Tag: asllan

  • Konkursi për “Asllan Rusin”, Rama: Do i rikthejmë frymën dhe energjinë e dikurshme

    Konkursi për “Asllan Rusin”, Rama: Do i rikthejmë frymën dhe energjinë e dikurshme

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konkursin ndërkombëtar për rijetëzimin e pallatit të Sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama theksoi se ky projekt synon të ringjallë një nga hapësirat më ikonike sportive të vendit, duke e kthyer atë në një qendër moderne për gara dhe aktivitete ndërkombëtare.
    “Në sallë shoh disa nga protagonistët e mëdhenj të kohës kur pallati i Sportit gëlonte nga kompeticioni, nga shpirti i garës, nga tifozët dhe kam shumë besim që me këtë projekt do të rikthejmë ata, por do të rikthejmë edhe pikërisht atë frymë dhe atë energji të pazëvendësueshme të hapësirës së ‘Asllan Rusit’ ku jam shpresëplotë se e gjithë lëvizja e re sportive që kemi krijuar në të gjitha shkollat dhe po rritet vit pas viti me pjesëmarrjen e mbi 12 mijë fëmijëve, vajzave dhe djemve nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar do të furnizojë këtë pallat sporti me prurje të reja dhe me talente dhe yje të reja”, theksoi Rama.
    Ai vuri në dukje më tej se Shqipëria synon të rrisë nivelin e pjesëmarrjes në kompeticionet ndërkombëtare.
    “Nga ana tjetër, Shqipëria sot synon shumë lart edhe në aspektin e pjesëmarrjes në kompeticionet ndërkombëtare. Zhvillimi i finales së Konferencë Ligës në futboll ishte një kulminacion i një larmie aktivitetesh ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri dhe synimi për të luajtur në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të Evropës, apo Super Kupës Evropiane, edhe në volejboll apo edhe në basketboll nuk është i paarritshëm. Ndërkohë që ne kemi pasur kontakt me federatat ndërkombëtare dhe jemi interesuar edhe për kapacitetet. Ky projekt, ky pallat sporti që shpresoj që ta realizojmë në një kohë të arsyeshme, do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu ndeshje apo finale të atyre niveleve më të larta evropiane”, u shpreh ai.

  • Rrëfimi emocionues i Mulla Asllan Muratit që ruajti eshtrat e Isa Boletinit (Video)

    Rrëfimi emocionues i Mulla Asllan Muratit që ruajti eshtrat e Isa Boletinit (Video)

    Historia e kthimit të eshtrave të Isa Boletinit nga Podgorica në Kosovë, dhe rivarrosja e tij në Boletin ka një kronologji bukur të gjatë kohore, me personalitete të njohur të jetës publike, politike e kulturore dhe me plot dilema.

    Historia e mbajtjes të fshehur të eshtrave të Isa Boletinur nga ana hoxhës tashmë të ndjerë Mulla Asllan Murati, përmban shumë rrefime interesante disa vjeçare.

    Mulla Asllan Murati në një studio televizive rrefeu se si u sollën eshtrat e Isa Boletinit nga Podgorica në vitin 1998 në Mitrovicë. Që nga tetori i vitit 1998 deri në vitin 2004, eshtrat e Isa Boletinit kishin qëndruar të varrosur në oborrin e ‘Xhamisë së Zallit’, ku Hoxhë Asllan Murati kishte qenë imam i xhamisë për 47 vite. Me tu sjellur nga Podgorica në Mitrovicë eshtrat ishin vorrosur natën dhe ishin mbajtur shumë sekret, për shkak të gjendjes së luftës që ishte Kosova atë kohë. Për këtë informacion kishte njohuri vetëm Latif Berisha, Muhamet Shukriu dhe Remzi Murati (nipi i Isa Boletinit, djali i vajzës së Isa Boletinit). Ndërsa pas 2004-ës eshtrat e Isa Boletinit ishin rivarrosur prap nga hoxha Asllan Murati, ku i kishte bartur në oborrin e shtëpisë së tij për shkak së në Xhamin e Zallit dhe në oborrin e xhamisë kishin filluar rindërtime për nevoja të xhamisë së madhe të qytetit. E koha që Isa Begu të kthehej në vendlindjen e tij nuk ishte ende e duhura!

    Në videon e sjellur më poshtë tregon edhe se si kishte ‘folur’ me Isa Begun dhe i’a kishte kumtuar lajmin për shpalljen e pavarsisë së Kosovës.

    Shikoni videon e mëposhtme për t’u njohur me detaje edhe më të hollësishme dhe për të ndjerë rrëfimin emocionues të Mulla Asllan Muratit. /Trungu & InforCulture.info

  • GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj deputetit Asllan Dogjani

    GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj deputetit Asllan Dogjani

    Asllan Dogjani

    TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi të kalojë për gjykim të dosjes në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani, i akuzuar për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.
    Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj Dogjanit në dhjetor të 2024, dhe mori atë si të pandehur për akuzat për deklarim të rremë pasurie. Në sqarimin publik që ka publikuar SPAK, thuhet se deputeti Dogjani ka blerë një apartament në vitin 2006 dhe e ka paguar me 121 mijë euro kesh, në mënyrë që të fshehë burimin e të ardhurave. 
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shton se më 24 Mars 2010, deputeti deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”. Apartamentin, deputeti tha se e kishte marrë në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar kompanisë. Të njëjtin qëndrim e mbajti edhe në deklarimin e pasurisë që bëri më 16 Qershor 2023. Por, sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar se për apartamentin, deputeti ka paguar kesh shumën prej 121.980 eurove./ZËRI

  • Akuzohet për fshehje pasurie, shtyhet seanca për Asllan Dogjanin, ja data kur do të jetë e rradhës

    Akuzohet për fshehje pasurie, shtyhet seanca për Asllan Dogjanin, ja data kur do të jetë e rradhës

    Dogjani ka kërkuar të paraqesë prova të reja. Në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për demokratin Asllan Dogjanin është shtyrë për në datën 23 korrik.
    Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik. Por, sipas SPAK, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash.
    Deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.
     

  • Partneriteti me privatin për Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”, afati shtyhet në 21 korrik

    Partneriteti me privatin për Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”, afati shtyhet në 21 korrik

    Sipërmarrjet e interesuara për të hyrë në partneritet me Korporatën e Investimeve Shqiptare për të zhvilluar pronën e Pallatit të Sporteve Asllan Rusi do të kenë më shumë kohë për të paraqitur aplikimet e tyre.Në një njoftim të fundit Korporata bëri të ditur se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve që ishte parashikuar fillimisht në datë 13 korrik është shtyrë në datën 21 korrik. Korporata çeli këtë thirrje në mes të qershorit ku në objekt të kontratës është “Projektimi dhe zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i projektit të investimit “Rijetëzimi i pallatit të lojërave me dorë ‘Asllan Rusi’, Tiranë”.Në dokumentet që shoqërojnë këtë thirrje është saktësuar edhe zona e konkursit e cila brenda pjesës së vijëzuar përfshin ndërtesën aktuale të sporteve por edhe pjesën e parkingut publik në pjesën ballore dhe parkingun që ka shërbyer për autobusët në pjesën pas tij. Sipas dokumentit përreth zonës së konkursit, ndodhen disa territore të tjera të cilat janë planifikuar që të rizhvillohen me funksione mikse dhe t’i nënshtrohen një procesi përmirësimi urban.“Ky program përcakton kërkesat minimale hapësinore për projektimin e një arene multifunksionale të çertifikuar nga federata të sporteve të ndryshme (EHF, FIBA etj.). Arena do të presë një sërë aktivitetesh sportive dhe do të integrojë hapësira ndihmëse stërvitjeje, zona VIP/media dhe ambiente mbështetëse të brendshme.Objekti duhet të mbështesë garat në nivel ndërkombëtar, përdorim fleksibël për stërvitje dhe të sigurojë transmetim mediatik, qasje për kategorinë VIP-at dhe aksesueshmëri të plotë. Arena duhet të ketë një kapacitet të certifikuar prej 6,000 spektatorësh. Sipërfaqja totale bruto e ndërtimit e vlerësuar është rreth 13,500 m², mbi tokë, pa përfshirë hapësirat e jashtme, si parkimet dhe sheshet” thuhet në dokumentin e bërë publik nga Korporata.Projekti parashikon një zhvillim me përdorim të përzier / shumë-funksional me një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 26,500 m², pa përfshirë parkimin.Sipas planit funksionet shtesë përtej atyre sportive, do të shërbejnë për të ngritur një model zhvillimi të qëndrueshëm, i cili do të garantojë jo vetëm ndërtueshmërinë, por edhe funksionimin e denjë dhe afatgjatë të Pallatit të Sportit, të pavarur nga financat publike, sipas një modeli ku shteti bëhet sipërmarrës për të maksimizuar potencialin e aseteve të tij.Rijetëzimi i “Asllan Rusi” është një nga disa projekte që qeveria ka nisur sa i takon zhvillimit të pronave në partneritet me privatin. Më herët me të njëjtë procedurë u shpall fituesi për VOID Tower dhe kompleksin governativ që do t’i shërbejë me ambiente disa institucioneve publike teksa është rihapur disa herë thirrja për për kadastrën dhe LIFT Tower por pa nje fitues.Një tjetër projekt që do po ndjek këtë model është stadiumi “Selman Stermasi” tashmë me një fitues apo zhvillimi i vilave qeveritare në hotele marka ndërkombëtare në Vlorë dhe Velipojë që do të mbajnë markën “Melia”. Shteti në këto projekte do jep pronën për zhvillim duke marrë pas sipërfaqe ndërtimore e cila gjeneron të ardhura./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Iu ndalua hyrja në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”/ Asllan Dogjani sfidon KAS dhe policinë, rikthehet në ambientet e rinumërimit

    Iu ndalua hyrja në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”/ Asllan Dogjani sfidon KAS dhe policinë, rikthehet në ambientet e rinumërimit

    KAS vendosi të ndalojë hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pas incidenteve të ndodhura këtë të hënë.

    Dogjani pas incidenteve të shënuara me anëtarët e KAS u largua nga salla ndërkohë që anëtarët e KAS firmosen shkresën që ndalon hyrjen e tij në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”.
    Deri në përfundim të procesit të rinumërimit Asllan Dogjanit i ndalohet të futet në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”, por këtë rregull demokrati e shkeli pak çaste më vonë. Demokrati sfidoi KAS dhe policinë, duke u futur sërish në sallën e rinumërimit.
    Dogjani pretendon për vjedhje votash, ndërsa anëtari i KAS Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë. Mirëpo, kjo duket sikur e agravoi më tej situatën, pasi Dogjani përdori fjalë të papërshtatshme.

    Pjesë nga debati mes tyre:
    Dogjani: Hajde shihe sa e qartë është këtu.
    Rusmali: Do thërras policinë
    Dogjani: Nuk më rr**et për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni! Do to marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Hajeni të hapim votë. Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin. Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin.”, shprehet Asllan Dogjani.

    Top Channel

  • Rinumërimi ndez Tiranën/ Asllan Dogjani përjashtohet me polici,  thyen urdhrin e KAS

    Rinumërimi ndez Tiranën/ Asllan Dogjani përjashtohet me polici, thyen urdhrin e KAS

    Procesit i rinumërimit të votave vijon për qarkun e Tiranës. Gazetari i ABC Neës, Andon Kello, raporton nga pallati i sporti “Fahrije Hoti” se janë numëruar deri tani 515 qendra votimi ose 202 mijë vota,  ndërsa deri tani nuk ka asnjë ndryshim rezultati.
    Janë gjetur 12 vota më pak se sa ato të regjistruara në votimin fillestar. Rritet numri i votave të pavlefshme, kemi 500 vota të pavlefshme. Subjekti që po i heqin më shumë vota është PD me 276 vota të hequra, ndjekur nga PS me 201 vota,  dhe Mundësisë 11 vota” tha ai.
    Po ashtu u përjashtua edhe deputeti i PD Asllan Dogjani nga pallati i Sporti,  pasi u përplas me Ilir Rusmailin për një votë.
    “Asllan Dogjani është përjashtuar me vendim të KAS. Ai ka patur një debat me anëtarin Ilriu Rusmajlin, i cili pretendon për një votë të vlefshme, por KAS vendosi të ishte  pavlefshme dhe KAS ka marrë vendim dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë për ta larguar nga pallati me pretendimin se ka kërcënuar anëtarët e KAS dhe ka intimiduar numëruesit dhe ka prishur rendin dhe qetësinë në ambientet e Fahrije Hoti”, raportoi gazetari.
    Më vonë, deputeti demokrat theu masën e KAS  dhe u fut sërish në ambientet e rinumërimit.
     
     
     

  • Incidenti gjatë rinumërimit të qarkut Tiranë/ KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”

    Incidenti gjatë rinumërimit të qarkut Tiranë/ KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”

    KAS vendosi të ndalojë hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pas incidenteve të ndodhura këtë të hënë.

    Dogjani pas incidenteve të shënuara me anëtarët e KAS u largua nga salla ndërkohë që anëtarët e KAS firmosen shkresën që ndalon hyrjen e tij në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”.
    Deri në përfundim të procesit të rinumërimit Asllan Dogjanit i ndalohet të futet në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”.
    Demokrati pretendon për vjedhje votash, ndërsa anëtari i KAS Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë.
    Mirëpo kjo duket sikur e agravoi më tej situatën, pasi Dogjani përdori fjalë të papërshtatshme.

    Pjesë nga debati mes tyre:
    Dogjani: Hajde shihe sa e qartë është këtu.
    Rusmali: Do thërras policinë
    Dogjani: Nuk më rr**et për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni! Do to marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Hajeni të hapim votë. Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin. Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin.”, shprehet Asllan Dogjani.

    Top Channel

  • Përplasje te “Farie Hoti”! KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në ambientin e rinumërimit

    Përplasje te “Farie Hoti”! KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në ambientin e rinumërimit

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në një vendim të ndërmjetëm të marrë sot në orën 12:55, ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për të larguar deputetin e PD, Asllan Dogjani nga ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave.
    Sipas KAS-it, Dogjani ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e vëzhgimit, duke intimiduar numëruesit, si dhe duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e komisionit.

    Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të respektuar rregullat dhe për të ruajtur qetësinë, sjellja e tij është konsideruar e papranueshme.
    Për këtë arsye, KAS vendosi që Dogjani të ndalohet nga qëndrimi në ambientet e procesit të numërimit dhe i kërkoi Policisë të marrë masa për ta larguar dhe për të mos lejuar më rikthimin e tij.
    Më herët një përplasje e fortë ka ndodhur mes kandidatit të PD Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Dogjani pretendoi se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të.KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.

  • Incidentet gjatë rinumërimit të qarkut Tiranë/ KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”

    Incidentet gjatë rinumërimit të qarkut Tiranë/ KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”

    KAS vendosi të ndalojë hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pas incidenteve të ndodhura këtë të hënë.

    Dogjani pas incidenteve të shënuara me anëtarët e KAS u largua nga salla ndërkohë që anëtarët e KAS firmosen shkresën që ndalon hyrjen e tij në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”.
    Deri në përfundim të procesit të rinumërimit Asllan Dogjanit i ndalohet të futet në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”.
    Demokrati pretendon për vjedhje votash, ndërsa anëtari i KAS Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë.
    Mirëpo kjo duket sikur e agravoi më tej situatën, pasi Dogjani përdori fjalë të papërshtatshme.

    Pjesë nga debati mes tyre:
    Dogjani: Hajde shihe sa e qartë është këtu.
    Rusmali: Do thërras policinë
    Dogjani: Nuk më rr**et për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni! Do to marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Hajeni të hapim votë. Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin. Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin.”, shprehet Asllan Dogjani.

    Top Channel