Kristjan Asllani ishte vendimtar në përballjen e sotme kundër Veronës. Mesfushori shqiptar i dha fitoren Interit me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke u vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes. Në deklaratën e dhënë për “DAZN”-in, Asllani ka thënë se klubi synon finalen e Ligës së Kampionëve, ku të martën i duhet të kalojnë Barcelonën.
“Të gjithë ne kemi kaq shumë dëshirë për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve. Objektivi jonë ishte që t’i shkonim deri në fund të gjithë kompeticionëve. Nuk ia dolëm dot në Kupën e Italisë dhe jemi pas në kampionat, por kurrë nuk i dihet”, ka deklaruar ndër të tjera Kristjan Asllani./Sport Ekspres/
Tag: asllani
-

U shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, Asllani: Kemi kaq shumë dëshirë për të arritur në finalen e Champions-it
-

VIDEO/ Asllani i jep fitoren Interit, zikaltrit ndjekin Napolin në garën për titullin kampion
Interi ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Zikaltrit kanë mposhtur minimalisht 1-0 Veronën, në një ndeshje që u vendos nga Kristjan Asllani. Ekipi i Inzagit fitoi të drejtën e një 11 metërshi, që u shndërrua në gol nga mesfushori shqiptar në minutën e 9 të sfidës.
Goli i tij ishte i vetmi i shënuar në këtë përballje. Një lojë mjaft pozitive e Asllanit, i cili ishte ndër më të mirët në fushë për Interin. Ndërkohë zikaltrit ndjekin Napolin në garën për titullin kampion, duke ruajtur diferencën prej 3 pikësh mes tyre./Sport Ekspres/ -

Asllani shpërblen besimin e Inzagit, kalon Interin në avantazh
Kristjan Asllani ka shpërblyer më së miri besimin e trajnerit Simone Inzagi, ndërsa ka kaluar zikaltrit në avantazh në minutën e 9-të përballë Veronës.
Mesfushori shqiptar ka realizuar saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Ky ishte goli i parë në këtë sezon të Serie A, në 20 ndeshje të luajtura. Gjithashtu, 23-vjeçari ka dhuruar edhe dy asiste. Për të, ky është edicioni i 3-të në Milano. -

Asllani i jep avantazhin Interit, mesfushori godet nga…
Mesfushori kuqezi Kristjan Asllani ka gjetur sot golin e parë të sezonit në Serinë A me fanellën e Interit, teksa në minutën e 8′-të i dha avantazhin zikaltërve në duelin ndaj Veronës.
Futbollisti elbasanas e nisi nga minuta e parë dhe pasi VAR akordoi një penallti për ekipin e Simone Inzagit te pika e bardhë e penalltisë u paraqit Asllani.
Goditja e tij në krahun e majtë të portierit i cili u hodh në të kundërt. Të gjithë përgëzuan futbollistin shqiptar për këtë gol të parë të tij sezonal me Inter.
Vazhdo leximin
-

Asllani gjen rrugën e rrjetës me Interin, qetësi “vrastare” nga mesfushori shqiptar (VIDEO)
Interi ka arritur që të kalojë në avantazh ndaj Veronës, në duelin që po luhet aktualisht në Seria A. Në minutën e 9-të, Kristjan Asllani mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke arritur që ta ekzekutojë në perfeksion.
Me një qetësi vrastare, mesfushori shqiptar e dërgoi në cepin tjetër të hedhjes së portierit.⚽️GOAL | Inter 1 – 0 Verona | Asllani
Stream here 👉🏽 https://t.co/i80dDeTPm7
pic.twitter.com/eC1pDxhWfu
— Goal Rush (@goal_rush03) May 3, 2025 -

“Çlirohet” Kristjan Asllani, mesfushori kuqezi kalon në avantazh Inter-in (video)
3 Maj 2025
21:11
Telesport
Kristjan Asllani ka kaluar Interin në avantazh në sfidën ndaj Veronës, e cila po luhet në këto momente në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.
Shqiptari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të, për të cilën u desh ndërhyrja e VAR-it për ta dhënë, pas një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Veronës. Inter luan sonte me formacionin e dytë, duke e pasur mendjen të ndeshja e kthimit të martën në “San Siro” ndaj Barcelonës.
Por, gjithashtu Inter-it i duhet me patjetër fitorja edhe sot ndaj Veronës, për të qenë në garë deri në fund për titullin kampion në Serie A. SHIKOGOLIN -

Kristjan Asllani, dëgjo se çfarë thotë Marash Kumbulla! Mbrojtësi i Shqipërisë e këshillon: Shiko rastin tim…
Kristjan Asllani po vuan kritika të mëdha në Itali dhe shpeshherë të padrejta. Presioni te Interi është shumë i madh dhe për shkak të gabimeve në të kaluarën dhe mungesës së hapësirës, një gabim i shqiptarit shihet me lupë dhe merr një vëmendje të jashtëzakonshme, ndryshe nga lojtarët e tjerë.
Marash Kumbulla kaloi të njëjtën situatë, por mbrojtësi ynë u transferua te Espanjoli në La Liga dhe aty është kthyer në lojtarin kryesor të ekipit dhe një digë të vërtetë në prapavijë. Në një intervistë për mediat italiane, Kumbulla e ka këshilluar Asllanin të bëj një lëvizje të ngjashme.
“Teknikisht Asllani është shumë i fortë, por nuk e di. Duhet të njohësh dinamikat nga brenda ekipit për të folur. Unë thjesht po iu jap shembullin tim, kur unë nuk luaja shumë te Roma dhe më pas vinte momenti im për të luajtur, nuk ndihesha fare në më të mirën time. Është mënyra sesi ti e percepton, vazhdimësia është ajo që të sjell besimin, kjo vlen shumë për talentet dhe lojtarët e rinj si Asllani apo si unë para dy apo tre vitesh”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/ -

Ofendimi më i madh që Inzaghi i ka bërë shqiptarit ndodhi sot kundër Romës, futi një sulmues në vendin e Kristjan Asllanit
Kristjan Asllani nuk do të jetë më pjesë e Interit. Tani është e qartë se e ardhmja e mesfushorit shqiptar është larg zikaltërve dhe ky vendim mund të quhet i zyrtarizuar që në këtë moment. Mesfushori shqiptar po vuan shumë paragjykimet e gabimeve të së shkuarës, teksa edhe në një moment kur paraqitet mirë, gjithmonë merr kritika të mëdha dhe quhet fajtori kryesor nëse Interi humbet, edhe pse në fakt nuk ka qenë ai përgjegjësi.
Kjo është parë në derbin e fundit Inter-Milan ku nga faqet e statistikave Asllani ka qenë ndër lojtarët më të mirë, por mediat më të mëdha në Itali e vlerësuan me notën 4 pasi Interi humbi. Dhe pas asaj ndeshje erdhi takimi i sotëm, atje ku Interi humbi sërish, këtë herë me Romën 0-1. Me këtë rezultat, Interi i fal titullin kampion Napolit që në rast fitore sot e lë pas Interin me tre pikë. ?Por vendimi i Inzaghit në ndeshjen e sotme ishte një ofendim i madh mbi Kristjan Asllanin dhe njëkohësisht një ulje e madhe vlerash për të. Nëse Zielienski dhe çdo shpikje tjetër e Inzaghit për të mos hedhur Asllanin në fushë merrte jetë, sot fantazia e trajnerit të Interit ka shkuar larg.
Në minutën e 80 të takimit, trajneri i Interit hodhi në fushë Zielienskin në vendin e Frattesit dhe duke mos pasur një mesfushor tjetër përvec Asllanit, bëri një zgjidhje anormale vetëm për të mos hedhur shqiptarin në fushë. Inzaghi vendosi Correan, një sulmues pykë, në rolin e Barrelas, pra në rolin e mesfushorit. Edhe në momentin kur Asllani është zgjedhja e vetme, Inzaghi sërish nuk i beson dhe gjen një shpikje duke futur Correan në vendin e tij vetëm për të mos luajtur me Asllanin. Sinjali është i qartë, shqiptari nuk ka më vend në ekip. /Sport Ekspres/ -

Racizëm i madh në Itali mbi shqiptarin, i vetmi gazetar italian që mbron Kristjan Asllanin: Jam i shokuar nga vlerësimi që i bën…
Në Itali ekziston një paragjykim në rastin më të mirë ose racizëm në më të keqin karshi Kristjan Asllanit. Karriera e këtij lojtari e mori një goditje që në fillim, në atë humbje rasti fatal në ndeshjen Barcelona-Inter, atje ku Ter Stegen i mohoi golin dhe pati shumë kritika për faktin se mesfushori ynë nuk pasoi, por donte të shënonte vetë.
Që atëherë, Asllani u pa me sy kritik dhe ndodh shpesh që të fajësohet edhe në rastet kur luan mirë. Si në derbin e fundit kundër Milanit, atje ku Asllani luajti nga minuta e parë. Sipas Sofascore, Asllani ishte lojtari i tretë më i mirë te Interi kundër Milanit duke marrë notën 7. Ndërkohë për të vendosur “duart në kokë” ishte vlerësimi i bërë nga La Gazzetta dello Sport. Media më e madhe në Itali, i vendosi shqiptarit notën 4. Sa për sqarim, notat e bëra nga “Sofascore” nuk janë më idealet e mundshme pasi ato bazohet në statistika dhe jo në gjithë performancën. ?Pra nëse një mesfushor ofensiv kthehet mbrapa dhe bën pasime vetëm me portierin apo mbrojtësat, vlerësohet me notë të lartë për pasimet e sakta, por nuk merr vlerësim për detyrën e tij kryesore, ndihmën në sulm dhe krijimin e rasteve të pastra. Por është shumë e pamundur i cili një lojtar qoftë edhe statistikisht të marrë një notë 7 dhe në bazë të një vlerësimi gazetaresk ku shikohen më shumë detaje, të marr notën 4. Nga nota 7 në notën 4 ka një diferencë të madhe dhe kjo tregon shumë qasjen e italianëve karshi shqiptarit.
Madje ishte vetë trajneri i Milanit, Conceicao, i cili tregoi planin e tij të lojës pas ndeshjes. “Pulisic ka sakrifikuar veten për ekipin, luajti shumë mirë. Ne duhet të balanconim korridorin e qendrës, Pulisic dhe Jovic ishin të rëndësishëm për të mbuluar Aslllanin. Pulisic ka vrapuar shumë”, tha Conceicao.
Por media italiane nuk e përmendi as edhe këtë deklaratë apo lëvizje taktike të trajnerit të Milanit, pra faktin që Asllani sa herë kapte topin, kishte presionin e Pulisic dhe të Jovic afër vetes, ndryshe nga të tjerët që kishin pak më shumë lirshmëri. Të pafundme ishin kritikat nga gazetarët italianë që thonin se me Asllanin Interi ka luajtur me një lojtar më pak, por zëri ndryshe në Itali ishte gazetari Maurizio Pistocchi.
Madje ky i fundit foli pikërisht në lidhje me këtë çështje duke mos e kuptuar as vetë gjithë këtë mungesë respekti ndaj Asllanit në Itali. “E kam parë dhe e kam riparë shumë herë ndeshjen Inter-Milan. Jam i shokuar sesi Asllani u vlerësua dhe u poshtërua nga La Gazzetta dello Sport, kur në mendimin tim modest ishte mes lojtarëve më të mirë të Interit. Ky mendimi im modest konfirmohet edhe nga analiza e Sofascore, e cila e ka analizuar ndeshjen dhe i ka dhënë Asllanit notën 7, ndër më të mirët pas Bisscek me notën 7.4 dhe Lautaro me notën 7.2. Mendoj se tani është koha që të merren pak parasysh edhe këto vlerësime, vlerësime të cilat përdorin statistika shumë të qarta. Numrat nuk mund të vendosen kurrë në diskutim, ato nuk gabojnë, ndërsa mendimet po, vendosen gjithmonë në diskutim”, tha gazetari italian duke mbrojtur Asllanin dhe duke i dalë kundër medias italiane. /Sport Ekspres/ -

“Ishte nga më të mirët”, gazetari italian i del në mbrojtje Asllanit: Si kuptoj ata që e kritikojnë
Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ishte një nga lojtarët më të kritikuar aps humbjes në kupë të Interit me Milanin.
Pas eliminimit turpërues, mediat italiane drejtuan gishtin nga Asllani. “Gazzetta Dello Sport” i kishte vendosur notën 4 futbollistit shqiptar në vlerësimet e saj për ndeshjen.
Por gazetari i njohur italian, Mauricio Pistoki, ka shprehur çudinë e tij me këto vlerësime për mesfushorin shqiptar, pasi mendonte se Asllani kishte qenë ndër më të spikaturit në fushë për ndeshjen në fjalë, për sa minuta kishte qenë në lojë.“Pasi kam parë dhe riparë (për skrupull) Inter-Milan, tronditem kur lexoj se Asllani ishte ngelës nga “Gazzetta Dello Sport”, ndërsa sipas opinionit tim modest, ishte një nga më të mirët mes zikaltërve.
Opinion i konfirmuar edhe nga një nga faqet e analizave futbollistike më të besueshme, Sofascore, e cila ka analizuar ndeshjen dhe ka vendosur Asllanin – vlerësimi statistikor 7,0 – mes më të mirëve, me Bisek 7,4 dhe Lautaron 7,2. Ka ardhur momenti që edhe vlerësimet të bëheshin duke përdorur të dhënat statistikore. Shifrat nuk diskutohen, opinionet po”, shkruante ai në një positm në rrjete sociale duke i dalë në krah Asllanit.