Adriatik BALLA
Kristjan Asllani është një nga futbollistët që Interi mund ta nxjerrë në shitje në këtë merkato vere, nisur nga nevoja për të fituar para, por edhe për të bërë një “remont” të plotë të skuadrës, si pasojë e zhgënjimeve gjatë periudhës së fundit. Ikja e trajnerit Inzagi mund të sjellë revolucion me trajnerin e ri dhe duket se Asllani nuk është në projektet e reja të Interit dhe kuotohet në treg si një nga lojtarët që do ta braktisë Interin, teksa klube të ndryshme italiane janë vendosur pranë tij, duke ofruar shumat e tyre për mesfushorin shqiptar. Nga ana tjetër, lojtarët shqiptarë që luajnë në Zvicër kanë gjithashtu cilësi dhe mes tyre spikat Xherdan Shaqiri, që dje jo vetëm e konfirmoi veten se do të mbetet me Bazelin, por është dhe pika referuese e klubit në sezonin e ri.
Bazeli vendos Xherdan Shaqirin në qendër të projektit të sezonit të ri
Bazeli po përgatitet në Austri për edicionin e ri të garave në futbollin zviceran dhe atë evropian. Të martën pasdite për gazetarët zviceranë foli Xherdan Shaqiri, kapiteni dhe ylli i Bazelit. “Gjërat po shkojnë mirë. Po ushtrojmë fort, që është me rëndësi. Duam të jemi gati edhe për kualifikimet e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Shaqiri. 33-vjeçari e udhëhoqi Baselin drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës. Ai është pyetur nëse me moshë faza përgatitore bëhet më e vështirë. Është përgjigjur që gjithnjë është njëjtë – e vështirë. “Ju i kuptoni disa gjëra kur keni më shumë përvojë. Lojtarët e rinj po bëjnë përparim në kuptimin e fitnesit. Pasi unë jam lojtar kreativ, mund të duket që po luaj si dhjetë vjet më parë. Por të duhet më shumë pushim pas ndeshjes”, ka thënë Shaqiri. Ai thotë se tani e njeh trupin e tij më mirë. E di çka i duhet. “Por po ndihem shumë mirë”. Shaqiri ka folur edhe për trajnerin e ri të Baselit, Ludovic Magnin. Ka thënë se ai është trajner i duhur për skuadrën.
Asllani kërkohet nga Bolonja për 13 mln euro
Referuar mediave italiane, Bolonja është klubi që ka shprehur interes për Kristjan Asllanin dhe është gati të paguajë rreth 13 milionë euro për kartonin e tij. Kjo shumë i afrohet vlerës që Interi ka dhënë për mesfushorin, e cila është rreth 14 milionë euro, duke bërë ofertën shumë joshëse dhe serioze. Trajneri i Bolonjës, Vinçenco Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin ideal për të marrë një rol të rëndësishëm në mesfushë në sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar pjesë kyçe të projektit të tij. Nga ana tjetër, drejtuesit e Interit ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare ndaj ofertës, duke preferuar të presin për të vendosur në mënyrë definitive pas përfundimit të angazhimit në Kupën e Botës për Klube dhe rikthimit të skuadrës në Itali. Në bazë të raportimeve të fundit nga mediat italiane, shanset që Interi të pranojë ofertën e Bolonjës janë të konsiderueshme, duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi të Asllanit gjatë afatit kalimtar veror. Në çdo rast, gjithçka do të marrë formë dhe do të finalizohet në javët në vijim, pas përfundimit të angazhimeve të Interit në këtë kompeticion ndërkombëtar.
Tag: asllanin
-

13 mln euro të Bolonjës për Asllanin mund t’i ndryshojnë mendjen Interit, Bazeli vë në qendër të projektit të ri…
-

Vjen oferta e parë zyrtare për Asllanin, Inter në pozitë të vështirë. Ja kur do vendoset fati i shqiptarit
30 Qershor 2025
18:13
Telesport
Mediat italiane raportojnë se Inter ka marrë ofertën e parë zyrtare për Kristjan Asllanin dhe është një shifër që i afrohet vlerës së kartonit të mesfushorit shqiptar.
Është pikërisht ekipi i Bologna-s që kërkon të transferojë mesfushorin kuqezi dhe është e gatshme të paguajë 13 milionë euro për kartonin e tij. Inter e vlerëson mesfushorin shqiptar 14 milionë euro dhe oferta e ardhur nga Bologna duhet thënë se është shumë tunduese.
Trajneri i Bologna-s, Vincenzo Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin e duhur për t’i besuar një rol kryesor në mesfushë për sezonin e ri. Në anën tjetër, drejtuesit e Interit ende nuk kanë kthyer një përgjigje Bologna-s për ofertën e dërguar. Me shumë mundësi e ardhmja e Asllanit do vendoset menjëherë sapo ekipi të mbarojë angazhimin në Kupën e Botës për Klube dhe të rikthehet në Itali. Gjithmonë referuar mediave italiane, shanset më të mëdha janë që Inter t’i thotë “po” ofertës së Bologna-s. -

Presidenti i Empolit mbron Kristjan Asllanin me një detaj: Kush po i ekzekuton goditjet e dënimit te Interi?
Presidenti i Empolit, Korsi, ka mbrojtur figurën e Asllanit. Pas kritikave të shpeshta në Itali, Corsi ka kapur vetëm një detaj për të mbrojtur prodhimin e tij.
“Shikoni, kam lexuar disa kritika për Kristjan Asllanin. Por ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, fakti që po ekzekuton goditjet e dënimit sot tregon shumë për aftësitë e këtij njeriu”, tha Corsi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

“Shikojeni edhe njëherë Asllanin, ndoshta ndryshoni mendje”! Gazetari italian: Sa herë Asllani shkel dhe Interi nuk fiton, fajësohet shqiptari
Kristjan Asllani duket i transformuar me Chivu te Interi. Mesfushori shqiptar ishte me valixhet gati, megjithatë kjo formë e treguar në Botëror, mund të ndryshojë idetë e trajnerit dhe drejtuesëve të klubit.
Gazetari italian, Sandro Sabatini, ka folur për Asllanin dhe paragjykimet e mëdha të italianëve karshi futbollistit tonë. “Calhanoglu? Unë shkoj kundër rrymës, nuk ka zëvendësues si ai. Ose Interi nuk mund ta përballojë.
Do t’i ftoja tifozët e Interit ta rivlerësonin Asllanin. Ai është ende i ri, ka lidership, ka personalitet. Nuk më duket ide e keqe Asllani. Por nëse Asllani vë këmbën në San Siro dhe Interi barazon apo humbet, tifozët do ta fajësojnë Asllanin”, tha Sabatini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Asllani i Chivu i lë targën tani Ricci-t! Mediat në Itali nuk po e njohin më, trajneri i ri e çon shqiptarin në një nivel tjetër
Ndonjëherë ajo që ne të gjithë kërkojmë ne jetë është vetëm një person që të investojë besim të madh tek ne. Në fakt, gjithçka është psikologjike dhe nëse e ke psikologjinë e lartë me vete, mund të kalosh mure të ngritura imagjinarë që më parë ishin të pamundura për të shkuar qoftë edhe afër tyre, jo më për t’i kaluar ato. Dhe këtu dalim te Asllani! Nëse do të flasim pozitivisht për Kristjan Asllanin në këtë moment, pas një barazime me shije humbje ndaj Serbisë dhe një barazimi tjetër me shije humbje me Letoninë, të gjithë do të reagojnë: “Po vazhdoni më përralla, çfarë na duhet Asllani te Interi kur nuk na ndihmoi me Shqipërinë?”.
Në fakt, këtu qëndron edhe ndryshimi, sepse Kristjan Asllani me Chivu është në një nivel tjetër nga Kristjan Asllani i Inzaghit. Dhe në ndeshjet e qershorit ne kemi parë Kristjan Asllanin e Inzaghit, të Chivu, do ta shohim në shtator. Por çfarë ka ndodhur? Frika e madhe, presioni i ardhur nga Inzaghi dhe mungesa e besimit të trajnerit, bën që Kristjan Asllani të bënte shumë hapa pas dhe të humbte shumë pikë mes vlerave të tij. Tifozët e Interit nuk e donin më, gabime të njëpasnjëshme dhe valixhet ishin gjithmonë gati, të vetmit që e besuan deri në fund ishin drejtuesit.
Por mos të harrojmë sesi shkoi Asllani te Interi, në një moshë fare të vogël dhe deklarata e parë ishte nga Lukaku për të: “është 20 vjeç, por më habit, mendon si një 30-vjeçar në fushë”. Dhe nëse Lukaku mund të ketë folur përçart, atëherë kemi rastin tjetër, Di Marcon. Në ndeshjet e para që Asllani po luante me Interin në miqësoret përgatitore para sezonit, Di Marco i kërkonte lojtarëve të tjerë që të largoheshin nga topi sepse goditjen e dënimit duhej ta gjuante Kristjan Asllani. Një lojtar i ri, i vogël, i sapoardhur dhe Di Marco kërkonte nga shokët e ekipit që t’ia linin topin Asllanit. Dhe pasi shkëlqeu në ato miqësore, Inzaghi nuk e aktivizoi më kurrë në kampionat. Ulje në stol, mungesë vetbesimi, për të ardhur te ajo humbje rasti i pastër ndaj Barcelonës në Champions League dhe pjesa tjetër është histori.
Në një situatë të tillë ishte edhe Granit Xhaka te Arsenali para disa vitesh, madje në një ndeshje tifozët e vërshëllyen duke kërkuar largimin e tij, shumë më keq se Asllani, por më pas me performancat fantastike të zhvilluara, u kthye dashuria për të. Dhe Chivu duket se do ta kthejë Kristjan Asllanin në një rast si Granit Xhaka. 3 ndeshje ka zhvilluar Asllani titullar në 3 ndeshjet e zhvilluara të Interit në Botërorin e klubeve, që mori vendin e parë në grup.
Dje kundër River Plate në fitoren 2-0, Asllani luajti për 90 minuta dhe shkëlqeu në fushë, Chivu nuk e hoqi në asnjë moment. Madje edhe kur hyri talenti i madh i Dinamo Zagreb, Susic, Chivu hoqi Barelën dhe la Asllanin në fushë. Asllani ishte lojtari që krijoi më shumë raste në ndeshje nga të gjithë lojtarët e Interit, 4 raste të pastra. Gjithashtu Asllani prodhoi të dy golat e Interit, nisi aksionin e golit të parë ku i dha topin Susic dhe ky i fundit pasoi te Esposito që shënoi golin dhe më pas Asllani prodhoi asistin e Bastonit.?Pa harruar faktin që Inter-River Plate ka qenë dje me tempin e një ndeshje Brazil-Argjentinë, 90 minuta vrapim, 90 minuta luftë, 90 minuta duele fizike dhe një intensitet që ishte i çmendur, i çmendur. Asllani e mbajti këtë nivel duke shkëlqyer, nuk po kthente më topin mbrapa, gjithmonë e gjente korridorin për ta nisur aksionin përpara, nuk ishte i mërzitshëm dhe po i hynte dueleve fizike duke fituar edhe ato që e ka pikën e tij më të dobët.
Para disa kohësh në mediat italiane thuhej se Ricci i Torinos do të blihej nga Interi për të hequr qafe Asllanin. Sot mediat italiane thonë se Kristjan Asllani i Chivu është shumë më lartë se çdo lloj Ricci dhe niveli tjetër të këtij lojtari. Madje Calciomercato, media e njohur italiane shkoj edhe më larg duke thënë se tani Interi mund ta largojë pa shumë dhimbje koke Calhanoglu-n te Galatasarai, pasi Asllani po e zëvendëson denjësisht, ndërsa ka edhe një tjetër opsion si Susic.
Një Inter i ri i krijuar nga Chivu, ne e kishim thënë, fitorja e parë e një trajner nga ai paraardhës nuk vjen nga rezultati, por nga transformimi i një lojtari që dikur ka qenë në hije dhe duket se Chivu ka zgjedhur Asllanin. Të gjithë kërkojmë në jetë një Chivu, një njeri të tillë, për të zhbllokuar aftësitë tona dhe për të na ngritur vetbesimin në një pikë të tillë, sa ndoshta nuk do të njohim më as veten. Asllani nuk po njihet më në fushën e blertë, është Asllani i Chivu, jo i Inzaghi-t. /Sport Ekspres/
-

Inter sakrifikon Kristjan Asllanin për mesfushorin 60 milionë euro të rivalëve
18 Qershor 2025
21:04
Telesport
Inter i bashkohet Juventusit dhe jo vetëm, pasi e duan edhe klube të tjera, garës për të transferuar mesfushorin e Atalantës, brazilianin Ederson. Klubi bergamask do të lejojë largimin e mesfushorit 25-vjeçar vetëm nëse paguhet klauzola e vendosur për kartonin e tij, e cila është 60 milionë euro.
Sipas asaj që raporton “Corriere di Bergamo”, Inter po mendon të përfshijë edhe shqiptarin Kristjan Asllani në këtë operacion, me qëllim për të mos paguar direkt vlerën 60 milionë euro. Pra, propozimi i klubit zikaltër për Atalantën është ky: Kristian Asllani plus një shumë e caktuar parash, e cila ende nuk është bërë e ditur, por ideja është që kostoja totale të jetë rreth 55-60 milionë euro, për t’iu përafruar shumës që kërkon Atalanta. Vlera e kartonit të Asllanit aktualisht është rreth 14 milionë euro.
Përveç kësaj piste, për Asllanin ka interes serioz edhe nga klubi i Fiorentinës. Dëshira e mesfushorit elbasanas është të vazhdojë të qëndrojë te Inter, por shanset për një largim nga zikaltrit këtë verë janë vërtet shumë të mëdha. -

Interi heq Asllanin për të arritur tek ylli i Lazios! Qëllimi: të mos largohet Inzaghi
29 Maj 2025
16:16
Telesport
Interi nuk ka besim se Kristjan Asllani mund të luajë si titullar i përhershëm në Milano, kështu që po negocion shitjen e tij me qëllim blerjen e një lojtari tjetër.
Sipas mediave italiane, zikaltrit i kanë ofruar shqiptarin Lazios për të transferuar yllin Nicolo Rovella, një nga më të kërkuarit në kampionatin italian.
Bashkë me Asllanin, “paketa” e Interit për Rovella përfshin edhe disa milionë euro. Claudio Lotito deri tani e ka refuzuar ofertën. Interi po ndjek edhe emra si Samuele Ricci dhe Morten Frendrup.
Klubi zikaltër i ka premtuar trajnerit Inzaghi se asnjë yll nuk do të largohet në merkaton e verës, për ta bindur që ky i fundit të mos pranojë ofertën “monstruoze” nga Arabia Saudite. -

Interi piketon mesfushorin e Lacios, i ofron Kristjan Asllanin dhe para bardhekaltërve
Interi dëshiron të përforcojë mesfushën në këtë merkato verore. Zikaltrit kanë piketuar lojtarin Nikolo Rovela. Sipas Oracio Akomandos, nënkampionët e Serisë A kanë bërë një ofertë zyrtare për klubin bardhekaltër.
Ai bën me dije se drejtuesit e Interit kanë ofruar Kristjan Asllanin dhe një kompensim financiar për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit. Megjithatë, përgjigja nga ana e Lacios ka qenë negative./Sport Ekspres/ -

VIDEO/ I shënoi gol në fushën e blerë, portieri i Serbisë takon Kristjan Asllanin pas ndeshjes dhe kujtojnë…qershorin
Kristjan Asllani ka zhvilluar një tjetër performancë shumë të mirë në Serinë A. Kështu mesfushori shqiptar ka arritur të shënojë golin e dytë radhazi, në dy ndeshje radhazi të zhvilluara me Interin në elitën e futbollit italian. Këtë herë në fitoren 0-2 kundër Torinos, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion.
Goli i Asllanit edhe këtë herë u shënua nga 11-metrat. Një ekzekutim i ftohtë, perfekt, me shumë klas nga ana e mesfushorit shqiptar, që dërgoi sërish topin në njërin krah dhe portierin në tjetrin. Një tjetër sinjal se në ekzekutimet e këtij futbollisti ka shumë fantazi, për të mos bërë diçka normale, por për të nuhatur se ku do të hidhet portieri dhe për ta gënjyer atë.
Një gol që shijon shumë edhe për tifozët shqiptarë pasi u realizua kundër portierit të Serbisë, Vanja Milinkovic Savic. Edhe ky i fundit nuk e harroj faktin se përpara tij ndodhej lojtari i Shqipërisë dhe jo një futbollist i thjeshtë i Interit. Kjo është parë shumë qartë edhe në fundin e ndeshjes.
Kur lojtarët po shkonin në dhomat e zhveshjes, Milinkovic Savic ka shkuar të takojë Asllanin dhe kanë shkëmbyer disa batuta me njëri-tjetrin mes buzëqeshjes, që sigurisht përkojnë të gjitha me ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet në qershor. Dy futbollistët kanë folur pak për derbin e Ballkanit pas takimit të sotëm Torino-Inter. Ndërkohë sa i përket vlerësimit të Asllanit, futbollisti shqiptar ka luajtur për 90 minuta dhe ka marrë notën 7.3 sipas Soccerëay, një vlerësim shumë i lartë në krahasim me shokët e tjerë të ekipit. ?Nota më e lartë e ndeshjes i përkiste Zaleëskit që u vlerësua me notën 8, ndërsa në vendin e dytë ishte Bastoni me notën 7.8 dhe portieri Martinez me notën 7.6. Menjëherë pas tyre kishte vend për futbollistin shqiptar, Asllanin, që i jep tjetër sinjal pozitiv Inzaghit. /Sport Ekspres/ -

Momenti kur Asllani shkund rrjetën e portierit serb duke e gjunjëzuar (VIDEO)
11 Maj 2025
20:00
Telesport
Një tjetër gol, sërish nga pika e bardhë, sërish me qetësi “olimpike” dhe i saktë për të mposhtur një portier që është 1.92 metra i gjatë. Po flasim për Kristjan Asllanin dhe rrjeta që sonte shënoi ndaj Sergej Milinkovic Savic, pse jo për të shërbyer për një ogur të mirë në kuadër edhe të ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”.
Për Asllanin një penallti e shndërruar në gol për golin e tretë këtë sezon, teksa të parin e shënoi në Kupën e Italisë ndërsa i dyti erdhi ndaj Verona-s javën e shkuar.
Sot, në Torino, në një stadium si pellg pas shiut të dendur dhe që vazhdoi edhe gjatë ndeshjes, ishte Taremi ai që dribloi Milinkovic Savic duke fituar penallti dhe ishte shqiptari ai që sërish iu dha topi për të goditur dhe për të shënuar golin e dytë pasi Zalewski kishte shënuar të parin dhe pasi Torino gjithashtu e vuri në vështirësi mbrojtjen zikaltër dhe portieri Martinez bëri gjithashtu një super pritje.
Një Inter me rotacione, edhe duke ditur dëmtimet, problemet fizike dhe sidomos lodhjen e 120 minutave ndaj Barcelonës.
VIDEO E GOLIT – VIDEO
GOLI I ZALEWSKIT – VIDEO