Situata e Kristjan Asllanit te Interi po vazhdon të ndërlikohet gjithmonë e më shumë. Interi po punon me merkaton e daljes dhe po has shumë probleme te Asllani. Shqiptari nuk është pjesë e projektit të Chivu, por largimi i tij nuk do të jetë aq i thjeshtë sa dukej në fillim.
Zikaltërit kërkojnë të shesin kartonin e tij dhe të mos e kalojnë në huazim. Por vlera e Interit është 18-20 milionë euro për Asllanin. Një shifër të tillë e kanë dhënë vetëm ekipe jashtë Serisë A, pasi brenda Italisë, duket një shifër e madhe.
E gjitha kjo bie në kontraditë me vetë zgjedhjen e Asllanit që kërkon të qëndrojë në Serinë A dhe nuk pranon asnjë ofertë jashtë saj. Një tërheqje litari është duke u bërë me Asllanit dhe Interit, teksa e ardhmja e shqiptarit mbetet në tymnajë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: asllanit
-

Kristjan Asllani dhe Interi “në tërheqje litari”, situata nuk po merr zgjidhje me mesfushorin shqiptar
-

Shoku i skuadrës së Asllanit transferohet në Serbi, Crvena Zvezda firmos me sulmuesin e Interit
Marko Arnautoviçi është larguar nga Interi si lojtar i lirë. Ish-shoku i skuadrës së Kristjan Asllanit është transferuar në kampionatin serb. Sulmuesi 36-vjeçar është zyrtarizuar sot në radhët e Crvena Zvezdës.
Arnautoviçi ka firmosur një kontratë që do e mbajë të lidhur me Beogradin deri në verën e vitit 2027. Një transferim i rëndësishëm për klubin serb, që ka siguruar shërbimet e një futbollisti me mjaft përvojë në futbollin europian./Sport Ekspres/ -

Vlera e Asllanit kthehet në temë diskutimi, gazetari italian tallet: Nëse Kristjani vlen 20 milionë euro, atëherë…
Kristjan Asllani është kthyer në një temë të nxehtë në Itali. Mesfushori shqiptar është jashtë projektit të Interit dhe drejtori sportiv i klubit e tha hapur në media se 23-vjeçari duhet të gjejë një tjetër skuadër. Zikaltrit e vlerësojnë kartonin e Asllanit 20 milionë euro, por jo të gjithë janë dakort me këtë shifër.Një prej personave që e sheh këtë vlerë si të ekzagjeruar është edhe Mauro Suma.
Gazetari italian është treguar ironik për këtë gjë. Suma ka thënë në “Telelombardia” se: “Nëse Asllani vlen 20 milionë euro, atëherë Musahu vlen 80 milionë euro”. Musahu u ble nga Milani prej Valencias për 18 milionë, por përvoja e tij te kuqezinjtë shkoi në mënyrë mjaft të keqe./Sport Ekspres/ -

E bleu më shtrenjt, por sërish Inter-i del i fituar nga shitja e Asllanit
E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të jetë larg Inter-it. Mesfushori mbërriti te zikaltërit tre vjet më parë, por ai kurrë nuk arriti të fitonte një vend si titullar nën drejtimin e Simone Inzaghi-t ose të bindte tifozët.
I lindur në vitin 2002, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë tani mund të vendosë të provojë një përvojë të re diku tjetër.
Betis thuhet se po lëviz drejt tij, gati të investojë për ta sjellë atë në ligën spanjolle.
Klubi po përpiqet të sigurojë një zëvendësim për Johnny Cardoso-n sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh se lojtari amerikan është gati të largohet për për te Atletico Madrid.
Nuk ka ende shifra të qarta për transferimin e mundshëm, me Inter-in dhe Betis-in që do të duhet të ulen në një tavolinë për ta diskutuar atë.
Por sa vlen aktualisht Asllani në bilanc? Dhe sa duhet të mbledhë klubi zikaltër për të shmangur të paktën një humbje kapitali?
Inter-i e bleu Asllanin nga Empoli për rreth 16 milionë euro në janarin e vitit 2023, pasi e kishte fillimisht në huazim.
Duke parë të dhënat e fundit zyrtare të disponueshme, që nga 30 qershori 2024, vlera neto e Asllanit ishte pak më pak se 9.6 milionë euro. Duke marrë parasysh që kontrata skadon në vitin 2028, kjo shifër ra në rreth 6.4 milionë euro që nga 30 qershori 2025.
Kjo është shuma minimale që Inter-i do të duhet të mbledhë për të shmangur regjistrimin e një humbjeje kapitale në bilanc, ndërsa mbi 6.4 milionë do të jenë një fitim kapital.
Për të gjitha këto, do të ketë edhe kursime të mundshme në paga dhe amortizime, të cilat për Asllanin arrijnë në një total prej afërsisht 4.8 milionë eurosh.
Sipas lajmeve të fundit, u tha se Betis-i mund të ofrojë deri në 8 milionë euro për Asllanin. Nderkohë, në garë janë edhe Fiorentina dhe Bournemouth. Inter-i kërkon të paktën 10 milionë euro. -

E ardhmja e Kristjan Asllanit “në ajër”: Interi nuk e do, por askush s’e merr
Kristjan Asllani është bërë një “enigmë” në merkato. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet e Interit, por largimi i tij nuk po realizohet lehtë.
Në tre sezone me zikaltrit, Asllani nuk ka arritur të fitojë besimin si titullar. Me ardhjen e kroatit Petar Sucic, pozicioni i tij është bërë edhe më i pasigurt. Klubi dëshiron ta shesë për 18-20 milionë euro, por kjo shifër po rezulton pengesë, sidomos kur vetë lojtari dëshiron të mbetet në Serie A.
Oferta e vetme konkrete nga jashtë ishte nga Betis, por u refuzua nga të dyja palët: klubi nuk ofroi mjaftueshëm dhe Asllanit nuk i pëlqeu destinacioni.
Aktualisht, interes real për të kanë shfaqur Bologna dhe Fiorentina, por Interi ngul këmbë vetëm për shitje të plotë, jo huazim. Kjo ka futur gjithçka në një “pikë të vdekur”. -

Asllani shumë i shtrenjtë, frenohen klubet e interesuara, por nuk ndalet Bolonja
Adriatik BALLA
Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar pozitat e reja të tyre në FIFA pas ndeshjeve të qershorit. Kështu, Shqipëria ka humbur dy pozicione për shkak të dy barazimeve që mori ndaj Serbisë dhe Letonisë, kurse përfaqësuesja e Kosovës ka përmirësuar tri vende, duke u ngjitur tashmë në vendin e 95-të. Ndërkohë, merkato për lojtarët shqiptarë vijon normalisht, ku në qendër të vëmendjes ditët e fundit qëndron emsfushori Kristjan Asllani. Për mesfushorin ka kërkesa të shumta, por vlera e kartonit të tij i ka trembur klubet e interesuara, me përjashtim të Bolonjës që vijon të këmbëngulë. Ndërkohë, Broja dhe Manaj ende nuk kanë bërë zgjedhje për sezonin e ri.
Lojërat e Asllanit në merkato
Largimi i Kristjan Asllanit nga Interi bëhet gjithnjë e më i afërt, për faktin e thjeshtë se tashmë zikaltrit janë gati të dëgjojnë ofertat për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Mediat italiane raportojë se për futbollistin ka interes konkret dhe së fundmi, për të është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolonjës. Kjo e fundit kërkon të vazhdojë të jetë pretendente për zonat e sipërme të klasifikimit në Serinë A e të synojë kthimin në Ligën e Kampioneve, ndaj do të përforcohet me lojtarë cilësorë.
Por “Corriere Dello Sport” bën të ditur se sapo është mësuar çmimi prej rreth 18 milionë eurosh që klubi zikaltër i ka vënë Asllanit, drejtori sportiv i Bolonjës. Sartori, ka bërë të qartë se klubi i tij nuk ka ndër mend të paguajë një shifër të tillë. Gjithsesi, pritet që negociatat të vazhdojnë për të ulur vlerën që ka vendosur Interi për kartonin, pasi te Bolonja vlerësojnë aftësitë e Asllanit dhe e shohin si një lojtar që mund t’i bëjë punë skemave të trajnerit Italiano.
Shqipëria humb dy vende në FIFA, Kosova përmirëson tre pozicione
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngritur në pozitën e 95-të në renditjen e FIFA-s. Është kjo pozita më e mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë. Federata Ndërkombëtare e Futbollit të enjten publikoi renditjen e re, ndërsa ka shkruar se Kosova dhe Kanadaja kanë pozitat më të mira që kanë pasur ndonjëherë.Në krahasim me renditjen e kaluar, Kosova ka avancuar për dy pozita. Ndërkohë Kanadaja renditet e 28-ta dhe po ashtu ka avancuar për dy pozita. Kosova në qershor fitoi miqësoret me Armeninë dhe Komoret.
Ndërkohë në mars kishte fituar dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës. Argjentina mbetet e para në ranglistë, e pasuar nga Spanja, Franca, Anglia e Brazili. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Portugalia, Holanda, Belgjika, Gjermani dhe Kroacia. Ndërkohë Shqipëria ka rënë për dy pozita dhe tani është e 68-ta. Shqipëria në pozitën e 68-të. Renditja e kaluar e FIFA-s ishte publikuar më 3 prill. Renditja e re publikohet më 18 shtator. Theksojmë se Shqipëria në shtator do të kthehet me ndeshjet e veta në kualifikueset e Kupës së Botës, ku përplasjet e vështira do të jenë me Letoninë e më pas me Serbinë. Ambiciet e skuadrës janë për një vend të dytë në grupin K, por objektivi duket mjaft i vështirë pas barazimeve të qershorit. -

Skuadra e Serie A këmbëngul për Asllanin, Interi nuk ul çmimin
E ardhmja e Kristjan Asllanit vijon të jetë çështje e rëndësishme në shtëpinë e Interit. Ashtu siç është përfolur edhe më parë, Bologna është e interesuar për mesfushorin shqiptar, të cilin e vlerëson në maksimum.
Operacioni mbetet i komplikuar për shumë arsye. Zikaltërit nuk pranojnë lojtarë në këmbim dhe Ausilio i ka bërë të qartë drejtuesve të Bolognas se klubi i Interit nuk bie nga pretendimet prej 18 milionë.
Kjo shifër konsiderohet e lartë dhe vështirë se Bologna mund ta arrijë.Kohët të fundit emri i Asllanit përfundoi edhe në radarët e Betis, por destinacioni i La Liga nuk u pa si u duhuri për mesfushorin e kombëtares.
-

Klubi i La Ligës vëzhgon situatën e Asllanit, sirena spanjolle për mesfushorin shqiptar
E ardhmja e Kristjan Asllanit është ende e paqartë. Mesfushori shqiptar nuk ka pasur hapësirat e nevojshme në formacionin e Interit në sezonet e fundit, duke vënë në pikëpyetje qendrimin e tij te Interi. Lojari i zikaltërve pret të mësojë vendin që do të zërë në projektin e trajnerit të ri, Kivusë, në mënyrë që të vendosë përfundomisht për të ardhmen e tij.
Interesimet për të nuk mungojnë. Përveç Fiorentinës dhe Bolonjës në Serinë A, Asllani ka tërhequr vëmendje edhe në La Liga. Sipas “Sky Sport” sirenat spanjolle kanë nisur të bien për talentin e Kombëtares shqiptare. Real Betisi po vëzhgon situatën e tij te Interi dhe në rast se lojtari do të vendosë të largohet, atëherë mund të paraqesin një ofertë zyrtare për klubin zikaltër. Real Betisi e përfundoi sezonin në vendin e 6 në La Liga, si dhe luajti në finale të Ligës së Konferencës kundër Çelsit./Sport Ekspres/ -

Jo vetëm ekipe nga Serie A, Sky Sport “dërgon” Asllanin në Spanjë
Nuk kanë fund zërat në Itali rreth të ardhmes së Kristjan Asllanit. Fakt është që mesfushori kuqezi është nxjerr në shitje nga klubi zikaltër, kjo pasi në këto 3 vite, Asllani nuk arriti kurrë të ngjitej në lartësinë e pritshmërive, nuk arriti kurrë të bënte vendin e tij në Milano. Të shumë janë ekipet në Serie A që kanë kryer sondazhe në lidhje me Asllanin, të gatshëm t’i ofrojë një vend si protagonist, por pengesë mbetet vlera e tij e kartonit, me Inter që nuk ka ndërmend të bëjë skonto për një lojtar që investuan 10 milionë euro për ta blerë nga Empoli 3 vite më parë.
Sky Sport sjell një tjetër version në lidhje me të ardhmen e tij, pasi sipas prestigjiozes sportive, në skenë së fundmi ka dalë edhe Real Betis. Ekipi spanjoll po monitoron nga pranë situatën rreth Asllanit, po marrin informacionet për futbollistin shqiptar dhe në javët e ardhshme pritet të zbarkojnë në Milano për të negociuar me Interin dhe më përfaqësues të lojtarit.Përpara se të marrin një vendim final për Asllanin, fillimisht Inter do të vendos përfundimisht se çfarë do të bëjnë me Calhanogu. Largimi i turkut do të linte një gropë të madhe në mesfushë, do të detyronte drejtuesit e klubit të gjenin në treg një tjetër regjisor. Në çdo rast, largohet apo jo Calhanoglu, Inter është i hapur për të dëgjuar çdo ofertë që vjen në drejtim të Asllanit.
() -

Kristjan Asllanit i vjen shansi i artë në dorë, Chivu i beson prapë pas super pasimit të dhënë me Monterey
Kristjan Asllani dha një pasim brilant në ndeshjen mes Monterrey-Inter. Një pasim që do të sillte golin e barazimit për zikaltërit dhe të vetmin në një ndeshje zhgënjyese kundër Monterrey.
Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, Interi do të luajë ndeshjen e dytë për Botërorin e klubeve, këtë herë kundër Uraëa. Chivu i beson sërish Asllanit si titullar, por në një rreshtim ndryshe të mesfushës, në një 3-4-2-1, me Barelën dhe Asllanin që duhet të mbajnë qendrën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/