Tag: astana

  • Vlerësimi/ Nazmi Gripshi fiton “Këpucën e Artë” në Kazakistan

    Vlerësimi/ Nazmi Gripshi fiton “Këpucën e Artë” në Kazakistan

    Nga lojtarët që luajnë jashtë vendit, më pak vëmendje marrin futbollistët që luajnë në disa kampionate të lindjes, kjo për shkak se niveli i kampionateve nuk është i njëjtë me atë të vendeve të zhvilluara europiane dhe mbulimi mediatike duket tepër i vështirë. Ndërkohë, ka plot elementë që kanë spikatur nga Ukraina, Rusia, Azerbajxhani e deri në Kazakistan e Uzbekistan. Njëri prej tyre, po jeton momentin e tij.
    Nazmi Gripshi është protagonist i një arritjeje të madhe, pasi fitoi Këpucën e Artë në Premier Ligën e Kazakistanit. Sulmuesi i zbuluar së fundmi nga Silvinjo, që e ftoi në kombëtare për ndeshjet ndaj Serbisë e Jordanisë, e mbylli sezonin si shënuesi më i mirë i kampionatit kazak me 16 gola. Kjo, në 26 ndeshje që ishte në fushë për ekipin e tij Astana, duke lënë dy gola prapa sulmuesin e Kairatit, Satpajev. Një edicion shumë i mirë, me rritje të ndjeshme në krahasim me të kaluarin kur arriti në 6 rrjeta në 12 ndeshje të luajtura. Jo vetën kaq, por Gripshi ishte i dyti në renditjen e asisteve në Premier Ligë, me 7 pasime për gol, vetëm një më pak sesa fituesi Marin Tomasov, gjithashtu lojtar I skuadrës së tij, Astana, që dha 9 asiste. 28-vjeçari ishte më I miri edhe për gjuajtjet në kuadrat dhe për penalltitë e realizuara, 8. Për fat të keq, ëndrra e madhe, ajo e fitores së titullit në Kazakistan, nuk u realizua. Në javën e fundit të kampionatit, Astana pati nevojë për fitore në fushën e rivalit kryesor, Kairat, por nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.
    Gripshi asistoi golin e avantazhit dhe Astana ishte virtualisht kampione, por vendasit barazuan pas pushimit. Sulmuesi kuqezi e ka fituar titullin në Shqipëri me Skënderbeun, ndërsa në karrierë ka fituar edhe Kupën në Shqipëri, Kosovë dhe Kazakistan.