Tag: associated

  • Akuza izraelit, Reporterët pa kufij, Reuters dhe Associated Press reagime për vdekjet e gazetarëve në rripin e Gazës

    Akuza izraelit, Reporterët pa kufij, Reuters dhe Associated Press reagime për vdekjet e gazetarëve në rripin e Gazës

    Thibaut Bruttin, drejtor i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij, duke komentuar sulmin e ushtrisë izraelite në Spitalin Nasser në Khan Younis, deklaroi se mbrojtësit e lirisë së shtypit nuk kishin parë kurrë një pengesë kaq serioze për sigurinë e gazetarëve. Bruttin theksoi se gazetarët janë vrarë si në sulme pa dallim ashtu edhe në sulme të synuara që ushtria izraelite ka pranuar se i ka kryer.
    AP – “Associated Press është e tronditur dhe e trishtuar kur mësoi për vdekjen e gazetares Mariam Dagga, së bashku me disa gazetarë të tjerë, në Spitalin Nassar në Khan Younis, Gaza.” Kjo u tha në një deklaratë nga Associated Press, e ribotuar nga Reuters në faqen e saj të internetit. “Mariam udhëtonte rregullisht në spital për mbulim mediatik. Puna e saj e fundit përfshinte histori prekëse të fëmijëve të uritur dhe të kequshqyer në Gaza. Ajo punoi si punonjëse e pavarur për Associated Press dhe organizata të tjera lajmesh. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar sigurinë e gazetarëve tanë në Gaza.”
    REUTERS – “Jemi të tronditur nga lajmi për vdekjen e kontribuesit të Reuters, Hussam al-Masri, dhe plagosjen e një tjetër kontribuesi tonë, Hatem Khaled, në sulmet izraelite ndaj Spitalit Nasser të Gazës sot”, tha Reuters në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit. “Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion dhe u kemi kërkuar autoriteteve të Gazës dhe Izraelit të na ndihmojnë të marrim kujdes mjekësor urgjent për Hatem”, thuhej në deklaratë.

  • Lajmi që çudiste botën: Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë

    Lajmi që çudiste botën: Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë

    Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë. Këtë lajm e jepte Agjencia e prestigjize amerikane e lajmeve ”Associated Press” më 9 qershor 1929 dhe e ribotonte Dielli në numrin e tij të 14 qershorit 1929.

    Agjencia ”Associated Press“ informonte: Mbreti i shqiptarëve, Zog I, ndonëse nuk ka më shumë se një vit që ka ardhë në fron, ka fituar emrin e Monarkut më punëtor në botë- Tetëmbëdhjetë orë pune të pandërprera ditë dhe natë-me 10 minuta shëtitje nëpër pallat çdo dy orë-është puna që bën çdo ditë.

    Mbreti ngrihet në mëngjes në orën gjashtë. Pi një kafe të zezë, ndez një cigare, dhe pastaj i përvishet punës.

    Me përjashtimin e pak minutave që shkon çdo ditë me të ëmën, të cilën e do dhe e nderon shumë, nuk e le tryezën e punës gjer në mes të natës.

    Miqtë e Mbretit thonë se i mungojnë njerëzit e shkolluar, vendi s’ka universitet, i mungon dhe besimi që të ngarkojë të tjerë njerës me punëra të shtetit dhe prandaj ngul këmbë ta bëjë çdo gjë vetë. Po nëqoftëse e qeveris Shqipërinë në bazë të një njeriu të vetëm, ay s’ka aspak dukjen e diktatorit.

    Me pamjen e tij të butë, hundë të gjatë, gojë delikate, me një qëndrim plot dinjitet dhe një dukje aristokratike, të kujton më shumë një njeri nga fëmijët fisnik të Francës ose Austrisë, që s’i ka vrarë kurrë mendimi dhe puna. Po Mbreti më i ri i Evropës, larg nga të qenit -diletant-ose njeri sallonesh, e qeveris vendin e tij me dorë të hekurt, po të drejtë, dhe i jep popullit një shembull të shkëlqyer me punën e tij të parreshtur.

    Kur Korespondenti i Associated Press-it, e vizitoi sot në Pallat (9 Qershor 1929), e gjeti Mbretin duke përkëdhelur dhe shkonte kohën me një tufë shkabash (shqiponjash), të maleve, të cilat i ka zbutë vetë. “Duke qenë se Shqipëria është një vend me shkëmbinj dhe male të larta”, tha Mbreti duke qeshur- në një gjermanisht të mbaruar, ”këtu kemi aq shkaba sa ju në Amerikë keni rebece(Sparrows)”.

    “Si gjithë shkabat e botës, shkaba e Shqipërisë ëshët kryelartë, e guximshme, independente, prandaj e bamë simbolin e lirisë kombëtare, siç e ka bërë dhe Amerika. Me që populli im m’i sjell me shumicë, si dhuratë, tani kam mjaft prej tyre sa të eksportoj ca në Amerikë”… Pastaj duke qeshur Mbreti shtoi: ”Po populli Amerikan ka mjaft shkaba dhe mjaft Liri”…/(Përgatiti për Diellin: D. Greca)/55News.al

    ObserverKult

    —————

    LEXO EDHE:

    Zogu I- mbreti i shqiptarëve që u mbijetoi 55 atentateve

    ObserverKult

  • Mediat e huaja jehonë samitit të BE në Tiranë/ “Evropa e re në një botë të re”

    Mediat e huaja jehonë samitit të BE në Tiranë/ “Evropa e re në një botë të re”

    Tirana është bërë kryeqyteti i Europës, ku 47 liderë dhe krerët e mëdhenj janë mbledhur për Samitin e Komunitetit Politik Europian. Liderët do të diskutojnë sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin gjatë këtij samiti një ditor.
    Ky samit është vënë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat e huaja. Prestigjiozja Associated Press që mbahet këtë të premte në Tiranë. “Do të flitet gjithashtu edhe për mënyrat për të përmirësuar për të luftuar emigracionin e paligjshëm”, shkruan Associated Press.
    Sipas Associated Press vendi ynë po pret samitin pasi Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ajo shton se kryeministri Edi Rama e sheh samitin si frymëzim dhe motivim për të vazhduar më tej dhe për të siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 5 vitesh.

  • SYRI TV/ DASH rrëzon vendimin e Blinken për Berishën: Neni 7031(c) u përdor si armë politike

    SYRI TV/ DASH rrëzon vendimin e Blinken për Berishën: Neni 7031(c) u përdor si armë politike

    Edhe Associated Press ka raportuar sot për ndryshimin e qëndrimit të Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH) në lidhje me opozitën shqiptare dhe Sali Berishën.

    Në një artikull kushtuar zgjedhjeve në Shqipëri, Associated Press ndalet edhe tek marrëdhëniet Shqipëri–SHBA, duke cituar gjithashtu një reagim nga kompania lobuese ‘Continental Strategy’.

    Sipas zëdhënëses së ‘Continental Strategy’, Melissa Stone, neni 7031(c) është përdorur nga administrata e mëparshme si një armë politike kundër Sali Berishës.

    Pas publikimit të lajmit se Departamenti i Shtetit ka rrëzuar vendimin e Sekretarit Blinken ndaj Sali Berishës dhe se ky vendim ka qenë i politizuar, ka reaguar edhe kompania ‘Continental Strategy’, e angazhuar nga opozita shqiptare për mbrojtjen e kauzave të saj.

    Melissa Stone, zëdhënëse e kompanisë, tha për Associated Press se puna e tyre ka si synim heqjen e masave non grata, të cilat janë përdorur si mjete politike edhe ndaj liderit të opozitës.

    “Puna jonë po financohet nga një biznesmen shqiptaro-amerikan dhe lider aktiv i diasporës shqiptaro-amerikane, i cili e do Amerikën dhe e do Shqipërinë,” – tha Stone.

    Ajo shtoi se, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ata po kërkojnë nga administrata Trump të ndërmarrë një rishikim të plotë dhe të përmbysë përdorimin politik të nenit 7031(c) gjatë administratës Biden ndaj liderëve konservatorë pro-amerikanë, përfshirë edhe Presidentin Sali Berisha.

    Sipas deklaratës së DASH, “Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që interesat e politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës Biden.”