Tag: asllan

  • Apartamenti që ‘fundosi’ Asllan Dogjanin! Deputeti përballet me shitësin: Ka paguar 134 mijë euro, nuk ia kam dhuruar

    Apartamenti që ‘fundosi’ Asllan Dogjanin! Deputeti përballet me shitësin: Ka paguar 134 mijë euro, nuk ia kam dhuruar

    Ilirjan Çela dhe Asllan Dogjani

    TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe biznesmeni Ilirjan Çela janë paraqitur në SPAK lidhur me hetimet që ka nisur prokuroria pas kallëzimit të këtij të fundit për një apartament që i ka shitur deputetit në vitin 2006. Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj Dogjanit në dhjetor të 2024, dhe mori atë si të pandehur për akuzat për deklarim të rremë pasurie. Në sqarimin publik që ka publikuar SPAK, thuhet se deputeti Dogjani ka blerë një apartament në vitin 2006 dhe e ka paguar me 121 mijë euro kesh, në mënyrë që të fshehë burimin e të ardhurave. 
    Ilirjan Çela pretendon se Dogjani e ka paguar në total për apartamentin 128.4 metra katrorë plus garazh, 133.980 euro. Ndërkohë Dogjani nga ana tjetër thotë se ai nuk e ka paguar Çelën, por banesën e ka përfituar si pasojë e shërbimeve juridike dhe konsulencave që i ka dhënë biznesmenit në vitin 2006. Të njëjtin qëndrim Dogjani e mbajti edhe në deklarimin e pasurisë që bëri më 16 Qershor 2023. Por sipas biznesmenit, deputeti në bashkëpunim me noteren, ka bërë një kontratë të dytë false, ku thuhej se apartamenti ishte dhuruar.
    Biznesmeni Ilirjan Çela: Jam akuzuar disa herë nga Dogjani për çështje nga më të çuditshme që nuk kam asnjë lidhje Ai thjeshtë përmend emra, bën deklarata të çuditshme. Ai ka blerë një apartament tek unë. Unë kam ndërtuar një pallat Hamit Shijaku dhe ka blerë apartament me gjithë garazh që bën 134 mijë euro. Më vonë marr vesh që ky na kishte bërë një kontratë të dytë me noteren fallco, ku deklaronte që pronën e ka përfituar nëpërmjet këshillimeve juridike. Më ka dhënë mua ai këshilla juridike. Ai s’ka qenë as avokat në vitin 2006, as licencën nuk e kishte. Unë mendoj që një polic, me një rrogë të thjeshtë të asaj kohe, nuk deklaron pasurinë, o ka korrupsion brenda o bashkëpunim me krimin. Ky i ka paguar paratë, siç funksiononte ato vite, nëpërmjet administratorit tim i cili i ka derdhur në bankë dhe janë në bankë të regjistruar për blerjen e apartamentit nga Asllan Dogjanit. Ky tani pretendon se nuk më ka dhënë asnjë lek. Po ku i gjeti administratori im 134 mijë euro që i pagoi për Dogjanin dhe gjithë blerësit e tjerë! Administratori im që s’ka bukë të haj, derdhe lek në bankë për këta, sipas atij. Ai nuk është jurist dhe sot, nuk ka pasur licencë. E ka marr licencën në vitin 2007. Të shohësh deklarimet e pasurisë të këtij polici, ma kalon dhe mua që i kam shit elektroshtëpiake gjysmës së Shqipërisë. Po të shohësh një deklarim që i ka falur bacanaku 164.375 dollarë për të blerë ky një dyqan. Nuk e blinte dot vetë baçanaku dhe t’ia linte këtij në përdorim. I ka dhënë mamaja 30 milionë lekë me një pension 30 mijë lekë në fshat. Fisi, dashamirësi i ka dhuruar 25 mijë euro. E shoqja që mesa di unë nuk ka punuar asnjë ditë deklaron që ka 200 mijë euro të ardhura nga punë të deklaruara jashtë dhe brenda vendit. Një hajdut del dhe thotë kapni hajdutin. Turp që përfaqësohemi nga ky nivel Ky që i është lëpirë Edi Ramës nga mbrapa me vite të tëra, del dhe shan arkitektin e Shqipërisë Evropiane. Sot i lëpihet Berishës. Ka dhe një çun daje ky që ia kam bërë dosjen gati Fatos Rexha, ka qenë kryetar i Paskuqanit për 8 vite. Unë nuk e dije që ekzistonte një kontratë fallco. Kisha bërë një kontratë në shtator 2006 me vlerë 128.4 m dhe garazh me vlerë 133980 euro. Po në 2006 me noteren Abrazi bën këtë kontratën tjerër me këshilla juridike. Nuk po gjeja kontratën origjinale dhe kërkoj djalit të shkojë të marrë një fotokopje për ta noterizuar. Ajo nuk ia jep. Shkoj vetë më dha këtë paçavuren e dhjetorit. I shkova dhe i thashë çfarë ke bërë. Më bëri dhe kallëzim në prokurori. Ngeli prokurori kur ia çova të dyja. Dhe më pas bëra kallëzim në SPAK. Në deklarimin e pasurisë ka fut këtë kontratën fallco.

    Deputeti i PD, Asllan Dogjani; Ju pak më parë kishit një person që më ka kallëzuar mua për një apartament në vitin 2006 ndërkohë që e kam shpjeguar. Ai apartament është përfituar nga puna ime për shërbime dhe konsulenca me një kontratë përpara noterit. Konsuletat jepen dhe pa licensën e avokatit, këshilla miqësore. Njeri që sot ka detyrime 100 mijë euro ndaj Mentor Dajës, ish pronar i truallit. I irrituar se unë i kam bërë kallëzim e ka legalizuar oborrin e pallatit dhe fatmirësisht bashkia pas kaq vitesh ia ka marrë një pjesë të pallatit, të përbashkët. I bëj thirrje Ramës që punonjësit e IMT nuk ia kanë marrë të gjithën.
    Në 23 korrik Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani, i akuzuar për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë./ZËRI

  • Ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani: Atentati në aeroport cenon sigurinë kombëtare

    Ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani: Atentati në aeroport cenon sigurinë kombëtare

    Atentati mafioz i djeshëm, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, ka qe në fokus të emisionit “Trialog” në RTSH, në moderimin e Alba Alishanit, ku përveç analistëve të njohur Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo, ishte i ftuar edhe ish deputeti i PD-së, Asllan Dogjani.
    Ish-deputeti dhe ish-pjesëtari i Forcave Speciale, Asllan Dogjani, ishte kritik i ashpër, duke theksuar se ngjarja në Aeroportin e Rinasit, një vend i konsideruar i sigurt, tregon për një krizë të sigurisë kombëtare.
    Duke iu referuar pamjeve të publikuara nga ekzekutimi, Dogjani bëri një analizë të sjelljes së atentatorëve, duke e lidhur atë me trajnimet e forcave të rendit.
    “Kam qenë pjesë e forcave speciale. Tek autorët kam parë që veprimet i bënin me qetësi të jashtëzakonshme, sikur bënin përgatitje në stërvitje,” tha ai.
    Organizim perfekt
    Sipas Dogjanit, ngjarja tregon se kemi të bëjmë me një organizim perfekt, ku janë përfshirë shumë persona, duke filluar nga marrja e informacionit,
    Ish-deputeti theksoi se ngjarja e ndodhur në Rinas, një zonë me siguri të lartë, tregon se situata është e rëndë.
    “Sa i përket vendit ku ndodhi (atentati), tregon se është cenuar edhe siguria kombëtare. Policia është e ndarë në dy pjesë: në njërën që sakrifikon, dhe në tjetrën, si puna atij të shoferit të Danit, që punon për grupet kriminale. Ndaj kemi pasiguri në Shqipëri.”, tha Dogjani.

  • Rama: Rikualifikimi i pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, do ndërthuret jeta sportive me atë komunitare

    Rama: Rikualifikimi i pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, do ndërthuret jeta sportive me atë komunitare

    Pallati i sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit, do të transformohet në një godinë spektakolare që do të ndërthurë sportin, jetën komunitare dhe jetën urbane.
    Kështu u shpreh sot gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama, i cili solli në vëmendje zhvillimin e konkursit ndërkombëtar për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi” ku u shpall fituese kompania “MVRDV”.

    Rama tha se ky është një tjetër konkurs ndërkombëtar ku 6 finalistë emra të mirënjohur të arkitekturës ndërkombëtare janë përballur me projektet e tyre tejet mbresëlënëse.

    “Në fund fare juria ndërkombëtare ja ka besuar rilindjen e pallatit të sportit studios prestigjioze ‘MVRDV’, e cila është e njohur për publikun shqiptar. Kjo studio ka lënë tanimë disa gjurmë në Shqipëri dhe ka propozuar një godinë spektakolare, faktikisht një top brenda të cilit zhvillohet jeta sportive dhe jeta komunitare e pallatit të rilindur ‘Asllan Rusi’”, tha Rama.

    Projekti fitues u shpall nga një juri ndërkombëtare ndërsa sjell një vizion bashkëkohor, ku ndërthuren sporti, komuniteti dhe jeta urbane.
    Ai parashikon që godina ekzistuese të transformohet në një qendër të gjallë, që ka jetë gjatë 24 orëve, një hapësirë ku takohen aktivitetet sportive, kulturore dhe ato sociale.
    Projekti përfshin edhe ndërtimin e tri godinave për strehim dhe një hoteli sportiv si dhe ka hapësira të shumta për këmbësorët dhe një ndërthurje të harmonizuar me ambientin përreth.
    Projekti fitues u vlerësua për qasjen inovative arkitekturore dhe integrimin e hapësirave të gjelbra dhe komunitare në zemër të Tiranës.

  • Projekti “Sfera” do të zëvendësojë “Asllan Rusin”, miku i Edi Ramës, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit, hapet…

    Projekti “Sfera” do të zëvendësojë “Asllan Rusin”, miku i Edi Ramës, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit, hapet…

    Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vendin një kompleksi gjigant me kulla banimi dhe një arenë të re sportive. Fitues i projektit është shpallur konsorciumi i udhëhequr nga kompania Trema Tech sh.p.k e biznesmenit Ilir Trebicka, në bashkëpunim me Likado BV, Albanian Capital Group sh.p.k, BCN Investments B.V dhe studion e njohur MVRDV. Projekti fitues “Sfera”, i përzgjedhur në konkursin ndërkombëtar të zhvilluar nga Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), parashikon ndërtimin e një “topi” betoni 20-katësh që do të zëvendësojë godinën ekzistuese. Në këtë kompleks do të përfshihet një arenë multifunksionale me rreth 6 mijë vende, hapësira për media, salla trajnimi, mjedise për trajtime mjekësore dhe ambiente për federatat sportive të basketbollit, volejbollit, peshëngritjes, mundjes, boksit, gjimnastikës, pingpongut dhe taekwondos. Por përveç anës sportive, projekti do të ketë edhe 26,500 m² ndërtim për funksione rezidenciale dhe tregtare, të cilat do të shiten në treg nga konsorciumi privat.
    Prapaskenat
    Jurisë që përzgjodhi fituesin i kryesoi Kryeministri Edi Rama, ndërsa pjesë e saj ishin edhe Blendi Gonxhe (Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit), Fidel Ylli (KOKSH), Elira Kokona (KISH), Adelajda Roka (AZHT) dhe Adelina Greca (AKPT). Sipas drejtoreshës së KISH, Elira Kokona, projekti “Rijetësimi i Pallatit të Lojërave me Dorë ‘Asllan Rusi’” do të sjellë një pallat të ri sporti me 13,500 m² ndërtim mbi tokë (nga 5,000 që janë aktualisht), 2,500 m² hapësira të jashtme dhe 12,500 m² parkim publik. Në letër, Bashkia e Tiranës përfiton një arenë të re moderne, ndërsa partneri privat merr lejen për ndërtim dhe shitje të kullave për banim në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit. Projektin e menaxhon Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila u autorizua nga Këshilli i Ministrave në maj të këtij viti të veprojë si zhvillues i pronës dhe autoritet kontraktor për zgjedhjen e partnerit privat. Në thelb: një tjetër pasuri publike në qendër të Tiranës kalon në duart e një konsorciumi privat përmes formulës së “bashkëpunimit publik-privat”, me premtimin se sporti do të bëhet pjesë e jetës së përditshme, mes kullave dhe apartamenteve luksoze. Ndërkohë kujtojmë se Ilir Trebicka, i cili njihet si mik personal i Ramës, nuk është i panjohur në skemat e favorizimeve publike. Përmes kompanisë tjetër “Drimadhe I & I” sh.p.k., ai ka marrë më herët statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një fshati turistik në Dhërmi, një tjetër pronë publike e kthyer në projekt komercial. Ish basketbollisti që u kthye në oligark, falë miqësisë me kryeministrin Edi Rama që nga koha kur të dy kanë qenë të angazhuar me basketbollin, ka përfituar miliona m2 prona publike ai dhe leje për ndërtim kullash, kompleks pallatesh, vilash dhe resorte nga Tirana në Dhërmi.

  • Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Në GJKKO, pajtuesi i gjaqeve: Asllan Rraja kërkoi nga familja e Andi Malokut të mos merrnin hak pa..

    Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Në GJKKO, pajtuesi i gjaqeve: Asllan Rraja kërkoi nga familja e Andi Malokut të mos merrnin hak pa..

    Vijon në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) gjyqi për atentatin e 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit kundër ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili në automjet ishte i shoqëruar me ‘Rrumin e Shijakut’ dhe shofer Andi Maloku, i cili mbeti viktimë e kësaj ngjarje. 
    Të pandehur në gjyq për këtë çështje janë Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, ndërsa Redjan Rraja është dënuar përjetë po për të njëjtën ngjarje. 
    Në gjykatë ka dëshmuar dhe Beqir Broja një pajtues gjaqesh, i cili ka negociuar pajtimin gjaqeve mes familjes Rraja dhe Maloku. Asllan Rraja, babai i Redjan Rrajës, ka telefonuar Beqir Brojan për t’i kërkuar babait të viktimës, Genci Malokut të mos marrë hak, të paktën deri kur të vendosë drejtësia. 
    Beqir Broja tregon se i ka shkruar për herë të parë Genci Malokut në shtëpi dhe ky i fundit sipas zakonit, i ka thënë se kanë afat 3 muaj. Asllan Rraja ka kërkuar dhe 3 muaj të tjerë pasi pas ngjarjes, nuk ka arritur të marrë kontakt me djalin e tij. 
    Beqir Boja (pajtuesi i gjaqeve): Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë Kryetari i Këshillit të Komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi qe të negocioj për te birin Redian Rraja. I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këtë ngjarje ata kanë bërë be në kuran që ne nuk kemi asnjëlloj dijeni për vrasjen e Andi Malokut.  Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendjes në shtëpi i thashë që na ka dërguar familja  e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci theksonte se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presi sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak. 

  • Dëshmia e Beqir Bojës në gjyqin ndaj Plarent Dervishajt: Asllan Rraja më kërkoi të ndërmjetësoja për pajtimin me familjen e Andi Malokut

    Dëshmia e Beqir Bojës në gjyqin ndaj Plarent Dervishajt: Asllan Rraja më kërkoi të ndërmjetësoja për pajtimin me familjen e Andi Malokut

    Beqir Boja po dëshmon sot në procesin gjyqësor ku i pandehur është Plarent Dervishaj, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, tashmë deputet, Arjan Ndoja.
    Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene, mëson se Boja i pyetur nga prokurori Adnan Xholi, tha: “Në vitin 2019 jetoja në Kamëz. Isha i punësuar si kryetar i këshillit në Zall Herr, ndërsa paralelisht isha i angazhuar edhe me Komisionin e Pajtimit të Gjaqeve. Asllan Rraja më kërkoi të ndërmjetësoja me familjen e Andi Malokut. U lidha me ta përmes telefonit të Hasan Bojës. Kam kryer një shërbim për Redian Rrajën për një ngjarje në Durrës. E dija që kishte qenë i arrestuar. Ngjarja kishte lidhje me vrasjen e djalit të Genc Malokut. Sipas besimit fetar, kemi bërë ‘be’ në Kuran”.
    Ai shtoi se kishte njohje me xhaxhain e Genc Malokut, Agim Malokun, dhe se gjatë takimit për pajtimin ishin të pranishëm edhe disa familjarë të tjerë, përfshirë Haxhi Muratin dhe Gjon Shullanin.
    “Na respektuan dhe na mbajtën aty. Më pas ka ardhur edhe Genci. I thashë që na ka dërguar familja e Asllan Rrajës dhe kërkuam që të mos nguten, nëse iu kemi hyrë në hak, e shlyejmë. Sipas procedurave të pajtimit të gjaqeve, kërkuam tre muaj kohë”, dëshmoi Boja.
    Sipas tij, gjatë takimit Genc Maloku ishte tepër i prekur dhe kishte kërkuar vetëm drejtësi: “Genci tha: ‘Dua të di kush ma vrau djalin e pafajshëm në rrugë’. I thamë të ndalë pushkën dhe të presë drejtësinë. Ai u përlot dhe tha se nuk do të ndjekë njeri, do të presë drejtësinë”.
    Beqir Boja deklaroi se pas atij takimi nuk ka pasur më komunikime me familjen Maloku dhe se nuk ka asnjë dijeni se kush janë autorët e ngjarjes.
    “Nuk kam asnjë lidhje me autorët. Çfarë di, e kam dëgjuar vetëm nga televizori”, përfundoi ai.
    Në dëshminë e tij, Boja shtoi se sipas rregullave të pajtimit të gjaqeve, pas tre muajsh familjes së viktimës do t’i lindte e drejta të merrte hak nëse nuk kishte ardhur drejtësia.
    /vizionplus.tv

  • Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”/ Fitues miku i Ramës, Ilir Trebicka

    Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”/ Fitues miku i Ramës, Ilir Trebicka

    Projekti i prezantuar nga kompania MVRDV u shpall fituese për rijetëzimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
    Sipas dokumenteve të publikuara, projekti është në formën e sferës dhe do të përmbajë një fushë sporti në mes të sferës, i rrethuar nga dyqane dhe hotele.
      
    Nëse projekti i Stadiumit Kombëtar ka një kullë, krejt e kundërta ka ndodhur me Asllan Rusin. Fusha e sportit dhe shkallët do të jenë në mes të Qendrës Tregtare, e cila është në formën e sferës ose topit të basketbollit.
    Por, kush do t’a ndërtojë?! Studioja që u shpall fituese nuk është e panjohur në Shqipëri. Ajo ka projektuar projektin e Piramidës, duke i vendosur kioska rreth e qark. Ndërkohë që është kontraktuar edhe nga firma private për kullën te ish “7 Xhuxhat”, ku pallati ka edhe hartën e Shqipërisë.
    Në foto: Pallati ‘Tirana Rock”, në qendër të Tiranës është projektuar nga MVRDV, i ngjan më shumë Ramës sesa Skënderbeut
    Projekti më kontrovers i kësaj studioje është pikërisht “Tirana Rock”, pas Pallatit të Kulturës. Firma projektoi ndërtimin e një kulle me formën e heroit Skënderbeu. Por pas ndërtimit, projekti ngjason më shumë me fytyrën e Edi Ramës sesa me atë të heroit.

    Faksimile: Ndërtues i kullës së sferës do të jetë firma Trema, me pronar z. Ilir Trebicka
    Firma shqiptare që ka kontraktuar studion e projektimit MVRDV është Trema. Një emër i njohur në Shqipëri, ku vitet e fundit pronari i sa Ilir Trebicka ka marrë një mori lejesh nga kryeministri Edi Rama. Madje, Trebicka dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë edhe një foto të dy bashkë.
    Megjithëse u zhvillua një konkurs, fitues dolën të njëjta firma që kanë fituar edhe më parë projekte. Në fakt të njëjtët klientë që fitojnë gjithmonë./VoxNews

  • Rilindja e “Asllan Rusit”, Rama: Pallati i Sportit do të kthehet në shtëpinë e garave europiane

    Rilindja e “Asllan Rusit”, Rama: Pallati i Sportit do të kthehet në shtëpinë e garave europiane

    Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të rilindë plotësisht.
    Shpallja e fituesit të Konkursit Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, u bë pas prezantimit të projekteve të gjashtë studiove finaliste përpara jurisë ndërkombëtare. I pranishëm në aktivitet ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se synohet që Pallati i Sportit të kthehet në shtëpinë e garave europiane.
    “Ky Pallat Sporti që shpresoj ta realizojmë në një kohë të arsyeshme do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të atyre niveleve më të larta eurpiane”, u shpreh Edi Rama.

    Kreu i qeverisë u shpreh optimist se “Asllan Rusi” do të mirëpresë finalet e Supërkupes Europiane në basketboll apo volejboll.
     “Zhvillimi i finales së Konferencë Ligës në futboll ishte një kulminacion i një larmie aktivitetesh ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri dhe synimi për të luajtur në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të Europës apo të Superkupës Europiane edhe në basketboll apo në volejboll nuk është i paarritshëm dhe ndërkohë që ne kemi pasur kontakte me federatat ndërkombëtare dhe janë interesuar dhe për kapacitetet, ky projekt, ky Pallat Sporti që shpresoj ta realizojmë në një kohë të arsyeshme do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të atyre niveleve më të larta eurpiane”, tha Rama.
    Qeveria synon të modernizojë infrastrukturën sportive në çdo nivel dhe të kthejë sportin në prioritet të zhvillimit kombëtar, si nevojë dhe jo luks. Gjithashtu pritet të shtohen dhe projekte që çdo shkollë të këtë hapësira të dedikuara për aktivitete sportive.
    /vizionplus.tv

  • Projekti i “Asllan Rusit”, shpallet fituese kompania arkitekturore holandeze

    Projekti i “Asllan Rusit”, shpallet fituese kompania arkitekturore holandeze

    Pas shumë orë diskutime juria ndërkombëtare, si projektin më të mirë për transformimin e “Asllan Rusit” zgjodhi kompaninë arkitekturore holandeze MVRDV.

    Në Konkursin Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”, ishin 6 skuadra finaliste, të cilat prezantuan projekt-idetë arkitekturore përpara jurisë ndërkombëtare.
    Në përditësim…

    Top Channel

  • Rijetëzimi i pallatit të sportit “Asllan Rusi”,  6 skuadra prezantojnë projektet

    Rijetëzimi i pallatit të sportit “Asllan Rusi”,  6 skuadra prezantojnë projektet

    Gjashtë skuadra fituese kanë nisur këtë të enjte prezantimin e projekteve të tyre për rijetëzimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.  Konkursi, ka për qëllim modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij objekti.Në ceremoninë e prezantimit të projekteve, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e veçantë të këtij konkursi, duke e cilësuar si një tjetër hap përpara në transformimin e Tiranës dhe rilindjen e trashëgimisë sonë sportive.“Jemi edhe një herë përsëri në një kohë shumë të shkurtër, në një tjetër konkurs ndërkombëtar për një tjetër ide të kahershme dhe projekt shumë ambicioz, rilindjen e pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’ i cili ka qenë një pikë referimi në një histori të gjatë përpjekjesh dhe sfidash sportive dhe që sot, në një kohë të re, meriton një formë të re, një forcë të re dhe një vëmendje të re.Unë besoj se skuadrat finaliste të këtij konkursi do na vënë përsëri në pozitë të vështirë për të përzgjedhur projektin më të mirë sepse janë të gjitha skuadra me talente të jashtëzakonshme dhe me kapacitete të provuara në shumë vende të tjera.Janë skuadra, një pjesë e të cilave punon aktualisht dhe në Shqipëri dhe ne jemi shumë krenar për këtë, por kam besim që me jurinë ndërkombëtare që kemi krijuar edhe këtë herë do t’ia dalim që të bëjmë një gjykim ashtu si duhet”.“Nuk dua të humbas më tej kohën e konkursit. Dua të shpreh njëkohësisht kënaqësinë që në sallë shoh disa nga protagonistet e mëdhenj të kohës kur pallati i sportit gëlonte nga kompeticioni, nga shpirti i garës, nga tifozët dhe kam shumë besim që me këtë projekt do t’i rikthejmë ata, por do të rikthejmë dhe pikërisht atë frymë dhe atë energji të pazëvendësueshme të hapësirës së ‘Asllan Rusit’ ku jam shpresëplotë se gjithë lëvizja e re sportive që kemi krijuar në të gjitha shkollat dhe që po rritet vit pas viti me pjesëmarrjen e mbi 12 mijë fëmijëve, vajzave dhe djemve nën kujdesin e Komitetit Olimpik Shqiptar, do të furnizojë këtë pallat sporti me prurje të reja dhe me talente dhe yje të reja.Nga ana tjetër, Shqipëria sot është në kohën kur synon shumë lartë edhe në aspektin e pjesëmarrjes në kompeticione ndërkombëtare. Zhvillimi i finales së Konferencë Ligës në futboll ishte një kulminacion i një larmie aktivitetesh ndërkombëtare që zhvillohen në Shqipëri dhe synimi për të luajtur në Shqipëri finalet e Kupës së Kampioneve të Europës apo të Superkupës Europiane edhe në basketboll apo në volejboll nuk është i paarritshëm dhe ndërkohë që ne kemi pasur kontakte me federatat ndërkombëtare dhe janë interesuar dhe për kapacitetet, ky projekt, ky pallat sporti që shpresoj ta realizojmë në një kohë të arsyeshme do të na japë mundësinë që të kemi një kandidaturë shumë të besueshme të Shqipërisë për të pasur këtu edhe finale apo ndeshje të atyre niveleve më të larta eurpiane”.Kompanitë1.Alko Impex Construction sh.p.k + Kengo Kuma & Associates + Seiichi Saito + Buro Happold + Ida Vako + Dhimitër Papa + Ergys Krisiko2.Trema Tech sh.p.k + Likado BV + Albanian Capital Group sh.p.k + BCN Investements B.V + MVRDV3.BAMI Holding sh.p.k. + Archea Associati S.r.l + AEI Progetti S.r.l + Arjan Coka PF + Helidon Xhixha4.BE-IS + Chybik + Kristof+ Mama + Loft + Destil Creative HUB5.PROGEEN + Sauerbruch Hutton Gesellschaft von Architekten mbH + Atelier 4 + SBP (Schlaich bergermann partner) + Gustafson Porter – Bowman + Anri Sala6.TABI Construction sh.p.k. + Perrault Architecture + Enea Landscape Architect + Ivan Navarro (Hueso Records) + Arup Ireland + Erald KerlukuÇfarë prashikon projekti për rijetëzimin e stadiumit “Asllan Rusi”Thirrja e çelur gjatë këtij viti nga Korporata e Investimeve ka saktësuar se zona e konkursit përfshin ndërtesën aktuale të sporteve  por edhe pjesën e parkingut publik në pjesën ballore dhe parkingun që ka shërbyer për autobusët në pjesën pas tij. Sipas dokumentit përreth zonës së konkursit, ndodhen disa territore të tjera të cilat janë planifikuar që të rizhvillohen me funksione mikse dhe t’i nënshtrohen një procesi përmirësimi urban.“Ky program përcakton kërkesat minimale hapësinore për projektimin e një arene multifunksionale të çertifikuar nga federata të sporteve të ndryshme (EHF, FIBA etj.). Arena do të presë një sërë aktivitetesh sportive dhe do të integrojë hapësira ndihmëse stërvitjeje, zona VIP/media dhe ambiente mbështetëse të brendshme.Objekti duhet të mbështesë garat në nivel ndërkombëtar, përdorim fleksibël për stërvitje dhe të sigurojë transmetim mediatik, qasje për kategorinë VIP-at dhe aksesueshmëri të plotë. Arena duhet të ketë kapacitet të certifikuar prej 6,000 spektatorësh.Sipërfaqja totale bruto e ndërtimit e vlerësuar është rreth 13,500 m², mbi tokë, pa përfshirë hapësirat e jashtme, si parkimet dhe sheshet” thuhet në dokumentin e bërë publik nga Korporata.Projekti parashikon një zhvillim me përdorim të përzier / shumë-funksional me një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 26,500 m², pa përfshirë parkimin.Sipas planit funksionet shtesë përtej atyre sportive, do të shërbejnë për të ngritur një model zhvillimi të qëndrueshëm, i cili do të garantojë jo vetëm ndërtueshmërinë, por edhe funksionimin e denjë dhe afatgjatë të Pallatit të Sportit, të pavarur nga financat publike, sipas një modeli ku shteti bëhet sipërmarrës për të maksimizuar potencialin e aseteve të tij.Rijetëzimi i “Asllan Rusi” është një nga disa projekte që qeveria ka nisur sa i takon zhvillimit të pronave në partneritet me privatin. Të tilla janë kompleksi Governativ, Void Tower, Lift Tower, disa projekte për rezidencat qeveritare në Vlorë dhe Velipojë.     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.