Tag: asllani

  • VIDEO/ Asllani shkruan historinë, na kualifikon në “play-off”-in e Botërorit

    VIDEO/ Asllani shkruan historinë, na kualifikon në “play-off”-in e Botërorit

    Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot një takim historik përballë Andorrë. Ky është takimi i parafundit i vlefshëm për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026.
    Në orën 20:45, e gjithë vëmendja nuk është vetëm në Andorrë. Paralelisht me këtë takim do të luhet Angli-Serbi, ku nga anglezët e kualifikuar gjithsesi pritet vetëm fitorja.
    Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Silvinjo ka vendosur për titullarët, që ëndërrojnë të shkruajnë historinë dhe të marrin pjesë në fazën “play off”.
    Janë zgjidhur dilemat e sulmit për këtë takim. Hoxha, Manaj dhe Broja do udhëheqin repartin ofensiv.
    LIVE ANDORRA-SHQIPËRI 0-168′ Asllani
    NGJARJET KRYESORE
    90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Shqipërisë.
    90’ Jepen 3 minuta shtesë.
    86’ Lopez, Babot dhe San Nikolas lënë fushën e lojës për Remolins, Ferreira dhe Moreno.
    85’ Kuqezinjtë tashmë thjesht po administrojnë minutat në pritje të fundit të ndeshjes.
    82’ Edhe Bajrami ndëshkohet me të verdhë.
    81’ Lopez ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Asllanit.
    80’ Një top i gjatë vjen nga thellësia për Uzunin i cili nuk kontrollon siç duhet dhe sheh sferën të shkojë në fundore.
    77’ Manaj i lë vendin në fushë Tucit në radhët e kuqezinjve.
    75’ Rodrigo ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.
    73’ Bajrami gjuan nga jashtë zonës, por tentativa e tij devijohet nga Manaj i cili çon sferën jashtë.
    69’ De las Heras dhe Rosas i lënë vendin Fernandez dhe Da Silva në radhët e Andorras.
    68’ GOOOL SHQIPQËRIA! Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Uzunin nga e djathta i cili gjen Asllanin dhe ky i fundit nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë.
    63’ Asllani nga e majta merr fundoren e harkon në zonë, portieri mbërthen topin.
    60’ Bajrami dhe Uzuni marrin vendin e Brojës dhe Laçit në fushën e lojës.
    56’ Nja harkim në zonë nga e djathta sjell panik para Strakoshës, por për fat sulmuesit e Andorrës nuk devijojnë topin siç duhet.
    55’ Ajeti ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një mbajtje ndaj Rosas.
    52’ Predhë e Asllanit nga jashtë zonës, portieri grushton dhe pastaj mbrojtja vendase largon rrezikun.
    47’ Një harkim nga e djathta gjen Asllanin i cili me thembër pason te Hoxha. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet në këndore.
    46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime në radhët e dy skuadrave.
    45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
    45’+1’ Pas një goditje nga këndi, Gjimshiti gjuan me kokë por sfera ndalet në traversë e më pas Manaj gjuan jashtë.
    45’ Jepen 1 minutë shtesë.
    40’ Laçi mundohet të vertikalizojë një top në qendër por e çon në duart e portierit.
    39’ De Las Heras ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.
    35’ Një tjetër gjuajtje e Manajt bllokohet nga mbrojtësit, këtë herë duke fituar një goditje këndi.
    33’ Vendasit dalin rrezikshëm në kundërsulm pas një topi të humbur në mesfushë, por Rosas peshkohet në pozicion jashtë loje.
    28’ Rodrigo lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca. Sfera për fat kalon pak mbi traversën e portës së mbrojtur nga Strakosha.
    24’ Përsëri një pasim në qendër për Manajn nuk shfrytëzohet nga sulmuesi dhe portieri kontrollon.

    23’ Hoxha nis një top të rrezikshëm nga e majta, askush nuk devijon në zonë dhe sfera shkon jashtë.
    22’ Hoxha kombinon me Manajn i cili nuk vazhdon aksionin por gjuan, duke parë tentativën e tij të ndalet nga mbrojtësit.
    17’ Asllani ekzekuton një goditje dënimi ballore, sfera kalon mbi traversë.
    15’ Rosas hyn rrezikshëm në zonë nga e djathta, Ajeti me mjeshtëri ia del të shmangë edhe goditjen nga këndi.
    12’ Manaj merr topin në zonë, rrotullohet dhe gjuan, por sheh sferën të bllokohet nga një mbrojtës.
    11’ Qarkullim më i gjatë i topit nga Shqipëria, që mundohet të arrijë me shumë stacione pranë zonës kundërshtare.
    8’ Top në thellësi i Ajetit për Manajn, sulmuesi nuk arrin sferën që shkon në fundore.
    5’Një tjetër aksion nga e majta dhe një dalje e gabuar e portierit nuk konkretizohet me një rrezik drejt portës vendase pasi topi del në anësore.
    3’ Harkim i Hoxhës nga e majta, askush nuk është në zonë për të devijuar topin.
    1’ Nis dueli në Andorra.
    FORMACIONET ZYRTARE
    ANDORRA: Aleks Ruiz, Borra, Jovera, Olivera, San Nikolas, Babot, De Las Heras, Rodrigo, Servos, Rosas, Lopez.
    Trajner: Koldo Alvarez
    SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj.
    Trajner: Silvinjo

  • Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

    Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

    Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua nga Kristjan Asllani.
    Prej orës 20:45 po luhet sfida mes ekipit kuqezi dhe Andorrës në ndeshjet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës.
    Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.
    Të besuarit e Sylvinhos janë Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, ndërsa në sulm luajnë Broja, Hoxha, Manaj.  

  • GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL ASLLANIIIIIIIIIIIIIIIIII! Shqipëria çlirohet më në fund (video)

    GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL ASLLANIIIIIIIIIIIIIIIIII! Shqipëria çlirohet më në fund (video)

    13 Nëntor 2025

    22:12

    Telesport

    Duhej të kalonin mbi 65 minuta, që Shqipëria të zhbllokohej më në fund ndaj Andorrës. Pas një kundërsumi të shpejtë, Uzuni asiston për Asllanin dhe mesfushori elbasanas dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Sylvinho e nis pjesën e dytë me të njëjtin formacion, pa bërë asnjë ndryshim. Në minutën e 46′, Hoxha merr një pasim nga Asllani dhe ka një mundësi të mirë për të zhbllokuar shifrat, por ndalet në momentin e fundit.
    Në minutën e 51-të, Broja futet bukur brenda në zonë, godet Asllani, por portieri vendas tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 58-të, Manaj rrëzohet në zonë, por arbitri jep faull në favor të vendasve për prekje të topit me dorë nga sulmuesi kuqezi.
    Në minutën e 60-të, Sylvinho bën dy zëvendësimet e para: Dalin Broja dhe Laçi, në vendin e tyre futen Uzuni dhe Bajrami.

  • Nisje e mbarë për kuqezinjtë! Kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

    Nisje e mbarë për kuqezinjtë! Kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

    Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës.
    Sylvinho e ka bërë zgjedhjen e tij, duke hedhur në fushë lojtarët që i besoi dhe në duelin kundër Serbisë, me një ndryshim në sulm.
    Nga porta do e nisë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm, Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, do të mbështesin Rey Manajn në qendër.
    Drejtësi në këtë takim do të vendosë rumuni Horațiu Feșnic, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në krahë, ndërsa i katërt Rares Vidican. VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie.
    Rezultati Live:
    Andorra 0-0 Shqipëri
    Komenti Live:
    63′ Asllani arrin të krosojë brenda zonës, por topi ndalet nga Ruiz.
    59′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Broja dhe Laçi, në vendet e tyre futen Uzuni dhe Bajrami.
    58′ Laçi hedh një krosim në zonë dhe Manaj mbahet nga mbrojtësi kundërshtar, por arbitri akordon faull për vendasit pas një prekje me dorë të sulmuesit shqiptar.
    55′ Ajeti ndal me faull kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    51′ Asllani godet në hyrje të zonës, por topi ndalet nga portieri Ruiz.
    47′ Asllani lë një top në zonë për Hoxhën, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga mbrojtja kundërshtare.
    46′ Nis pjesa e dytë!
    45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
    45+1′ Gjimshiti godet me kokë por topi përplaset në traversë. Më pas Manaj tentoi gjithashtu me kokë, por topi kësaj radhe shkon mbi kuadrat.
    45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
    39′ De las Herras shkakton një ndërhyrje të rrezikshme në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    28′ Rodrigo godet nga distanca dhe topi shkon shumë afër portës së Strakoshës.
    23′ Hoxha hedh një krosim të ulët në zonë, me topin që shkon shumë pranë portës.
    17′ Asllani provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi kuadrat.
    15′ Asllani kroson drejt zonës, por topi shkon në duart e portierit Ruiz.
    12′ Manaj merr një top në zonë, rrotullohet bukur, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja vendase.
    1′ Starton sfida!

  • Hyri nga stoli dhe ndryshoi ritmin kundër Juventusit, trajneri: Asllani na dha daljet që na nevojiteshin

    Hyri nga stoli dhe ndryshoi ritmin kundër Juventusit, trajneri: Asllani na dha daljet që na nevojiteshin

    Krisjtan Asllani e nisi nga stoli derbin kundër Juventusin. Mesfushori shqiptar hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë, duke ndikuar pozitivisht në ritmin e lojës së Torinos. Trajneri Baroni vlerësoi ndikimin e Asllanit, teksa u shpreh për mediat pas ndeshjes se Kristjani i dha skuadrës daljet që i nevojiteshin.
    “Asllani dha kontributin e tij, ashtu si edhe Adamsi. Kërkova për një ndryshim të presionit, dje skuadra u kthye në fushë në një formë më të mirë. Kristjani na dha daljet që na nevojiteshin”, është shprehur Marko Baroni./Sport Ekspres/

  • Barazim pa gola, derbi i Torinos nuk prodhon fitues, në fushë Ismajli dhe Asllani

    Barazim pa gola, derbi i Torinos nuk prodhon fitues, në fushë Ismajli dhe Asllani

    Barazim pa gola mes Juventusit dhe Torinos, në ndeshjen e Serie A. Bardhezinjtë dominuan në pjesën e parë, por nuk u treguan dot konkret. Torino realizoi gol me Simeone në fillimin e pjesës së dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
    Në këtë sfidë, Ismajli ishte titullar, ndërsa Asllani u aktivizua në pjesën e dytë. Juventus është në vendin e pestë. Torino është në vendin e 11-të.

  • Shqiptarët nuk e ndryshojnë dot fatin e derbit, Juventusit nuk i mjafton dominimi për të mposhtur Torinon

    Shqiptarët nuk e ndryshojnë dot fatin e derbit, Juventusit nuk i mjafton dominimi për të mposhtur Torinon

    Ka përfunduar në baraspeshë 0-0 derbi i sotëm mes Juventusit dhe Torinos. Të dyja skuadrat janë larguar me rrjeta të paprekura nga fusha e lojës. Një ndeshje e cila, pavarësisht rezultatit, foli e gjitha për Juventusin.
    Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin, fakt që e tregojnë edhe statistikat e takimit. “Zonja e vjetër” kontrolloi topin në 71% të kohës, si dhe regjistroi 17 tentativa për gol, ndër të cilat 5 përfunduan në portë. Në krahun tjetër, Torinoja provoi 7 herë për të shënuar, por vetëm 3 gjuajtje shkuan në kuadratin e mbrojtur nga Di Gregorio.
    Në këtë derbi u aktivizuar 3 lojtarë shqiptarë. Ismajli e nisi nga minuta e parë, ndërsa në të dytën u aktivizuan Asllani dhe Zhegrova. Krisjtan Asllani hyri në lojë në minutën e 46, ndërsa Edon Zhegrova në të 65-n. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk mundi të ndryshonte fatin e kësaj sfide./Sport Ekspres/

  • Asllani në stol edhe ndaj Juves, trajneri: Është një rol që kërkon cilësi, nuk ka rënë niveli i Krisjtanit

    Asllani në stol edhe ndaj Juves, trajneri: Është një rol që kërkon cilësi, nuk ka rënë niveli i Krisjtanit

    Kristjan Asllani ka humbur vendin e titullarit te Torino në dy ndeshjet e fundit dhe duket se do ta nisë nga stoli edhe derbin kundër Juventusit. Trajneri Baroni ka deklaruar në konferencë për shtyp se aktivizimi i Iliçiy në mesfushë nuk ka ardhur si pasojë e rënies së nivelit të Asllanit. Ai ka theksuar se tëdy kanë cilësi të shkëlqyera, por Iliçi ka shfaqur rritje së fundmi. Sa i përmet balotazhit mes Ismajlit dhe Tamezez, Baroni shprehet se ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë në fushë nga minuta e parë dhe se cili do të qendrojë në stol.
    “Më lejoni të sqaroj një gjë. Ata kanë cilësi të shkëlqyera. Nuk është se ardhja e Iliçit ndodhi për shkak se Asllani ra. Le të themi vetëm se Iliçi është ngritur. Ky është një rol që kërkon shumë cilësi, dhe unë po menaxhoj rotacionet.
    Kush do të luajë midis Ismajlit dhe Tamezes në mbrojtje? Nuk është një balotazh Të dy janë lojtarë që po luajnë mirë, njëri do të jetë titullar dhe tjetri do të jetë atje i gatshëm. Unë ende po pres për këtë seancë, por ata janë lojtarë të besueshëm, gati për këtë ndeshje”, ka deklaruar Marko Baroni./Sport Ekspres/

  • “Unë nuk përdor hierarki”, trajneri shpjegon pse la në stol Asllanin: Luan ai që më duket më mirë

    “Unë nuk përdor hierarki”, trajneri shpjegon pse la në stol Asllanin: Luan ai që më duket më mirë

    Kristjan Asllani është ulur në stol në dy ndeshjet e fundit të Torinos. Trajneri ka preferuar Iliçin nga minuta e parë. Kjo zgjedhje ka ngjallur kureshtje te gazetarët, të cilët kanë kërkuar nga Baroni arsyen që fshihet pas këtij mendimi. Trajneri i Torinos ka thënë për mediat pas ndeshjes së djeshme se me të luan ai lojtar që shfaqet më mirë në stërvitje dhe në fushën e lojës. Në fund ka theksuar se sezoni kërkon një numër të zgjeruar futbollistësh, jo vetëm një formacion fiks.
    “Unë nuk përdor sistemin e hierarkisë. Është një formë respekti kundrejt të gjithë lojtarëve. Cilido që e shoh më mirë, luan. Iliçi luajti dy ndeshje të mira, ashtu si Asllani, i cili është i fortë dhe ne e donim. Ai erdhi pas 3 viteve ku nuk kishte luajtur radhazi. Tani ai ka luajtur 10 ndeshje në më pak se 2 muaj. Për mua duhet të jenë të gjithë titullarë. Nuk mund të shkosh deri në fund të sezonit me 12 lojtarë”, ka deklaruar Marko Baroni./Sport Ekspres/

  • Asllani spektaktor në stol, trajneri i Torinos shpjegon arsyen

    Asllani spektaktor në stol, trajneri i Torinos shpjegon arsyen

    Kristjan Asllani ka humbur vendin e titullarit në radhët e Torinos. Ose të paktën kështu duket në ndeshjet e fundit ku mesfushori shqiptar nuk ka qenë titullar ndaj Bolonjës dhe Pizës. Nëse në sfidën e mesjavës ai luajti pak minuta, sot nuk u aktivizua në duelin kundër Pizës që u mbyll 2-2.
    Trajneri Marko Baroni ka shpjeguar pas duelit për mediat se pse Iliç ishte përzgjedhur para mesfushorit shqiptar në rreshtimin e ekipit.
    “Unë nuk përdor sistemin e hierarkisë, është një mënyrë respekti ndaj të gjithë lojtarëve. Kë shoh më mirë, ai luan.
    Iliç ka bërë dy ndeshje të mira, ashtu si Asllani është i fortë dhe e deshëm vetë. Ai ka ardhur këtu pas tre viteve ku nuk bënte ndeshje radhazi, ndërsa tani ka bërë 10 në dy muaj. Sipas mendimit tim, duhet të bëhen të gjithë titullarë, nuk përballohet sezoni me 12 lojtarë”, tha trajneri i Torinos.