Tag: asllani

  • Dy gola në shtesë, Hysaj dhe Asllani bëjnë “paqe” në fund. Ramadani dhe Berisha me Lecce-n marrin fitoren e parë

    Dy gola në shtesë, Hysaj dhe Asllani bëjnë “paqe” në fund. Ramadani dhe Berisha me Lecce-n marrin fitoren e parë

    4 Tetor 2025

    17:10

    Telesport

    Lecce ka marrë fitoren e parë në këtë sezon, duke fituar 0-1 në transfertë në “Ennio Tardini” ndaj Parmës. Golin e vetëm e shënoi Riccardo Sottil në minutën e 38-të.  Për Lecce-n lujatën titulalrë dy mesfushorët e Shqipërisë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, të cilët bënë një paraqitje dinjitoze.
    SHIKOGOLIN
    Në “Olimpico”, Lazio dhe Torino barazuan 3-3. Elseid Hysaj dhe Kristjan Asllani luajtën titullarë në këtë takim, Ardian Ismajli mungoi për shkak dëmtimi.
    Giovanni Simeone kaloi fillimisht miqtë në avantazh falë golit në minutën e 16-të. Vendasit përmbysin shifrat brenda pjesës së parë me dy golat e Matteo Cancellieri 24′ dhe 40′.
    Pjesa e dytë ishte po aq e bukur sa e para. “Granata” barazoi shifrat fillimisht me skocezin Che Adams në minutën e 73-të dhe golin e avantazhit të përkohëshëm me Saul Coco në 90+2. Në fund fare, Danilo Cataldi barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
    SHIKOGOLAT

  • Përsosmëria e Kadaresë/ Analiza e dorëshkrimeve të shkrimtarit tregon korrigjimet e vazhdueshme

    Përsosmëria e Kadaresë/ Analiza e dorëshkrimeve të shkrimtarit tregon korrigjimet e vazhdueshme

    Dorëshkrimet e një shkrimtari janë rrugëtimi i një procesi të gjatë krijues, nga hedhja e mendimeve në letër deri te vepra që lexuesi merr në dorë.

    Duke analizuar qindra dorëshkrimet e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, studiuesja Persida Asllani tregon se vepra e tij ka qenë gjithmonë në rikrijim, me korrigjime të herëpashershme.
    “Po ta shikojmë, kemi një korrigjim mbi daktiloshkrimin, ku një fletë e vendosur riplotëson një paragraf. Mund të kemi dhe rastin kur është hequr komplet një paragraf. Por, nuk është sasia, por cilësia që e bën veprën e bukur, një fjalë e ndryshuar hap një rrugëtim tjetër në leximin e veprës”- shprehet studiuesja Persida Asllani.
    Sa herë botoheshin veprat e tij, Kadare riniste punën për të përmirësuar elementët stilistikë, duke qenë vazhdimisht në kërkim të së përsosurës.
    “Tregojnë një autor tmerrësisht të vetëdijshëm për punën me tekstin. Vetëdija krijuese është kritiku më i egër i vetë autorit.”
    I tillë është Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, që është ribotuar disa herë dhe dhe për Asllanin, kalimi nga dorëshkrimi në tekstin e shkruar është një proces po aq krijues sa është libri i lexuar.
    “Kjo e karakterizon veprimtarinë e Kadaresë deri në fund, ai e pati vullnetin dhe pasionin për të përmirësuar dhe përsosur dorëshkrimet e tij.”
    Në një leksion të hapur me maturantë në ambientet e Studios Kadare, studiuesja njohu të rinjtë me disa dorëshkrime me rëndësi të fondit të muzeut, ndërsa propozon një metodë tjetër mësimdhënieje, që nxënësit të njohin më mirë letërsinë dhe autorët shqiptarë.
    “Do të këmbëngulja më tepër në një aftësim sa më cilësor të nxënësve për të lexuar. Nuk është puna të detyrojmë një nxënës të lexojë pafund veprën e Kadaresë, nëse ia kemi dalë, e kemi mësuar dhe pavarësuar nxënësin të lexojë mirë një vepër, i kemi dhënë luksin e madh të jetë një lexues i mirë gjithë jetën”-shton Asllani.

    Top Channel

  • Kupa e Italisë: Asllani luan 20 minutat e fundit në fitoren e Torinos, Ismajli shënon me “dorë”

    Kupa e Italisë: Asllani luan 20 minutat e fundit në fitoren e Torinos, Ismajli shënon me “dorë”

    25 Shtator 2025

    23:07

    Telesport

    Janë luajtur dy takimet e radhës për raundin e 1/16-ve në Kupën e Italisë. Genoa mposhti pa shumë probleme 3-1 Empoli-n. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por Genoa e drejtuar nga Patrick Vieira përmbysi shifrat brenda pjesës së parë dhe vulosi fitoren në minutën e 83-të me golin e shënuar nga Ekhator.
    Torino fitoi 1-0 ndaj Pisa dhe siguron biletën për në raundin tjetër. Casadei shënoi me kokë pas 9 minutash lojë, pas krosimit nga goditja e këndit. Kristjan Asllani u aktivizua vetëm në 20 minuat e fundit, Ardian Ismajli titullar i padiskutueshëm.
    Në fillim të pjesës së dytë, Ismajli gjeti golin por u anullua për prekeje topi me dorë. Për 30 minutat e fundit, Pisa luajti me 10 lojtarë, pasi Juan Cuadrado u ndëshkua me karton të kuq.
    SHIKOGOLAT

  • Asllani flet për faqen e Torinos: Kam 20 ditë pozitive këtu, shpresoj të lë gjurmë

    Asllani flet për faqen e Torinos: Kam 20 ditë pozitive këtu, shpresoj të lë gjurmë

    Adriatik BALLA
    Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë pr faqen zyrtare të klubit të Torinos, duke e përshkruar mbërritjet e tij në këtë klub dhe ecurinë e ditëve të para si mjaft pozitive dhe shpreson që ai të lerë gjurmë në skuadër, për të bërë më të mirën e tij në fushën e lojës. “Arrita rreth njëzet ditë më parë dhe kam një ndjenjë pozitive: grupi më priti mirë, klubi dhe trajneri më donin dhe besojnë tek unë. Është ajo që kërkoja. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme përpara dhe duam të vazhdojmë atë që bëmë në Romë. Doja të vija këtu sepse besoj në projekt. Doja një projekt që do të më ndihmonte, kisha nevojë të luaja, mora disa ditë pushim, por pastaj doli të ishte e rrezikshme: ditët e fundit janë gjithmonë të vështira, por jam i lumtur që kam arritur aty ku doja. Të gjithë besojnë tek unë, është projekti që doja. Jam i lumtur, edhe familja ime është dhe gjithçka është perfekte”, nënvizoi ai.
    Lidhja me Shqipërinë
    Më tej Asllani foli për lidhjet me Shqipërinë dhe që luan me skuadrën përfaqësuese të saj. “Kam lindur në Shqipëri, pastaj erdha në Itali kur isha dy vjeç. Babai im mbërriti vetëm me një gomone të vogël, pastaj unë dhe mami im iu bashkuam atij. Unë luaj për ekipin kombëtar të Shqipërisë, tifozët janë të mrekullueshëm dhe kam një lidhje të fortë me vendin tim. Gjyshërit e mi jetojnë atje, i vizitoj kur mundem, më intereson shumë familja ime. Zgjodha të luaj për Shqipërinë sepse jam shqiptar. Ndeshja kundër Italisë ishte e shkëlqyer, mezi po e prisja, mezi prisja sepse po luaja kundër shumë djemve që njihja. E dija që shumë nga miqtë e mi në Piza po e shikonin ndeshjen, ishte një ndjenjë e mrekullueshme”, shtoi Asllani.
    Karriera me Empolin e më pas me Interin
    Më tej mesfushori kuqezi foli për karrierën e tij, sidomos kur u bë pjesë e Empolit. “Ishte një periudhë e gjatë dhe e rëndësishme, 13 vjet, dhe unë ende mbaj kontakt me njerëzit që punojnë atje, përfshirë presidentin, dhe me shumë nga shokët e mi të ekipit. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me ta. Fitova kampionatin Primavera; për mua, Empoli ishte shtëpia dhe ato ishin vite të mrekullueshme. Falënderoj Korsin, Açardin dhe Andreazolin; ishte një pikënisje. Shumë lojtarë dolën nga ajo skuadër Primavera, jam në kontakt me ta dhe ishte një vit i mrekullueshëm. Ishte qershia mbi tortë për përfundimin e karrierës sime si i ri te Empoli, pastaj u ngjita në ekipin e parë dhe kjo ishte thelbësore. Në janar, fillova të luaja për Empolin, pastaj unë u bashkova me Interin. Ishte një thirrje e madhe; gjithmonë kam qenë tifoz i Interit, kështu që ishte e lehtë ta pranoja. Ato ishin vite të shkëlqyera dhe i falënderoj të gjithë te Interi. Tani jam 23 vjeç, duhet të marr përgjegjësi. Erdha në Torino nga Interi, e di si ndihet në dhomën e zhveshjes dhe kur duhet të flasësh e kur jo”, theksoi më tej Asllani.
    Shok me Ismajlin
    Asllani foli edhe për Ardijan Ismajlin, tani dy kuqezi te Torino. “E njihja tashmë Ismajlin dhe jam i lumtur që u ribashkova me të sepse jemi miq të shkëlqyer edhe jashtë fushës. Pastaj po i njoh të tjerët dhe ata më kanë integruar në mënyrë të jashtëzakonshme. Mund të arrijmë gjëra të mëdha”, përfundoi ai.

  • Asllani tregon zgjedhjen Torino: “Fillimisht isha i frikësuar sepse…”

    Asllani tregon zgjedhjen Torino: “Fillimisht isha i frikësuar sepse…”

    Kristjan Asllani beson se bëri zgjedhjen e duhur me kalimin te Torino, ndërsa iu tregoi italianëve se është shqiptar prandaj edhe po përfaqëson Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar.
    Asllani padyshim është transferimi më interesant i Torinos në afatin e fundit kalimtar, ku befasoi të gjithë kur u largua nga Interi.
    I pyetur se pse zgjodhi Torinon, mesfushori shqiptar deklaroi se i beson plotësisht projektit prandaj edhe ishte zgjedhje e duhur.
    “Sinqerisht doja të vija te Torino sepse besoja në këtë projekt. Më donin vërtetë, prandaj ishte zgjedhje e lehtë. Sigurisht ditët e fundit ishin stresuese sepse isha te Interi dhe kisha shumë oferta”.
    “Fillimisht, isha i frikësuar për t’u larguar menjëherë sepse doja një projekt që do të më ndihmonte. Kisha shumë oferta, por jam i lumtur që më donin”.
    Asllani foli edhe për lidhjet e ngushta që ka me Shqipërinë, pavarësisht që është rritur në Itali.
    “U linda në Shqipëri dhe erdha këtu në Itali kur kisha dy vjeç. Babai erdhi i pari, pastaj nëna dhe më vonë unë. Shqipëria është shumë e rëndësishme për mua sepse edhe luaj për kombëtaren dhe tifozët aty janë të mrekullueshëm. Gjyshërit janë ende atje, prandaj kur kam kohë shkoj t’i vizitoj. Kujdesëm shumë për familjen prandaj edhe Shqipëria është shumë e rëndësishme për mua”.
    “Shqipëri kundër Italisë? Zgjodha ta përfaqësoj Shqipërinë sepse jam shqiptar, por të themi se ndeshja me Italinë për mua ishte e shkëlqyer. Mezi prisja të dilja në fushë. Luajta ndaj bashkëlojtarëve që kisha te Interi, luaja ndaj shumë djemve që i njohja. Ishte ndjenjë fantastike”.

  • “Jam 23-vjeç, tani duhet të marrë përgjegjësi”! Kristjan Asllani flet për të gjitha: Kisha aq shumë oferta sa kisha frikë të vendosja…

    “Jam 23-vjeç, tani duhet të marrë përgjegjësi”! Kristjan Asllani flet për të gjitha: Kisha aq shumë oferta sa kisha frikë të vendosja…

    Kristjan Asllani ka dhënë një rrëfim për faqjen zyrtare të Torinos. Mesfushori shqiptar kaloi nga Interi te Torino në merkaton e verës. Një kalim i mirë ky i lojtarit të Kombëtares që e gjeti veten me fanellën e titullarit. Ishte pikërisht kjo arsyeja se përse Asllani zgjodhi Torinon përpara shumë ofertave të tjera.
    “Kam qenë këtu për rreth njëzet ditë dhe kam një ndjenjë pozitive: grupi më priti mirë, klubi dhe trajneri më donin dhe besojnë tek unë: kjo është ajo që kërkoja. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme përpara dhe duam të vazhdojmë atë që bëmë në Romë.
    Doja të vija këtu sepse besoj në projekt, ata më donin dhe ishte një zgjedhje e lehtë. Por ishin ditë stresuese: tregu i transferimeve është i vështirë, isha te Interi dhe kisha kaq shumë oferta, sa kisha frikë të vendosja menjëherë. Doja një projekt që do të më ndihmonte, kisha nevojë të luaja, mora disa ditë pushim, por pastaj doli të ishte e rrezikshme: ditët e fundit janë gjithmonë të vështira, por jam i lumtur që kam arritur aty ku doja. Presioni nga presidenti, drejtori dhe trajneri ishte i rëndësishëm në vendimin tim: të gjithë besojnë tek unë, është projekti që doja. Jam i lumtur, edhe familja ime është, dhe gjithçka është perfekte.
    Jam 23 vjeç, duhet të marr përgjegjësi. Erdha në Torino nga Interi, e di si ndihet në një dhomë zhveshjeje dhe kur duhet të flasësh dhe kur jo. Tani kemi një lojtar të fortë si Ilkhan këtu, është më i ri, dhe unë duhet të jem një shembull për të, siç ishin Calhanoglu dhe Barella për mua.Sapo kam mbërritur, por menjëherë vura re një dhomë zhveshjeje të shëndetshme me djem të shkëlqyer.
    Më është bërë një pritje e jashtëzakonshme, jam i lumtur: E njihja tashmë Ismajlin, jam i lumtur që u ribashkova me të sepse jemi miq shumë të mirë edhe jashtë fushës. Dhe pastaj po njihem me të tjerët, ata më kanë integruar jashtëzakonisht. Mund të arrijmë disa rezultate të shkëlqyera”, tha Asllani. /Sport Ekspres/

  • “Torino, zgjedhje e thjeshtë”, Asllani: Mund të bëjmë gjëra të bukura

    “Torino, zgjedhje e thjeshtë”, Asllani: Mund të bëjmë gjëra të bukura

    “Kërkoja një projekt si ky, këtu të gjithë besojë tek mua, ishte një zgjedhje e thjeshtë, edhe pse ditët e fundit të merkatos ishte stresuese”. Këto ishin fjalët e para të Kristjan Asllanit në ditën e tij të prezantimit si futbollist i Torinos. Mesfushori kuqezi është ndalur më pas duke rrëfyer ditët e tij të para si një “dem”:
    “Gjeta një dhomë zhveshje me djem të zotë. Të gjithë së bashku mund të arrijmë gjera të bukura. Më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Unë jam një lojtar me karakteristika që godas mirë goditjet e dënimit, dua të shënojë gola për të ndihmuar skuadrën”, u shpreh Asllani duke u kthyer pas në kohë nga Empoli tek Inter:

    “Tek Empoli ka qenë një etapë thelbësore për karrierën time, fitova edhe titullin me të rinjtë. Më pas erdhi një telefonatë nga Inter dhe si një tifoz zikaltër që jam ishte e pamundur të thoja Jo. Të luaja për atë fanellë ishte diçka e jashtëzakonshme. Fituam titullin dhe yllin e dytë në fanellë. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë edhe si njeri, kam pasur edhe dy shembuj fantastik si Calhanoglu dhe Barella”, u shpreh Asllani për faqen zyrtare të klubit.
    ()
    © BalkanWeb

  • Asllani: E vështirë të largohesha nga Interi, ja kush më bindi për Torinon

    Asllani: E vështirë të largohesha nga Interi, ja kush më bindi për Torinon

    Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i Torinos, shpjegoi për kanalet zyrtare të klubit arsyet e zgjedhjes së tij: “Jam këtu prej rreth 20 ditësh, ndiej vetëm energji pozitive. Grupi më ka pritur mirë, klubi dhe trajneri më kanë dashur e kanë besuar tek unë. Kjo ishte ajo që kërkoja”.
    Ai tregoi se pati shumë oferta, por: “Zgjodha Torinon, sepse besoj te projekti. Ishin ditë të vështira, duke qenë tek Interi kisha frikë të vendosja menjëherë. Vendimtar ishte presidenti, drejtori dhe trajneri; të gjithë besuan tek unë. Edhe familja ime është e lumtur”.
    Asllani foli edhe për origjinën e tij: “Kam lindur në Shqipëri, por jam rritur në Itali. Luaj për kombëtaren shqiptare, sepse jam shqiptar, kam një lidhje të fortë me vendin tim”.
    Ai kujtoi periudhën e Empolit si “shtëpi” dhe hapin e madh më pas: “Tek Interi kam mësuar pranë lojtarëve si Çalhanoglu dhe Barella, duke fituar edhe tituj të rëndësishëm, mes tyre edhe yllin e dytë”.
    Tani, në moshën 23-vjeçare, thotë se ndihet gati për më shumë përgjegjësi: “Duhet të jem shembull për më të rinjtë dhe ta ndihmoj skuadrën, edhe me gola nga goditjet e dënimit”.

  • “Refuzoi shumë kërkesa për të ardhur te ne”, trajneri i Asllanit: Kristjani më bën përshtypje

    “Refuzoi shumë kërkesa për të ardhur te ne”, trajneri i Asllanit: Kristjani më bën përshtypje

    Kristjan Asllani më në fund po luan rregullisht në Serinë A. Largimi nga Interi rezultoi zgjedhja e duhur pë mesfushorin shqiptar. Pas përfundimit të ndeshjes kundër Romës, trajneri Baroni ka deklaruar se Asllani ka refuzuar shumë oferta të tjera për t’ju bashkuar Torinos.
    “A po më bën përshtypje Asllani? Po, por është një lojtar i mirë. Duhet ta inkurajoj të bëjë lëvizjen e duhur, por është një lojtar që me të vërtetë donte të bashkohej me Torinon, pavarësisht shumë kërkesave të tjera”, ka deklaruar Marko Baroni./Sport Ekspres/

  • Ismajli-Asllani titullarë, Torino “thyen” Romën, legjionarët vlerësohen me notën 6,5 (VIDEO)

    Ismajli-Asllani titullarë, Torino “thyen” Romën, legjionarët vlerësohen me notën 6,5 (VIDEO)

    Me Ismajlin dhe Asllanin, të dy titullarë, Torino merr fitoren e parë në Serie A. “Demat” triumfuan 1-0 në kryeqytet Romën, i shkaktuan humbjen e parë në shtëpi pas 14 ndeshjeve radhazi. Shifrat flasin për një fitore epike të Torinos, në një kohë kur ekipi i Gasperinit kishte 73% kontrollin e topit, lëshuan 22 goditje, gjetën 5 herë kuadratin, por në asnjë rast nuk ishin të saktë, me Ismajlin që u kthye në një “mur” të vërtetë së bashku me pjesën tjetër të prapavijës.

    Interesat është fakti se dy lojtarët kuqezi u ndëshkuan me karton të verdhë gjatë fraksionit të parë. Në pjesën e dytë, Giovanni Simeone, me një goditje perfekte nga jashtë zonës dërgoi topin në rrjetë dhe “demat” në avantazh. Torino mbrojti me fanatizëm golin e argjentinasit, ndërsa në fundin e ndeshjes Asllani doli nga fusha i dëmtuar, pas një shqetësimi muskulor.
    Notat Ismajli Asllani
    Dy lojtarët kuqezi u vlerësuan me notën 6,5 pas ndeshjes. “Rikthehet pas dëmtimit dhe hidhet menjëherë titullar. Rrit lartësinë taktike të prapavijës”, shkruajnë mediat italiane për Ismajlin. “Nervoz në pjesën e parë, por përpiqet gjithsesi të shërbejë shokët në mënyrën më të mirë, përmirëson në fraksionin e dytë”, ishte komenti i mediave për Asllanin.
    ()
    © BalkanWeb