Tag: asllan

  • Djali në kërkim për plagosje! Tritol në lokalin e babait të Asllan Fetiut, administrator i bizneseve të Allajbeut

    Djali në kërkim për plagosje! Tritol në lokalin e babait të Asllan Fetiut, administrator i bizneseve të Allajbeut

    Asllan Fetiu dhe Klodian Allajbeu

    BERAT-Një shpërthim eksplozivi është raportuar në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘Çlirim’, Berat. Lënda plasëse ka shpërthyer në derën e lokalit në pronësi të Sali Fetiut babait të Asllan Fetiut, administratori i një prej bizneseve të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Asllan Fetiu administrator i “AnaMark” është në kërkim nga policia pasi në mars të këtij viti, 37-vjeçari qëlloi me thikë në bark një të moshuar në ambientet e një lokali në lagjen “Çelepias”. Fetiu është futur në lokal me thikë në dorë dhe ka kërkuar një person me precedentë penalë, të quajtur Fatjon Azizolli, por i moshuari i ka thënë se ai nuk ndodhej aty dhe ka kërkuar ta nxjerrë jashtë. Në konfrontim e sipër, 37-vjeçari ka qëlluar me thikë 85-vjeçarin.

    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI

    900 0 1742908546xfetipng 249

    auto tritol burrel1543565406

  • GJKKO i kthen SPAK dosjen për Asllan Dogjanin: Po fole, me Ramën në pushtet, është krim

    GJKKO i kthen SPAK dosjen për Asllan Dogjanin: Po fole, me Ramën në pushtet, është krim

    GJKKO i ktheu sot për herë të dytë në SPAK dosjen për Asllan Dogjani, duke i kërkuar të plotësojë hetimet.

    Dogjani u akuzua nga SPAK për mosdeklarim pasurie lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik.

    “Sot është bërë seancë normale për detyrat e prokurorisë, i tregoi akuzës se çfarë veprimesh. Gjykata tha do të kryesh edhe këtë detyra të tjera dhe do të vish pas një muaji. Kjo çështje del qartë se është iniciuar dhe drejtuar nga Rama. Nuk jam këtu se kam vjedhur e korrupsion, por po fole, edhe me qenë Rama në pushtet, është krim.”

    Sipas organit të akuzës, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash.Ndërkohë deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.

  • Asllan Dogjani në SPAK: Gjykata ia ktheu sërish dosjen prokurorisë! Dalëngadalë çështja ime po del qartë që është iniciuar nga Rama

    Asllan Dogjani në SPAK: Gjykata ia ktheu sërish dosjen prokurorisë! Dalëngadalë çështja ime po del qartë që është iniciuar nga Rama

    Asllan Dogjani

    Asllan Dogjani: Ju kam thënë që pavarësisht përpjekjeve të Edi Ramës, nuk dorëzohem asnjëherë. Nuk dorëzohem as para vjedhjeve të këtyre zgjedhjeve. Edhe Rama po të ishte në këto kushte, nuk do të fitonte. Jam përballur në Kamëz, ishte një organizim i vjedhjes së mirëfilltë të votave. Natyrisht duhet përgëzuar Rama për këtë fitore, skema ka ndryshuar, por jo thelbi. Grupet kriminale ishin përballë me ne. Ramës i foli situata nga kontrolli sepse duke menduar se nuk do të vinte në pushtet, vodhi shumë. Unë jam deputet i popullit, jam i atyre që më kanë votuar dhe do të bëj gjithçka për ta. Rama ka bërë marrëveshje të fshehta me ndërkombëtarët.
    Dalëngadalë çështja ime po del qartë që është iniciuar nga Rama. Prokuroria erdhi sot, prezantoi 1-2 detyra, më pas erdhi gjykata dhe i tha, do bësh edhe këto gjërat e tjera. U kthye, do kryhen veprime të tjera. Do t’i merrni vesh nga gjykata.
    Pyetje: A duhet të mbajë përgjegjësi Berisha për humbjen e zgjedhjeve?
    Asllan Dogjani: Do të mbajë përgjegjësi Rama që i ka vjedhur votat.
     
    Vijon….

  • GJKKO ‘kërkon’ në SPAK Asllan Dogjanin/ Plotësimi i dosjes hetimore, ish-deputeti: Nuk kam vjedhur, s’kam bërë…

    GJKKO ‘kërkon’ në SPAK Asllan Dogjanin/ Plotësimi i dosjes hetimore, ish-deputeti: Nuk kam vjedhur, s’kam bërë…

    Dosja hetimore ndaj ish-deputetit Asllan Dogjani, i cili akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, Gjykata e Posaçme e ka kthyer në SPAK. GJKKO i ka lënë afat një muaj SPAK për plotësimin e hetimeve. Pas seancës, Dogjani u shpreh për mediat se nuk do dorëzohet. Pavarësisht se nuk do jetë më deptuet në Kuvedin e Shqipërisë, Dogjani tha “do jem deputet i popullit, i atyre që më kanë votuar dhe do bëj gjithçka për ta”.
    “Sot ka pasur një seancë normale, erdhi organi i akuzës, i tregoj çfarë veprimesh kishte kryer, Gjykata i tha do kryesh dhe këto detyra të tjera dhe do vish pas një muaji. Dalë ngadalë kjo situatë po del që është iniciuar nga Rama, sepse unë nuk jam këtu se kam vjedhur, kam bërë korrupsion e pisllëqe, por po fole dhe është Edi Rama në pushtet, është krim. Nuk dorëzohem”, tha ai. Ndër të tjera, Dogjani u ndal dhe tek zgjedhjet e 11 majit, ku akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për blerjen e votave.
    “Jam përballur në Kamëz në Paskuqan, në çdo qendër votimit dhe kam parë se si ishte një organizim i mirëfillte i vjedhjeve të votës. Duhet përgëzuar Edi Rama për fitoren dhe mënyrat që ka përdorur që nga 2013. Nuk ka ndryshuar nga thelbi, pavarësisht skemave që përdor, grupet kriminale ishte ballë për ballë me ne.
    Edhe vetë Rama të ishte përballë me këtë makineri, administrate, grupet kriminale, paraje, intimidimi i votuesve, ishte një vjedhje e pakontrolluar. Ramës i doli situata nga kontrolli, sepse duke menduar se nuk vinte ne pushtet, vodhi aq shumë. Nuk mbahet pushteti me vota të vjedhura.
    Pavarësisht që nuk do jem në Parlament, jam deputet i popullit, i atyre që më kanë votuar dhe do bëj gjithçka për ta. Fatkeqësia më e madhe është që Edi Rama ka kapur gjithçka, po kontrollon çdo gjë. Është dëm i madh për Shqipërinë. Dhe me ndërkombëtarët ka bërë marrëveshje të fshehta”, tha ai.

  • 11 Maji/ Asllan Dogjani: Zgjedhjet më të deformuara që ka njohur Shqipëria

    11 Maji/ Asllan Dogjani: Zgjedhjet më të deformuara që ka njohur Shqipëria

    I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, deputeti i PD, Asllan Dogjani, i cilëson zgjedhjet e 11 Majit, si më të më të deformuarat që ka pasur Shqipëria që nga periudha e diktaturës.

    Dy votat që dolën tepër në burgun e Durrësit, sipas tij, mund të jetë të Erion Veliaj, i cili, sipas Dogjanit, është mësuar të manipulojë në administratën e Bashkisë. Dogjani ka theksuar se këto zgjedhje nuk janë vetëm të vjedhura, por edhe të manipuluara në nivele të tilla që për të, kanë kaluar çdo kufi të pranueshëm demokratik.

    Asllan Dogjani: Mua më çuditi ajo puna e dy votave që kanë dalë tepër atje tek burgu, por duke menduar që këta nuk heqin dot dorë nga vjedhja, duhet të jenë votat e Erion Veliaj, sepse është mësuar të vjedhë në Bashki dhe ka gjetur një mënyrë se nuk rri dot.

    Ato dy votat kanë shumë mundësi të jenë të Erionit. Por, duhet të them përtej shakasë, që këto lloj zgjedhjesh, për mua, janë zgjedhjet më të deformuara që ka patur ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim kohën e diktaturës.

    Janë zgjedhjet më të vjedhura, më të këqija të cilat i ka paraqitur në raport edhe OSBE ODIHR, por ka paraqitur aq sa ka mundur, të para në sipërfaqe. Por në detaje, në thelb, po të hush brenda atje ku ne kemi qenë gjatë gjithë kohës, ditën e votimit por edhe gjatë numërimit.

    Për mua ka qenë më tepër sesa një luftë kjo fushatë zgjedhore. Ditën e votimit, kam shkuar në çdo qendër votimi dhe kam parë me sytë e mi 50-60 grumbuj nga administrata e shtetit, banditë në njërën anë të cilët ishin të bashkuar dhe merrnin urdhër nga administrata, kontrollonin gjithçka. E dinin se kush nuk do të vinte dhe atyre që u kishin marrë kartat dhe i kishin thënë të mos vinin.

    Po flas për në Kamëz, Paskuqan më shumë. Që mos të vinin për shkak se i njihnin për demokratë. Ata dinin gjithçka, kur do të vinte, çfarë ore. Kishin marrë çdo gjë nën kontroll. Administrata e shtetit ndodhej përpara çdo qendre votimi dhe ishin veshur me mandatin e vëzhguesit në qendrat e votimit.

    Unë kam patur vetë në një qendër të Valiasit kur shkova, një bandit, drejtori i Ujësjellësit apo çfarë është aty tek Bashkia e Kamzës. Del me vrap tek dera e oborrit jashtë të shkollës, me një mandat. Mua më kishin thënë për këtë dhe prandaj shkova aty, se i kapte njerëzit brenda, i intimidonte, dikë e kërcënonte e kështu me radhë. Dhe del e më thotë: Përjashta!

    Ndërkohë që unë isha jashtë.

  • SPAK ridërgon kërkesën për gjykim të Asllan Dogjanit/ Ja kur mbahet seanca…

    SPAK ridërgon kërkesën për gjykim të Asllan Dogjanit/ Ja kur mbahet seanca…

    SPAK dorëzoi në gjykatë aktet shtesë të kërkuara nga GJKKO, teksa Manjola Kajana kërkoi edhe njëherë që çështja ndaj Dogjanit të kalojë për gjykim. Prokuroria e Posaçme përsërit kërkesën për dërgimin në gjyq të deputetit demokrat Asllan Dogjani. Mbrojtësi ligjor i Dogjanit, Përparim Kulluri kërkoi kohe për të paraqitur kundërshtimet, kërkesë që u pranua nga gjykata. Seanca e radhës paraprake u caktua në datë 8 maj.
    Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik.
    Por sipas organit të akuzës, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash. Deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.

  • Kulla gjithandej/ Edhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do t’i jepet privatit

    Kulla gjithandej/ Edhe Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do t’i jepet privatit

    Ashtu si stadiumi “Selman Stërmasi” apo edhe Pallati i Kongreseve, edhe Pallati i Sporteve “Asllan Rusi” do të “rijetëzohet”, pra do t’i jepet privatit për të ndërtuar dhe zhvilluar më tej si pronë, ku me shumë mundësi do të ndërtohen edhe disa kulla të reja.
    Referuar vendimit më të fundit të Këshillit Bashkiak Tiranë, jepet pëlqimi për të autorizuar Korporatën e Investimeve Shqiptare (AIC) që të zhvillojë pasurinë aktuale, e llojit truall dhe ndërtesë, me një sipërfaqe totale prej 14,094.58 m2, nga kjo 5040 m2 ndërtesë, në pronësi të “Qëndrës Sportive” sh.a.
    Në vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë theksohet se pronës i ndalohet ndryshimi i destinacionit si objekt sportiv në pronësi të “Qëndrës Sportive” sh.a.
    Tashmë, priten procedurat për hapjen e thirrjes nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare për “Rijetëzimin e Pallatit të Lojrave me Dorë “Asllan Rusi” në Tiranë, i cili kishte mbetur deri tani i vetmi pallat sportiv, i rrethuar nga të gjitha anët me kulla, pasi aktualisht në atë zonë po vijon ndërtimi.
    AIC, pas disa vitesh në qetësi, ka shtuar së fundmi frekuencën e hapjes së konkurseve për zhvillimin e pronave publike, duke ia akorduar ato privatit.
    Paralelisht janë të hapura dhe disa gara të tjera, si ato për zhvillimin e vilave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë, Parku i Besimit në Petrelë, Lift Toëer, zhvillimin e godinës së Kadastrës Shqiptare në zonën e 21-dhjetorit, si edhe ajo për projektimin, ndërtimin dhe zhvillimin e Qëndrës Sportive ““Dyrrah City Sports Centre”.

     

  • Plas sherri tek “Asllan Rusi”, Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit

    Plas sherri tek “Asllan Rusi”, Pjerin Ndreu dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit

    Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, një incident i rëndë raportohet të jetë regjistruar mbrëmjen së enjtes në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku është përfshirë kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu.Sipas raportimeve, Ndreu ka ushtruar dhunë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati, gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.
    Fillimisht mes tyre ka pasur një përplasje verbale, e cila më pas ka përshkallëzuar në konfrontim fizik.
    Ngjarja është denoncuar pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, ndërsa shkaqet e sherrit ende nuk janë bërë publike. Pritet që në vijim të dalin detaje të reja rreth këtij incidenti.