Fiorentina është aktive në merkato pasi ka mbyllur deri më tani transferimin e Jacopo Fazzini-t, por Stefano Pioli është në kërkim edhe të një mesfushori organizator.
Për këtë rol trajneri i Fiorentinës ka dy preferenca. Ismael Bennacer dhe Kristjan Asllani janë në majën e listës së dëshirave e teknikut. Me të parin kanë punuar bashkë te Milani, por Fiorentina do të ketë të vështirë për ta arritur si qëllim pasi afrikani kërkon një rrogë të lartë.
Në këtë pikë kandidatura e Asllanit është merr shumë pikë. Shqiptari nuk ka gjetur hapësira në Milano dhe Interi është gati që të dëgjojë ofertat e skuadrave të tjera. Në këtë tratativë mendohet se gjatë kësaj jave do të ketë të reja pasi Fiorentina është interesuar mirë për shqiptarin kur finalizoi transferimin e Jacopo Fazzini-t nga Empoli. Siç dihet si Asllani dhe Fazzini kanë të njëjtin menaxher dhe gjatë bisedimeve për mesfushorin e Empolit, drejtuesit e Fiores janë interesuar për të kuptuar diçka më shumë rreth kushteve që do të dërgonin në Toskanë, Asllanin.
Tag: asllanit
-

Prapaskena/ Menaxheri i Asllanit dërgoi Fazzini-n në Firence, Fiorentina u interesua edhe për shqiptarin
-

Një ide shkëmbimi mes Asllanit dhe mesfushorit të Lacios, përballen të dielën kundër njëri-tjetrit
Kristjan Asllani ka marrë gjithmonë e më shumë hapësira në ndeshjet e fundit të Serisë A me Interin. Mesfushori shqiptar ka shënuar dy gola radhazi në dy ndeshjet e fundit nga pika e bardhë e penalltisë, kundër Veronës dhe kundër Torinos.
Por e ardhmja e shqiptarit duket shumë larg Interit. Mesfushori ynë ka marrë më shumë hapësirë këto kohë pasi Interi dukej me histori të mbyllur për titullin kampion. Por pas gabimit të fundit të Napolit, diferenca shkon 1 pikë dhe tani pritet që Calhanoglu të kthehet në vendin e Asllanit duke shpresuar në gabimin tjetër të Napolit.
Ndeshja e radhës e Interit do të jetë kundër Lacios, ndërsa sipas mediave italiane, zikaltërit mund ta gjejnë te Lacio zëvendësuesin e Asllanit. Bëhet fjalë për Matteo Guenduzi, vlera e kartonit të tij ëeshtë 35 milionë euro dhe Interi e ka ndjekur këtë mesfushor prej vitesh, edhe në kohën kur luante në Premier League te Arsenali. Në mediat italiane është folur shumë edhe për një shkëmbim mes Asllanit dhe Guendouzit, por gjithçka do të mësohet me kohën. /Sport Ekspres/
-

Dënohet trajneri i Interit dhe Calhanoglu, Asllanit i vjen një tjetër shans për të shuar kritikat
Një tjetër shans i artë vjen për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar do të ketë një tjetër mundësi në dorë për të shuar të gjitha kritikat kundër tij. Interi do të përballet në ndeshjen e radhës kundër Veronës në Serinë A, ndërsa ka humbur rrugën e titullit kampion me Napolin.
Por në ditën e sotme, Federata Italiane e Futbollit ka gjobitur dhe dënuar me një ndeshje pezull trajnerin Inzaghi dhe Calhanoglu për shkak të një problemi me tifozët. Kështu Calhanoglu do të mungojë kundër Veronës dhe kjo i jep më shumë shanse Asllanit për ta nisur nga minuta e parë duke parë edhe nivelin e Veronës, megjithëse nuk do të ishte çudi që te Interi të provohej edhe Zielienski në vendin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Kjo nuk është e drejtë! Një tjetër gazetar italian “sulmon” shqiptarin: Me Taremin dhe Asllanin, Interi luajti me 9 lojtarë kundër Milanit
Tashmë është bërë e udhës që në Itali të paragjykojnë ndeshjet e Kristjan Asllanit. Nuk po flasim vetëm për mendime tifozësh, por edhe të mediave apo gazetarëve. “La Gazzetta dello Sport” i dha Asllanit notën 4 kundër Milanit, ndërsa për Sofascore, ishte i dyti më i mirë duke u vlerësuar me notën 7.
Sigurisht që vlerësimi i Sofascore nuk është për t’u marrë në konsideratë deri në fund pasi bazohet vetëm në statistika, por nga nota 7 te nota 4 ekziston një diferencë e madhe që tregon gjithë paragjykimin e italianëve karshi Asllanit.
Dje Kristjani ka nxjerrë një nga ndeshjet e tij më të mira me Interin dhe sërish e shpallën si më të dobëtin, për një humbje që nuk ishte aspak përgjegjësi e tij. Imagjinoni se cfarë do të ndodhte nëse Asllani do të kishte peshën e fajit te kjo humbje. Edhe gazetari italian, Filippo Tramontana, nuk u përmbajt aspak ndaj shqiptarit.
“Derbi u mbyll në mënyrë katastrofë. E pësuam me goditjen e parë në portë. Pjesa e dytë ishte shumë e keqe dhe linja e dytë tregoi se nuk është për Interin. Asllani nuk është në nivelin e Interin, Taremi nuk ishte fare në fushë. Ne luajtëm me 9 lojtarë. Ka një zhgënjim të madh, jam i shqetësuar për anën fizike”, tha Tramontana. /Sport Ekspres/ -

“Është bërë lojtar i madh”! Etrit Berisha vlerëson mesfushorin tonë në Itali: Kur luajmë me Shqipërinë, unë ia jap gjithmonë topin Asllanit se më jep siguri
Etrit Berisha ka dhënë një intervistë të fundit për mediat italiane, teksa pak ditë më parë portieri shqiptar u rikthye në Suedi duke firmosur për Hacken. Pas dëmtimit të portierit kryesor, ky klub vendosi të nënshkruajë me Berishën në një situatë emergjente.
Ndërkohë në një intervistë për “SportItalia”, Etrit Berisha ka folur edhe sa i përket Kristjan Asllanit. Etriti ka treguar se në ndeshjet kur luan te Shqipëria, pavarësisht se tani ka disa kohë që nuk është pjesë e Kombëtares, ia jep gjithmonë topin Asllanit.
“Teknikisht është shumë i fort Asllani. Kur luajmë me Shqipërinë, unë ia jap gjithmonë atij topin sepse ndihem shumë i sigurt, Asllani nuk fshihet dhe e dëshiron gjithmonë topin. Luan në një nga skuadrat më të forta në Europë dhe duhet të rritet cdo ditë. Është bërë lojtar i madh për të gjithë”, tha Berisha. /Sport Ekspres/ -

Ishin duke fituar lehtë dhe në fund u rrezikuan, gazetari italian fajëson shqiptarin: Ndikoi vetëm heqja e Calhanoglu dhe futja e Asllanit, zbritëm poshtë me të
Interi ka fituar në ditën e djeshme kundër Udinezes në shifrat 2-1. Zikaltërit e dominuan pjesën e parë dhe e mbyllën qetësisht në shifrat 2-0, por në fund situata u komplikua me Udinezen që rrezikoi edhe për barazim, megjithëse ndeshja përfundoi 2-1.
Për gazetarin pranë Interit, Filippo Tramontana, ajo që i vendosi Interit në rrezik fitoren ishte zëvendësimet e kryera nga Inzaghi në pjesën e dytë, brenda minutës së 65, teksa ishin katër të tilla, mes tyre edhe ajo e Asllanit me Calhanoglu.
Madje për gazetarin italian, ishte pikërisht ky zëvendësim i shqiptarit me Calhanoglu që vendosi Interin në vështirësi. Sipas tij dallimi mes dy futbollistëve është i madh dhe pas hyrjes së Asllanit, ekipi i Interit zbriti shumë poshtë në mbrojtje.
“Çfarë vuajtjeje, dukej sikur gjithçka ishte në tatëpjetë pas një pjese të parë shumë të mirë. Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi me zëvendësimet, veçanërisht me zevëndësimin midis Calhanoglu dhe Asllanit. Interi u kthye shumë poshtë me shqiptarin në fushë, disa nuk dhanë garancitë e duhura. Sommer na shpëtoi në finale, me dy pritje të shkëlqyera”, tha gazetari italian. /Sport Ekspres/ -

Në itali tregojnë dëshirën e madhe të Kristjan Asllanit, kërkon që të vazhdojë te Interi edhe sezonin tjetër
Në Itali, mediat kanë raportuar sa i përket situatës më të fundit të Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar kërkon që të qëndrojë ende te Interi, përtej minutave të pakta dhe mungesës së aktivizimit te zikaltërit.
Në kohët e fundit Asllani ka marrë më shumë besim te ekipi i Inzaghit për shkak të dëmtimeve të Calhanoglu dhe formës së dobët nga ana e turkut. Por sipas mediave në Itali, Asllani kërkon që të mos largohet nga skuadra e tij e zemrës. Për momentin Interi po qëndron në pritje dhe duket se nuk e ka me nxitim shitjen e Asllanit, por në momentin që një skuadër do të jap një shifër të kënaqshme për të, largimi nuk do të mendohej gjatë. /Sport Ekspres/