Tag: asllani

  • Torino mund Romën në “Olimpico”, shqiptarët luajnë titullarë në fitore

    Torino mund Romën në “Olimpico”, shqiptarët luajnë titullarë në fitore

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses tonë po paraqiten mirë me skuadrat e tyre në Europë e një pjesë marrin rol protagonisti, sikurse bëri dyshja Asllani Isimajli në radhët Torinos, që fituan ndaj Romës në transfertë 1-0. Nga ana tjetër, Broja luajti vetëm pak minuta në fund të ndeshjes që Bërnli e humbi me Liverpulin, kurse në Championship po spikat sulmuesi Anis Mehmeti, protagonist me Bristol Citin. Ndërsa në Gjermani ka një numër të madh talentesh shqiptare, por që nuk luajnë për Shqipërinë.
    Ismajli e Asllani protagonist e me notë të lartë
    Torino ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Romës, në përballjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në “Olimpico”. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 59-të nga Simeone, duke i dhënë Torinos tre pikë me shumë vlerë ndaj një rivali të fortë. Në këtë ndeshje, dy yjet e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, ishin titullarë për miqtë. Për mbrojtësin Ardian Ismajli, kjo ishte ndeshja e parë si titullar me fanellën e Torinos, pasi dy sfidat e para të sezonit i humbi për shkak dëmtimi. 28-vjeçari u vendos në qendër të mbrojtjes dhe dha sinjale pozitive, edhe pse në minutën e 38-të krijoi shqetësim në pankinën e Torinos, teksa u shtri në fushë dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Pas ndërhyrjes së shpejtë, Ismajli arriti të rikthehej në fushë dhe e mbylli pjesën e parë, që përfundoi pa gola. Ndërkohë, Kristjan Asllani vazhdoi të konfirmojë formën e tij të mirë, duke zhvilluar 80 minuta solide në mesfushë. Regjisori kuqezi po tregon gjithnjë e më shumë siguri në dirigjimin e lojës dhe duket se ka fituar besimin e trajnerit. Fitorja në “Olimpico” ndaj Romës i jep Torinos një shtysë të madhe në këtë fillim sezoni, sidomos duke pasur parasysh se luante përballë një ekipi të ndërtuar për zonën Champions.
    Notat e dy lojtarëve shqiptarë
    Dhe të dy ishin ndër futbollistët më të mirë në fushë, ku përtej faktit që morën nga një karton të verdhë, falë statistikave të përpiluara nga “SofaScore”, u vlerësuan me notë të lartë. Ismajli mori notën 7,3 për paraqitjen e tij në prapavijë, ku fitoi 5 nga 7 duelet, spastroi 9 herë topin dhe dha 16 pasime të sakta nga 17 të tentuara. Edhe Asllani u vlerësua me notën 7,3 për ndeshjen e tij në të cilën luajti 80 minuta. Ai fitoi 3 nga 5 duelet e tij në mesfushë, por spikati me 5 topa të gjatë të saktë, ndërsa dërgoi saktësisht në destinacion 20 nga 23 pasimet e tentuara në këtë ndeshje.
    Talenti/ Anis Mehmeti shënon sërish në Championship anglez
    Anis Mehmeti shkëlqeu dje me Bristol Sitin, që fitoi 0-3 në transfertën e Shefilld Junajtid. Sulmuesi shqiptar shënoi gol si dhe asistoi në Championship. Për paraqitjen e djeshme, Mehmeti është më i vlerësuari i “Sofascore”. Nota 8 është edhe më e larta e ndeshjes dhe për të nuk është hera e parë këtë sezon, që qëndron mbi të tjerët. Mehmeti e tentoi portën pesë herë, ndërsa një herë goditi edhe shtyllën. Dy prej pasimeve të tij ishin kyçe në ndeshje. Padyshim që ky fillim sezoni e sheh si protagonist te Bristol Siti. E njëjta situatë ishte edhe vjet në Championship me sulmuesin shqiptar.

  • Kristjan Asllani vendos rekord te Roma-Torino, shqiptari e nis me marsh të pestë

    Përpara se të vijë ndeshja kundër Serbisë, Shqipëria mund të marrë pak frymë lirisht. Tani lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares janë duke marrë më shumë minuta në ekipet e tyre. Kristjan Asllani është kthyer në lojtar kyç dhe titullar në Serinë A te Torino, ndryshe nga koha e tij te Interi.
    Pasi luajti për 90 minuta kundër Letonisë, Asllani është kthyer me fanellë titullari kundër Romës. Një ndeshje e madhe e Asllanit dhe e Ardian Ismajlit pasi arritën të fitonin në transfertë në shifrat 0-1. Ismajli ishte i pakalueshëm në prapavijë dhe është një tjetër lajm i mirë për Kombëtaren, pasi mbrojtësi nuk ishte gati për dy ndeshjet e shtatorit.?Ndërkohë Kristjan Asllani vendosi një rekord në fushën e blertë te Roma-Torino pasi ishte lojtari që kishte përshkruar më shumë kilometra në fushë, jo pak, por 9 kilometra. Një statistikë shumë domethënëse për një lojtar që ka pasur shumë kritika herë pas here nga tifozët pasi sipas tyre, nuk lëviz shumë në fushë. Por tani Asllani duket i etur për të luajtur futboll dhe për ta pasur minuta në këmbë. /Sport Ekspres/

  • Super Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, fitojnë kundër Romës në transfertë

    Super Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, fitojnë kundër Romës në transfertë

    Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli kanë marrë një fitore të madhe në ditën e sotme teksa kanë fituar në shifrat 0-1 ndaj Romës në transfertë. Një fitore e madhe e Torinos me dy lojtarët shqiptarë si protagonist.
    Ardian Isnajli ishte i pakalueshëm në mbrojtje duke u vlerësuar me notë maksimale. Nga ana tjetër edhe Asllani zhvilloi një ndeshje në performancë të lartë dhe u largua nga fusha vetëm në minutën e 80 pas një ngërci muskular. /Sport Ekspres/

  • Fitore me dëmtim, Asllani detyrohet të lërë fushën 10 minuta nga fundi

    Fitore me dëmtim, Asllani detyrohet të lërë fushën 10 minuta nga fundi

    14 Shtator 2025

    14:34

    Telesport

    Shqetësim për Kristjan Asllanin, i cili sot pësoi një dëmtim me skuadrën e tij, Torino, në transfertën e Romës.
    Ndeshja, e vlefshme për javën e tretë të Seria A, u mbyll me fitoren 0-1 të Torinos.
    Ismajli dhe Asllani e nisën si titullarë. Mbrojtësi ishte i pari që alarmoi stafin për një dëmtim pas një episodi në pjesën e parë, por nuk ishte gjë serioze.
    Asllani pësoi një lëndim serioz, sepse u detyrua ta linte fushën e lojës në minutën e 80-të.

  • “Broja më shau pak”! Momenti i përplasjes mes Asllanit dhe Brojës, mesfushori i thotë të pushojë

    “Broja më shau pak”! Momenti i përplasjes mes Asllanit dhe Brojës, mesfushori i thotë të pushojë

    Shqipëria arriti të fitonte me rezultat minimal kundër Letonisë në shifrat 1-0. Një ndeshje e fituar ngushtë, por tre pikët mjaftojnë për të kërkuar vendin e dytë në grup. Tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e Beogradit, Serbi-Shqipëri. Tifozët kanë mbetur të zhgënjyer nga takimi i sotëm pasi panë një tjetër Shqipëri që nuk i bindi në lojë dhe në rezultat, një fitore minimale.
    Por presioni ishte i madh mbi lojtarët e Kombëtares në këtë takim ku ishin të detyruar të fitonin. Madje situata shkoi deri aty aq sa edhe kapiteni Berat Gjimshiti humbi një rast të pastër, ku i vetëm para portierit, bëri më të vështirën duke e dërguar topin jashtë. Pra edhe njeriu më i ftohtë i Shqipërisë, Gjimshiti, për një moment e humbi fillin dhe ky ishte tregues se çfarë po përjetohej në fushën e blertë.Dëshira ishte e madhe edhe mes lojtarëve të tjerë të shumë kritikuar në media për të shënuar gol.
    Një detaj shumë i bukur ishte ai i minutës së 30 pasi Kristjan Asllani e kishte shënuar golin e parë nga penalltia. Pas një aksioni të bukur të Shqipërisë, topi përfundon në këmbët e Asllanit në brendësinë e zonës. Me dëshirën e madhe për të shënuar, Broja sulmon shtyllën e dytë dhe kërkon krosimin nga Asllani, por gjendej i markuar nga dy futbollistë. Asllani gjen korridorin e lirë për të goditur dhe e bën një gjë të tillë, me topin që shkoi afër traversës. Në atë moment të goditjes, Broja ka shpërthyer i xhindosur në nerva e sipër duke i thënë shumë fjalë Asllanit.?Nga ana tjetër, mesfushori tërësisht i ftohtë vendos dorën te hunda dhe i kërkon Brojës që të pushojë, madje duke i treguar edhe me gisht se ku duhet të mbajë vendin e tij. Një kërkesë e ekzagjeruar e Brojës pasi ndodhej në një pozicion ku pasimi ishte i pamundur, por e kuptueshme me dëshirën e madhe për të dalë te goli.
    Pas ndeshjes, Kristjan Asllani tha për Supersport mes batutës se çfarë ndodhi mes tyre në fushë: “Bja më shau pak në fushë, u kapëm pak, por jemi shokë nuk ka problem (qesh). Gabimi është që nuk bëjmë gola, në fund rrezikuam shumë pasi u ulëm poshtë dhe pësuam 3-4 goditje kënde”, tha Asllani.
    Pas ndeshjes, nervat kishin kaluar edhe për Armando Brojën, që nuk i kurseu komplimentat për shokun e ekipit. “Golat? Them se do i shohim shumë shpejt. Asllani është një lojtar shumë i madh dhe them se do të kemi asiste dhe gola bashkë. Unë them se duhet të godasim sa më shumë drejt portës dhe të kemi sa më shumë lojtarë brenda zonës. Për t’i vështirësuar më shumë punën kundërshtarëve në mbrojtje”, tha Broja. /Sport Ekspres/

  • “Ishte si një finale”, Asllani pas takimit: Kemi skuadër të fortë, Shqipëria mund të arrijë shumë

    “Ishte si një finale”, Asllani pas takimit: Kemi skuadër të fortë, Shqipëria mund të arrijë shumë

    Mesfushori Kristjan Asllani komentoi fitoren 1-0 ndaj Letonisë, në kualifikueset e botërorit.
    “Emocion i madh se ishte një finale për ne, duheshin tre pikët.  Jam i lumtur për skuadrën se vrapuam gjithë ndeshjen. Duheshin tre pikët.

    Mora një goditje me taka në gju, mendoja se ishte i kuq. Mora një goditje lart. Punova me stafin mjekësor dhe jam i lumtur. Besoja se mund të mos futesha më, sapo bëra ekografinë, nuk ka asgjë. Jam i lumtur, sonte ishte finale dhe jam i lumtur për skuadrën.
    Fola edhe radhën e kaluar për Shehun, një lojtar fantastik. Ai është pak a shumë si unë, ka qejf të mbajë topin, luan mirë më të dy këmbët. Kemi Ramadanin e të tjerë, kemi futbollistë të fortë aty.
    Penalltitë? 11 në 11 apo jo? Ta gjuaja ndaj Serbisë? Këto gjërat i zgjedh trajneri, unë kam qejf të gjuaj penalltitë e goditjet e dënimit. Por rëndësi janë 3 pikët. Me Serbinë ishte super, mungonte goli që erdhi sot, duhet të punojmë e bëjmë golin e dytë se në fund kishim probleme. Bëmë mirë dhe për këtë ndeshje është OK”, tha Asllani.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Një penallti i jep Shqipërisë tri pikë ndaj Letonisë

    Një penallti i jep Shqipërisë tri pikë ndaj Letonisë

    Këtë mbrëmje në “Air Albania”, kualifikuese të Botërorit, zona UEFA, Grupi K Shqipëria mundi me vështirësi Letoninë 1-0 duke rimarrë vendin e dytë.

    Takimi u vendos nga një penallti e shndërruar në gol nga Kristjan Asllani në minutën e 25-të. Me gjithë përpjekjet e kuqezinjëve për të shkuar te goli i sigurisë kjo gjë erdhi kurrëndërsa në fund letonezët e mbështetur nga shumë fifozë (sistemuar në tribunë) gati sa nuk barazoi. Me fat Shqipëria dhe Silvinjo pasi me Strakoshën e mundur mbi vijën e portës u shfaq mario Mitaj duke ruajtur avantazhin minimal.

    Ndërkaq ndeshja tjetër e Grupit K Serbi- Angli përfundoi 0-5 për ‘Tre Luanët’ ishullorë. Grupi kryesohet nga Anglia me pikë të plota 15, Shqipëria e dyta me 8 pikë, Serbia 7 pikë në 4 ndeshje, Letonia 4 dhe Andorra 0 pikë.

    Skuadrat e nisën me këto formacione:

    Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Bajrami, Broja, Manaj.Trajner: Silvinjo

    Letonia: Zviedris, Jurkovskis, Melniks, Çernomordijs, Balodis, Ciganiks, Varslavans, Vapne, Zelenkovs, Daskevics, Sits.Trajner: Paolo Nikolato

    Vazhdo leximin

  • Asllani mban gjallë “ëndrrën amerikane” të Shqipërisë, kuqezinjtë marrin vendin e dytë në grup! Anglia “turpëron” Serbinë

    Asllani mban gjallë “ëndrrën amerikane” të Shqipërisë, kuqezinjtë marrin vendin e dytë në grup! Anglia “turpëron” Serbinë

    Shqipëria ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Letoninë në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
    Kuqezinjtë krijuan volum të lartë loje, por shumë pak raste për shënim. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo u mjaftua me vetëm një gol, të shënuar nga Kristjan Asllani në minutën e 25-të të pjesës së parë me anë të një 11-metërshi.
    Një Shqipëri e cila qarkulloi vazhdimisht topin në mesfushë, por krijoi shumë pak raste pranë portës. Rasti më i mirë i kombëtares tonë për të dyfishusr rezultatin ishte ai i minutën së 58-të kur kapiteni Berat Gjimshiti me portën thuajse të boshatisur gjuajti jashtë kuadratit.

    Ndërkohë letonezët u treguan më cinikë, por edhe ata krijuan rastet e tyre në pjesën e dytë, duke “drithëruar” jo pak zemart e tifozëve në shkallët e stadiumit.
    Pas kësaj sfide kuqezinjtë e renditen në vendin e dytë, falë edhe një “asisti” të dhënë nga Anglia, e cila mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Serbinë në Beograd.

    Serbët renditen në vendin e tretë me 7 pikë një më pak se kuqezinjtë, megjithatë do të jetë përballja direkte ajo që do të vendosë se cila nga skuadrat ballkanike do të vijojë “ëndrrën” për të shkuar në Amerikë vitin e ardhshëm. /Vizionplus.tv/
     

  • “E kemi treguar që nuk e kemi frikë Serbinë”, Qazim Laçi tregon çfarë i mungon Shqipërisë: Duhet të shënojmë më shumë

    “E kemi treguar që nuk e kemi frikë Serbinë”, Qazim Laçi tregon çfarë i mungon Shqipërisë: Duhet të shënojmë më shumë

    Shqipëria ka bërë detyrën mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë kanë mposhtur Letoninë me shifrat minimale 1-0 në “Air Albania”. Ndeshja u vendos nga Kristjan Asllani në minutën e 25. Një prekje e topit me dorë në zonë i dha mundësinë e një 11 metërshi Kombëtares shqiptare. Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë kështu tre pikë mjaft të vyera kuqezinjve. Pas përfundimit të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Super Sport”-it.
    Laçi: “Nga minuta e parë e treguam dëshirën që duhet ta fitonim këtë ndeshje. Në pjesën e parë krijuam raste, por na mungoi finalizimi. Kemi folur me lojtarët që krosojnë topin se 5 lojtarë në zonë nuk është e lehtë për t’i çarë. Por jemi të kënaqur me paraqitjen tonë, sepse rastet i kemi krijuar. Shpresoj që të na vijë goli edhe me Serbinë. Në Serbi na pret një ndeshje shumë e vështirë. E kemi treguar në “Air Albania” se nuk e kemi frikë Serbinë. Duhet të përmirësojmë finalizimin”.
    Bajrami: “Nuk kam luajtur shumë kohët e fundit, por për Kombëtaren jam gjithmonë gati. Ky ishte shansi im. Ndeshjen e fundit kur luajtëm jashtë, e bëmë analizën mirë. Rëndësi tani ka që të kthehemi në klube dhe të fokusohemi aty. Kur të thërritemi sërish në Kombëtare, duhet të japi gati dhe të japim 100%. Këto biseda i kam pasur edhe me trajnerin. Unë ndihem më mirë pas sulmuesit, por luaj edhe në krahë”./Sport Ekspres/