Tag: asllanin

  • Dortmund nuk ka dyshime për talentin e tij, futet në garë për transferimin e yllit të Kosovës

    Dortmund nuk ka dyshime për talentin e tij, futet në garë për transferimin e yllit të Kosovës

    25 Nëntor 2025

    20:24

    Telesport

    Listës së ekipeve të interesuara për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani, i është shtuar së fundmi edhe Borussia Dortmund, sipas asaj që raporton “Bild”. 23-vjeçari po shkëlqen te Hoffenheim në sezonin e tij të parë në Bundesligë, ku deri tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 3 asiste.
    Drejtuesit e klubit verdhezi e shohin Asllanin si zëvendësuesin ideal të Serhou Guirassy, ku 29-vjeçari pritet të largohet drejt Arabisë Saudite gjatë merkatos së janarit ose verës së ardhshme.
    Përveç Dortmundit, për Asllanin ka interes konkret edhe nga Bayern Munich dhe Barcelona, por bavarezët duken më të avantazhuar. Largimi i Asllanit nga Hoffenheim në fund të këtij sezoni është thuajse 100% i sigurt, ndërkohë që klauzola e largimit të tij është 30 milionë euro.

  • “Le ta shohim Asllanin në aksion”, presidenti i Torinos: Duhe të konfirmojë veten në mënyrë që ta blejmë

    “Le ta shohim Asllanin në aksion”, presidenti i Torinos: Duhe të konfirmojë veten në mënyrë që ta blejmë

    Presidenti i Torinos ka folur për “RCC Sport Industry Talk”, ku është pyetur edhe për Kristjan Asllanin. Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Urbano Kairo ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit shqiptar. Megjithatë, ai thekson se në mënyrë që klubi i tij do të vendosë të aktivizojë të drejtën e blerjes, Asllani duhet të dëshmojë veten në fushë deri në fund të sezonit.
    “Ai ka arritur ‘play off’-in me Shqipërinë e tij, njësoj si ne italianët. Pati një pjesë të dytë të mirë në derbi. Na pëlqen Asllani, e morëm në huazim dhe ai po luan mirë. E ka në dorë trajneri që ta vendosë në fushë. Blerja? Kemi bërë më pak se 1/3-n e sezonit, le ta shohim në aksion. Asllani po luan mirë dhe duhet të konfirmojë performancën e tij nëse do të joshemi për të blerë”, ka deklaruar Urbano Kairo./Sport Ekspres/

  • Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

    Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

    Bayern Munchen ka hedhur hapat e parë drejt transferimit të Fisnik Asllanit, pasi sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, kampionët e Gjermanisë kanë zhvilluar “bisedime konkrete” me sulmuesin e TSG Hoffenheim. Klubi bavarez po kërkon një zëvendësues të besueshëm për Harry Kane, ndërkohë që Nicolas Jackson, aktualisht në huazim, pritet të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit.
    Asllani është shfaqur si një opsion real për Bayern, falë formës së tij mbresëlënëse këtë edicion. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është golashënuesi më i mirë i Hoffenheim këtë sezon në Bundesliga, me pesë gola të realizuar deri tani. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, duke e vendosur 23-vjeçarin në qendër të tregut të ardhshëm veror.
    Një element kyç është klauzola e lirimit e sulmuesit, e cila aktivizohet vetëm në fund të sezonit. Kjo e bën largimin e tij pothuajse të sigurt, dhe klubet e interesuara kanë nisur tashmë garën për të siguruar shërbimet e tij. Bayern, që e ka ndjekur lojtarin prej kohësh, ka shkuar një hap më tej duke zhvilluar bisedime direkte me futbollistin rreth një kalimi të mundshëm në “Allianz Arena” verën e ardhshme.
    Megjithatë, bavarezët nuk janë të vetmit në garë. Edhe Barcelona raportohet të jetë e interesuar për Asllanin, çka e rrit ndjeshëm konkurrencën për nënshkrimin e tij. Bayern po përpiqet të veprojë me shpejtësi për të mos humbur një objektiv që shihet si ideal për të rritur alternativat në sulm dhe për t’i ofruar Kane një mbështetje të fortë në vijën e avancuar.

  • Po shkëlqen me performancat e tij, media e huaj “hedh bombën”: Barcelona dhe Bayern Munchen janë në garë për Asllanin

    Po shkëlqen me performancat e tij, media e huaj “hedh bombën”: Barcelona dhe Bayern Munchen janë në garë për Asllanin

    Fisnik Asllani është një prej lojtarëve shqiptarë më të mirë të momentit. Forma e këtij lojtari është fantastike, ndërsa po shfaq gjithë potencialin si në klub ashtu edhe në Kombëtare.
    Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se Barcelona kërkon të marrë Fisnik Asllanin. Ndërkohë në ditën e sotme, media e njohur e huaj “Fischaje.net”, ka dalë me një tjetër lajm ku thuhet se Bayern Munich do t’i bëjë Barcelonës konkurrencë për të marrë lojtarin shqiptar.“Bayern Munich hyn në garë për Fisnik Asllanin. FC Bayern Munich i është bashkuar garës për Asllanin. Bavarezët e shohin atë si një kandidat afatgjatë për të forcuar sulmin e tyre.
    Strategjia e Bayernit parashikon që Asllani të bëhet pasardhësi natyror i sulmuesit të tyre. Progresi i tij në Bundesligë ka krijuar konsensus të brendshëm se ai është një lojtar për t’u ndjekur”, shkruhet në median e huaj. /Sport Ekspres/

  • Media pranë Torinos nxjerr Ismajlin dhe Asllanin si lojtarët më të dobët kundër Genoas: Ishte shumë keq, tjetri si “peshku pa ujë”

    Media pranë Torinos nxjerr Ismajlin dhe Asllanin si lojtarët më të dobët kundër Genoas: Ishte shumë keq, tjetri si “peshku pa ujë”

    Kristjan Asllani është duke gjetur minuta aktivizimi te Torino duke e nisur gjithmonë si titullar dhe kulmin e tij e arriti në fitoren ndaj Napolit, 1-0. Megjithatë për shkak të kohës së gjatë të qëndruar në stol më herët, Asllani nuk po e kap dot ende ritmin për të bërë disa ndeshje të mira te Torino. Pas një apo dy ndeshjeve të mira, vjen gjithmonë një poshtë ritmit të duhur, duke i munguar vazhdueshmëria.
    Media pranë Torinos, TorinoGranata, e ka vlerësuar Asllanin si më të dobëtin e ndeshjes, nota 4.5. “Nuk bëri asgjë të mirë, duke filluar me golin që ia la Genoas. Po si mund të ekzekutosh një goditje nga këndi kaq keq? U përpoq të ndërhynte në krosin e Ekhatorit, por përfundoi duke i shërbyer Thorsbyt golin e parë. Bëri disa gabime nga goditjet standarte”. Ndërkohë edhe vlerësimi për Ismajlin, i futur në fushë duke zëvendësuar Asllanin, ishte po kaq i ulët, me notën 5.5. “Luftoi shumë, por dukej si “peshku pa ujë”. /Sport Ekspres/

  • “Shqipëria po vuan sot futbollin e De Biazit”, Astrit Hafizi: Nuk luhet me Kristjan Asllanin dhe Julian Shehun, zgjidh njërin…

    Astrit Hafizi ishte i ftuar në emisionin “Arnaustan” që transmetohet në “MCN TV”. Hafizi ka folur sa i përket Kombëtares, duke prekur edhe temën e De Biazit. Hafizi ka pasur gjithmonë polemika me këtë trajner në të kaluarën, me stilin e tij të futbollit dhe sipas tij, Shqipëria po vuan ende stilin e De Biazit, të rezultateve të ardhura prej tij.
    “Unë kam pasur gjithmonë rezervat e mia për De Biazin. Përse ne na vijnë gjithmonë trajnerë të huaj që janë pa punë dhe i fusim ne në punë? Përse nuk vijnë trajnerë të huaj që janë të punësuar diku dhe lënë një ekip apo Kombëtare tjetër, për të ardhur te ne? Unë kam pasur gjithmonë polemikat e mia dhe ndasinë time me De Biazin dhe shumë trajnerë të tjerë. Janë disa faktorë që ty mund të dërgojnë drejt një kualifikimi, bota kërkon lojën, prodhimin e rasteve pastaj rezultati.
    Sepse ti mund të marrësh rezultatin, por varet sesi të ka ardhur. Të gjithë e dimë se cfarë ndodhi në Beograd në 2014 dhe si u kualifikuam më tutje pastaj. E kisha thënë që De Biazi nuk prodhon futboll, më vonë u shkarkua dhe sot po vuajmë futbollin e De Biazit. Ai na mësoi që të rrijmë gjithë kohën mbrapa dhe të presim ndonjë rast me kundërsulm për të futur gol. Prandaj kur De Biazi shkoi te Alaveshi e rrëzoi nga kategoria dhe më pas iku te Azerbajxhani që ishte 30 vënde poshtë nesh. Sot jemi duke vuajtur ende stilin e De Biazit, ai na mësoi të luajmë kështu.
    Unë mendoj se Kombëtarja e ka brumin, por është problemi i trajnerit, i motivimit. Silvinjo nuk i njeh mirë vlerat e lojtarëve tanë, profilin e tyre. Nuk po flas vetëm për Brojën që e kalon në krahë, por edhe në mesfushë. Fut Asllanin, Shehun, Ramadanin, janë 3 lojtarë me të njëjtin profil, nuk mund të luash me dy ose tre prej tyre sepse janë e njëjta gjë, fut vetëm njërin, Asllanin në këtë rast dhe dy të tjerët të jenë mesfushorë që të mendojnë më shumë për sulmin, jo 3 mesfushë që shkatërrojnë”, tha Hafizi. /Sport Ekspres/

  • “Dribloi” Bologna-n, Asllani drejt Torinos, gati vizitat mjekësore

    “Dribloi” Bologna-n, Asllani drejt Torinos, gati vizitat mjekësore

    Prej kohësh, Inter ka nxjerr në shitje Asllanin, por ky nuk është më një lajm. Fakt është që mesfushori kuqezi nuk bën pjesë në planet e Chivu, por fakt është gjithashtu se klubi zikaltër po has jo pak vështirësi për të shitur Asllanin, kjo pasi pengesë e fortë po bëhet lojtari dhe përfaqësuesit e tij. Në Itali, mediat e bënin të kryer transferimin e tij në radhët e Bologna-s, me dy klubet që kishin gjetur një akord total, Inter do të përfitonte 9 milionë euro kesh, por në të njëjtën kohë do të ruante edhe 40% të kartonit.
    Për të hedhur në erë këtë akord mendoi Asllani pasi përfaqësuesit e tij nuk ishin të kënaqur me ofertën ekonomike, 1,7 milionë euro në sezon, ofertë e cila bëri që kjo negociatë të dështonte, plus që përfaqësuesit e tij kërkonin edhe garanci sportive. Këto kushte është gati t’ia plotësojë Torino.

    Mediat italiane shkruajnë se ekipi Granada i është rikthyer edhe një herë pistës Asllani, pasi është një lojtar që e ndjekin prej kohësh. Torino është gati t’i ofrojë mesfushorit shqiptar 2 milionë euro në sezon, plus një rol si protagonist në skuadër. Me Asllanin që ka dhënë pëlqimin e tij për këtë kalim, por mbetet për të gjetur një akord ndërmjet dy klubeve.
    Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje, me Torinon që ofron 1,5 milionë euro për huazimin dhe 12 milionë euro në rast se blejnë.
    ()

  • Asllani refuzon Bolognan për 300 mijë euro, mesfushori pranë klubit tjetër të Serie A

    Asllani refuzon Bolognan për 300 mijë euro, mesfushori pranë klubit tjetër të Serie A

    Merkatoja për Kristjan Asllanin ka marrë një kthesë të papritur. Torino është rikthyer fuqishëm në garë për mesfushorin shqiptar, pasi bisedimet me Bolognën kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kushtet e kontratës dhe rrogën e lojtarit. Mesfushori donte një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, por Bologna mund të ofronte deri në 1.7 mln. Megjithëse Bologna dhe Inter kishin gjetur marrëveshjen, ka qenë Asllani që nuk ka pranuar kalimin.
    Mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se agjencia që menaxhon Asllanin ka terren më të favorshëm në Torino, duke qenë se aty ndodhen edhe dy të përfaqësuar të saj, mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli dhe trajneri Paolo Baroni. Ky faktor pritet ta thjeshtojë arritjen e akordit.
    Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e 23-vjeçarit, i cili kërkon garanci për minutazh dhe një projekt ambicioz. Torino duket se është gati t’i ofrojë të dyja.
    Interi dëshiron 17 milionë euro për Asllanin, por kishte rënë dakord me Bolognan për 9 milionë euro dhe pronësinë e 40 përqind të kartonit të shqiptarit në rast rishitje nga emilianët. Me Asllanin që refuzoi një tjetër klub (pas Betis), duket se Torino mund të afrojë djaloshin e kombëtares shqiptare. Kujtojmë se Interi i ka kërkuar Asllanit që të gjejë një tjetër ekip, duke mos e parë si pjesë të ekipit.