Juric, por në fund “Zonja e Vjetër” vendosi t’i besoj stolin Luciano Spallettit.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Paladino zyrtarizohet te Atalanta, Juriç, shkarkimi i tretë i kroatit

    Paladino zyrtarizohet te Atalanta, Juriç, shkarkimi i tretë i kroatit

    Rafaele Paladino është trajneri i ri i Atalantës. Pas humbjes së rëndë kundër Sasuolos, drejtuesit e Atalantës kanë vendosur të bëjnë një ndryshim dhe kanë shkarkuar Ivan Juriç, fitorja e të cilit në Ligën e Kampionëve kundër Marsejës nuk ishte e mjaftueshme.

    Klubi i Bergamos njoftoi lajmin në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të internetit: “Atalanta BC njofton se Ivan Juriç është liruar nga detyrat e tij si trajner i Ekipit të Parë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, përkatësisht Mateo Paro, Miguel Veloso, Paolo Barbero, Stjepan Ostojiç dhe Mikele Orekio. Atalanta BC falënderon Ivan Juriç dhe stafin e tij për përkushtimin e tyre dhe u uron gjithë të mirat për të ardhmen.”

    Ish-trajneri i Fiorentinës, i cili tashmë ka nënshkruar një kontratë me zikaltërit, do të marrë drejtimin, e skuadrës ku aktivizohet mbrojëtsi kuqezi Berat Gjimshiti. Stafi i tij pritet të përfshijë gjithashtu Stefano Çiterion si asistent dhe Federiko Peluzon, një ish-lojtar i Atalantës.

    Vazhdo leximin