Tag: asnjë

  • “I bëni takimet ku të doni, por jo duke përdorur strukturën”, Rama mesazh për të gjithë kandidatët, çfarë porosie ka për ata në listë të mbyllur

    “I bëni takimet ku të doni, por jo duke përdorur strukturën”, Rama mesazh për të gjithë kandidatët, çfarë porosie ka për ata në listë të mbyllur

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ju ka dërguar një emsazh të gjithë akndidatëve socialistë, duke i kërkuar që të mos hapin zyra elektorale përtej zonës që atyre i takon.
    Në mesazhin e tij numri një i PS thekson se deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por jo duke përdorur  strukturën, pasi kjo e fundit është në funksion të qëllimit të përbashkët dhe jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti.
    Mesazhi i Ramës:

    Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën.

  • “PS nuk duhet të bëhet tabelë qitje”, Rama “shkund” kandidatët: Mos hapni zyra jashtë zonës suaj, mos e dëmtoni partinë

    “PS nuk duhet të bëhet tabelë qitje”, Rama “shkund” kandidatët: Mos hapni zyra jashtë zonës suaj, mos e dëmtoni partinë

    Gara mes kandidatëve për deputetë të listës së hapur duket se po shndërrohet në shqetësim për partitë e mëdha. Kjo pasi, diferencën mes kandidatëve e bën një votë më shumë e cila të çon në Parlament. Teksa jemi 42 ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kandidatët e të gjithëve krahëve të politikës po luftojnë për çdo votë.
    Dhe kjo “luftë” në terren duket se ka shqetësuar kryetarin e PS dhe njëherazi kryeministrin Edi Rama. Rama u është drejtuar të gjithë kandidatëve përmes një mesazhi duke kërkuar që secili prej tyre të respektojë kufijtë e zonave elektorale të përcaktuara nga drejtuesi politik.
    “Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti”, thuhet në mesazhin e Ramës.
    Kreu i qeverisë i ka tërhequr vëmendjen edhe kandidatëve të listës së mbyllur të cilët në këto zgjedhje nuk e kanë të nevojshme të bëjnë fushatë për veten. Rama u kujton atyre se nuk duhet kurrsesi të kërkojnë vota për kandidatët e listës së hapur, por vetëm për PS-në, numrin 5.
     

     
    “Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën””, vijon më tej mesazhi i Ramës.

    Mesazhi i Ramës drejtuar kandidatëve të PS:
    “Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën”.

  • “Deputetët e listës së mbyllur të mos bëjnë fushatë për ata në listë të hapur”, zbulohet porosia e Ramës: Takimet bëjini ku të doni, por…

    “Deputetët e listës së mbyllur të mos bëjnë fushatë për ata në listë të hapur”, zbulohet porosia e Ramës: Takimet bëjini ku të doni, por…

    Deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë një mesazh nga kryesocialisti Edi Rama, me rregulla strikte për fushatën që do të bëjnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Rama u kërkon deputetëve të mos hapin zyra jashtë zonës së caktuar dhe në asnjë takim të mos përdorin strukturat e partisë, duke u shprehur se strukturat nuk janë ‘për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti’. Rama urdhëron deputetët e listës së mbyllur të mos bëjnë fushatë për ata në listë të hapur.
    Mesazhi i Ramës për deputetët:
    1. Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra të vetat jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik.
    2. Çdo deputet është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por ama në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën dhe as të bëjë takime me strukturën jashtë zonës së përcaktuar nga drejtuesi politik, sepse struktura është në funksion të organizimit tërësor dhe funksionon në zonën e vet për qëllimin e përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti të qarkut!
    3. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, por vetëm për numrin 5, dhe të gjithëve duhet t’u thonë: “Tek vota preferenciale jeni të lirë!” Po ashtu, deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë; e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës; dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën! Natyrisht, kjo vlen për të gjithë, deputetë aktualë apo kandidatë.

    Top Channel

  • Rama-kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar, struktura e PS të mos bëhet tabelë qitje për listën e hapur

    Rama-kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar, struktura e PS të mos bëhet tabelë qitje për listën e hapur

    Një votë më shumë të çon në Parlament, dhe kjo ka futur në një “luftë” të ethshme çdo kandidat në listë të hapur brenda së njëjtës parti. Ky fenomen po e shqetëson edhe kryeministrin, njëkohësisht kryetarin e PS, Edi Ramën.
    Ai u ka treguar vijat e kuqe kandidateve të tij, ku duket se lufta ne terren për të kapur çdo votë nominale ka filluar të bëhet e ashpër, duke ndikuar edhe strukturat e partisë. Rama u ka dërguar porosi socialistëve që asnjë kandidat, qoftë edhe deputet aktual, nuk duhet të përdorë strukturat e PS të një zonë tjetër për të mbledhur vota personale.

    ”Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti”, tha Rama sipas A2cnn.
    Po ashtu sipas Ramës, PS është më e rëndësishme se çdo deputet. ”Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën”.

  • Fushata/ Rama “ua mbledh” kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar! Struktura s’është tabelë qitje e deputetëve

    Fushata/ Rama “ua mbledh” kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar! Struktura s’është tabelë qitje e deputetëve

    Një votë më shumë të çon në Parlament. Ky rregull i Kodit Zgjedhor që është në fuqinë zgjedhjet e 11 majit ka futur në një “luftë” të ethshme çdo kandidat në listë të hapur brenda së njëjtës parti. Ky fenomen duket se e po e shqetëson edhe kryeministrin, njëkohësisht kryetarin e PS Edi Rama, i cili u ka treguar vijat e kuqe kandidateve të tij, ku duket se lufta ne terren për të kapur çdo votë nominale ka filluar të bëhet e ashpër, duke ndikuar edhe strukturat e partisë.
    A2 CNN ka mësuar se Rama u ka dërguar porosi socialistëve që asnjë kandidat, qoftë edhe deputet aktual, nuk duhet të përdorë strukturat e PS të një zonë tjetër për të mbledhur vota personale.
    “Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti”, tha Rama.
    Për Edi Ramën PS është më e rëndësishme se çdo deputet, për këtë arsye ua ka ndaluar të majtëve që miqësitë ndërmjet tyre të përkthehen në vota preferenciale për kolegët që kryetari I ka hedhur në betejë të hapur.
    “Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën”, theksoi kryesocialisti.
    Me këtë direktivë, një kandidat i PS, të cilit I është caktuar njësia 3 si zonë elektorale, nuk mund të kërkojë ndihëm e degës së PS në njësinë 5 për ta mbështetur me votë në 11 maji.

  • “U harxhuan 130 mln euro e nuk gjendet asnjë gjurmë” Berisha: Lubi Balluku kishte detyrën të mbikqyrte punimet

    “U harxhuan 130 mln euro e nuk gjendet asnjë gjurmë” Berisha: Lubi Balluku kishte detyrën të mbikqyrte punimet

    Kreu i PD Sali Berisha ishte në një takim në një fasoneri në Durrës.
    “Djegës i Tiranës, u harxhuan 130 mln euro e të mos gjendet asnjë gjurmë. Belinda Balluku, siç i them unë Lubi Balluku sepse ashtu e meriton, ka pasur detyrën të mbikqyrë ndërtimi çdo muaj. Ajo nuk raportonte dhe paratë jepeshin e ndërtimi nuk ndodhte sepse ajo e dinte që paratë i marte Edi Rama”, tha Berisha.

  • Egli dhe Danja prishin miqësinë

    Egli dhe Danja prishin miqësinë

    Showbiz E Martë, 1 Prill 2025 09:11
    Duket se marrëdhënia mes Danja Kokës dhe Egli Takos në Big Brother VIP Albania është prishur. Ato kanë pasur një përplasje të fortë mes tyre, duke bërë akuza të ndërsjella.
    Ishte Egli ajo që i tha Danjës se kishte treguar fytyrën e saj të vërtetë dhe se i kishte dhënë besim për çdo gjë. Ndërkohë, Danja i shpjegoi se ishte afruar me të, vetëm për të shpëtuar nga Gjesti.

    “Ke dashur të qëndrosh me një vajzë për të shmangur Gjestin. Je një mashtruese”, i tha Danja.
    “Të kam respektuar pa masë, edhe kur më kanë pyetur nuk kam thënë asnjë fjalë të keqe për ty. Kjo është shumë e padrejtë, duhet të ndiesh turp për veten. Tregove fytyrën tënde, dhe më vjen keq që e bëre këtë. Kur më thonin për shoqen tënde Danja, kam thënë se nuk kam asnjë problem me të. Ti je e pafytyrë,” u kundërpërgjigj Egli.
    Edhe para se të largohej, por edhe pas kthimit në shtëpi, Egli qëndroi pranë Danjës, duke i ndarë me të çdo sekret.

  • Ethet e votave, Rama zgjohet herët, ironizon edhe LaCivita: Është momenti ynë për në BE, mos dëgjoni opozitën dhe Bufin! BE s’është studio konsulence që vjen nga Amerika

    Ethet e votave, Rama zgjohet herët, ironizon edhe LaCivita: Është momenti ynë për në BE, mos dëgjoni opozitën dhe Bufin! BE s’është studio konsulence që vjen nga Amerika

    Kryeministri Edi Rama, ashtu sikurse e ka kthyer tashmë në një traditë, ka nisur rubrikën ‘Sy m’sy’, ku bashkëbisedon live me ndjekësit në rrjete sociale dhe iu përgjigjet pyetjeve të tyre.

    “Mirënjohje për shqiptarët e Greqisë, në Kretë dhe Athinë dhe na mikpritën dhe na mbështetën me shumë zjarr. Ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion si gjithmonë i posaçëm i komunikimit dhe i përjetimit në një sallë të mbyllur, na u dha mundësia që të takojmë plot të tjerë, të bashkëbisedojmë dhe ndjejmë dëshirën për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 Majit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Fatkeqësisht një pjesë nuk janë regjistruar sepse ose e kanë lënë për në fund ose nuk janë informuar si duhet ose kanë pasur probleme me regjistrimin. Një numër i konsiderueshëm që thanë se kanë bërë plan që të vijnë këtu.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme zotërinë që më solli këtë në takimin e Athinës. Do të qëndrojë këtu s simbol i një fitoreje të paharrueshme, fitore me notën 10 për PS. Diku në një sallë kam një dorë tjetër që më ka dhuruar dikush tjetër, me një nga fushatat, nuk e kujtoj se cila prej tyre, me dy gishta dhe me trëndafilin. Tjetër fitore të bukur, kështu që shumë faleminderit edhe kam besimin që me votën e diasporës do të arrijmë diçka spektakolare.”, u shpreh Rama. 

    Rama tha tha se PD nuk do të zgjidhet asnjëherë nga shqiptarët nëse nuk vetë përmirësohet.

    “Mesazhi duhet të jetë i qartë, ne shqiptarët, populli shqiptar, qytetarët e Shqipërisë duam të hyjmë në BE tani. Dhe me këtë mandat, mesazh, unë dhe ne do të shkojmë dhe do të kemi një argument të fortë më shumë për të nxitur procesin. E gjitha një luftë diplomatike, politike nga të katër anët dhe kush nuk e kupton këtë nuk kupton asnjë gjë se si funksionon bota dhe marrëdhëniet ndërkombëtare për një vend si Shqipëria, se për vende si Franca apo Gjermania ka më pak rëndësi se kush është në krye. Për një vend si ne është themelore. Si mund t’i vihet BE përpara bufi i kënetës dhe atë kënetë të madhe dhe BE të thotë se s’ka ndodhur asnjë gjë. Marrin ambasadorin e BE dhe thonë si mendon ti? Si do të thotë BE, do të thotë atë që tha ambasadori se hyrja në BE bëhet në bazë të meritës së vendit, po patjetër kush e diskuton këtë. Nëse vendi i jep mandatin një personazhi me halle të hapura me drejtësinë, për të cilat BE nuk është shprehur në asnjë rast dhe nuk ka lënë të kuptohet se ka ndonjë rezervë për proceset e drejtësisë, kështu që besoj se është.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ky problem nuk zgjidhet nëse partia në fjalë nuk kupton se është në pikë të hallit dhe nëse ata, të cilët e mbështesin partinë në fjalë nga pasqyrat e kënetës nuk e vënë gishtin në plagë, por e kërkojnë gjetkë. Nëse ata që mbështesin nga pozicione jo drejtpërdrejt jo partiake atë far force vazhdojnë me teoritë se këtu nuk ka zgjedhje, këtu krimi, e këto nuk zgjidhet sepse janë kaq qesharakë sa që gati 1 milion shqiptarë i trajtojnë si njerëz të lidhur me krimin, si të shitur, prandaj nuk zgjidhen. E vetmja zgjidhje është se ajo parti të kuptojë se duhet ta zgjidhë përndryshe do të mbetet e pazgjedhshme dhe nuk do të zgjidhet kurrë nga shqiptarët nëse nuk ndryshon, kështu që nuk është problemi ynë.”, vijoi Rama.

    Po ashtu ai ka ironizuar Sali Berishën dhe PD sa i takon çështjes së negociatave. Rama tha se BE nuk i merr në konsideratë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë, ndërsa me ironi komentoi edhe marrjen e LaCivita si këshilltar i PD për fushatën zgjedhore.

    “Do jetë rekord historik, jo sepse në jemi ndryshe, nga të tjerët. Jemi ndryshe në disa gjëra, por jo vetëm për këtë, por sepse BE është shumë i interesuar të na marrë neve brenda në këtë moment. Pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu. Kjo nuk ndodh sepse e para, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti se kalendari është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje. Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama.

    Kryeministri ka folur edhe për rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në BE. Rama ka kërkuar nga shqiptarët e diasporës që të bashkohet në këtë moment si e ka quajtur Rama, në këtë ‘përputhje të fatit’.

    “Ndërkohë që tani të gjithë shqiptarëve dhe atyre të Greqisë dhe të Italisë, mbarë botës kudo ku janë u them se ky është momenti ynë, është momenti i përputhjes së fateve në asnjë moment tjetër të kohës qysh se jemi cliruar nga diktatura komuniste dhe kemi hyrë në rrugët e Europës për tu bërë pjesë e pandashme e BE-së. Ky moment e ka përputhur fatin tonë europian dhe fatit të BE-së që sot është i mëshiruar në dëshirën dhe në ambicien për të zgjeruar rradhët dhe gjendemi aty, gjendemi në kohën e duhur. Vendi që ata duan të përfshijnë bashkë me Malin e Zi”, tha Rama. 

    Ai ka ironizuar opozitën për mesazhet,që sipas tij përcjellë çdo mbrëmje për premtimin e tij në lidhje për hyrjen e Shqipërisë në BE. Sipas tij ata që teorizojnë negativisht këtër premtim janë njerëz që kanë përfituar shumë nga ky vend.

    “Tani ka disa që teoriozojnë dhe i marr çdo mëngjes nga stafi im, disa shënime që teorizohet mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Ka disa që teorizojnë që kjo është kot se të gjitha raste BE nuk do ta marrë Shqipërinë. Edhe tjetra nëse do na marrë, do na marrë  edhe nëse i humbim zgjedhjet. Janë ca njerëz që u ka ecur mbarë në fakt dhe kanë marrë të gjitha çfarë kanë dashur sepse s’mund të bëj asnjë insinuatë të kësaj natyre. Pjesa më e madhe teorizojnë dhe nuk deklarojnë atë që marrin plotësisht, kjo është qesharake”, tha Rama. 

    Në bashkëbisedimin me ndjekësit, ironizoi edhe opozitën pas akuzave se i ka kopjuar programin.

    “Iu qajnë hallin pensionistëve dhe që iu kopjua programin. Gjëja më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod atomik. A thua se bëhet fjalë për ndonjë Kod kasafortë, të ndonjë sekreti, Kodi i Davinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk janë kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore. ”, u shpreh kryeministri.

  • Shkullaku: Premtimet e Ramës, si nafta e Shpiragut

    Shkullaku: Premtimet e Ramës, si nafta e Shpiragut

    Shkullaku: Premtimet e Ramës, si nafta e ShpiragutGazetari Armand Shkullaku i ka bërë një radiografi qeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës, e sipas tij, ai nuk ka mbajtur asnjë premtim, dhe sipas tij, premtimet e kryeministrit janë si nafta e Shpiragut.

    Shkullaku u shpreh se, Rama nuk ka realizuar asnjë nga ato premtime që ka bërë në vitin 2013, por në fakt deri më tani ka rilindur vetëm bandat, si ajo e Suel Çelës, Bajrave, Çyrbjat etj.

    “Edi Rama në 2013, para 12 vitesh premtoi hapje negociatash me BE-në, brenda mandatit të parë. Mezi i hapi në fund të mandatit të tretë. Rama premtoi 5% të GDP se do të shkonte për arsimin dhe do të kishim shkolla të mira.

    Do të hapte 300 mijë vende pune që në mandatin e parë dhe të rinjtë nuk do të iknin. Premtoi rritje graduale të buxhetit të shëndetësisë nga 3 në 5%. Është 2.6% akoma buxheti i shëndetësisë. Premtoi zbutje të hendekut që ishte krijuar sipas tij, ku 5% e popullsisë kishte para sa 95% e pjesës tjetër. Pra tha do bëj këto ndryshime ku iku koha e oligarkëve, ku një grup njerëzish merrnin të gjithë koncesionet dhe ku me djersën e shqiptarëve, thoshte Rama, pasurohen një grup njerëzish. Unë nuk shikon se ka ndryshu gjë, pavarësisht grafikave që ka mbrapa.

    Premtoi liri të mediat, luftë kundër korrupsionit. Do ketë këtë, e do ketë këtë. Krimin e kemi parasysh vetë ku jemi katandisë. Listat e deputetëve i shkruajnë banditët.

    Ministritë kryesore dhe bashkinë e Tiranës i kanë drejtuar njerëz që janë brenda për korrupsion.

    Ministri i Brendshëm ishte pjesë e një rrjeti trafiku ndërkombëtar të drogës.

    Pra pas të gjitha këtyre, sado e mirë të jetë shija, por ku i ka. Pse duhet të ja jap votën, kur nuk ka bërë asgjë nga këto që ka premtuar në 2013.

    Dmth të jesh në politikë prej 1998 dhe të mos kesh lënë asnjë gjurmë në këtë vend, përveç atleteve të bardha, çorapeve të kuqe dhe grafiteve. Asnjë gjurmë.

    As liberalizim vizash, as anëtarësim në NATO, as përfundim të kapitujve për anëtarësim në BE, asnjë investim të madh të huaj.

    Asnjë. Premtimet e Ramës, Baton janë fiks si nafta e Shpiragut, që do hamë me lugë floriri, do bëjmë namin.

    Dhe sot këto premtime kështu janë, sot shqiptarët nuk do të votojnë a duket bukur Rama, apo jo, a përdor teknologji 6D në prezantimin e programit, por a ka gjë brenda. Nuk ka asgjë.

    Teza numër 1 e programit të Ramës, ishte ajo për të cilën, disa muaj më parë tha se, Sali Berisha dhe PD janë piramidë se, po premtojnë pensione 400 euro mesataren, po premtojnë minimumin jetik 200 euro, këto tha janë shifra të piramidës se Shqipëria nuk ka asnjë mundësi. Këto ai i paraqiti si programin e vet.

    Nëse ne mendojmë se, me Edi Ramën i cili nuk arriti të lindë, të pjellë diçka në 12 vite, do rilindi një diçka tjetër pas 16 vjetësh, suksese, por deri më tani ka rilindur veç Suel Çelën, Bajrat, Çyrbet etj”, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

  • Vuçiç: Protestat nuk kanë asnjë synim tjetër përveçse të më rrëzojnë mua

    Vuçiç: Protestat nuk kanë asnjë synim tjetër përveçse të më rrëzojnë mua

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në emisionin e përjavshëm të Mario Nafal, në rrjetin social X, ku u diskutua për protestat në Beograd.

    Vuçiç theksoi se këto protesta nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa rrëzimin e tij.

    “Ata duan të më rrëzojnë mua, dhe kaq. Kjo është arsyeja e vetme që protestat nuk ndalen”, tha Vuçiç.