Kristjan Asllani ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Serinë A. Futbollisti shqiptar ka shënuar për të dytën ndeshje radhazi në kampionat. Edhe mbrëmjen e sotme ai është përzgjedhur titullar kundër Torinos nga Inzagi dhe besimin e këtij të fundit është duke e shpërblyer në fushën e lojës.
Edhe këtë herë goli u realizua nga pika e bardhë e 11 metrave. Asllani mori përsipër gjuajtjen e penalltisë në minutën e 48 të ndeshjes, kur me shumë gjakftohtësi arriti ta dërgonte topin pas shpinës së portierit Milinkoviç-Saviç. Interi është duke udhëhequr me shifrat 0-2./Sport Ekspres/
Tag: asllani
-

VIDEO/ GOOOOOL! Krisjtan Asllani shënon përsëri në Serinë A, tund rrjetën për herë të dytë radhazi
-

Kristjan Asllani luan nga minuta e parë në Serinë A, Inzaghi bën një tjetër shpikje në mesfushë
Interi do të luajë kundër Torinos sot në kampionat, por objektivi i tyre tanimë është Champions League. Pas gabimeve të bëra në javët e fundit dhe Napolit që shkon i sigurt drejt titullit kampion, zikaltërit do të bëjnë disa “eksperimente” në këto ndeshje të mbetura të Serisë A, për t’i dhënë mundësinë që të luajnë futbollistët me më pak minuta.
Kështu nëse ndodh një mrekulli, Interi mund të futet sërish në garë për Serinë A. Kristjan Asllani do të luajë nga minuta e parë sot kundër Torinos, ndërkohë në mesfushë Inzaghi do të bëjë një tjetër eksperiment duke provuar Zaleëskin si “mezzala”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

E thonë në Itali: Interi ka marrë vendimin përfundimtar për shqiptarin, Asllani do të jetë larg presionit zikaltër
Kristjan Asllani do të luajë me shumë mundësi shanset e tij të fundit për të bërë një mrekulli. Dëshira e shqiptarit është e madhe për të vazhduar të jetë pjesë e Interit, ekipit që ka mbështetur që i vogël. Megjithatë Inzaghi nuk i ka besuar në asnjë moment dhe tani Asllani duket me valixhet gati. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Italia, Interi ka vendosur që të shes përfundimisht mesfushorin e Shqipërisë.
Por ndodh shpesh që një episod i papritur mund të kthejë fatin e historisë. Asllani do të ketë më shumë hapësirë për të luajtur në ndeshjet e fundit të kampionatit pas rotacionit që do të bëjë trajneri dhe gjithashtu, ka edhe Botërorin e klubeve përpara ku Interi do të ketë përballje të lehta në fillim, atje ku do të aktivizohet edhe Asllani. Nëse shqiptari tregon një klas ndryshe dhe një magji në këto takime, ndoshta drejtuesit mund të kthejnë mendim për të. Nuk duhet harruar se edhe Gjimshiti ishte dikur me valixhet gati nga Atalanta, por për shkak dëmtimi të një mbrojtësi tjetër të Atalantës, u kthye nga rruga dhe sot mban fanellën e titullarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Kristjan Asllani regjistron rekordin e veçantë në Serie A, Uzuni tregon suskesin me Astin amerikan
Adriatik BALLA
Lojtarët e Kombëtares përpiqen të mbyllin me dinjitet sezonin aktual me skuadrat e tyre në Europë. Një pjesë kanë minutazh të konsiderueshëm dhe janë liderë në ekipet e tyre, sikurse ndodh me kapitenin Berat Gjimshiti te Atalanta, Strakosha te Aeku i Athinës, Mitaj në Arabi, Balliu me Rajo Valekanon në Spanjë, Laçi me Spartën e Pragës në Çeki etj. Sa më shumë minuta e sa më shumë tregues sportivë me skuadrat e tyre, aq më shumë shanse kanë të arrijnë rezultatet e dëshiruara në përballjet e eliminatoreve të Botërorit në grupin K të Europës, ku siç dihet jemi në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Në prag të përballjes me serbët një muaj më vonë në Tiranë, forma e lojtarëve kuqezi ka shumë rëndësi dhe trajneri Silvinjo po e monitoron situatën e tyre në ekipet ku aktivizohen.
Asllani regjistron suksese në Serie A
Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani pritet të largohet në verë nga Interi. Të paktën në Itali janë të sigurt për mesfushorin e Kombëtares kuqezi, ndaj të cilit Inzagi nuk ka treguar preferencë. Dhe pse hapësirat i ka pasur të pakta, Asllani është treguar thuajse i pagabueshëm me topin në këmbë. Mesfushori shqiptar ka një mesatare 92.6% për pasimet e sakta, duke u pozicionuar i pari ndër mesfushorët e Seria A. Kujtojmë se është aktivizuar në 20 ndeshje, 8 prej të cilave si titullar. Asllani ka lënë kështu pas edhe shokët e skuadrës, Zielinskin me 91.9% dhe Çalhanoglun me 90.3%. Kujtojmë se 23-vjeçari u afrua nga Empoli në verën e vitit 2023. Plot 15 milionë euro ka paguar Interi për transferimin e tij, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Mbetet për t’u parë ku do të jetë destinacioni i radhës për të, nëse zërat për largimin nga zikaltrit janë të vërtetë.
Uzuni komenton golin dhe fitoren e Aaustin në Amerikë
Ekipi amerikan Austin mori një fitore të rëndësishme ndaj El Pasos. Skuadra e Uzunit triumfoi me përmbysje 3-2, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ave të “US Open Cup”. Uzuni barazoi ndeshjen ku El Paso po gëzonte fillimisht avantazhin 0 me 2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e pati golin e dytë në Amerikë. “Fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, është kaq e thjeshtë”, shkruan Uzuni. Kujtojmë se Uzuni u afrua në janar tek Austin. Klubi amerikan pagoi 12 milionë euro te Granada.
Balliu titullar te Valekano, por i vjedhin këpucët
Në Spanjë luan një kontigjent i rëndësishëm i futbollistëve shqiptarë, ku më të rëndësishmit për momentin janë mbrojtësit Ivan Balliu dhe Marash Kumbulla, i pari me Rajo Valekanon e tjetri me Espanjolin. Të dy kanë marrë minuta dhe janë kontigjent i trajnerit Silvinjo në Kombëtare. Sa i përket Ivan Balliut, ai ka luajtur në 21 ndeshje në këtë sezon me Vajekanon, duke u alternuar në krah me rumunin Ratiu. Ndërkohë, në ekipin kombëtar, ka qenë ai që është zgjedhur titullar nga Silvinjo në sfidat e fundit. Nga ana tjetër, Balliut dhe shokëve të skuadrës u kanë bërë një surprizë dy ditë më parë, u kanë vjedhur 60 palë këpucë duke i lënë pa stërvitje. Lojtarët e stafi kërkuan rritjen e sigurisë. -

Ish-lojtari i zikaltërve e mendon ndryshe temën e mesfushorit shqiptar: Është rritur shumë, Asllani do të jetë e ardhmja e Interit
Asllani është duke vuajtur jo pak te Interi për minutat e aktivizimit dhe mungesën e besimit të dhënë nga ana e Inzaghit. Mesfushori shqiptar shënoi ndaj Veronës, por në dy ndeshjet e fundit në Champions League dhe në ndeshje të tjera të mëdha, Inzaghi nuk e aktivizon kurrë Asllanin dhe fut Zielienskin në vendin e tij.
Madje në një ndeshje, u zëvendësua Correa me Barrela dhe Asllani qëndroi po në stol, megjithëse mund të luante në këtë vend. I ftuar në mediat italiane, ish-lojtari i Interit, Benoit Cauet, si pakkush në Itali, ka folur me superlativa për Asllanin dhe ka thënë se do të jetë e ardhmja e zikaltërve.
“Asllani ka cilësi të mëdha, nuk ka pasur shumë hapësirë, por mendoj se është rritur shumë. Ai gjithmonë ka dhënë kontributin e tij sa herë futet në fushë. Është e qartë se kërkon të luaj më shumë dhe në fundin e këtij sezoni, e di që do t’i jepet më shumë hapësirë. Ricci është një mesfushor po ashtu shumë interesant, pothuajse një titullar i Italisë, mund të luajë si mezzala te Interi, jo vetëm si playmaker. Si ai dhe Asllani mund të jenë e ardhmja e Interit”, tha Cauet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Asllani nuk luajti, por godet me mesazhin: Në tre vjet me Interin shkova dy herë në finale të Champions
Adriatik BALLA
Lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali kanë pritshmëri më të mëdha në Kombëtare krahasuar me lojtarët që vijnë nga ligat e tjera. Kjo pasi kuqezinjtë në Itali janë të shumtë, kanë më tepër kualitet dhe luajnë me skuadra elitare të këtij vendi. Krahas veteranëve një vëmendje po marrin edhe të rinjtë që dalin nga akademi dhe klube të njohura italiane. Ndërkohë, Kristjan Asllani nuk arriti dot të merrte asnjë minutë ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Champions League në dy takimet. Megjithatë, mesfushori kuqezi është tepër i lumtur për kualifikimin.
Asllani foli për “Klan Kosova” pas kualifikimit të zikaltërve në finale. “Jam shumë i lumtur, e dinim që ishte një ndeshje shumë e vështirë. Kam tre vjet tek Interi dhe kemi shkuar dy herë në finalen e Champions League. Edhe pse po luaj pak jam shumë i lumtur. Kemi një finale për të luajtur. Kemi kohë edhe për kampionatin, kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë. Ndaj Barcelonës kanë qenë dy ndeshje shumë të bukura edhe për tifozët edhe për teleshikuesit. Jemi të lumtur për këtë spektakël që kemi dhuruar, por edhe Barcelona ka luajtur shumë mirë, është një skuadër shumë e fortë. Çfarë mesazhi ke për fansat, edhe pse do donin të të shikonin në fushë? Nuk më intereson kjo gjë sepse skuadra më ndihmon çdo ditë.
Kulla, talenti shqiptar që shpreson të luajë me klub të madh
Në kampionatin italian, në ligat e ndryshme të tij, krahas lojtarëve titullarë të Kombëtares, luan edhe një kontigjent lojtarësh cilësorë nga të rinjtë, një pjesë e të cilëve janë të angazhuar në ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë, madje ka ndonjë i angazhuar edhe me Italinë sikurse ndodhi me Luis Hasën. Referuar edhe asaj që shkruan “Panorama Sport”, Gabriel Kulla është një nga talentet më premtuese të futbollit shqiptar dhe një emër për t’u ndjekur në të ardhmen. Gabriel Kulla, një sulmues 17- vjeçar nga Shkodra, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe ekspertëve të futbollit me paraqitjet e tij të shkëlqyera me ekipet e moshave të Sasuolos në Itali. Në ndeshjen e fundit kundër Xhenoas, sulmuesi realizoi tre gola, ndërsa këtë kampionat ka arritur që të shënojë 19 gola në 24 ndeshjet e luajtura deri tani.
Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë agjentëve dhe klube të mëdha janë duke e ndjekur talentin shqiptar. Në nivel kombëtar, Kulla ka qenë një aset i çmuar për Shqipërinë U-17. Në 11 ndeshje me Kombëtaren, ai ka shënuar 10 gola, duke përfshirë dy gola në fitoren 2-1 ndaj Sllovenisë U-17 në prill 2024. Sulmuesi 17-vjeçar pritet të luajë në Kampionatin Europian U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri, duke nisur nga data 19 maj. Shqipëria do të përballet me Portugalinë, Gjermaninë dhe Francën në grupin e saj dhe Kulla pritet të jetë sulmuesi kryesor në ekipin e trajnerit Tedesko. Pavarësisht vështirësisë së kundërshtarëve të cilët jo më kot marrin pjesë në fazën finale të Europianit U-17, Shqipërisë U-17 ky turne do t’i vlejë për të gjithë ata lojtarë të cilët do të përballen me bashkëmoshatarët e tyre, të cilët janë një nivel tjetër. -

Paraqitjet e legjionarëve/ Asllani & Manaj gjejnë rrugën e rrjetës, Hysaj jep asist
Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë qenë mjaft aktivë këtë fundjavë me klubet e tyre në Europë, duke dhënë sinjale tepër pozitive dhe duke qenë vendimtarë për skuadrat e tyre në fundin e sezonit. Shumica e tyre zbritën si titullarë në fushë, ndërsa vetëm pak prej tyre e nisën takimin nga stoli.
Kristjan Asllani ishte protagonist absolut në fitoren e Interit ndaj Veronës, ku mesfushori shqiptar shndërroi në gol një penallti, i dha fitoren zikaltërve dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Ky triumf shumë i rëndësishëm e mban ende në lojë Interin për fitimin e titullit kampion.
Po ashtu, në Turqi, Rey Manaj vazhdon formën e mirë me fanellën e Sivassporit, duke realizuar gol ndaj Galatasarayt. Për Manajn, ky ishte goli i 12-të këtë sezon në kampionat, duke e renditur atë në listën e golashënuesve më të mirë në Turqi.
Një tjetër lajm pozitiv vjen nga Serie A, ku Elseid Hysaj dha asist në fitoren e Lazios kundër Empolit. Mbrojtësi i Kombëtares shërbeu saktë për Boulaye Dian që në minutën e parë të takimit, dhe në fund sfida u mbyll 0-1 për Lazion.
Titullarë përgjatë kësaj jave ishin edhe lojtarët: Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Myrto Uzuni, Taulant Seferi dhe Mirlind Daku. -

Nuk ishte vendimi i Inzaghit! Asllani tregon si përfundoi penalltia në këmbët e tij, ia la si dhuratë…Arnautovic
Kristjan Asllani është rikthyer pas shumë kritikave për t’u shpallur dje lojtari i ndeshjes kundër Veronës. Interi arriti të fitonte 1-0 falë golit të Asllanit nga 11-metrat. Një paraqitje e mirë e mesfushorit shqiptar që tregoi se mund të jap përgjigje pozitive nëse besojnë te ai.
Por shumëkush u habit kur pa se Asllani ishte nga 11-metrat. Ndryshe nga goditjet e këndit të ekzekutuara shumë herë prej tij kur është në fushë, këtë herë nuk ishte vendimi i Inzaghit që penalltia të goditej prej shqiptarit.
“Në stërvitje kemi qenë 3 lojtarë që kemi provuar penalltitë. Unë, Arnautovic dhe Zielienski. Më pas kur na u dha penalltia, më duhet të falenderoj vecanërisht Arnautovic që më lejoi për ta gjuajtur unë. Ishte një vendim i marrë aty në fushën e lojës”, tha Asllani. Ndërkohë në momentin kur Asllani po jepte intervistë pas ndeshjes si lojtari më i mirë i këtij takimi, Arnautovic ka shkuar për të përqafuar shqiptarin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ ? -

VIDEO/ E trajtojnë si vëlla të vogël, Kristjan Asllani i ka rrëmbyer zemrën gjithë lojtarëve të Interit
Kristjan Asllani ka shënuar gol për Interin në ndeshjen kundër Veronës. Për fatin e mirë, ky gol ka vlejtur sa për 3 pikë për zikaltërit, që fituan vetëm në shifrat 1-0 ndaj kundërshtarit të tyre. Por një fitore që mjafton për t’i mbajtur ata ende në lojë për titullin kampion në Serinë A, teksa tani renditen tre pikë mbrapa Napolit. Nga minuta e parë luajti dje Kristjan Asllani, që jo vetëm ndihmoi ekipin e tij për të shpresuar deri në fund te titulli kampion, por njëkohësisht i lejoi ata që të pushojnë para ndeshjes me Barcelonën.
Në një Inter dje që luajti me ekipin e dytë, Asllani dalloi mbi të gjithë dhe jo më kot u vlerësua me çmimin lojtari i ndeshjes. Një trofe që do të thotë shumë për lojtarin shqiptar që ka kaluar shumë vuajtje, shumë kritika, shpesh edhe të padrejta, ndërsa në një moment kur i besohet tregon se çfarë është i aftë që të bëj.
Jo vetëm sa i përket golit të shënuar nga penalltia, por në total, ndeshja e Asllanit ishte thjeshtë mbreslënëse. Te Interi i besuan edhe ekzekutimin e 11 metërshit pasi e dinin qartë se çfarë po kalonte mesfushori shqiptar, ndërsa vetë Kristjani kishte personalitetin dhe karakterin që qetësisht të dërgonte topin në njërin krahë dhe portierin në tjetrin. ?“Një penallti që mund të ndryshojë të ardhmen”, shkruan Corriere dello Sport, ndërsa vetë Asllani theksoi se kërkon të qëndrojë te Interi. “Do të doja që të qëndroja te Interi. Unë jam një tifoz i Interit, por nuk dua të jap premtime tani. Kur erdha këtu, erdha sepse e pashë veten për shumë vite te Interi”, tha Asllani.
Megjithatë Interi ka blerë edhe kartonin e mesfushorit Susic, duke shtuar konkurrencën për Asllanin. E sigurt është se te Interi, të gjithë shokët e ekipit e duan shumë Kristjan Asllanin dhe e trajtojnë si vëlla të vogël. Kjo është parë në ato pak raste që ka shënuar shqiptari, ashtu si edhe dje. Ai është rrethuar me shumë dashuri nga shokët e ekipit, ndërsa Arnautovic, shkoi për të përqafuar dhe për t’i dhënë një puthje kur Asllani po fliste për mediat si lojtari i ndeshjes. /Sport Ekspres/
