Tag: asllani

  • Ylber Ramadani drejt Arabisë, Al Ain interesohet për mesfushorin kuqezi

    Ylber Ramadani drejt Arabisë, Al Ain interesohet për mesfushorin kuqezi

    Adriatik BALLA
    Për kuqezinjtë ditët e fundit të qershorit janë vendimtare , sidomos për lojtarët që janë në pritje të mësojnë emrin e skuadrës për sezonin e ri. Nuk janë pak, por shumica e titullarëve të përfaqësueses që janë në treg, përfshi dhe kapitenin Berat Gjimshiti që kërkohet nga klubet saudite. Ndërkohë, mesfushorët Ylber Ramadani e Kristjan Asllani marrin lajme të mira. Kështu, mesfushori i Leçes, Ylber Ramadani, mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Interesim për mesfushorin e Shqipërisë ka shprehur Al Ain, shkruan mediumi i afërt me klubin italian “Paineta Leçe” të mërkurën. “Klubi saudit i ka kërkuar informacion menaxherit të lojtarit dhe negociatat mund të fillojnë në ditët në vijim për ta transferuar atë nga Leçe”, shkruan sajti italian.
    Sipas mediumit italian, Ramadani pritet ta refuzojë ofertën prej 1 milion e 200 mijë euro. “Pse Ramadani nuk është i bindur nga oferta e Al Ain. Futbollisti e di mirë se pranimi i ofertës së një klubi që i përket ligës arabe do të ishte si t’i thoshte lamtumirë ekipit kombëtar. Një rreth që Ramadani ndjen se ende dëshiron t’i përkasë, edhe për shkak të faktit se vitet e fundit Shqipëria ka përjetuar një rritje mjaft të konsiderueshme teknike dhe taktike, edhe falë tij. Evropa është ëndrra e çdo futbollisti, të luash në njërën nga këto liga kryesore është një pikë mbërritjeje dhe jo një kalim. Prandaj, edhe humbja e Serie A nuk është një pikë në favor të këtij negocimi. Prandaj, Al Ain do të duhet të jetë edhe më ‘bindës’ sesa një milion e 200 mijë euro që pak a shumë kanë vendosur t’i ofrojnë si pagë”, shkruan sajti italian i afërt me Leçen. Ramadani 29-vjeçar me Leçen ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
    Asllani po fiton vendin e Çalhanoglu te Interi
    A mund të bëjë Inter pa Hakan Çalhanoglu? Kjo është pyetja më e rëndësishme që shtrohet sot në Milano. Nëse po, cili mund të jetë pasuesi i tij, duhet të shohin brenda shtëpisë për të gjetur një zgjidhje apo duhet të shohin në treg për opsione të rinj. Të gjitha këto pyetje të dërgojnë fillimisht te Kristjan Asllani. A mundet mesfushori kuqezi të marrë vendin e Çalhanoglu? Kjo pikëpyetje pritet të marrë një konfirmim të fortë mes ditës së sotme dhe të enjtes, në ndeshjen kundër River Plate. Sipas mediave italiane, ky pritet të jetë një test i fortë për Asllanin, pasi trajneri Kivu pritet t’i besojë sërish një fanellë titullari.
    Sipas të gjithë gjasave, Inter po punon, po bën planet pa Çalhangolunë në skuadër, herët apo vonë, turku do të largohet pasi dukshëm dashuria mes palëve ka përfunduar pas një sezoni shumë zhgënjyes. Jo vetëm Asllani, Inter investoi këtë verë duke afruar në skuadër edhe Sushiç, dy lojtarë që mund të plotësojnë boshllëkun e lënë nga lojtari turk. Kujtojmë që deri tani, në dy ndeshjet e zhvilluara në Botërorin e Klubeve, Asllani e ka nisur titullar me zikaltrit. Ai është bërë protagonist në ndeshjen e parë, teksa nisi një aksion me skemë, nga ku Interi shënoi gol. Kohët e fundit në skenë për mesfushorin kanë dalë ekipe si Fiorentina apo dhe jashtë Italisë, megjithatë gjithçka do vendoset pas Botërorit të Klubeve.
     

  • Atalanta shfaq interesim për Asllanin, Broja mbetet “në ajër” te Çelsi

    Atalanta shfaq interesim për Asllanin, Broja mbetet “në ajër” te Çelsi

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po shohin mundësinë e lëvizjes në merkato, duke tentuar të bëhen pjesë e ndonjë skuadër me emër në top-ligat europiane, ndërkohë që disa sinjale për Asllanin, Ismajlin, Gjimshitin, Brojën, Manajn dhe Dakun janë dhënë. Situata duket pozitive pasi ka interesime, por deri tani nuk ka një lëvizje konkrete të bujshme për asnjërin prej tyre. Një pjesë janë me “valixhe” në duar, sikurse është Broja, që Çelsi e ka të garantuar se do ta shesë ose huazojë, por prapë mungon emri i skuadrave ku do të transferohen. Sidoqoftë, diskutimet vazhdojnë dhe menaxherët po shohin mundësitë financiare që janë parqitur në treg.
    Asllani pret sinjalin e largimit
    Kristjan Asllani raportohet drejt largimit të sigurt nga Interi. Akoma nuk dihet nëse do të jetë në formë huazimi, apo transferimi të përhershëm diku tjetër. Atalanta është shfaqur së fundmi pas mesfushori të Kombëtares shqiptare. Skenari është i qartë tek Atalanta dhe bëhet fjalë për Ederson. Ky i fundit tregohet si dëshirë për skuadrën e Kristian Kivu. Për të arritur transferimin, që është i vështirë pasi Atalanta kërkon 60 milionë euro, në lojë futet Asllani. “Corriero di Bergamo” e raporton mesfushorin shqiptar me vlerë 14 milionë euro dhe si profil të nevojshëm për skuadrën e Ivan Juriç. Mbetet për t’u parë si do të reagojnë palët. Kujtojmë se më parë Asllani ka qenë dëshirë e Gasperinit, por pa arritur në diçka konkrete.
    Broja vijon të jetë te Çelsi, por me “valixhe” në duar
    E ardhmja e Armando Brojës do të jetë larg Çelsit. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk ka vend në skuadrën e Enzo Mareskës, ndërsa klubi kërkon të përfitojë të ardhura. Janë gjashtë lojtarë, nga të cilët pritet transferimi diku tjetër. Bëhet fjalë për Sterling, Çiluell, Dizasi, Veiga, Çukuemeka dhe Broja. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë pafat për shkak të dëmtimeve. Interesimet për të nuk ka munguar, madje nga disa klube me zë në Europë. Dhe pse gjithçka duket drejt fundit, sërish nuk përjashtohet mundësia e një tjetër huazimi. Për herë të fundit ishte pjesë e Evertonit.
    Xhemaili kalon tek klubi i madh holandez PSV Eindhoven
    Futbollistet shqiptare po marrin prioritet në shumë klube europiane, duke dëshmuar se edhe futbolli i femrave do të ketë progres. Kështu, Riola Xhemaili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me skuadrën holandeze, PSV Eindhoven. Futbollistja e Zvicrës luajti si huazim tek Eindhoveni sezonin e kaluar. Ajo ishte huazuar nga Ëolfsburgu i Gjermanisë. Por ekipi gjerman vendosi ta shesë kartonin e Xhemailit. 22-vjeçarja ishte një nga lojtaret më të mirë. Luajti të gjitha ndeshjet e edicionit të kaluar nga minuta e parë. Shënoi 14 gola dhe asistoi gjashtë herë në 26 ndeshje për PSV-në. “PSV-ja u bë shpejtë si shtëpi për mua. Kjo për shkak të njerëzve brenda klubit, ambienteve, por edhe për shkak të qytetit dhe vendit. Pas disa muajsh e kuptova se dua të luaj përsëri këtu vitin tjetër. Kështu që nuk do të jetë surprizë për shoqet e mia të ekipit që tani do të qëndroj përgjithmonë. Jam jashtëzakonisht e lumtur që gjithçka”, ka thënë Xhemaili për faqen e klubit holandez.

  • Telefonata e fundit e Chivu për Kristjan Asllanin para largimit, mesfushori shqiptar i luan të gjitha shanset e tij kundër River Plate 

    Telefonata e fundit e Chivu për Kristjan Asllanin para largimit, mesfushori shqiptar i luan të gjitha shanset e tij kundër River Plate 

    Telefonata e fundit për Kristjan Asllanin! Këtë herë është e fundit, e vërteta, teksa mesfushori shqiptar luan gjithcka në 90 minuta kundër River Plate. Një kundërshtar shumë më i vështirë sesa në dy takimet e para të Interit dhe ku Asllani pritet që të luajë nga minuta e parë. 
    Në takimin e parë, Asllani dhuroi falë asistit të tij golin e barazimit, por që nuk mjaftoi pasi barazimi i Interit ndaj një ekipi si Monterrey është zhgënjyes. Në ndeshjen e dytë, Asllani luajti mirë sipas faqeve të statistikave që merren me saktësinë e pasimeve, por fakti që e la Interin në humbje ndaj Uraëa deri sa doli nga fusha, nuk ishte aspak e mirë për shqiptarin. 
    Ndërkohë kundër River Plate, pritet që të jetë telefonata e tij e fundit, në një ndeshje shumë të rëndësishme edhe për vetë Interin në Botërorin e klubeve. Nëse Asllani zhgënjen këtë herë, largimi i tij do të ishte cështje e mbyllur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 
     

  • Formacionet zyrtare te Inter-Urava, Asllani nis nga minuta e parë

    Është radha e Interit, për sfidën e dytë në Grupin E të Kupës së Botës për Klube FIFA. Zikaltërit do të dalin në fushë në orën 21:00 për t’u përballur me Urava Red Diamonds, më pas në natën italiane liderët e grupit, River Plate, do të përballen me Monterrey për të kompletuar javën e dytë të ndeshjes.

    Kristian Çivu trajneri i ri të Interit ​​e nis me 3-4-2-1, ku ajo që merr rëndësi për shqiptarët lidhet me aktivizimin që nga minuta e parë e mesfushorit elbasanas Kristjan Asllani

    Formacionet zyrtare të Inter-Urava Red DiamondsInter (3-4-2-1): Zomer; Darmian, De Vraj, Karlos Augusto; Luis Henrike, Barela, Asllani, Dimarko; Zalevski, S. Espozito; Lautaro. Trajner: Kristian Çivu.

    Urava R.D. (4-2-3-1): Nishikava; Ishihara, Danilo Boza, Hoibraaten, Naganuma; Gustafson, Yasui; Kaneko, Mateus Savio, Vatanabe; Matsuo.Trajner: Skorza

    Vazhdo leximin

  • Kristjan Asllani bëhet shqiptari i parë që luan në një Botëror Klubesh, Daku zhgënjehet

    Kristjan Asllani bëhet shqiptari i parë që luan në një Botëror Klubesh, Daku zhgënjehet

    Adriatik BALLA
    Tekniku i Interit, Kristian Çivu e ka nisur me një barazim aventurën e tij te Interi, pasi barazoi 1-1 me Monterrey në ndeshjen e vlefshme për Grupin E në Kupën e Botës për Klube. Sfida e luajtur në Pasadena nuk nisi si duhet për nënkampionët e Europës, të cilët e pësuan nga Serxhio Ramos në minutën e 25’ të takimit. Gjithsesi ishte Lautaro që riktheu baraspeshën në minutën e 42’, me sfidën që më pas nuk prodhoi më gola. Një moment historik ishte dhe për Kristjan Asllanin, i cili e nisi si titullar këtë ndeshje, duke u bërë lojtari i parë i Kombëtares shqiptare që luan në një Kupë Bote për Klube. Interi dhe Monterrey numërojnë nga një pikë, teksa ndjekin River Plate që kryeson grupin pas fitores në ndeshjen e parë kundër Urava Reds. “Patëm disa momente pozitive, por për fat të keq pranuam gol nga ndërprerja.
    Duhet të përmirësohemi, por kishte gjëra pozitive. Ne donim që ta nisnim garën me pikët e plota, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Asllani. Shqiptari ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 68-të në ndeshjen ndaj skuadrës meksikane. 23-vjeçari kishte ndeshje edhe nën drejtimin e trajnerit Inzagi. Në sezonin që përfundoi luajti në 36 ndeshje, ndërsa kontribuoi me tri gola e dy asistime. “Nuk ka shumë dallim mes Çivus dhe Inzagit. Kemi luajtur me të njëjtin sistem në vitet e fundit.
    Çivu na ka kërkuar më shumë presion dhe këtë e aplikuam mirë. Duhet të përmirësohemi në ndërprerje. Ne mund të luajmë edhe me formacionin 3-4-2-1, siç kemi bërë në disa ndeshje në sezonin e kaluar. Duhet të adaptohemi në kërkesat e trajnerit, të përmirësohemi dhe të vazhdojmë të luajmë”, deklaroi Asllani. Ndeshjen e radhës në Botërorin e klubeve, Interi e luan më 21 qershor ndaj Uraëa Reds. Në Grupin E është edhe River Plate, që ka tri pikë nga ndeshja e parë. Uraëa është e fundit pa pikë.
    Daku nuk arrin marrëveshje me Zenitin në sekondën e fundit
    Gazetat në Rusi tashmë shkruajnë se transferimi i Mirlind Dakut tek Zeniti mund të dështojë. Përse kështu, ndërsa sulmuesi kuqezi u fotografua pikërisht në aeroportin e Shën Peterburgut në shoqërinë e futbollistit tjetër shqiptar nga Kosova, Bernard Berisha? E përditshmja kryesore sportive në Moskë, “Sport Ekspres”, shkruan se Zeniti nuk pranoi t’i jepte yllit të Shqipërisë më shumë se 2.2 milionë euro rrogë në sezon, ndonëse raportet ishin për akord për 3.5 milionë euro në vit. Një sqarim më të hollësishëm e jep media “Biznes Onlajn” nga qyteti i Kazanit, të cilit i përket ekipi i Rubinit ku Daku ka luajtur për dy sezone.
    Sipas saj, sulmuesi kërkoi 3 milionë euro në vit, ndërsa Zeniti paska qenë gati për t’i dhënë deri në 2.2 milionë. Sipas këtij burimi, drejtuesit e klubit të Shën Peterburgut nuk donin të prishnin strukturën e rrogave në ekip, duke pasur frikë se nëse do t’i jepnin Dakut 3 milionë euro në sezon, atëherë edhe lojtarët e tjerë do të kërkonin rritje page. Duhet pritur për të parë nëse do të ketë marrëveshje mes palëve, për një nivel financiar me kompromis, apo ndoshta ylli kuqezi shpreson ende të luajë në një nga ligat kryesore të Europës.
     

  • Chivu e duartroket! Kristjan Asllani në stilin Iniesta pa Inzaghin, shihni çfarë shpiku te goli i Interit (VIDEO)

    Chivu e duartroket! Kristjan Asllani në stilin Iniesta pa Inzaghin, shihni çfarë shpiku te goli i Interit (VIDEO)

    Kristjan Asllani në një super formë! Në mesnatën e djeshme me orën e Europës, rreth orës 3 të mëngjesit, Interi ka luajtur ndeshjen e parë për Botërorin e klubeve kundër Monterrey. Një ndeshje e cila përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa nga minuta e parë e takimit u hodh në fushë Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar luajti për 70 minuta dhe më pas vendin e tij e mori afrimi i ri në mesfushë, Susic, i cili me nervozitetin e ndeshjes së parë, nuk pati një performancë të mirë. 
    Ndërkohë Kristjan Asllani, veçanërisht në pjesën e parë, zhvilloi ndeshjen më të mirë me fanellën e Interit. Largimi i Inzaghit duket se i ka bërë mirë futbollistit shqiptar, i cili e vuante shumë presionin e këtij trajnerit dhe shprehjet e tij nga pankina, duke shfaqur të gjithë nervozitetin që rëndonte jo pak këmbët e Asllanit. Madje disa thonin se sa herë që Asllani pasonte në kohën e Inzaghit, kthente kokën nga trajneri për të parë shprehitë e tij të fytyrës. ?Në golin e parë dhe të fundit për Interin kundër Monterey, në barazimin 1-1, gjithcka erdhi nga këmbët e Kristjan Asllanit. Një goditje dënimi e ekzekutuar në gjenialitet, aq sa shumë e krahasuan me pasimet që vinin nga Iniesta në kohën e tij. Pasimi perfekt shkoi në këmbët e Augustos, që më pas gjeti Martinez me portën e boshatisur, për ta shtyrë topin më pas drejt rrjetës dhe portës së boshatisur. Komplimentet erdhën menjëherë edhe nga Barella, ndërsa duartrokitjet erdhën edhe nga Chivu nga pankina për mënyrën sesi Asllani e ekzekutoi atë goditje dënimi. 
    Pjesa e parë ishte perfekte për shqiptarin që për herë të parë luajti te Interi si me Kombëtaren. Një vetbesim i rritur, vertikalizime, një temp ndryshe i lojës së tij teksa shihej duke vrapuar shumë si në lojën me top dhe pa top, ndërsa difekti i tij i vetëm dhe mangëseia e treguar në këtë ndeshje ishin duelet fizike. Në momentin e dueleve fizike, Asllani i humbiste ato dhe më pas shtrihej për të kërkuar një faull të paqenë, për të treguar edhe njëherë tjetër problemin me mungesën e palestrës dhe fizikut jo ideal, tek e cila vuajti shumë në atë ndeshje me Milanin në Superkupë. Asllani nën drejtimin e Chivu mund të transformohet, ndryshe nga koha me Inzaghin, shanset e tij për të qenë pjesë e Interit tani janë rritur shumë.  /Sport Ekspres/

  • Chivu i jep shansin e artë në dorë, Kristjan Asllani luan titullar kundër Monterrey dhe lë në stol Calhanoglu 

    Chivu i jep shansin e artë në dorë, Kristjan Asllani luan titullar kundër Monterrey dhe lë në stol Calhanoglu 

    Për këdo që mendon se Kristjan Asllani ka zero shanse për të vazhduar te Interi, gabohet. Sigurisht që gjasat e largimit janë të mëdha, por gjithcka varet nga këmbët e mesfushorit shqiptar. Zakonisht trajnerët e rinj kur vijnë në ekipet e mëdha, fitoren e tyre të parë kanë transformimin e një lojtari që ka pasur pak minuta ose ka luajtur dobët në kohën e trajnerit paraardhës. 
    Ky është trofeu i parë moral që ata marin te tifozët, krahasuar me trajnerin e mëparshëm. E parë në këtë këndvështrim, Asllani luan shanset e tij ose më saktë, shansin e tij të fundit te Interi në Botërorin e klubeve. 
    Në orën 03:00 të mesnatës me orën e Shqipërisë, Interi do të luajë ndeshjen e parë në Botërorin e klubeve me Monterrey, ekipin e Meksikës. Mediat italiane kanë raportuar se Kristjan Asllani do të jetë titullar në këtë takim dhe do të ul në stol Calhanoglu. Shqiptari ka mundësinë për të treguar sesa vlen dhe për të dëshmuar se koha e keqe te zikaltërit ishte thjesht një ngërç që lidhej me trajnerin Inzaghi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 
     
     
     

  • Nazmi Gripshi s’ndalet me gola në Kazakistan, Asllani larg interit por jo tek Fiorentina

    Nazmi Gripshi s’ndalet me gola në Kazakistan, Asllani larg interit por jo tek Fiorentina

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares në këtë moment po shqyrtojnë ofertat që kanë ardhur në adresë të tyre dhe në këtë listë të lojtarëve që janë në treg janë emrat më të spikatur si Asllani, Ismajli, Broja e ndonjë tjetër. Duhet thënë se diskutimet mes tyre e klubeve që i kërkojnë vijojnë dhe ende nuk kemi ndonjë lëvizje të bujshme e zyrtare.
    Gripshi spikat në Kazakistan
    Futbollisti shqiptar Nazmi Gripshi vazhdon të jetë një nga emrat kryesorë të skuadrës së Astanës në Kazakistan, ku shumë shpejt me paraqitjet e tij është kthyer ndër idhujt e tifozerisë. Mesfushori i cili u transferua një vit më parë në radhët e kësaj skuadre nga Ballkani, e ka nisur edicionin aktual me shumë vrull dhe sot ka gjetur golin e tij të pestë në vetëm 13 ndeshje të luajtura nga Astana në sezonin i cili në Kazakistan zhvillohet mes marsit dhe nëntorit. Në ndeshjen ndaj Okzhtepes, ai mori një harkim nga e djathta në shtyllën e dytë dhe me një goditje fluturimthi spektakolare çoi sferën në rrjetë për të barazuar përkohësisht shifrat në 2-2 për skuadrën e  Astanës e cila që pas javëve të para të kampionatit është në kryesimin e tij.
    Asllani nuk është në projektin e Fiorentinës
    E ardhmja e Kristjan Asllanit është në ajër. Më saktësisht, pas Botërorit të Klubeve do të mësohet nëse Kristian Kivu do e ketë në planet e tij mesfushorin e Kombëtares shqiptare apo jo te Interi, ndërsa interesimi nga skuadra të tjera nuk ka munguar. Por sipas ekspertit të merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, një nga skuadrat që përflitej se ishte më afër tij, në fakt nuk e ka në listat e saj Asllanin. Në ditët e kaluara u përfol shpesh se te Fiorentina e shohin me shumë interes mesfushorin kuqezi dhe Stefano Pioli e kishte kërkuar si përforcim gjatë verës. “Një emër në ditë nuk është se largon mjekun, por krijon vetëm konfuzion. Pasi me një emër në ditë, tifozi mesatar nuk është se qartësohet, kalon në vështirësi”, ishte komenti i Alfredo Pedulla rreth çështjes. “Që dje ju thamë se Asllani, talent i shkëlqyer i cili mund të largohet nga Interi, nuk është në listën e Fiorentinës. i njëjti diskutim vlen për Ismael Benaser i cili vlerësohet si përforcimi perfekt i dëshiruar nga Pioli”, tha eksperti i merkatos italiane, duke insistuar kësisoj se Asllani nuk hyn në planet e skuadrës së qytetit të Firences, për të hedhur më shumë hije dyshime rreth të ardhmes së mesfushorit.
    Ismajli te Beshiktashi s’është gënjeshtër
    E ardhmja e Ardian Ismajlit pritet të jetë larg Italisë. Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Beshiktashi. Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi. Napoli prej kohësh monitoronte situatën e Ismajlit, por nuk ia doli të konkretizojë diçka me Empolin. Rinovimi është çështje e pamundur ndërkohë, pasi Ismajli e ka refuzuar prej kohësh. Juventusi ka qenë tjetër alternativë po ashtu. Nëse ky transferim konkretizohet, atëherë Ismajli do të bashkohet me Ernest Muçin. Sigurisht nëse ky i fundit nuk transferohet diku tjetër gjatë verës.

  • “Ka 92% saktësi mes 1315 pasimeve”! Media italiane e sheh ndryshe: Interi duhet t’i besojë Asllanit, shifrat flasin për të 

    “Ka 92% saktësi mes 1315 pasimeve”! Media italiane e sheh ndryshe: Interi duhet t’i besojë Asllanit, shifrat flasin për të 

    Kristjan Asllani po përgatitej për t’u larguar nga Interi, por ndryshimi i trajnerit mund të hap një shteg të ri për shqiptarin. Dihet që cdo trajner i ri që shkon në nivelet më të larta të futbollit dhe në ekipet elitare, gjithmonë kërkon shndërrimin e një futbollisti që më parë nuk ka marrë besim, për të pasur një fitore të parë tek tifozët. Pra për të treguar se ka bërë një punë ndryshe nga trajneri paaradhës, duke ndryshuar nivelin e lojës të disa lojtarëve të caktuar. 
    E parë në këtë prizëm, Asllani do të luftojë shumë në Botërorin e klubeve për të qenë një mes këtyre emrave, por sesa do ta arrijë, koha do ta tregojë dhe në fund Chivu do të marrë vendimin e tij. Së fundmi është “CalcioStyle” që ka shkruar një artikull për Kristjan Asllanin, por ndryshe nga të tjerët, në frymën që shqiptari duhet të qëndrojë dhe të vazhdojë të jetë pjesë e Interit. CalcioStyle shkruan se mesfushori shqiptar ka 92% saktësi pasimesh mes 1315 pasimeve të dhëna në të gjitha garat dhe se nuk hoqi dorë kurrë nga Interi, por luftoi fort për një pozicion titullari duke refuzuar huazimet në të gjitha vendet e tjera. Botërori i klubeve duket “treni i fundit”, a do të arrijë Asllani që ta kap atë? /Sport Ekspres/ 

  • Interi kërkon 14 milionë euro për kartonin e tij, klubi i Serisë A interesohet për Asllanin

    Interi kërkon 14 milionë euro për kartonin e tij, klubi i Serisë A interesohet për Asllanin

    Kristjan Asllani pritet të ndajë rrugët me Interin këtë verë. Pas largimit të Simone Inzagit nga roli i trajnerit, skuadra do t’i nënshtrohet një riformimi, për të synuar ndërtimin e një cikli të ri. Ndër lojtarët e shumtë që mund të largohen është edhe Kristjan Asllani.
    “La Gazzetta dello Sport” raporton se Fiorentina ka bërë një hap përpara për mesfushorin shqiptar. Klubi nga Firencja është interesuar pranë Interit për futbollistin e zikaltërve, por pa paraqitur ende një ofertë zyrtare. Ndërkohë në krahun tjetër Interi dëshiron që të përfitojë nga shitja e Asllanit të njëjtën vlerë që investoi për ta blerë, 14 milionë euro./Sport Ekspres/