Tag: asllanin

  • Tre klube të Serisë A kërkojnë Asllanin, Interi i vendos çmimin mesfushorit kuqezi

    Tre klube të Serisë A kërkojnë Asllanin, Interi i vendos çmimin mesfushorit kuqezi

    Interi do të vendosë në këtë verë nëse do të mbajë në radhët e tij Kristjan Asllanin apo nëse do t’i hapë rrugë një transferimi të mundshëm të mesfushorit shqiptar. Paraqitjet e tij kanë qenë me luhatje në këtë edicion ndaj një largim i mundshëm i Asllanit nga zikaltrit nuk duhet përjashtuar në verë.
    Për futbollistin kanë shfaqur interes klube të ndryshme në Itali, pasi ai gjithsesi cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë për rolin para mbrojtjes në këtë kampionat. Mediat italiane shpjegojnë se tre klube janë në plan të parë mes atyre që ndjekin më vëmendje situatën e lojtarit dhe janë gati të bëjnë një lëvizje në verë.
    Bolonja, Fiorentina dhe Torino bëhet e ditur se kanë kërkuar vazhdimisht informacion dhe të mësojnë nëse Interi po e merr në konsideratë idenë e largimit të tij. Të tre këto klube janë të gatshëm të bëjnë investime të rëndësishme ekonomike për të blerë futbollistin nëse krijohet mundësia. Interi ndërkohë vlerëson kartonin e tij rreth 20 milionë euro, por mund të pranojë edhe oferta pak më të ulëta në varësi të situatës dhe planeve të klubit për merkaton në hyrje.

  • Tre klube italiane në garë për Asllanin, ja çmimi që i ka vendosur Interi

    Tre klube italiane në garë për Asllanin, ja çmimi që i ka vendosur Interi

    Interi do të vendosë në këtë verë nëse do të mbajë në radhët e tij Kristjan Asllanin apo nëse do t’i hapë rrugë një transferimi të mundshëm të mesfushorit shqiptar.
    Paraqitjet e tij kanë qenë me luhatje në këtë edicion ndaj një largim i mundshëm i Asllanit nga zikaltrit nuk duhet përjashtuar në verë.
    Për futbollistin kanë shfaqur interes klube të ndryshme në Itali, pasi ai gjithsesi cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë për rolin para mbrojtjes në këtë kampionat.

    Mediat italiane shpjegojnë se tre klube janë në plan të parë mes atyre që ndjekin më vëmendje situatën e lojtarit dhe janë gati të bëjnë një lëvizje në verë.
    Bologna, Fiorentina dhe Torino bëhet e ditur se kanë kërkuar vazhdimisht informacion dhe të mësojnë nëse Interi po e merr në konsideratë idenë e largimit të tij.
    Të tre këto klube janë të gatshëm të bëjnë investime të rëndësishme ekonomike për të blerë futbollistin nëse krijohet mundësia.
    Interi ndërkohë vlerëson kartonin e tij rreth 20 milionë euro, por mund të pranojë edhe oferta pak më të ulëta në varësi të situatës dhe planeve të klubit për merkaton në hyrje.

  • Do të ishte zgjidhje ideale! Më pranë largimit nga Interi, zbulohen 3 ekipet italiane që janë vendosur pas Kristjan Asllanit

    Do të ishte zgjidhje ideale! Më pranë largimit nga Interi, zbulohen 3 ekipet italiane që janë vendosur pas Kristjan Asllanit

    Kur flasim për Kristjan Asllanin, si një thesar dhe talent të Kombëtares, edhe kritikat që bëhen për të janë dashamirëse pasi kërkojmë që ta shohim në nivele të larta, në mënyrë që të kontribuojë sa më mirë edhe për Shqipërinë.
    Tashmë është e qartë se pjesëmarrja e tij te Interi nuk e rrit më tepër mesfushorin, që vuan presionin e madh dhe minutat e pakta, duke bërë që t’i humb sadopak besimi në vete. Kjo shihet qartë teksa edhe në momentet më të vështira të Shqipërisë, Asllani nuk e merr dot përsipër ekipin mbi shpatulla për t’i dhënë qetësi.
    Ndërkohë në momentet më të mira të Shqipërisë, ai është aty për të dhënë një klas më shumë. Për këtë arsye largimi shihet si zgjedhja më e mirë dhe kalimi i tij në një klub më të vogël do të ishte ideale, pasi atje do të kishte më pak presion dhe njëkohësisht më shumë minuta.
    Sipas mediave italiane janë tre ekipe të Serisë A që e kërkojnë Asllanin. Më e interesuar është Bologna që është gati të jap një ofertë dhe njëkohësisht një ofertë shkëmbimi për Asllanin. Njëkohësisht edhe Torino po e sheh si një mundësi për të zëvendësuar Samuele Ricci që po kërkohet nga Interi dhe Milani. Në fund, në garë është edhe Fiorentina e ndjek prej kohësh Asllanin, ndërsa Interi mund të pranojë një ofertë prej 18 milionë eurosh për shqiptarin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Çalhanoglu elozhe për Kristjan Asllanin, Rei Manaj në garë për çmimin “Lojtari më i mirë i raundit të dytë”

    Çalhanoglu elozhe për Kristjan Asllanin, Rei Manaj në garë për çmimin “Lojtari më i mirë i raundit të dytë”

    Adriatik BALLA
    Fitorja me Andorrën e ktheu disi entuziazmin në kampin kuqezi, sidomos pas asaj humbjeje me Anglinë 2-0 ku përtej rezultatit ishte loja e dobët e grupit që la një shije tepër të hidhur. Gjithsesi, kthimi tek fitorja dhe loja e mirë e grupit bënë që edhe Silvinjo të kishte përshtypje pozitive nga performanca. Mes të shumtëve spikati Rei Manaj që shënoi dy nga tre golat e fitores (3-0), ndërsa Kristjan Asllani kompletoi një ndeshje të mirë. Për Manaj ka vlerësime edhe nga UEFA, golat e të cilit e kanë radhitur mes atyre që duhen vlerësuar, kurse për Kristjan Asllanin ka vlerësime pozitive nga një emër i madh i futbollit në Europë, sikurse është turku Hakan Çalhanoglu. Gjithsesi, kuqezinjtë duhet të tregojnë vlerat e tyre më shumë në dy takimet me rivalët direkt për vendin e dytë, që janë Serbia dhe Letonia, dy skuadra të forta.
    Çalhanoglu elozhe për Asllanin
    Mesfushori turk Hakan Çalhanoglu ka dhënë një intervistë për mediat italiane duke komentuar zhvillimet tek Interi dhe ambicien e skuadrës për të qenë kompetitive në të gjitha kompeticionet. Në këtë intervistë ai u pyet edhe për mesfushorin e përfaqësueses së Shqipërisë, Kristjan Asllanin, për të cilin foli fjalët më të mira, duke shtuar se lojtarë si ai kanë bërë mirë dhe meritojnë më shumë. Ky qëndrim erdhi një ditë pasi Asllani kishte lavdëruar punën e Çalhanoglu dhe se ai e kishte ndihmuar shqiptarin të bëhej lojtar më i mirë në fushë. “E falënderoj për atë që ka thënë. Ne jemi gjithmonë aty për ta ndihmuar. Lojtarët që kanë pak më shumë eksperiencë, janë duke ndihmuar ata më të rinjtë. Kristjan është një talent i jashtëzakonshëm. Ka kualitet për të luajtur për Interin. Sigurisht që nuk është e lehtë për të, por jemi duke e ndihmuar. Mendoj se ai meriton më shumë. Kur ka pasur hapësira e ka bërë punën e tij ashtu siç duhet. Duhet thjesht që të vazhdojë kështu. Sigurisht që ne lojtarët do të provojmë dhe duam ta përfaqësojmë Interin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi përgjegjësi të mëdha dhe e dimë këtë. Por jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.
    Rei Manaj në garë për çmimin “Lojtari më i mirë i raundit të dytë”
    Shqipëria fitoi 3-0 me Andorrën dhe më shumë se rezultati u pa pozitive performanca e grupit të lojtarëve që trajneri Silvinjo hodhi në fushën e lojës. E në fakt, Rei Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë të takimit dhe është përzgjedhur nga UEFA si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve, të vlefshme për Kupën e Botës. Së bashku me Rei Manajn në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Sviderski i Polonisë, Martin Odegard i Norvegjisë dhe Haris Hajradinoviç i Bosnje-Hercegovinës. Votimi është hapur në faqen e UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë në këtë link. Procesi i votimit do të jetë i hapur deri ditën e nesërme në orën 15:00 dhe më pas UEFA do të shpallë lojtarin më të mirë të raundit të dytë.