Tag: asllani

  • Berisha dy asiste, Leçe gjunjëzon Torinon e Asllanit

    Berisha dy asiste, Leçe gjunjëzon Torinon e Asllanit

    Leçe shkëlqen në duelin me Torinon për javën e 13-të të Serie A. Në duelin shqiptar teksa nga Leçe ishin në fushë Medon Berisha (u zëvëndësua në të 83′) dhe Ylber Ramadani si dhe Kristjan Asllani për ekipin ‘Granata’ të fituar dolën puljezët teksa mesfushori kuqezi Berisha asistoi te dy golat në takimin që u mbyll 2-1.

    Ai u vlersua me notën e lartë 8.2 ndërsa në anën tjetër Asllani humbi një penallti në fund duke sfumuar mundësinë e një pikë në këtë transfertë të radhës. Në këtë takim mbrojtësi i ‘Toro’-s Ardian Ismajli mungoi për shkak dëmtimi.

    Pas kësaj ndeshje Leçe ngjitet në kuotën e 13 pikëve (vëndi i 14) ndësa Torino mbetet te kufiri i 14 pikëve për pozicionin e 12-të./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Asllani “fikson” gjigandët gjermanë, shfaqin sërish interes për sulmuesin dardan

    Asllani “fikson” gjigandët gjermanë, shfaqin sërish interes për sulmuesin dardan

    Fisnik Asllani shkëlqeu me Kosovën gjatë kualifikueseve, duke zgjuar interesin e disa skuadrave të mëdha, përfshirë Bayern dhe Barcelonën.
    Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi, teksa Bild raporton se Borussia Dortmund po ndjek situatën e sulmuesit të Hoffenheimit, i cili mund të largohet nga klubi në verë.

    Klubi verdhezi e kërkon Asllanin edhe në verë pas një periudhe të suksesshme huazimi te Elversberg sezonin e kaluar, por ai zgjodhi Hoffenheim.
    Këtë sezon, 23-vjeçari numëron 6 gola dhe 3 asiste në 16 paraqitje, me ekipin që aktualisht renditet i shtati në Bundesligë.

  • Penalltia solli mosmarrëveshje mes Asllanit dhe shokut të skuadrës, Vlashiçi: Donte të godiste Asllani, por jam unë gjuajtësi i parë

    Penalltia solli mosmarrëveshje mes Asllanit dhe shokut të skuadrës, Vlashiçi: Donte të godiste Asllani, por jam unë gjuajtësi i parë

    Torino u mposht me rezultatin e thellë 5-1 nga Komoja. Goli i vetëm për torinezët u shënua nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë. Kristjan Asllani shkoi për të goditur 11 metërshin, por më pas ishte Vlashiçi ai që i mori topin dhe shënoi gol në portën kundërshtare. Një keqkuptim mes mesfushorit shqiptar dhe lojtarit kroat, që është sqaruar pas ndeshjes nga ky i fundit. Vlashiçi ka bërë të qartë se është përcaktuar ai si gjuajtësi i parë i penalltive dhe pas tij vjen Kristjan Asllani.
    “Unë jam gjuajtësi i parë i penalltive. Është e shkruajtur në dhomën e zhveshjes. Unë marr përsipër të parën, lojtari tjetër merr të dytën. Por ai (Asllani) donte ta gjuante. Unë kam shënuar gjithmonë në penalltitë e tjera, kështu që e mora topin. Nuk ka problem, janë gjëra që ndodhin në fushë”, ka deklaruar Nikola Vlashiçi./Sport Ekspres/

  • Asllani titullar, por nuk e shpëton dot Torinon nga turpërimi. Como e Fabregas të kënaq sytë (video)

    Asllani titullar, por nuk e shpëton dot Torinon nga turpërimi. Como e Fabregas të kënaq sytë (video)

    24 Nëntor 2025

    20:28

    Telesport

    Kristjan Asllani është rikthyer titullar te Torino, por ekipi i tij u turpërua në shtëpi 1-5 nga Como, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
    Holandezi Jayden Addai zhbllokoi rezultatin në minutën e 36-të dhe kaloi Como-n në avantazh pas asistit të mrekullueshëm të Jesus Rodriguez.
    Nikola Vlasic barazon shifrat në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Jesus Rodriguez. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
    Spektakli i vërtetë ndodhi në pjesën e dytë, ku Como e drejtuar nga Cesc Fabregas shënoi 4 gola. Në minutën e 52-të përsëritet sërish kombinimi Jesus Rodriguez-Addai, holandezi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Jacob Ramon shënon me kokë golin e tretë për Como-n në minutën e 72-të. Në minutën e 76-të ishte radha e Nico Paz për të gjetur rrjetën, u desh edhe ndërhyrja dhe konfirmimi i VAR për të quajtur të rregullt golin. Martin Baturina vulosi fitoren 1-5 në minutën e 85-të. Pas kësaj fitoreje, Como mban vendin e 6-të me 21 pikë, Torino në vendin e 12-të.
    SHIKOGOLIN

  • “Le ta shohim Asllanin në aksion”, presidenti i Torinos: Duhe të konfirmojë veten në mënyrë që ta blejmë

    “Le ta shohim Asllanin në aksion”, presidenti i Torinos: Duhe të konfirmojë veten në mënyrë që ta blejmë

    Presidenti i Torinos ka folur për “RCC Sport Industry Talk”, ku është pyetur edhe për Kristjan Asllanin. Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Urbano Kairo ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit shqiptar. Megjithatë, ai thekson se në mënyrë që klubi i tij do të vendosë të aktivizojë të drejtën e blerjes, Asllani duhet të dëshmojë veten në fushë deri në fund të sezonit.
    “Ai ka arritur ‘play off’-in me Shqipërinë e tij, njësoj si ne italianët. Pati një pjesë të dytë të mirë në derbi. Na pëlqen Asllani, e morëm në huazim dhe ai po luan mirë. E ka në dorë trajneri që ta vendosë në fushë. Blerja? Kemi bërë më pak se 1/3-n e sezonit, le ta shohim në aksion. Asllani po luan mirë dhe duhet të konfirmojë performancën e tij nëse do të joshemi për të blerë”, ka deklaruar Urbano Kairo./Sport Ekspres/

  • “Asllani është një lojtar i shkëlqyer”, Fabregasi: Kosova shpreson të bëjë historinë dhe të na befasojë

    “Asllani është një lojtar i shkëlqyer”, Fabregasi: Kosova shpreson të bëjë historinë dhe të na befasojë

    Torinoja do të përballet me Komon në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Serisë A. Trajneri i Komos ka folur për mediat përpara këtij takimi, duke u ndalur te cilësia e Asllanit dhe te arritja historike e Kosovës. Fabregasi e ka cilësuar Kristjan Asllanin si një lojtar të shkëlqyer, ndërsa më tej ka komentuar edhe mbërritjen në ‘play off’-in e Kupës së Botës të Vojvodës me fanellën e Kosovës.
    “Torinoja është një skuadër që luan me një 5-3-2, ka mbrojtësa me përvojë. Asllani ka shënuar dhe vjen nga Interi. Është një lojtar i shkëlqyer. Skuadra është e mirë-organizuar. Vojvoda do të luajë në ‘play off’ me Kosovën? Ekziston presioni. Kjo është gjëja më e mirë, tregon se po lufton për diçka. Sa për Vojvodën, ishim në restorant, pamë shortin dhe ai ishte shumë i qetë. Për Kosovën është një dhuratë. Ata shpresojnë që të bëjnë historinë dhe të na befasojnë”, ka deklaruar ndër të tjera Françesk Fabregasi./Sport Ekspres/

  • Trajneri i Hofenheimit: Treshja e Kosovës po bën befasi edhe në Bundesligë

    Trajneri i Hofenheimit: Treshja e Kosovës po bën befasi edhe në Bundesligë

    Adriatik BALLA
    Kosova ka një kontigjent lojtarësh cilësorë, sidomos elementët që luajnë në Bundesligën gjermane. Si asnjë klub tjetër, Hofenheimi i ka tre lojtarë në përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Madje të tre janë startues dhe tashmë prej më të rëndësishmëve në ekipin e drejtuar nga përzgjedhësi Franko Foda. Bëhet fjalë për mbrojtësin e qendrës, Albian Hajdari, për mesfushorin Leon Avdullahu, dhe për sulmuesin e qendrës, Fisnik Asllani. Por çka thonë në klubin gjerman për faktin se i kanë tre lojtarë te Kosova, që ka arritur sukses historik me sigurimin e “play-off”-it për kualifikimin në Botërorin 2026? Trajneri i Hofenheimit, Kristian Ilzer, ka dhënë disa përgjigje. “Për ne si klub është nder i madh. Kjo tregon se po zhvillojmë lojtarë që janë mjaftueshëm të mirë për të përfaqësuar vendet e tyre.
    Për vetë lojtarët është sigurisht shumë e veçantë të përfaqësojnë dhe të arrijnë sukses me ekipet e tyre kombëtare. Është një nder për ta dhe shenjë për ne se po punojmë në mënyrën e duhur”, ka thënë Ilzer. 23-vjeçari Asllani te Hofenheimi u transferua që në vitin 2020. Ndërkohë kishte periudha huazimi te Austria Vjena dhe tek Elversbergu në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Te Hofenheimi u kthye në verën e këtij viti, tani si lojtar shumë i rëndësishëm.
    Avdullahu u transferua te Hofenheimi më 12 qershor të këtij viti nga Bazeli zviceran. Rrugën e tij e bëri Hajdari më 25 gusht. Por Hajdari u transferua në klubin e Bundesligës nga Lugano, ekipi tjetër zviceran. Edhe te Hofenheimi, njëjtë si te Kosova, Avdullahu, Asllani e Hajdari janë titullarë. “Të tre janë ambientuar shumë shpejt dhe e kanë shfrytëzuar maksimalisht mjedisin këtu për zhvillim të mëtejmë. Është e qartë se ata po integrohen gjithnjë e më shumë në ekip dhe po bëhen anëtarë integralë të skuadrës sonë. Të tre tani luajnë për ekipin përfaqësues të Kosovës dhe ndihen shumë të lumtur atje”, ka shtuar tutje Ilzer.
    Profili i lojtarëve të duhur
    Trajneri austriak vlerëson se Avdullahu, Hajdari e Asllani janë profile të lojtarëve që i janë dashur ekipit dhe vetë atij. Hofenheimi bëri ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës. “Vera ishte fillim i ri për ne, me një grup të ri lojtarësh në ekip. Ne kemi kërkuar profile të caktuara. Leon Avdullahu është perfekt për pozicionin e numrit gjashtë. Albi Hajdari ka cilësitë ideale për qendërmbrojtës. Fisnik Asllani është lidhja perfekte midis mesfushës dhe sulmuesit, si një sulmues i tërhequr. Të tre plotësojnë atë që ne kërkonim”. Hofenheimi luan në Bundesligë rregullisht nga edicioni 2008/09. Edicionin e kaluar e përfundoi në vendin e 15-të. Këtë edicion, pas xhiros së dhjetë, është në vendin e gjashtë me 19 pikë. “Ne shohim potencial të madh për zhvillim te të tre lojtarët. Prej kësaj përfiton edhe Hofenheimi, siç e kemi parë në paraqitjet e tyre së fundi. U urojmë atyre çdo sukses me ekipin e Kosovës dhe shpresojmë që të arrijnë qëllimin e madh për kualifikim në ngjarje të madhe”, ka thënë 48-vjeçari Ilzer. Për të tre Hofenheimi pritet të jetë “stacion” drejt klubeve më të mëdha evropiane.
     

  • Asllani në modë, gjigandi gjerman nis tratativat – Balkanweb.com – News24

    Asllani në modë, gjigandi gjerman nis tratativat – Balkanweb.com – News24

    Fisnik Asllani po bën mjaft mirë së fundmi me Kosovën, çka ka zgjuar interesin e shumë skuadrave. Sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, Bayern ka nisur bisedimet për lojtarin dardan të Hoffenheim.
    “Bayerni është i interesuar për Fisnik Asllanin, me bisedimet që kanë nisur. Nga klubi janë shumë të impresionuar me zhvillimin e tij kohëve të fundit”, thuhet në raportimin e gazetarit. Sulmuesi 23-vjeçar ka realizuar 5 gola në 10 ndeshje në këtë sezon me Hoffenheim.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Momenti kur Kristjan Asllani e shihte i tronditur, mesfushori e vuajti dëmtimin e Armando Brojës

    Momenti kur Kristjan Asllani e shihte i tronditur, mesfushori e vuajti dëmtimin e Armando Brojës

    Cfarë fati i keq! Armando Broja pësoi një tjetër lëndim, një tjetër sprovë e madhe për sulmuesin shqiptar që pasi nuk ishte rikthyer ende mirë nga dëmtimet e kaluara, me një vendosje të keqe të këmbës në tokë e gjeti veten mes dhimbjeve të mëdha në fushën e blertë.
    Mes lotësh dhe me fytyrën e mbuluar me bluze, Broja nisi të qante. Një pamje shumë prekëse, po aq prekëse sa pamja kur Kristjan Asllani u ul pranë Armando Brojës dhe nisi ta shihte me keqardhje dhe pafuqi të plot për të ndryshuar situatën. Por ishte një përjetim real i mesfushorit të Torinos për të hedhur poshtë njëherë e mirë të gjitha “historitë e kafeneve” se diçka është krisur në marrëdhënien mes lojtarëve. Arbër Hoxha dhe Kristjan Asllani u ulën dhe mes heshtjes, kërkuan të jepnin sadopak forcë për Brojën, edhe në atë moment kur fjala e tyre nuk do të dëgjohej. /Sport Ekspres/?

  • “E meritojnë të gjithë shqiptarët”/ Mesfushori Asllani, tregon dëshirën e madhe: Ishalla kualifikohemi në Botëror

    “E meritojnë të gjithë shqiptarët”/ Mesfushori Asllani, tregon dëshirën e madhe: Ishalla kualifikohemi në Botëror

    Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani luajti gjatë gjithë ndeshjes kundër Anglisë. Ai shprehu keqardhjen për golin e parë të pësuar, por tha se do të punojnë fort për ndeshjet e marsit.
    “Jemi shum të lumtur për këto 70 minuta që kemi bërë këtu pasi kjo është një skuadër shumë e fortë, pastaj gjynah se morëm një gol me goditje këndi, por s’ka problem. E rëndësishme është që të vazhdojmë kështu, të punojmë të gjithë së bashku dhe të presim të shohim kë kundërshtar do të kemi në mars.
    Kur të vijmë këtu në mars ta studiojmë mirë, të bëjmë video, ta analizojmë dhe ishalla kalojmë në Botëror, sepse e meritojmë ne si skuadër dhe të gjithë shqiptarët”, deklaroi Asllani për mikrofonat e FSHF-së.