Kristjan Asllani do të largohet përfundimisht nga Interi. Së fundmi janë publikuar detajet e transferimit të tij te Bolonja, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.
Klubi i Seria A do të paguajë 17 milionë euro për të përfituar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Në të njëjtën kohë Interi do të mbajë përqindje të kartonit, në rast shitje nga Bolonja. Kontrata do të jetë e vlefshme për 5 vite.
23-vjeçari pritet të marrë më tepër minuta te Bolonja, që po investon për ta aktivizuar titullar. Interi po ashtu kishte zbuluar më parë se nuk e kishte në plane për sezonin e ri.
Më përpara kanë qenë disa klube të interesuara si nga Seria A, por dhe jashtë Italisë. Fiorentina dhe Torino ishin dy klubet që do e donin në skuadër Asllanin.
Tag: asllanin
-

Interi shet Asllanin, zbulohet kontrata 5-vjeçare me klubin e njohur
-

Një tjetër ekip i Serisë A futet në garë për Kristjan Asllanin, mund të debutonte kundër…Interit
Një tjetër ekip i Serisë A ka hyrë në garë për Kristjan Asllanin. Këtë herë është Torino, një skuadër në të cilën tanimë është pjesë edhe Ardian Ismajli. Kështu Torino mund të merrte dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë, për t’i bërë bashkë në një ekip të elitës italiane të futbollit.
Nëse ky kalim mund të ndodhte, atëherë ndeshja e parë do të ishte shumë domethënëse për mesfushorin shqiptar. Kështu Torino do të përballet në ndeshjen e parë të kampionatit pikërisht kundër Interit, ku Asllani do të kishte mundësinë për t’i treguar menjëherë drejtuesve zikaltër sesa gabuan me të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
-

Skuadrat e Serie A hezitojnë për Asllanin, Interi në “hall” me mesfushorin kuqezi
E ardhmja e Kristjan Asllanit është kthyer në një enigmë të vërtetë. Mesfushori, i cili refuzoi Betis, ka dëshirë të qëndrojë në Itali.
Gjithsesi, sipas asaj që shkruajnë mediat, problemi është se asnjë klub italian nuk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e Interit.Zikaltërit kërkojnë 18-20 milionë euro për të lënë të lirë shqiptarin, ndërsa për momentin klube si Fiorentina dhe Bologna hezitojnë të bëjnë diçka të tillë.
Nëse situata vazhdon të mos ketë ndryshime, Interi do detyrohet të huazojë lojtarin, opsion ky që nuk duket shumë i preferuar në Milano. -

Loja e pisët e Interit me Kristjan Asllanin dhe mungesa e respektit, tani bien kritikat mbi shqiptarin
Ndonjëherë ëndrrat e bukura që po realizohen dhe po jetohen nuk janë të vërteta. Ky ishte rasti i Kristjan Asllanit, një tifoz i hershëm i Interit, që në fëmijëri ishte mbështetësi i flaktë i zikaltërve. Papritur e pa veten në një moshë fare të vogël që të ishte pjesë e Interit. Si një yll i madh u afrua në këtë ekip mes fjalëve të mëdha të thëna nga Lukaku dhe drejtuesit e ekipit, ndërsa në miqësoret e para përgatitore, Di Marco i kërkonte të tjerëve që t’ia linin topin në goditjet e dënimit mesfushorit shqiptar pasi kishte më shumë aftësi se ta në këtë aspekt.
Por më pas Inzaghi nuk i dha më hapësira dhe Asllani humbi shumë besim në vete, duke mos treguar asgjë nga aftësitë e tij. Me ardhjen e Chivu, Asllani u kthye titullar në Botërorin e klubeve, por ai eliminim i hershëm nga ky kompeticion i kushtoi shumë edhe shqiptarit. Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se drejtuesit e Interit ishin mërzitur shumë me Asllanin dhe se këtë herë qasja e tyre nuk do të ishte më me dashamirësi, por ishte tërbuar me të.?Kjo pasi Asllani kërkon të qëndrojë në Serie A me çdo kusht dhe kishte refuzuar disa oferta nga jashtë Italisë, mes tyre edhe Betis. Interi kërkon që ta largojë nga skuadra për një ofertë të mirë, ndërsa Asllani kërkon që të largohet nga zikaltërit vetëm nëse e merr një skuadër tjetër në Itali, shuma e së cilave nuk vjen në interesin e Interit. Dhe dje ka shpërthyer gjithcka teksa drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, e tha hapur: “E kemi informuar Kristjan Asllanin se duhet të gjejë një ekip tjetër”.
Sigurisht që një deklaratë e tillë e bërë publike është një mungesë e madhe respekti karshi mesfushorit të Shqipërisë. Në situata të tilla, klubet mbajnë sa më të fshehura tratativat dhe negociatat që bëhen për të larguar futbollistët, por këto fjalë të thëna për Asllanin ishin publikisht, duke ulur figurën e shqiptarit. E ka një arsye mbrapa pasi në këtë mënyrë drejtori sportiv i Interit siguron se nëse Asllani vazhdon të mos i bindet urdhërave të drejtuesëve për t’u larguar nga klubi, në fund ai do të marrë përsipër komente të tjera fyese dhe denigruese nga tifozët e Interit që tanimë e dinë faktin se drejtuesit e klubit i kanë thënë të largohet dhe Asllani nuk është larguar ende. Pra një mungesë e madhe respekti dhe një trajtim poshtërues, duke zhvlerësuar atë kontribut që Asllani ka dhënë për Interin në këto 3 vite, sadopak qoftë ai. /Sport Ekspres/
-

Asllani mund të bëhet shok skuadre me Gjimshitin, Atalanta shfaqet në skenë për mesfushorin shqiptar
Kjo verë pritet ta gjejë Kristjan Asllanin në një skuadër të re. Mesfushori shqiptar ka refuzuar ofertat e ardhura nga jashtë Italisë, pasi dëshiron të vazhdojë karrierën në Serinë A. Nga ana tjetër, Interi po kërkon që të gjejë një ekip të ri për Asllanin, i cili duket se nuk është pjesë e projektit për të ardhmen.
“Calciomercato.com” bën me dije se zikaltrit do të përdorin Asllanin dhe para për të joshur Atalantën. Interi pëlqen profilin e Ademola Lukmanit, prandaj do të ofrojë të ardhura dhe kartonin e mesfushorit shqiptar për të kryer këtë transferim. Sakaq, edhe drejtuesit e klubit Atalanta e pëlqejnë profilin e lojtarit të Kombëtares shqiptare. Në rast se do të kryhej me sukses një transferim i tillë, atëherë Kristjan Asllani do të bëhej shok skuadre me Berat Gjimshitin, me të cilin ndan fushën te Kombëtarja kuqezi./Sport Ekspres/ -

E bleu më shtrenjt, por sërish Inter-i del i fituar nga shitja e Asllanit
E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të jetë larg Inter-it. Mesfushori mbërriti te zikaltërit tre vjet më parë, por ai kurrë nuk arriti të fitonte një vend si titullar nën drejtimin e Simone Inzaghi-t ose të bindte tifozët.
I lindur në vitin 2002, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë tani mund të vendosë të provojë një përvojë të re diku tjetër.
Betis thuhet se po lëviz drejt tij, gati të investojë për ta sjellë atë në ligën spanjolle.
Klubi po përpiqet të sigurojë një zëvendësim për Johnny Cardoso-n sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh se lojtari amerikan është gati të largohet për për te Atletico Madrid.
Nuk ka ende shifra të qarta për transferimin e mundshëm, me Inter-in dhe Betis-in që do të duhet të ulen në një tavolinë për ta diskutuar atë.
Por sa vlen aktualisht Asllani në bilanc? Dhe sa duhet të mbledhë klubi zikaltër për të shmangur të paktën një humbje kapitali?
Inter-i e bleu Asllanin nga Empoli për rreth 16 milionë euro në janarin e vitit 2023, pasi e kishte fillimisht në huazim.
Duke parë të dhënat e fundit zyrtare të disponueshme, që nga 30 qershori 2024, vlera neto e Asllanit ishte pak më pak se 9.6 milionë euro. Duke marrë parasysh që kontrata skadon në vitin 2028, kjo shifër ra në rreth 6.4 milionë euro që nga 30 qershori 2025.
Kjo është shuma minimale që Inter-i do të duhet të mbledhë për të shmangur regjistrimin e një humbjeje kapitale në bilanc, ndërsa mbi 6.4 milionë do të jenë një fitim kapital.
Për të gjitha këto, do të ketë edhe kursime të mundshme në paga dhe amortizime, të cilat për Asllanin arrijnë në një total prej afërsisht 4.8 milionë eurosh.
Sipas lajmeve të fundit, u tha se Betis-i mund të ofrojë deri në 8 milionë euro për Asllanin. Nderkohë, në garë janë edhe Fiorentina dhe Bournemouth. Inter-i kërkon të paktën 10 milionë euro. -

Situata ka filluar të bëhet problematike, Kristjan Asllani “acaron” drejtuesit e Interit pas refuzimeve të ofertave
Situata me Kristjan Asllanin ka filluar të bëhet pak problematike te Interi, tanimë nuk është aq e qetë sa më parë. Të paktën ky është pretendimi i ardhur nga media italiane “Gazzetta.it”.
Sipas saj, koha e Asllanit ka mbaruar përfundimisht dhe Interi do ta shesë mesfushorin e Shqipërisë. Por në thelb nuk është ky lajmi, por acarimi i marrëdhënies mes lojtarit dhe drejtuesëve të Interit.
Klubi zikaltër kërkon që ta shes Asllanin për 15 milionë euro. Ndërkohë për të kanë mbërritur shumë oferta nga jashtë Italisë, të cilat Kristjani i ka refuzuar të gjitha pasi kërkon të jetë pjesë e Serisë A. Por në Serinë A, ekipet e interesuara për Asllanin ofrojnë më pak dhe kjo sjellje e shqiptarit ka vendosur në lëvizje drejtuesit e klubit të cilët po ngrenë zërin në mënyrë që situata të zgjidhet sa më parë. /Sport Ekspres/ -

“Rebeli” Asllanin, mesfushori bëhet çështje tek Inter, refuzon ofertat nga jashtë
Inter mbylli një vit shumë zhgënjyes, por as e ardhmja nuk duket pozitive, të paktën jo për momentin, pasi drejtuesit e klubit dhe trajneri Chivu janë të detyruar të bëjnë llogaritë me disa çështje të nxehta. Si të mos mjaftojë përplasja publike ndërmjet Calhanoglu-s dhe Martinez, apo e ardhmja e paqartë e regjisorit turk, në shtëpinë zikaltër po lind një çështje e papritur, ajo e Asllanit.
Është e qartë se mesfushori kuqezi nuk bën pjesë në planet e klubit, një vendim me të cilin është njohur edhe vetë lojtari, por La Gazzetta dello Sport zbulon se Asllani po bën rezistencë, mjaftueshëm sa për ta bërë situatën shqetësuese. Këtë periudhë disa ekipe si Betis kanë shfaqur interesim për Asllanin, por mesfushori kuqezi ka refuzuar në mënyrë të prerë, dëshira e tij është të qëndrojë në Serie A. Problem në këtë pikë është shuma që kërkon Inter. Marotta nuk ka ndërmend ta lëshojë lojtarin nën kosto, pa marrë të paktën shumë që investuan, 15 milionë euro, por kjo është një shifër që ekipet italiane nuk dëshirojnë ta paguajnë, e vlerësojnë të lartë.Për momentin, dy janë klubet në Serie A që kanë shfaqur interesim për Asllanin, Bologna dhe Fiorentina. Ekipi vjollcë mund të jetë një zgjidhje për futbollistin shqiptar, dhe për Inter, por mbetet për t’u parë se si do të vijojnë negociatat. Ideja e klubit nga Milano është të shesin Asllanin, për të arkëtuar para në mënyrë që të vijojnë të operojnë në hyrje, por nuk përjashtohet as opsioni për një huazim me detyrim blerje.
(BalkanWeb) -

Asllani i thotë “jo” Betis, dy klube të Serisë A duan shqiptarin
12 Korrik 2025
19:30
Telesport
“Sport Mediaset” raporton se Betis ka marrë një përgjigje negative në lidhje me interesimin dhe ofertën për Kristjan Asllanin. Klubi i La Ligës mësohet se ka ofruar 8-10 milionë euro për mesfushorin shqiptar, shumë larg nga ajo që pret Inter.
Klubi zikaltër e vlerëson Asllanin 15-20 milionë euro dhe do lejojë largimin e tij vetëm për këtë shifër. Po ashtu kundër transferimit te Betis ka dalë edhe vetë mesfushori kuqezi, pasi nëse do largohet nga Interi, do e bëjë vetëm për një ekip të Serisë A.
Sipas raportimit në fjalë, pavarësisht se pista Betis ra poshtë, ka dy klube të Serie A që interesohen seriozisht për Asllanin. Klubi i parë është Fiorentina, ku trajneri i ri i sapo zyrtarizuar Stefano Pioli, e pëlqen shumë mesfushorin shqiptar dhe është gati t’i ofrojë atij një rol kryesor në mesfushë.
Klubi tjetër është Bologna. Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano ka kohë që e ndjek mesfushorin elbasanas, por deri tani nuk ka pasur ende një ofertë zyrtare. Problem është shifra që Inter kërkon për Asllanin, ndërkohë që dy klubet e interesuara në Serie A janë më shumë për huazimin e tij, gjë që nuk pranohet nga klubi zikaltër. -

Jo vetëm ekipe nga Serie A, Sky Sport “dërgon” Asllanin në Spanjë
Nuk kanë fund zërat në Itali rreth të ardhmes së Kristjan Asllanit. Fakt është që mesfushori kuqezi është nxjerr në shitje nga klubi zikaltër, kjo pasi në këto 3 vite, Asllani nuk arriti kurrë të ngjitej në lartësinë e pritshmërive, nuk arriti kurrë të bënte vendin e tij në Milano. Të shumë janë ekipet në Serie A që kanë kryer sondazhe në lidhje me Asllanin, të gatshëm t’i ofrojë një vend si protagonist, por pengesë mbetet vlera e tij e kartonit, me Inter që nuk ka ndërmend të bëjë skonto për një lojtar që investuan 10 milionë euro për ta blerë nga Empoli 3 vite më parë.
Sky Sport sjell një tjetër version në lidhje me të ardhmen e tij, pasi sipas prestigjiozes sportive, në skenë së fundmi ka dalë edhe Real Betis. Ekipi spanjoll po monitoron nga pranë situatën rreth Asllanit, po marrin informacionet për futbollistin shqiptar dhe në javët e ardhshme pritet të zbarkojnë në Milano për të negociuar me Interin dhe më përfaqësues të lojtarit.Përpara se të marrin një vendim final për Asllanin, fillimisht Inter do të vendos përfundimisht se çfarë do të bëjnë me Calhanogu. Largimi i turkut do të linte një gropë të madhe në mesfushë, do të detyronte drejtuesit e klubit të gjenin në treg një tjetër regjisor. Në çdo rast, largohet apo jo Calhanoglu, Inter është i hapur për të dëgjuar çdo ofertë që vjen në drejtim të Asllanit.
()