Tag: asllani

  • La Liga “thërret” Asllanin, në Spanjë zbulojnë detaje nga oferta e Real Betis, vjen reagimi i mesfushorit kuqezi

    La Liga “thërret” Asllanin, në Spanjë zbulojnë detaje nga oferta e Real Betis, vjen reagimi i mesfushorit kuqezi

    Në shtëpinë zikaltër dyshimet janë të mëdha në lidhje me mesfushën, me regjinë e ekipit, pasi me “valixhe” në duar nuk është vetëm Calhanoglu, por dhe Asllani. Një ditë më parë, Sky Sport bëri me dije se për mesfushorin kuqezi ka një interesim konkret nga La Liga, ku ekipi i Real Betis po kryen sondazhe, ka kërkuar informacione për futbollistin shqiptar.
    AS, e përditshmja spanjolle, zbulon të tjera detaje në lidhje me këtë opsion. AS shton se ekipi spanjoll është gati të investojë deri në 10 milionë euro për Asllanin, por kjo ofertë është shumë larg asaj që pretendon Inter, me zikaltërit që vlerësojnë kartonin e tij me 18-20 milionë euro. Sigurisht, drejtuesit e klubit nga Milano nuk kanë ndërmend të lëshojnë nën kosto një lojtar për të cilin investuan afro 15 milionë euro në verën e vitin 2022 për ta transferuar nga Empoli.

    Asi
    Pavarësisht se mes ofertës dhe kërkesës ka një diferencë të madhe, në Spanjë besojnë se Inter dhe Real Betis mund të gjejnë një akord financiar, por pengesë kryesore në këtë pikë është kthyer vetë lojtari.
    Mësohet se Asllani, më saktë përfaqësuesit e tij, e kanë refuzuar në mënyrë të prerë opsionin për një transferim në La Liga, tek ekipi i Real Betis. Kujtojmë që Asllani ka një kontratë me Inter deri në 2028, por është e qartë se mesfushori nuk bën pjesë në planet e klubit, të paktën jo për momentin, pasi kanë nxjerr në shitje kartonin e tij.
    ()

  • Dy lëvizje të mëdha për kuqezinjtë/ Asllani drejt largimit, Ismajli firmos me klubin e njohur

    Dy lëvizje të mëdha për kuqezinjtë/ Asllani drejt largimit, Ismajli firmos me klubin e njohur

    Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, për shkak të hapësirave të kufizuara si titullar. Real Betis nga La Liga ka shfaqur interes konkret për mesfushorin shqiptar dhe mund të bëjë një ofertë në ditët në vijim.
    23-vjeçari kërkon më shumë minuta loje për të shfaqur potencialin e tij, ndërsa në Botërorin e Klubeve luajti si titullar për shkak të mungesave në formacion. Për të interesohen gjithashtu edhe klube italiane si Fiorentina dhe Bologna.
    Ndërkohë, një tjetër legjionar shqiptar, Ardian Ismajli, është bërë me skuadër të re, duke kaluar te Torino. Mbrojtësi kaloi vizitat mjekësore dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare pas largimit nga Empoli si lojtar i lirë.
    Ismajli numëron 117 ndeshje në Serie A dhe 45 me përfaqësuesen shqiptare. Me kalimin te Torino, ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm në repartin defensiv të skuadrës së Marco Baronit.

  • Asllani drejt La Ligas, skuadra e njohur spanjolle ofertë Interit për yllin kuqezi

    Asllani drejt La Ligas, skuadra e njohur spanjolle ofertë Interit për yllin kuqezi

    Ylli i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, mund të largohet në gjatë merkatos së kësaj vere nga zikaltrit e Interit, dhe destinacioni i tij mund të jetë në një tjetër kampionat.

    Pas Bolonjës, interes të madh për yllin e mesfushës ka shfaqur edhe skuadra spanjolle e Betis. Spanjollët kërkojnë që të marrijn Asllanin për të zënë vendin e lënë bosh nga Johnny Cardoso, i cili pritet të firmosë me Atletico Madrid.
    Asllani shihet si i duhuri nga drejtuesit e Betis, por edhe nga trajneri i spanjollëve, Manuel Pellegrini.

    Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë për t’i rrëmbyer 22-vjeçarin shqiptar Interit. Këta të fundit kërkojnë të paktën 15 milionë euro për të lënë të lirë Asllanin.

  • Inter, 55 milionë nga Asllani dhe Bisseck për transferimin e madh

    Inter, 55 milionë nga Asllani dhe Bisseck për transferimin e madh

    Ndërsa pret zhvillimet në frontin Calhanoglu, Inter do të duhet të gjejë një zëvendësim të përshtatshëm në merkato në rast të një ndarjeje nga lojtari turk pas katër sezonesh.
    Ka disa alternativa në tryezë për zikaltrit, të cilët megjithatë e kanë vendosur profilin e Ederson në krye të listës së dëshirave të tyre.
    Braziliani (i cili pëlqehet edhe nga rivalët Juventus) ka qenë në listën e Marotta dhe Ausilio për disa javë, të cilët kohët e fundit kanë eksploruar konkretisht rrugën që çon te mesfushori i Atalanta-s.
    Të paktën 50 milionë euro do të nevojiten për të negociuar blerjen e Ederson, me Interin që synon të mbledhë para përmes disa shitjeve, sipas Calciomercato.it.
    Calhanoglu padyshim nuk është i vetmi që po largohet: zëvendëskampionët europianë synojnë gjithashtu të fitojnë para nga Asllani (15-20 milionë), përveç Bisseck, i cili ka admirues në Premier League (Aston Villa, West Ham dhe Newcastle së bashku me Manchester United) dhe një vlerësim midis 30 dhe 35 milionë eurove.
    Është një histori tjetër për Frattesi-n, i vlerësuar nga Chivu dhe me trajnerin e ri që do të donte ta konfirmonte atë në skuadër. Për ish-lojtarin e Sassuolo-s dhe Monza-s, kjo do të varet nga ofertat që do të mbërrijnë përfundimisht nga merkato.

  • Euro Women’s/ Asllani shtron rrugën e fitores, Suedia mposht danezet

    Euro Women’s/ Asllani shtron rrugën e fitores, Suedia mposht danezet

    Kosovare Asllani, arrin në 200 ndeshje me Suedinë për femra.

    Me një gol të shënuar nga Angeldahl në të 55′ Suedia fiton tri pikë në përballjen e Grupit C të fazës finale të Euro Women’s 2025 ndaj Danimarkës. Fati i këtij derbi nordik lujtur në Gjenevë, u vendos nga asisti i kapitenes suedeze Kosovare Asllani e cila nxori të lirë Angeldahl për të shënuar një gol të bukur.

    Ndërkohë në orën 21:00 sfida tjetër e Grupit C ndërmjet Gjermanisë dhe Polonisë. Ky takim zhvillohet në Sankt Gallen dhe do të gjykohet nga arbitrja e njohur franceze Stefani Frapart. Gjermanet nisen si favorite. Për të saktësuar, dy skuadrat e para të çdo grupi kalojnë në turin tjetër./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Chivu e ka transformuar dhe po i jep besim, Kristjan Asllani luan sot titullar në ndeshjen me eleminim direkt në Botërorin e klubeve

    Chivu e ka transformuar dhe po i jep besim, Kristjan Asllani luan sot titullar në ndeshjen me eleminim direkt në Botërorin e klubeve

    Kristjan Asllani po përjeton momentin më të mirë te Interi që pas transferimit të tij. Mesfushori shqiptar ka luajtur tre ndeshje të një niveli të kënaqshëm, por vecanërisht në ndeshjen kundër River Plate që vendoste fatin e kualifikimit, Asllani ka qenë padyshim në një nivel tjetër.
    Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, Interi do të përballet kundër Fluminese në ndeshjen me eleminim direkt. Kristjan Asllani do të jetë sërish titullar kundër Fluminese dhe një tjetër ndeshje e mirë për të sot do t’i jepte kredite të mëdha këtij futbollisti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Mario Mitaj mund të kthehet në Europë, Asllani nxirret në shitje nga Inter

    Mario Mitaj mund të kthehet në Europë, Asllani nxirret në shitje nga Inter

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses kuqezi janë sy e veshë nga merkato e verës, duke shqyrtuar ofertat që u kanë ardhur në këtë periudhë dhe duke projektuar të ardhmen e tyre për sezonin e ri. Kuptohet, jo të gjithë do të mund të marrin ofertën e dëshiruar, por një pjesë e lëvizjeve po ndodhin tashmë, sikurse ishte largimi i mbrojtësit Lindon Selahi nga kampionati kroat. Ndërkohë, dy emra të bujshëm nga përfaqësuesja janë në këtë moment në pritje të mësojnë destinacionin e ri. Ata janë mbrojtësi Mario Mitaj që luan në superligën e Arabisë Saudite dhe mesfushori Kristjan Asllani që luan me Interin në Serie A italiane.
    Mitaj ka një shans të kthehet në Europë
    Sikurse raportojnë mediat sportive në tërësi, Mario Mitaj mund të ketë rikthimin e bujshëm në Europë. Al Itihad ka marrë ofertë zyrtare në klub për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, që shkëlqeu në edicionin e fundit. Klubi me ofertën zyrtare nuk bëhet i ditur, ndërsa janë disa pas tij. Zgjedhja e Arabisë nuk ka ndikuar për keq te Mitaj, që vazhdon të konsiderohet e tashmja dhe ardhmja për Shqipërinë. Al Itihad u shpall kampion dhe vështirë të heqë dorë nga një lojtar si Mitaj. Klubi arab shpenzoi rreth 5 milionë euro për afrimin e tij nga Lokomotiva e Moskës. 21-vjeçari konsiderohet titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes. Kontrata e tij përfundon në vitin 2028.
    Asllani në listën e largimeve të Interit
    Sipas mediave sportive italiane, Ange-Joan Boni ka plotësuar repartin ofensiv të Interit. Parma do të sigurojë 23 milionë euro plus tre të tjera në bonuse me vizitat mjekësore të lojtarit që do të planifikohen më vonë, ndërsa pritet të zgjidhen disa çështje burokratike. Me sulmuesin që do të integrohet në ekip, zikaltrit kanë arritur në 60 milionë euro shpenzime, ose më saktë buxhetin e caktuar për merkaton. Tani është koha për të shitur për të mbuluar shpenzimet dhe departamenti që mund të shohë disa largime në seancën e ardhshme të negociatave mund të jetë mesfusha. Siç është raportuar në numrin e sotëm të “Corriere dello Sport”, një largim i Davide Fratezi nuk do të ishte aq i dukshëm, ndërsa një transferim i Kristjan Asllanit është më i mundshëm. Gjithsesi presim se çfarë do të ndodh, nëse paraqitjete mesfushorit të Kombëtares në Botëror do t’ua ndërrojnë mendjen drejtuesve zikaltër.
    Lindon Selahi vijon karrierën te Vidzev Lodz
    Futbollisti shqiptar Lindon Selahi do e vazhdojë karrierën te Vidzev Lodz. Detajet janë zbuluar tashmë për mesfushorin shqiptar, që spikati te Rijeka. Selahi pritet nesër në Poloni për të përfunduar testet mjekësore. 26-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 18 dhe do i bashkohet skuadrës të mërkurën për fazën përgatitore. Kontrata që do firmosë do ketë vlerë për tre vitet e ardhshme. Po ashtu do të qëndrojë opsioni i rinovimit edhe për një edicion tjetër. Selahi do të gjejë në skuadër Juljan Shehun. Të dy pritet të udhëheqin mesfushën e Vidzev Lodz për edicionin e ardhshëm.

  • FSHF platformë për të shpëtuar klubet, 3 mln euro duke nisur nga viti 2026

    FSHF platformë për të shpëtuar klubet, 3 mln euro duke nisur nga viti 2026

    Adriatik BALLA
    Për dy ditë me radhë FSHF zhvilloi asamblenë e zakonshme vjetore, e në vijim të saj edhe mbledhjen e Komitetit të saj Drejtues, ku mori disa vendime të rëndësishme. Natyrisht, vendimi që pritej për ndryshimin e formulës së garës në Superiore nuk ndodhi. Ndërkohë, ka një vendim të rëndësishëm për rritjen e cilësisë në kampionat, pasi FSHF ndërhyn me një ndihmesë financiare të rëndësishme për të mbajtur “gjallë” klubet. Nga ana tjetër, lojtarët e Kombëtares vijojnë të paraqiten mirë me ekipet e tyre e ku padyshim Kristjan Asllani i bën tifozët krenarë me paraqitjet e tij për Interin. Ai po ia merr pak nga pak vendin mesfushorit të njohur turk, Hakan Çalhanoglu.
    Investimi për klubet
    Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë. Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njoftoi këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, me të ardhurat që do të vijnë nga komercializimi. “Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe, në vitin 2026, do të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, u shpreh Presidenti Duka gjatë fjalës së tij në Asamble. Mbështetja financiare do të shpërndahet gjatë periudhës ndërmjet dy asambleve dhe përbën një hap të rëndësishme për rritjen e standardeve në menaxhimin e klubeve, rritjen e cilësisë së garës dhe krijimin e kushteve më të mira për lojtarët, trajnerët dhe stafet teknike.
    Asllani bën krenar Shqipërinë me paraqitjet e tij tek Interi
    Kristjan Asllani ishte sërish titullar në radhët e Interit në fitoren 2-0 ndaj River Plejt, duke konfirmuar besimin e stafit teknik në mesfushorin shqiptar. Ai ka qenë titullar në të tria ndeshjet e fazës së grupeve dhe ka dhënë një tjetër paraqitje të qëndrueshme, duke rrezikuar me një goditje nga jashtë zonës në pjesën e parë të sfidës. Me këtë fitore, Interi siguroi kalimin në fazën tjetër të turneut veror, dhe Asllani nuk e fshehu kënaqësinë për këtë arritje. “Objektivi ynë ishte që të mos pësonim gol dhe në momentin që mbyllëm ndeshjen pa pësuar, them se ia kemi arritur qëllimit. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por kjo sfidë u kthye në një betejë. Ishte një ndeshje shumë e ngarkuar. Në fillim ishim pak në vështirësi, por më pas gjithçka u zgjidh dhe ne arritëm të dominojmë. Jemi të lumtur që vazhdojmë më tej”, tha mesfushori i Kombëtares shqiptare pas ndeshjes. Forma e mirë që po kalon Asllani dhe aktivizimi i rregullt në radhët e zikaltërve, janë sinjale pozitive jo vetëm për të ardhmen e tij tek Interi, por edhe për Kombëtaren shqiptare që llogarit shumë te potenciali i tij në mesin e fushës.

  • “Shikojeni edhe njëherë Asllanin, ndoshta ndryshoni mendje”! Gazetari italian: Sa herë Asllani shkel dhe Interi nuk fiton, fajësohet shqiptari

    “Shikojeni edhe njëherë Asllanin, ndoshta ndryshoni mendje”! Gazetari italian: Sa herë Asllani shkel dhe Interi nuk fiton, fajësohet shqiptari

    Kristjan Asllani duket i transformuar me Chivu te Interi. Mesfushori shqiptar ishte me valixhet gati, megjithatë kjo formë e treguar në Botëror, mund të ndryshojë idetë e trajnerit dhe drejtuesëve të klubit.
    Gazetari italian, Sandro Sabatini, ka folur për Asllanin dhe paragjykimet e mëdha të italianëve karshi futbollistit tonë. “Calhanoglu? Unë shkoj kundër rrymës, nuk ka zëvendësues si ai. Ose Interi nuk mund ta përballojë.
    Do t’i ftoja tifozët e Interit ta rivlerësonin Asllanin. Ai është ende i ri, ka lidership, ka personalitet. Nuk më duket ide e keqe Asllani. Por nëse Asllani vë këmbën në San Siro dhe Interi barazon apo humbet, tifozët do ta fajësojnë Asllanin”, tha Sabatini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Asllani i Chivu i lë targën tani Ricci-t! Mediat në Itali nuk po e njohin më, trajneri i ri e çon shqiptarin në një nivel tjetër

    Asllani i Chivu i lë targën tani Ricci-t! Mediat në Itali nuk po e njohin më, trajneri i ri e çon shqiptarin në një nivel tjetër

    Ndonjëherë ajo që ne të gjithë kërkojmë ne jetë është vetëm një person që të investojë besim të madh tek ne. Në fakt, gjithçka është psikologjike dhe nëse e ke psikologjinë e lartë me vete, mund të kalosh mure të ngritura imagjinarë që më parë ishin të pamundura për të shkuar qoftë edhe afër tyre, jo më për t’i kaluar ato. Dhe këtu dalim te Asllani! Nëse do të flasim pozitivisht për Kristjan Asllanin në këtë moment, pas një barazime me shije humbje ndaj Serbisë dhe një barazimi tjetër me shije humbje me Letoninë, të gjithë do të reagojnë: “Po vazhdoni më përralla, çfarë na duhet Asllani te Interi kur nuk na ndihmoi me Shqipërinë?”.
    Në fakt, këtu qëndron edhe ndryshimi, sepse Kristjan Asllani me Chivu është në një nivel tjetër nga Kristjan Asllani i Inzaghit. Dhe në ndeshjet e qershorit ne kemi parë Kristjan Asllanin e Inzaghit, të Chivu, do ta shohim në shtator. Por çfarë ka ndodhur? Frika e madhe, presioni i ardhur nga Inzaghi dhe mungesa e besimit të trajnerit, bën që Kristjan Asllani të bënte shumë hapa pas dhe të humbte shumë pikë mes vlerave të tij. Tifozët e Interit nuk e donin më, gabime të njëpasnjëshme dhe valixhet ishin gjithmonë gati, të vetmit që e besuan deri në fund ishin drejtuesit.
    Por mos të harrojmë sesi shkoi Asllani te Interi, në një moshë fare të vogël dhe deklarata e parë ishte nga Lukaku për të: “është 20 vjeç, por më habit, mendon si një 30-vjeçar në fushë”. Dhe nëse Lukaku mund të ketë folur përçart, atëherë kemi rastin tjetër, Di Marcon. Në ndeshjet e para që Asllani po luante me Interin në miqësoret përgatitore para sezonit, Di Marco i kërkonte lojtarëve të tjerë që të largoheshin nga topi sepse goditjen e dënimit duhej ta gjuante Kristjan Asllani. Një lojtar i ri, i vogël, i sapoardhur dhe Di Marco kërkonte nga shokët e ekipit që t’ia linin topin Asllanit. Dhe pasi shkëlqeu në ato miqësore, Inzaghi nuk e aktivizoi më kurrë në kampionat. Ulje në stol, mungesë vetbesimi, për të ardhur te ajo humbje rasti i pastër ndaj Barcelonës në Champions League dhe pjesa tjetër është histori.
    Në një situatë të tillë ishte edhe Granit Xhaka te Arsenali para disa vitesh, madje në një ndeshje tifozët e vërshëllyen duke kërkuar largimin e tij, shumë më keq se Asllani, por më pas me performancat fantastike të zhvilluara, u kthye dashuria për të. Dhe Chivu duket se do ta kthejë Kristjan Asllanin në një rast si Granit Xhaka. 3 ndeshje ka zhvilluar Asllani titullar në 3 ndeshjet e zhvilluara të Interit në Botërorin e klubeve, që mori vendin e parë në grup.
    Dje kundër River Plate në fitoren 2-0, Asllani luajti për 90 minuta dhe shkëlqeu në fushë, Chivu nuk e hoqi në asnjë moment. Madje edhe kur hyri talenti i madh i Dinamo Zagreb, Susic, Chivu hoqi Barelën dhe la Asllanin në fushë. Asllani ishte lojtari që krijoi më shumë raste në ndeshje nga të gjithë lojtarët e Interit, 4 raste të pastra. Gjithashtu Asllani prodhoi të dy golat e Interit, nisi aksionin e golit të parë ku i dha topin Susic dhe ky i fundit pasoi te Esposito që shënoi golin dhe më pas Asllani prodhoi asistin e Bastonit.?Pa harruar faktin që Inter-River Plate ka qenë dje me tempin e një ndeshje Brazil-Argjentinë, 90 minuta vrapim, 90 minuta luftë, 90 minuta duele fizike dhe një intensitet që ishte i çmendur, i çmendur. Asllani e mbajti këtë nivel duke shkëlqyer, nuk po kthente më topin mbrapa, gjithmonë e gjente korridorin për ta nisur aksionin përpara, nuk ishte i mërzitshëm dhe po i hynte dueleve fizike duke fituar edhe ato që e ka pikën e tij më të dobët.
    Para disa kohësh në mediat italiane thuhej se Ricci i Torinos do të blihej nga Interi për të hequr qafe Asllanin. Sot mediat italiane thonë se Kristjan Asllani i Chivu është shumë më lartë se çdo lloj Ricci dhe niveli tjetër të këtij lojtari. Madje Calciomercato, media e njohur italiane shkoj edhe më larg duke thënë se tani Interi mund ta largojë pa shumë dhimbje koke Calhanoglu-n te Galatasarai, pasi Asllani po e zëvendëson denjësisht, ndërsa ka edhe një tjetër opsion si Susic.
    Një Inter i ri i krijuar nga Chivu, ne e kishim thënë, fitorja e parë e një trajner nga ai paraardhës nuk vjen nga rezultati, por nga transformimi i një lojtari që dikur ka qenë në hije dhe duket se Chivu ka zgjedhur Asllanin. Të gjithë kërkojmë në jetë një Chivu, një njeri të tillë, për të zhbllokuar aftësitë tona dhe për të na ngritur vetbesimin në një pikë të tillë, sa ndoshta nuk do të njohim më as veten. Asllani nuk po njihet më në fushën e blertë, është Asllani i Chivu, jo i Inzaghi-t. /Sport Ekspres/