Tag: asllani

  • Kristjan Asllani ulet në stol te Torino për ndeshjen e dytë radhazi, mesfushorin e dënoi ndeshja me Genoa-n

    Kristjan Asllani ulet në stol te Torino për ndeshjen e dytë radhazi, mesfushorin e dënoi ndeshja me Genoa-n

    Ndeshja jo e mirë me Genoa-n e ka dënuar Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar zhgënjeu në atë fitore 2-1 të Torinos, teksa te goli i pësuar, ishte një devijim i shqiptarit që shkoi si asist për kundërshtarin.
    Por përtej këtij episodi, ndeshja e zhvilluar ishte jo e mirë. Kështu në ndeshjen e radhës, në barazimin 0-0 me Bologna, Asllani e nisi nga stoli. Edhe për takimin e sotëm, Torino-Pisa, Asllani qëndron në stol për herën e dytë radhazi, ndërsa Ardian Ismajli do të jetë titullar. /Sport Ekspres/

  • Fisnik Asllani i Kosovës shqiptari më i kërkuar i momentit në treg, e do edhe Bajerni

    Fisnik Asllani i Kosovës shqiptari më i kërkuar i momentit në treg, e do edhe Bajerni

    Adriatik BALLA
    Performanca e Fisnik Asllanit të Kosovës gjatë javëve të fundit e ka vendosur atë në krye vitrinën kryesore të lojtarëve që janë në treg. Kështu, golat në Bundesliga 2, paraqitjet te Kosova, e sidomos golat e javëve të fundit në Bundesligë, kanë rritur ndjeshëm vlerën e sulmuesit Fisnik Asllani. Gradualisht, por me hapa të sigurt, Asllani po bën emër në futbollin evropian, e në të njëjtën kohë po shndërrohet në futbollistin më të çmuar të përfaqësueses së Kosovës. Amir Rrahmani ka dy tituj të Italisë me Napolin. Vedat Muriqi ka 39 gola e 10 asistime në 118 paraqitje në La Liga me Majorkën, ndërsa Edon Zhegrova tashmë është pjesë e Juventusit. Me suksesin në futboll, këtë treshe së shpejti pritet ta rivalizojë Asllani. Dhe ndoshta edhe ta kalojë. Shtatlarti tashmë është në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane. Së fundi në garë për transferimin e Asllanit është futur gjiganti gjerman, Bajerni.
    Klubet e tjera të interesuara
    Barcelona është një tjetër klub që është përmendur si destinacion i ardhshëm i Asllanit. Nga Premier League interesim për kosovarin kanë shfaqur Çelsi, Aston Vila e Totenhemi. Emrat e këtyre klubeve tregojnë mjaftueshëm për vlerën gjithnjë në rritje të sulmuesit. Dhe nëse vazhdon me formë të mirë dhe me shënim të golave, numri i skuadrave të interesuara vetëm do të rritet. Dhe natyrisht edhe vlera e Asllanit. Ka shumë parakushte që Asllani brenda një periudhe të bëhet lojtari më i vlerësuar i Kosovës, e ndoshta edhe më i miri. Ai është ende 23-vjeçar dhe ka bërë ngritje të vazhdueshme në karrierë në vitet e fundit.
    Karriera
    I lindur në Berlin, ai ka nisur zhvillimin te skuadrat e këtij qyteti, Dinamo e Unioni. Në verën e vitit 2020 u transferua te Hofenheimi. Nisi në ekipin e dytë, kurse luajti dhjetë ndeshje në Bundesligë në edicionet 2021/2022 dhe 2022/2023. Por nuk ishte ende gati për futbollin e vështirë të Bundesligës. E kaloi edicionin 2023/2024 si i huazuar tek Austria Vjena. Në 19 paraqitje i shënoi katër gola. Më pas Hofenheimi e huazoi tek Elversbergu në Bundesliga 2, si hap tjetër në zhvillim. Shpërtheu edicionin e kaluar me 19 gola e dhjetë asistime në 37 paraqitje.
    Kontrata me Hofenheimin
    Derisa skuadra të tjera të Bundesligës po e kërkonin, Hofenheimi vendosi të përfitojë nga rritja e Asllanit si lojtar. Tashmë ai i ka gjashtë gola e dy asistime në nëntë paraqitje të këtij edicioni. Pesë gola e një asistim i ka në Bundesligë, ndërsa një gol e një asistim e ka në ndeshje për Kupë. Asllani ka kontratë me Hofenheimin deri në qershor 2029. Por me formën aktuale vështirë se do të luajë për këtë skuadër përtej verës së vitit të ardhshëm. Joshja e shumë skuadrave të mëdha evropiane zvogëlon gjasat e Hofenheimit për ta mbajtur gjatë. Në nivel përfaqësuesesh ai ka paraqitje për Kosovën U17, Gjermaninë U18 e U20 dhe Kosovën A. Për Kosovën i ka realizuar dy gola. Shënoi për fitoren e madhe ndaj Suedisë në Goteborg. Vlera e Asllanit në tregun e transferimeve tani është rritur në 18 milionë euro. Prej lojtarëve të Kosovës vetëm kartoni i Zhegrovës vlerësohet më shumë se i Asllanit. Por me ecurinë aktuale jo edhe shumë gjatë.

  • Medon Berisha mes më të mirëve në Serinë A, Asllani përfshihet në formacionin e javës

    Medon Berisha festoi në fundjavë golin e tij të parë në Serinë A. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën nga goditja e dënimit, duke shënuar një gol spektakolar. Paraqitja e tij është vlerësuar nga “Sofascore” me notën 8.0.  Ai është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Serinë A, ku gjendet përkrahë Modriçit.
    Në 11-shen më të mirë të javës është përfshirë edhe Fisnik Asllani, por në një tjetër kampionat. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me Hofenhajmin, teksa çdo javë është shndërruar protagonist me gola dhe asiste. Paraqitja e tij e fundit është vlerësuar me notën 8.7 nga “Sofascore”./Sport Ekspres/

  • Asllani po tërheq gjigantët europianë – Bajerni i bashkohet garës pas Barcelonës

    Asllani po tërheq gjigantët europianë – Bajerni i bashkohet garës pas Barcelonës

    Fisnik Asllani është kthyer që tani në një nga emrat më të lakuar për merkaton e verës së vitit të ardhshëm. Sulmuesi i cili vesh fanellën e Hofenhajm në Bundesligë, ka bërë për vete të gjithë me lojën dhe me golat e tij.
    Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, po shënon me rregullsi mbresëlënëse në elitë, ndaj është kthyer në një emër që po ndiqet me shumë interes nga klubet më të njohura në kontinent.
    Ai ka treguar hapur ëndrrën që ka për të luajtur një ditë me Barcelonën, klub me të cilin është tifoz dhe bëhet e ditur se katalanasit po e monitorojnë me kujdes duke e parë si një alternativë të vlefshme për repartin e avancuar. Por nuk janë të vetmit.
    “Sky Sports” në Gjermani bën të ditur se edhe Bajern Mynih ka filluar të interesohet për sulmuesin i cili në këtë sezon është autor i 6 golave dhe 2 asisteve me klubin e tij. Bavarezët e shohin si një pasardhës potencial të Herri Kejn dhe fakti që po bën mirë në Bundesligë, do e bënte më të thjeshtë përshtatjen në rast transferimi.Gjithçka do të diskutohet më gjerësisht në merkaton e verës, pasi duket pak e mundshme që ndonjë marrëveshje të realizohet gjatë dritares së janarit.

  • E kërkon Barcelona, Fisnik Asllani i shënon një supergol portierit shqiptar në Bundesligë (video)

    E kërkon Barcelona, Fisnik Asllani i shënon një supergol portierit shqiptar në Bundesligë (video)

    25 Tetor 2025

    17:22

    Telesport

    Fisnik Asllani ka shënuar golin e pestë në sezonin e tij të parë në Bundesligë, me fanellën e Hoffenheim. Sulmuesi dardanas me formën dhe nivelin e treguar deri tani konsiderohet si një nga zbulimet e mëdha të këtij sezoni të ri.
    Hoffenheim fitoi 3-0 ndaj Heidenheim për javën e tetë në Bundesligë, serinë e golave e hapi pikërisht Fisnik Asllani në minutën e 18-të. Pas një topi të marrë nga Andrej Kramaric, Asllani dërgoi me një goditje klasi topin në portën e mbrojtur nga një tjetër shqiptar i Bundesligës, si Diant Ramaj.
    Hoffenhem fitoi me shifrat 3-1, duke u renditur në vendin e 7-të me 13 pikë. Përveç Asllanit, titullarë ishin edhe dy yjet e tjerë të Kosovës, mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu.
    Kujtojmë që javën e fundit është përfolur shumë për një interesim të Barcelonës për Fisnik Asllanit. Sulmuesi 23-vjeçar e ka shprehur publikisht dëshirën për të veshur fanellën e katalanasve dhe ëndrra e tij mund të bëhet realitet shumë shpejt.
    SHIKOGOLINEASLLANIT

  • Fisnik Asllani në fokusin e tre klubeve të mëdha, në radhë edhe Totenhem

    Fisnik Asllani në fokusin e tre klubeve të mëdha, në radhë edhe Totenhem

    Lojtarët shqiptarë kanë marrë një emër të mirë në këtë moment, duke u kërkuar nga klube të mëdha europiane. Në fokusin e këtyre klubeve kanë qenë kryesisht lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, e kjo ka ndodhur pasi Kosova bëri paraqitje fantastike gjatë dy muajve të fundit në kualifikueset e Botërorit, pasi barazoi me Slloveninë dhe fitoi dy herë me Suedinë. Kështu, referuar mediave sportive në Prishtinë, Fisnik Asllani është një nga emrat më të përfolur për një lëvizje në merkato, ende pa nisur një e tillë.
    Sulmuesi dardan është aktualisht pjesë e Hofenheimit në Bundesliga, teksa po lidhet me një kalim të madh te një gjigant evropian. Bëhet fjalë për Barcelonën, e cila po e kërkon me ngulm, sipas raportimeve të “Sky DE” dhe gazetarit, Florian Plettenburg. Sipas tij, klubi i madh spanjoll është shumë i interesuar për lojtarin kosovar, teksa Hofenheimi në anën tjetër dëshiron të përfitojë së paku 20 milionë euro. Megjithatë, një medium tjetër, “TBR Football” ka bërë me dije se jo vetëm Barcelona është e interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit. Sipas këtij mediumi, edhe disa klube nga Anglia i janë futur garës për Asllanin. Aston Vila, Çelsi dhe Totenhem janë klubet e interesuara për Fisnik Asllanin. “Skuadrat e skautëve të këtyre klubeve tashmë janë në dijeni të potencialit të Asllanit dhe të gjitha janë të interesuara për talentin e sulmuesit 23-vjeçar”, shkruan “TBR Football”.
    Asllani këtë edicion të garave ka gjashtë gola të shënuar, teksa ka dhuruar dy asistime në 11 ndeshje me klub dhe kombëtaren e Kosovës. Përfaqësuesja dardane ka një kontigjent mjaft cilësor, e lojtarët e saj po spikasin në këtë sezon me disa prej klubeve të mëdha në Gjermani, Itali, Francë dhe Spanjë.

  • Torino, flet Asllani: Suksesi ndaj Napolit na lumturon, pres shumë nga vetja

    Torino, flet Asllani: Suksesi ndaj Napolit na lumturon, pres shumë nga vetja

    Mesfushori shqiptar i Torinos, Kristjan Asllani foli për mediat pas fitores 1-0 ndaj Napolit.
    “Ishte e rëndësishme që të merrnim tre pikët, kishte keqardhje të madhe për ndeshjen ndaj Lacios, kemi folur gjatë javës të gjithë. Jemi me të vërtetë të lumtur, ka një publik të madh që këndon sot, jemi të kënaqur.

    Kam ndihmuar Interin? Po, por është e shëmtuar të thuash kështu, unë kam respekt për të gjitha skuadrat. Nëse djemtë e Interit do të jenë të lumtur, do të dërgojnë ndonjë mesazh. I uroj për ndeshjen, do ta shoh por mendoj për Torinon”,- tha ai.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Asllani ka 3 vite që nuk luan 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos flet hapur pas fitores ndaj Napolit: Duhen marrë rreziqe në fushë

    “Asllani ka 3 vite që nuk luan 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos flet hapur pas fitores ndaj Napolit: Duhen marrë rreziqe në fushë

    Napoli është larguar me humbje nga Torinoja. Vendasve u mjaftoi një gol për të aiguruar një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat. Titullar në fushën e lojës ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti për 84 minuta. Trajneri i Torinos u shpreh pas ndeshjes se mesfushori shqiptar ka tre vite që nuk ka luajtur tre ndeshje radhazi, ndërsa ka shtuar se në fushën e lojës ekipi duhet të luajë pa frikë dhe të marrë përsipër rreziqe.
    “Gjithmoni e doni çdo gjë të arrihet menjëherë dhe kjo kurrë nuk është e lehtë. Sidomos për shkak se kemi bërë shumë ndryshime. Asllani ka 3 vite që nuk ka luajtur 3 ndeshje radhazi.  Kjo vazhdueshmëri dhe aftësi për t’i dhënë minuta lojtarëve si Simeone dhe Ngonge ka bërë që ta paguajmë në disa situata të caktuara. Por unë gjithmonë kam pasur besim te grupi. Frika nuk ekziston në fushën e futbollit, edhe kur luan duhet të ndërmarrësh rreziqe”, ka deklaruar Marko Baroni./Sport Ekspres/

  • I dha një asist Interit me fitoren ndaj Napolit, Asllani: Do i dërgoj mesazh, do ta shoh ndeshjen e zikaltërve

    I dha një asist Interit me fitoren ndaj Napolit, Asllani: Do i dërgoj mesazh, do ta shoh ndeshjen e zikaltërve

    Torino ka marrë tre pikët kundër Napolit. Një fitore që ka gëzuar edhe Interit, pasi tashmë do të kenë mundësinë të shkëputen në krye. Kësaj pyetjeje nuk i ka shpëtuar as Kristjan Asllani, i cili ia thënë për “DAZN”-in se do t’i dërgonte mesazh ish-shokëve të skuadrës.
    “Sot ishte e rëndësishme të merrnim në shtëpi pikë. E donim të gjithë bashkë. Jemi një grup i shkëlqyer. U zhgënjyem kundër Lacios, ndërsa sot jemi shumë të kënaqur që fituam. A do i ketë bërë të lumtur ish-shokët e skuadrës te Interi kjo fitore? Kam respekt për të gjitha skuadrat, ndoshta do t’ju dërgoj një mesazh. I uroj fat të mbarë sot kundër Romës, të cilën do ta shoh”, ka thënë Kristjan Asllani./Sport Ekspres/

  • Asllani fiton ndaj kampionëve të Serisë A, media italiane: Ishte pika qendrore e lojës

    Asllani fiton ndaj kampionëve të Serisë A, media italiane: Ishte pika qendrore e lojës

    Torino ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Skuadra italiane ka mposhtur kampionët në fuqi të Serisë A, Napolin. Torinezëve u mjaftoi goli i Simeones në minutën e 32-të për të festuar fitoten.
    Titullar në këtë përballje ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti për 84 minuta. “Tuttomercatoweb”-i e ka vlerësuar mesfushorin shqiptar me notën 6.5, teksa shkruan se lojtari shqiptar ishte pika qendrore e lojës.
    “Pika qendrore e lojës. Ai mban një sasi të madhe topash. Në disa situata ai merr rreziqe të tepërta, por është dakord me këtë”, ka shkruajtur “Tuttomercatoweb”-i./Sport Ekspres/