Tag: asllani

  • Nga Kombëtarja në SHBA, Kristjan Asllani në listën e Interit për Botërorin e Klubeve

    Nga Kombëtarja në SHBA, Kristjan Asllani në listën e Interit për Botërorin e Klubeve

    Nuk do të ketë pushime për Kristjan Asllanin. Pas dy ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare, mesfushori do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lojtari i zikaltërve është përfshirë në listën me 23 futbollistë të Interit për Botërorin e Klubeve që nis në datën 15 qershor.
    Asllani do të ketë mundësinë të marrë minutat e tij në këtë kompeticion, duke marrë para sysh edhe faktin e një sezoni të gjatë e të lodhshëm për kundërshtarët e tij në mesin e fushës. Një shans i madh për lojtarin shqiptar, i cili do të ketë mundësinë të bindë trajnerin Kivu për të qenë pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Interit./Sport Ekspres/

  • “Kemi ende shanse për t’u kualifikuar”, flasin pas barazimit, Broja, Asllani dhe Strakosha

    “Kemi ende shanse për t’u kualifikuar”, flasin pas barazimit, Broja, Asllani dhe Strakosha

    10 Qershor 2025

    23:32

    Telesport

    Shqipëria nuk shkoi më shumë e barazimi 1-1 në Riga ndaj Letonisë, në ndeshjen katërt kualifikuese për kuqezinjtë për Kupën e Botës 2026. Pas këtij barazimi, i cili zbeh shumë shanset për të mbajtur vendin e dytë, kanë folur për mikrofonin e “Supersport”, disa nga protagonistët kryesor të takimit.
    “Jemi të mërzitur shumë, pasi nuk kemi luajtur mirë sot. Shanse për vendin e dytë kemi akoma. Ekipet e vogla si Letonia mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje dhe ta bëjnë shumë të vështirë të krijosh raste.
    “U zgjuam vonë në pjesën e dytë dhe nuk ishim të përgatitur mirë nga ana mendore. Duhej të ishim më të përqendruar. Gjithsesi, akoma nuk ka mbaruar. Duhet të marrim pikët e plota në fushën tonë ndaj Letonisë”, tha Strakosha.
    “Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë dhe nuk na lanë shumë hapësira. Kur të kthehemi në shtator, duhet një Kombëtare tjetër”, tha Asllani.

  • Asllani dhe Silvinjo garanci nga konferenca e shtypit: Jemi në Riga për të marrë 3 pikë

    Asllani dhe Silvinjo garanci nga konferenca e shtypit: Jemi në Riga për të marrë 3 pikë

    Adriatik BALLA
    Kombëtarja kuqezi do të luajë sot në darkë ndaj Letonisë, e vlefshme në grupin K, për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Dje pasdite, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ku do të luhet kjo ndeshje dhe iu përgjigjën interesit të gazetarëve. Asllani e cilësoi shumë të rëndësishme ndeshjen e së nesërmes ndaj Letonisë dhe theksoi se synimi janë tre pikët për objektiv Botëror.
    “Duhet rikarikuar bateritë, sepse vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti i lojës. Kemi luajtur shumë mirë, na ka munguar vetëm goli. Tani e dimë që kemi një ndeshje të vështirë, por na duhen tre pikët për objektivat dhe ëndrrën tonë. Që kur ka ardhur trajneri, mendoj se i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Duhet të mendojmë për skuadrën, nesër kemi një ndeshje të vështirë. Kanë një trajner italian, i njoh italianët si punojnë. Do jetë një ndeshje taktike, sepse punojnë me anën taktike.
    Një ndeshje ku ata do të mbrohen shumë mirë. Nuk mendoj për Kristjan Asllanin, por për skuadrën. Kemi ardhur këtu vetëm për të fituar këtë ndeshje”, tha Asllani. Më tej ai komentoi, raportin që ka pasur me një lojtar letonez te Empoli. “Dmitrijs Zelenkovs e mbaj mend shumë mirë, sepse kemi kaluar dy vite bashkë te Empoli. Është futbollist shumë i mirë teknikisht dhe nesër do të shihemi pas 3-4 viteve. Jam i lumtur që do ta shoh prapë. Besoj do të ndërrojmë bluzat, do t’ia kërkoj unë. Shpresoj që të fitojmë”, nënvizoi Asllani.
    Silvinjo i përmbajtur në deklarata
    Trajneri Silvinjo vlerësoi ekipin e Letonisë dhe e cilësoi një ndeshje shumë të rëndësishme. Tekniku kuqezi komentoi edhe mungesën e Gjimshitit dhe zgjidhjet e mundshme në formacion për ndeshjen ndaj Letonisë. “Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë, në aspektin e rikuperimit por edhe të menaxhimit të skuadrës. Është e vështirë dhe këtë nuk e them vetëm unë si trajner i ekipit të Shqipërisë, po e thonë shumë trajnerë të tjerë të ekipeve kombëtare.
    Nuk kemi vendosur asgjë lidhur me formacionin, do të kemi pak më vonë një seancë stërvitore të lehtë. Nesër në mëngjes mund të kemi një ide më të qartë për formacionin. Kemi një lloj avantazhi në ekip pasi kemi 22-23 lojtarë, nga të cilët mund të zgjedhim pozicione të ndryshme. Mbrojtës të majtë, të djathtë, mesfushorë shumë cilësorë, sulmues. Kemi hapësira për të zgjedhur lojtarë të ndryshëm dhe përmend disa prej tyre: Muçi, Uzuni, Pajaziti, Ramadani, Broja, Asani, Daku etj. Kemi mundësi të zgjedhim nga të gjithë këta lojtarë dhe do të vendosim nesër, pasi të kemi mbyllur çdo lloj përgatitje.
    Sa i përket Manajt, është një lojtar që ka eksperiencë. Është titullar me ekipin tonë, e njoh që prej vitit 2014 tek Interi. Është një djalë me shumë personalitet, por kam folur edhe me të. Përgjegjësia është e imja. Pas përgatitjeve që bëjmë, ku shohim penalltitë që gjuajmë herë pas here nga lojtarët, jam unë ai që vendos se cili do të gjuajë penalltitë”, tha Silvinjo.

  • Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

    Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

    Mbrëmjen e nesërme, Kombëtarja Shqiptare do të zbres sërish në fushën e blertë ku do të përballet me Letoninë, ndeshje kjo për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    Në konferencë për shtyp para ndeshjes, Kristjan Asllani u shpreh se i pret një ndeshje shumë e vështirë, pasi Letonia ka një trajner italian. Por pavarësisht kësaj futbollisti i Kombëtares u shpreh optimist për fitoren e sfidës.
    “Duhen rikarikuar bateritë se vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti i lojës. Luajtëm shumë mirë, mungoi goli. E dimë që kemi ndeshje këtu të vështirë sigurisht, por na duhen tre pikë për gjërat që kemi në mendjen tonë dhe ëndrrën tonë.
    Që kur ka ardhur trajneri besoj se i kam luajtur të gjitha ndeshjet, tani besoj se unë duhet të vendos veten mënjanë se duhet të mendoj për skuadrën. Kemi një ndeshje të vështirë, kanë trajner italian, i njoh shumë mirë italianët si punojnë, do të jetë një ndeshje taktike se punojnë shumë në këtë aspekt. Mbrojnë shumë.
    Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën dhe kemi ardhur këtu për të fituar këtë ndeshje”, tha ndër të tjera Asllani.
     

  • Asllani: Me Letoninë ndeshje e vështirë, por do të fitojmë

    Asllani: Me Letoninë ndeshje e vështirë, por do të fitojmë

    Kristjan Asllani ëhstë i bindur se kuqeinjtë do të dalin me tre pikë nga transferta me Letoninë.

    Në konferencën për emdiat një ditë para ndeshes Asllani tha se kjo transfertë vjen pas barazimit me Serbinë për kuafifikueset e Botërorit 2026.
    “Duhen rikarikuar bateritë se vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti i lojës. Luajtëm shumë mirë, mungoi goli. E dimë që kemi ndeshje këtu të vështire sigurisht, por na duhen tre pikë për gjërat që kemi në mendjen tonë dhe ëndrrën tonë.

    Që kur ka ardhur trajneri besoj se i kam luajtur të gjitha ndeshjet, tani besoj se unë duhet të vendos veten mënjanë se duhet të mendoj për skuadrën. Kemi një ndeshje të vështirë, kanë trajner italian, i njoh shumë mirë italianët si punojnë, do të jetë një ndeshje taktike se punojnë shumë në këtë aspekt. Mbrojnë shumë. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën dhe kemi ardhur këtu për të fituar këtë ndeshje”, tha ndër të tjera Asllani”, u shpreh fillimisht Asllani
    Keni luajtur tek Empoli me Zelenkovs. Çfarë kujtimesh keni për të?
    “Për Zelenkovs e mbaj mend se kemi kaluar besoj 2 vjet bashkë në Empoli, shkoja gjithmonë me të mëdhenjtë. Mbaj mend se është shumë i mirë teknikisht, nesër do shihemi pas 3-4 vitesh, jam i lumtur që do e shoh prapë, besoj do ndërrojmë bluzen nesër se do ia kërkoj unë dhe ishalla të fitojmë ne këtë ndeshje”, mbylli fjalën e tij mesfushori i Kombëtares.

  • “Do ndërrojmë bluzat me lojtarin e Letoniës”, Kristjan Asllani flet para ndeshjes: Duhet të karikojmë prapë bateritë, me Serbinë mungoi goli

    “Do ndërrojmë bluzat me lojtarin e Letoniës”, Kristjan Asllani flet para ndeshjes: Duhet të karikojmë prapë bateritë, me Serbinë mungoi goli

    Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë mbërritën dje në Riga dhe sot do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara takimit të së martës.
    Sakaq, këtë pasdite, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ku do të luhet kjo ndeshje dhe iu përgjigjën interesit të gazetarëve.
    Kristjan Asllani e cilësoi shumë të rëndësishme ndeshjen e së nesërmes ndaj Letonisë dhe theksoi se synimi janë tre pikët për objektiv Botëror.
    Përgatitjet për ndeshjen me Letoninë? – Duhet rikarikuar bateritë, sepse vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti i lojës. Kemi luajtur shumë mirë, na ka munguar vetëm goli. Tani e dimë që kemi një ndeshje të vështirë, por na duhen tre pikët për objektivat dhe ëndrrën tonë.
    Si je përgatitur për ndeshjen e nesërme? – Që kur ka ardhur trajneri, mendoj se i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Duhet të mendojmë për skuadrën, nesër kemi një ndeshje të vështirë. Kanë një trajner italian, i njoh italianët si punojnë. Do jetë një ndeshje taktike, sepse punojnë me anën taktike. Një ndeshje ku ata do të mbrohen shumë mirë. Nuk mendoj për Kristjan Asllanin, por për skuadrën. Kemi ardhur këtu vetëm për të fituar këtë ndeshje.
    Dmitrijs Zelenkovs i Empolit, çfarë kujtimi keni me të? – Dmitrijs Zelenkovs e mbaj mend shumë mirë, sepse kemi kaluar dy vite bashkë te Empoli. Është futbollist shumë i mirë teknikisht dhe nesër do të shihemi pas 3-4 viteve. Jam i lumtur që do ta shoh prapë. Besoj do të ndërrojmë bluzat, do t’ia kërkoj unë. Shpresoj që të fitojmë.

  • “Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Asllani për sfidën ndaj Letonisë: Mos ta nënvlerësojmë, kemi ndeshje të vështirë

    “Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Asllani për sfidën ndaj Letonisë: Mos ta nënvlerësojmë, kemi ndeshje të vështirë

    Me objektivin e vetëm fitoren, Shqipëria luan të martën në mbrëmje ndaj Letonisë, sfidën e radhës kualifikuese të Botërorit. Para ndeshjes, në konferencë, përkrah Sylvinhos u shfaq edhe mesfushori Kristjan Asllani.
    “Duhet të karikohen bateritë. Vijmë nga një ndeshje ku kemi bërë mirë dhe mungoi vetëm fitorja. Vijmë në një ndeshje shumë të rëndësishme, që vlen për ecurinë në grup.
    Nga koha kur ka ardhur Silvinjo, thuajse i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Megjithatë duhet të mendojmë për skuadrën. Kemi një ndeshje shumë të vështirë. Kanë një trajner italian dhe unë e di si punojnë ata. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën.
    Kemi një ndeshje të vështirë, kanë trajner italian, i njoh shumë mirë italianët si punojnë, do të jetë një ndeshje taktike se punojnë shumë në këtë aspekt. Mbrojnë shumë. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën dhe kemi ardhur këtu për të fituar këtë ndeshje”, tha ai.

  • ‘Shqipëria në Letoni për fitore’/ Silvinjo dhe Asllani kërkojnë 3 pikët për ëndrrën e Botërorit

    ‘Shqipëria në Letoni për fitore’/ Silvinjo dhe Asllani kërkojnë 3 pikët për ëndrrën e Botërorit

    Kombëtarja shqiptare ndodhet në Letoni, ku nesër do të luajë takimin e katërt të Grupit K në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026. Pas barazimit zhgënjyes me Serbinë në Tiranë dhe penalltisë së humbur, kuqezinjtë kanë vetëm një objektiv në këtë sfidë: fitoren.
    Në prag të ndeshjes, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në një konferencë për shtyp, ku theksuan rëndësinë e këtij takimi për vazhdimësinë në grup dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën play-off.
    Asllani tha se ekipi është i motivuar maksimalisht dhe se Letonia është një kundërshtar i vështirë, me një trajner italian që e organizon mirë taktikisht skuadrën.
    “Duhet të karikojmë bateritë. Na duhen 3 pikë për ëndrrën tonë. Nuk mendoj për veten, por për ekipin dhe si mund ta fitojmë këtë ndeshje,” tha Asllani.
    Nga ana tjetër, Silvinjo pranoi se ndeshja e dytë brenda pak ditëve është gjithmonë e vështirë dhe konfirmoi se do të vlerësojë gjendjen fizike të lojtarëve për të vendosur formacionin. Ai mori përgjegjësinë për penalltinë e humbur nga Rey Manaj kundër Serbisë, duke theksuar se ishte ai që caktoi ekzekutuesin.
    “Përgjegjësia për penalltinë është e imja. Kam ndjekur goditjet e lojtarëve në stërvitje dhe vendimi ishte imi. Manaj ka eksperiencë dhe personalitet. Ndeshja me Letoninë është e rëndësishme, por nuk mund ta quajmë deçizive. Duam të mbledhim sa më shumë pikë të jetë e mundur,” tha Silvinjo.
    Tekniku brazilian la të hapur mundësinë për ndryshime taktike dhe theksoi se ka alternativa të shumta për çdo repart. Ai shtoi se shumica e lojtarëve janë në formë të mirë pas sezonit të gjatë me klubet e tyre.
    Në renditjen e Grupit K, Anglia kryeson me 9 pikë në 3 ndeshje, Shqipëria është e dyta me 4 pikë, Letonia e treta me 3 pikë, Serbia me 1 pikë dhe Andorra pa pikë.

  • Asllani: Do doja ta shënoja unë penalltinë

    Asllani: Do doja ta shënoja unë penalltinë

    Mesfushori Kristjan Asllani u shpreh se Kombëtares i mungojnë golat pasi kualitetin e ka. Ndër të tjera foli edhe për penalltinë e humbur të Manaj.
    “Na mungoi gola, treguam kualitet sonte, luajtëm shumë mirë, sidomos me tifozët tonë, jemi të lumtur, por na mungoi goli, e donim të gjithë fitoren, por tani mendojmë për ndeshjen tjetër.
    Ne e prisnim të gjithë këtë ndeshjen, kjo skuadër ka shumë kualitet, na mungojnë vetëm golat, shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të vijnë golat.
    Besoj se Manaj ska nevojë për suport, ka eksperiencë ka luajtur me Kombëtaren dhe skuadrën e tij, penalltia mund të ndodh që të humbet, vëmendja dhe koka është te ndeshja tjetër.
    Nuk e kam ndjesinë për ta gjuajtur unë penalltinë, por do doja ta shënoja unë. Sot e kishte Manaj, nuk shkoi goli por nuk ka problem”, tha Asllani për “Super Sport”.

  • Gabimi i madh i Silvinjos! I la penalltinë Manajt ndaj Serbisë, Asllani gjuan penallti te Interi (VIDEO)

    Gabimi i madh i Silvinjos! I la penalltinë Manajt ndaj Serbisë, Asllani gjuan penallti te Interi (VIDEO)

    Shqipëria ka barazuar në shifrat 0-0 ndaj Serbisë. Një ndeshje që u zhvillua në mënyrë fantastike nga kuqezinjtë, por në fund humbasin 2 pikë, ajo që e ka fituar pikën ishte Serbia. Raste të pastra të shpërdoruara nga ana e Shqipërisë bëjnë që kjo ndeshje të jap dhimbje koke për tifozët shqiptarë, të cilët u derdhën të shumtë në Tiranë, por nuk mundën dot që të festonin në fund. 
    Pengu më i madh ishte padyshim ajo humbje penalltie nga ana e Rei Manajt. Goditja e sulmuesit shqiptar ishte shumë e dobët, ndërsa përjetimi i vakët i tij pas asaj humbje penalltie, ishte po aq shqetësuese. Një ndeshje fizike tërësisht e dobët e Manajt që rrëzohej pas cdo kontakti me kundërshtarët në tokë, pa fituar kurrë faull. Por ajo që të bën habi është gabimi i madh i Silvinjos. Manaj kishte humbur tre seanca stërvitore dhe në fund trajneri i besoi penalltinë këtij lojtari, në një kohë që Kristjan Asllani është kthyer në lojtarin kryesor që ekzekuton penalltitë te Interi. Diferenca nga Shqipëria te Interi është e madhe, por këtë herë nuk ishte Asllani që do të ezkekutonte penalltinë. /Sport Ekspres/ ?