Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani kërkon disi shpagim pasi nuk arriti të festonte trofeun e Champions.
“Ishalla po fitoj këtë ndeshje që të harroj atë finale”, tha Asllani.
Kjo është përballja më e rëndësishme për të ndjekur ëndrrën drejt Botërorit 2026.
“Po e dimë është ëndrra e të gjithë shqiptarëve të shkojmë në Botëror për herë të parë. Shkojmë në fushë për ta fituar këtë ndeshje, por e dimë që para nesh kemi një skuadër të fortë dhe do të shohim si do të shkojë ndeshja. Kemi tifozët në anën tonë dhe kjo do të hyjmë në fushë me një lojtar më tepër”, theksoi ai.
Historia e kaluar nuk ndryshohet, Asllani sheh qartë objektivat përpara, për të shkruar të ardhmen.
“Nuk duhet të mendojmë për ato gjera që kanë ndodhur. Unë e mbaj mend atë ndeshje që isha me familjen time e kam parë në shtëpi. Tani ka shumë pak fjalë për mua. Nuk dua të flas, por do të hyjmë në fushë dhe do të tregojmë kualitetin që kemi”, tha Asllani ndër të tjera.
Ndeshja Shqipëri-Serbi do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin Televizionin Klan, prej orës 20:45.
Tag: asllani
-

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
-

“Duam ta sjellim trofeun në shtëpi”, Asllani flet përpara finales së Champions-it: Jo të gjithë kanë mundësinë të jenë në një finale të tillë
Sezoni nuk ka përfunduar ende për Kristjan Asllanin. Mesfushorin shqiptar e pret finalja e Ligës së Kampionëve mbrëmjen e së shtunës, më 31 maj. Lojtari i Interit ka thënë për mediat se të shtunën objektivi është marrja e trofeut në Itali.
“Ndjej që jam rritur shumë, është normale kur je me kampionë. Tani po përgatitemi për këtë ndeshje, e dimë vlerën që ka. Kur je në shtëpi me familjen dhe pushon mendon për të (finalen).
Jo të gjithë kanë mundësinë për të qenë këtu për një ngjarje kaq të veçantë. Dy vite më parë shkoi keq, këtë herë duam ta sjellim kupën në shtëpi. Çalhanoglu? Ai filloi të luante në këtë rol dy vite më parë, por që tani është bërë një mjeshtër”, ka thënë Kristjan Asllani./Sport Ekspres/ -

Asllani: Synojmë lavdinë në Champions
Nga aspekti personal, te finalja e Champions League ndaj PSG, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani i tha të gjitha në një intervistë për Inter TV.
“Pa dyshim që këtë sezon jam rritur shumë,” u shpreh Asllani. “Të jesh çdo ditë pranë kampionëve të mëdhenj, nuk të ndihmon vetëm në fushë, por edhe si njeri. Tani na duhet të përgatitemi sa më mirë për finalen e Champions-it, sepse e dimë fare mirë çfarë peshe ka kjo ndeshje.”
Asllani pranoi se mendimi për finalen është gjithmonë i pranishëm, edhe në përditshmërinë më të zakonshme:“Edhe kur je në shtëpi me familjen, të ndodh të mendosh për këtë sfidë. Nuk është një rast që i jepet kujtdo. Dua ta sjellim në shtëpi këtë trofe.”
Në fund, një fjalë zemre për shokun e repartit, Hakan Çalhanoğlu, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e tij te Interi:
“Nga Hakan kam mësuar jashtëzakonisht shumë. Është një rol i vështirë, por ai është një mësues i vërtetë. Jam me fat që kam pasur mundësinë ta kem pranë në këto vite.” -

Borusia, Shtutgarti dhe 4 klube të tjera interesohen për të, Asllani bëhet kryefjalë e merkatos në Gjermani
Fisnik Asllani po kthehet në kryefjalë të merkatos në Gjermani. Sulmuesi shqiptar shënoi 18 gola dhe dha 7 asiste në Bundesliga 2, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në këtë kampionat. Këto statistika kanë bërë që ekipet e elitës së futbollit gjerman të kthejnë sytë nga futbollisti i huazuar te Elfesbergu.
Hofenhajmi, i cili zotëron kartonin e Asllanit, dëshiron ta mbajë 22-vjeçarin, megjithëse dëshira e tyre mund të duket e vështirë për t’u përmbushur. “Bild”-i bën me dije se Borusia e Mënshengladbahut, Shtutgarti, si dhe 4 skuadra të tjera të Bundesligës kanë shprehur interesimin për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës./Sport Ekspres/ -

Asllani i Kosovës kërkohet nga 5 klube të Bundesligës, Asllani i Shqipërisë mendon finalen e Champions me Interin
Adriatik BALLA
Kristian Asllani po shkon drejt fundit të sezonit si një lojtar më i kompletuar, si lojtar që luajti një sezon të suksesshëm në Serie A italiane dhe në Champions League, si lojtar që shkon për herë të dytë në finalen e një Championsi dhe që ka shanse të kurorëzohet edhe si fitues i titullit europian për klube. Natyrisht që analizat rreth tij kanë domethënien e vet. Asllani, që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë, nuk ka mundur ta thyejë hegjemoninë që ka turku Calhanoglu në formacionin e Interit. Madje, sipas shumë specialistëve në Itali ka qenë diferenca e turkut që e ka lënë në hije Asllanin.
Por jo të gjithë mendojnë kështu. Disa episode gjatë këtij sezoni kanë bindur që Asllani është lider, lojtar me personalitet, lojtar i fortë dhe me ambicie të mëdha. Mundet që në fillim të verës ai të shitet nga Interi në një klub tjetër. Mundet që edhe të shkojë në një skuadër tjetër italiane ku të ketë mundësinë të luajë më shumë ndeshje si titullar e të marrë më shumë minuta. Por trajneri Inzagi duket se e pëlqen shqiptarin dhe dëshiron që ai të qëndrojë me ngjyrat zikaltër. Sidoqoftë, Asllani është tani lojtar më i pjekur dhe Interi po mendohet mirë para se të marrë një vendim për të. Në Kombëtaren kuqezi ai është padyshim titullar dhe i rëndësishëm.
Asllani i Kosovës kërkohet nga 5 klube gjermane
Arritja historike e skuadrës gjermane Elversberg drejt plejofit për të siguruar Bundesligën i detyrohet në masë të madhe sulmuesit Fisnik Asllani. I huazuar nga Hofenheimi, talenti nga Kosova ka shkëlqyer këtë sezon, duke regjistruar 18 gola dhe 9 asistime – shifër që e rendit si golashënuesin e dytë më të mirë në Bundesliga 2. Tani, gjysma e Bundesligës është në ndjekje të 22-vjeçarit, raporton “Bild”. Borusia Munshengladbah, Verder Bremen, Freiburg dhe Shtutgart kanë shprehur interes konkret për Asllanin. Ndërkohë, Union Berlin dhe Këln kanë kontaktuar Hofenheimin që në dimrin e kaluar për të pyetur mbi të ardhmen e sulmuesit.
Edhe nga jashtë Gjermanisë nuk mungon interesimi: Sporting Lisbona, Fenerbahçe, Anderleht dhe Lilë janë në mesin e klubeve që po e ndjekin me vëmendje. “Fakti është se Fisniku është lojtar i yni. Nëse kthehet këtë verë, ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Sigurisht që kemi zhvilluar tashmë disa bisedime dhe do të përpiqemi të zgjasim kontratën e tij”, ka thënë drejtori sportiv i Hofenheimit, Andreas Shiker. Pas huazimit tek Austria Viena gjatë sezonit 2023/24, ku dëmtimi në tendinë e mbajti jashtë fushës për tre muaj, Asllani u huazua verën e kaluar tek Elversbergu.
Atje punoi intensivisht për rikthimin në formë dhe shpërtheu me paraqitje të shkëlqyera. Brenda një viti, vlera e tij në treg është rritur nga 800 mijë në 4 milionë euro. Aktualisht, Elversbergu llogarit në ndihmën e Asllanit për ta kompletuar promovimin e tretë në katër vjet. Elversburgu do ta luajë sfidën e “play-off”-it për ngjitje në Bundesligë me Heidenheimin – dy qytete që kanë popullsi të përbashkët prej rreth 66 mijë banorë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje. -

Inzaghi beson deri në fund te titulli kampion, nuk ka hapësirë për Asllanin as në ndeshjen e fundit të Serisë A
Kristjan Asllani ka marrë disa ndeshje radhazi aktivizimi në Serinë A dhe për një moment arriti të shënonte në dy ndeshje radhazi, kundër Torinos dhe kundër Veronës. Megjithatë gabimi i bërë nga Napoli kundër Xheonas, në barazimin 2-2, i ka bërë keq shqiptarit. Kështu Interi u afrua me 1 pikë diferencë dhe titulli kampion nuk ishte më një mision i pamundur. Për këtë arsye Asllani u kthye në stol ndaj Lacios, por përkundër faktit që Napoli gaboi sërish në Parma, Interi nuk përfitoi duke barazuar me Lacion, 2-2.
Ndeshjet e fundit do të jenë Napol-Cagliari dhe Como-Inter, atje ku pritet padyshim një fitore e lehtë e Napolit për të mbyllur historinë e titullit kampion. Por Inzaghi beson deri në fund dhe nuk e do përsëritjen e një tjetër skene si te Inter-Lacio. Për këtë arsye do të luajë sërish me titullarët kundër Comos, teksa Calhanoglu do të rikthehet në fushën e blertë dhe Asllani do të qëndrojë në stol, përkundër dyshimeve të para ku u tha se Asllani do të rikthehej titullar dhe se Inzaghi do i linte më të rëndësishmit në stol për t’u qetësuar para finales së Champions League, duke e quajtur kampionatin të mbyllur. /Sport Ekspres/ -

Klubi dëshiron rinovimin, por oferta të rëndësishme janë në tryezë! Asllani mund të lëvizë në verë
Fisnik Asllani ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Bundesliga 2. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 18 gola, duke u renditur i 3-ti në listën e golashënuesëve më të mirë, si dhe ka dhënë 7 asiste. Një kontribut i çmuar i lojtarit të Kosovës për arritjen e vendit të 3-të në tabelë për Elfesbergun.
Hofenhajmi, i cili zotëron kartonin e Asllanit, dëshiron të zgjasë kontratën e bashkëpunimit përtej vitit 2026, por një skenar i tillë duket i vështirë. Gazetari i “Sky Sport”, Florian Pletenbergu, bën me dije se oferta të rëndësishme janë në tryezë për Fisnik Asllanin, që mund të ndërrojë skuadër këtë verë. Statistikat e tij mjaft pozitive në Bundesligën 2 kanë bërë që mjaft ekipe të kthejnë sytë nga 22-vjeçari shqiptar./Sport Ekspres/ -

E humbte Martinez, Thuram, Arnautovic! Media italiane shkruan për Asllanin: Ligji i Agatha Christie flet për të, jo të gjithë dinë nga 11 metrat
Kristjan Asllani ka shënuar golin e dytë radhazi në Serinë A. Mesfushori shqiptar ka arritur të shënojë sërish nga 11-metrat, këtë herë në ndeshjen kundër Torinos. Por në të dyja rastet, ekzekutimi i Asllanit ka qenë për t’u duartrokitur. Shumë i qetë, akull i ftohtë dhe më shumë klas, topi në njërin krahë dhe portieri në tjetrin.
Media italiane “Inter Neës” ka bërë një përshkrim të bukur të kësaj situate të fundit të Asllanit te Interi.”Interi zbuloi një lojtar që godet penalltinë mjaft mirë, Asllani. Shqiptari, në pasditen e shiut, shënoi penalltinë e dytë radhazi. Në Torino, ndëshkoi edhe një gjigant si Milinkovic Savic duke i dhënë një pjesë të dytë të qetë Interit. Dhe kjo nuk është një e dhënë e parëndësishme për Inzagi.
Në fakt, pa Calhanoglun nga 11 metrat, penalltitë i humbnin të gjithë, Martinez, Thuram, Arnautovic, ata dinë të bëjnë shumë gjëra të tjera, por nuk dinë të godasin si duhet një penallti. Dhe ja ku është Asllani, ligji i Agatha Christie thotë, një e dhënë është një e dhënë, dy të dhëna mund të jenë edhe rastësi, por tre pastaj janë prova”, shkruan media italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ ? -

Paraqitjet e legjionarëve/ Asllani shënon sërish për Interin, gjejnë rrugën e rrjetës edhe Daku dhe Pajaziti
Lojtarët e Kombëtares shqiptare po kalojnë një formë shumë të mirë në fundin e sezonit, duke u bërë vendimtarë në klubet e tyre.
Për të dytën ndeshje radhazi, Kristjan Asllani ishte protagonist për Interin, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në fitoren në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 2-0. Mesfushori kuqezi e nisi ndeshjen si titullar dhe shënoi golin e dytë të zikaltërve në minutën e 49-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Tri pikë shumë të rëndësishme për Interin që vijon garën për titullin në Serie A, ndërsa kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit të rregullt.
Pas një periudhe prej dy muajsh, Mirlind Daku u rikthye te goli në kampionatin rus. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e fitores për Rubin Kazan ndaj Rostov, duke shënuar në minutën e 91-të dhe duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij. Në fund të takimit, Daku u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Një formë shumë të mirë po kalon edhe Adrion Pajaziti në Kroaci. Mesfushori kuqezi shënoi për Gorica-n në sfidën ndaj Hajduk Split, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 48-të. Megjithatë, kundërshtarët barazuan në minutën e 55-të dhe takimi u mbyll 1-1.
Titullarë këtë javë ishin edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami, Anis Mehmeti, Jasir Asani, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.
Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre edhe Andi Hadroj, Medon Berisha, Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Arbër Hoxha. -

Asllani karikon Interin: Titulli? T’i fitojmë edhe dy ndeshjet e fundit, në futboll nuk i dihet kurrë
Kristjan Asllani shënoi sërish në ndeshjen e dytë radhazi, këtë herë nga pika e bardhë (si ndaj Hellas Verona, javën e kaluar), duke kontribuar në fitoren 2-0 të Interit ndaj Torinos në transfertë. Mesfushori shqiptar foli për “Sport Mediaset”, duke theksuar rëndësinë e fitores:
“E kishim vendosur që të vinim këtu për të fituar me çdo kusht. Ia dolëm dhe jemi të kënaqur. Duhet të fitojmë, në futboll mund të ndodhë gjithçka, duhet të qëndrojmë aty pranë kreut”.
Keni treguar se nuk doni të dorëzoheni…Absolutisht. Kemi dëshirë të fitojmë çdo ndeshje. Jemi të lumtur që erdhëm në Torino dhe treguam një paraqitje të tillë.Goli i dytë radhazi, sërish nga penalltia dhe kundër një portieri specialist…Statistikat personale nuk më interesojnë shumë, rëndësi ka që skuadra fiton. Kam tri vite me këtë grup dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Portieri ishte shumë i gjatë, por besoj se godita një penallti të mirë.
Çfarë shije ju ka lënë kualifikimi në finalen e Ligës së Kampionëve?Fituam një ndeshje të vështirë dhe shumë të rëndësishme. Tani duhet të punojmë më shumë, po afrohet gjithnjë e më tepër ai moment. Ndërkohë duhet të fitojmë edhe në kampionat. Kanë mbetur dy ndeshje dhe nëse Napoli i fiton të dyja, komplimente për titullin. Sidoqoftë, ne duhet të jemi aty deri në fund.