Tag: aspirina

  • Aspirina, si ndikon në organizëm konsumi i përditshëm i saj

    Aspirina, si ndikon në organizëm konsumi i përditshëm i saj

    Aspirina është një ilaç farmaceutik i cili përdoret që prej 1899.

    Aspirina i përket një grupi kimikatesh të njohura si salicilates, që gjenden natyralisht tek rrushi i thatë dhe kajsitë por edhe fruta e perime të tjera.

    Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me radhë.

    Edhe pse funksioni i saj primar ka lidhje me qetësimin e dhimbjeve të ndryshme dhe uljen e temperaturës, studime kanë treguar që të mirat e saj nuk mbarojnë këtu.

    Sipas disa studimeve aspirina luan një rol kyç në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

    Kur duhet përdorur aspirina

    Ekspertët thonë se një dozë e vogël ditore e aspirinës mund të shmangë atakun në zemër për personat tashmë të rrezikuar prej këtij problemi. Aspirina pengon mpiksjen e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e tij drejt zemrës.

    Megjithatë, përpara nisjes së një terapie të tillë, AgroWeb.org këshillon që të konsultoheni me mjekun.

    Njerëzit që vuajnë nga gjakderdhjet por edhe gratë shtatzëna duhet të shmangin tërësisht aspirinën sepse ajo ka një ndikim më të fortë tek qelizat e gjakut.

    Çfarë ndodh në organizëm nëse pini aspirinë çdo ditë:

    Ky ilaç mund të shkaktojë efekte anësore në organizmin e disa njerëzve.

    Aspirina shkakton ulçerë në stomak

    Aspirina është një ilaç i fortë dhe disa njerëz kanë një tolerancë të ulët ndaj saj.

    Përdorimi kronik i aspirinës mund të dëmtojë shtresën e brendshme të stomakut duke nxitur shfaqjen e ulçerës dhe dhimbje në stomak.

    Rreziku është më i lartë tek grupmoshat mbi 65 vjeç, njerëzit që kanë probleme ekzistuese me stomakun, ata që pijnë alkol, ata që vuajnë nga epilsepsia, apo ata që marrin hollues gjaku.

    Rrezik i ulur i atakut në zemër

    Nëse ju keni kaluar një episod ataku në zemër apo ishemie, mjeku mund të rekomandojë një dozë të ulët aspirine ditore për të parandaluar një episod tjetër.

    Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, aspirina është një metodë trajtimi efikase por dozat ditore të saj duhen vendosur vetëm nga mjeku specialist.

    Aspirina rrit rrezikun e gjakderdhjes

    Në rastet e një lëndimi fizik, aspirina ndikon negativisht duke penguar mpiksjen e gjakut dhe nxitur gjakderdhjen, madje edhe në stomak

    Rreziku i gjakderdhjes është më i lartë nëse pacienti merr medikamente të tjera apo suplementë.

    Aspirina ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

    Sipas studimeve të cilave u referohet AgroËeb.org, njerëzit që kanë marrë aspirinë për të paktën 6 vjet apo më shumë, janë 19% më pak të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë dhe 15% më pak të rrezikuar nga kanceri i stomakut.

    Aspirina Mund Të Nxisë Dëmtim të Mëlçisë

    Një nga efektet anësore të përdorimit ditor të aspirinës është dëmtimi i mëlçisë.

    Një nga shenjat paralajmëruese të dëmtimit të këtij organi është edhe verdhëza./Agroweb

  • Mjekët zbulojnë ilaçin që sfidon aspirinën në parandalimin e infarktit të zemrës

    Mjekët zbulojnë ilaçin që sfidon aspirinën në parandalimin e infarktit të zemrës

    Një zbulim i ri shkencor mund të ndryshojë udhëzimet mjekësore në mbarë botën. Mjekët kanë zbuluar se ilaçi clopidogrel është më i efektshëm se aspirina në parandalimin e infarkteve të zemrës dhe goditjeve në tru, pa rritur rrezikun për gjakderdhje serioze.
    Prej dekadash, miliona njerëz janë këshilluar të marrin aspirinë në dozë të ulët çdo ditë për të parandaluar ngjarjet serioze kardiovaskulare. Aspirina ndihmon në hollimin e gjakut dhe duke ulur rrezikun për bllokime të arterieve.
    Por, një studim i ri ndërkombëtar, i paraqitur në kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid dhe i botuar njëkohësisht në revistën The Lancet, tregon se clopidogrel, një hollues gjaku i përdorur gjerësisht është më efektiv se aspirina në parandalimin e këtyre ngjarjeve, pa rritur rreziqet për efekte anësore të rënda.
    Studimi përfshiu një analizë gjithëpërfshirëse të të dhënave nga afro 29 mijë pacientë me sëmundje të arterieve koronare (CAD), forma më e zakonshme e sëmundjes së zemrës dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjes në nivel global.
    Rezultatet treguan se pacientët që merrnin clopidogrel kishin 14% më pak rrezik për të pësuar infarkt, goditje në tru ose vdekje nga shkaqe kardiovaskulare, krahasuar me ata që merrnin aspirin. Po aq e rëndësishme ishte dhe gjetja se nuk kishte rritje të rasteve të gjakderdhjes së rëndë tek pacientët që përdornin clopidogrel.
    Për shumë vite, aspirina ka qenë trajtimi standard për pacientët me CAD, shpesh për gjithë jetën. Megjithatë, ky studim sfidon këto udhëzime tradicionale, duke sugjeruar që clopidogrel duhet të jetë zgjedhja e preferuar për trajtim afatgjatë me ilaçe antitrombocitare.
    Sipas autorëve të studimit një ekip mjekësh nga SHBA, Britania e Madhe, Australia, Zvicra dhe Japonia, përfitimet e clopidogrel ishin të dukshme edhe tek pacientët që zakonisht nuk reagojnë mirë ndaj këtij ilaçi për shkak të faktorëve gjenetikë ose klinikë.

  • Ndryshimi mes aspirinës dhe ibuprofenit, ja rastet kur duhet t’i pini

    Ndryshimi mes aspirinës dhe ibuprofenit, ja rastet kur duhet t’i pini

    Aspirina dhe ibuprofeni janë dy ilaçe që përdoren rëndom kundër dhimbjeve të ndryshme.

    Në pamje të parë, të dyja barnat duken sikur kryejnë të njëjtin funksion. E vërteta është se ilaçet kanë specifika të ngjashme por janë ndryshe nga njëra tjetra. Të përbashkëtat e të dy barnave është që luftojnë dhimbjet dhe inflamacionin. Aspirina i përket një grupi kimikatesh të njohura si salicilates, që gjenden natyralisht tek rrushi i thatë dhe kajsitë por edhe fruta e perime të tjera.

    Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me radhë. Të dyja së bashku largojnë dhimbjet duke bllokuar hormone të caktuara në trup. Përdorimet e të dyjave variojnë nga lloji i dhimbjes por edhe inflamacionit.

    Kur duhet përdorur Aspirina

    Ekspertët thonë se një dozë e vogël ditore e aspirinës mund të shmangë atakun në zemër për personat tashmë të rrezikuar prej këtij problemi. Aspirina pengon mpiksjen e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e tij drejt zemrës. Megjithatë, përpara nisjes së një terapie të tillë, AgroWeb.org këshillon që të konsultoheni me mjekun.

    Kur duhet përdorur ibuprofeni

    Të miturit nën moshën 12 vjeç mund të përdorin ibuprofenin vetëm kundër gripit apo lisë. Ata duhet të qëndrojnë larg aspirinës sepse mund të jetë vdekjeprurëse, duke qenë se ajo mund të rrisë rrezikun e disa sëmundjeve fatale. Shumë ekspertë rekomandojnë që të përdoret ibuprofeni në rastet e dhimbjeve të kokës apo dhimbjeve të tjera të ndryshme. Ndikimi i këtij bari në qelizat e gjakut është më i ulët se në rastin e aspirinës.

    Kur duhen shmangur të dyja barnat

    Gratë shtatzëna duhet të shmangin si aspirinën ashtu edhe ibuprofenin. Njerëzit që vuajnë nga gjakderdhjet duhet të shmangin tërësisht aspirinën sepse ajo ka një ndikim më të fortë tek qelizat e gjakut. Nëse merrni ibuprofeni, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mbani shëndetin nën vëzhgim. Të dyja ilaçet nuk duhen marrë në të njëjtën kohë sepse do të rrezikoheni më shumë nga gjakderdhja në stomak.

    Përdorimi i tepërt i aspirinës mund të nxisë dhimbjet e kokës. Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të tregojnë kujdes. Përdorimi i tepërt i ibuprofenit rrit rrezikun e atakut në zemër me të paktën 31%, thonë ekspertët./ agroweb