Tag: askush

  • Fragment nga “Dashuria në kohërat e kolerës” e Gabriel Garsia Markezit

    Fragment nga “Dashuria në kohërat e kolerës” e Gabriel Garsia Markezit

    Nga Gabriel Garsia Markez

    “Për të ajo dukej aq e bukur, aq joshëse dhe aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, sa që ai nuk mund ta kuptonte se pse askush nuk shqetësoj si ai, nga kërcitja e takeve të saj nëpër rrugën me gurë, pse zemra e askujt tjetër nuk ishte e tërbuar nga flladi i tërbuar që vinte nga velloja e saj, pse askush tjetër nuk çmendej nga nga lëvizja e gërshetave të saj, nga fluturimi i duarëve të saj, nga floriri i buzëqeshjes së saj.

    Atij nuk i kishte shpëtuar as edhe një veprim dhe as një shenjë e karakterit të saj, por ai nuk guxoi t’i afrohej asaj, nga frika e prishjes së kësaj magjie.” / ObserverKult

    Gabriel José de la Concordia García Márquez (6 mars 1927 – 17 prill 2014)

    Lexo edhe:

    GABRIEL GARSIA MARKEZ: SI U BËRA SHKRIMTAR…

    Nga Gabriel Garsia Markez

    Unë kurrë nuk e imagjinova se, nëntë muaj pasi kisha mbaruar shkollën e mesme, tregimi im i parë do të botohej në Fin de Semana, shtojca letrare e fundjavës në gazetën El Espectador, në Bogota, dhe suplementi më interesant e më kërkues i kohës. Dyzet e dy ditë më vonë, tregimi im i dytë u botua. Megjithatë, gjëja më e habitshme për mua ishte një shënim hyrës nga redaktori i shtojcës, Eduardo Zalamea Borda (emri i të cilit ishte Ulises), kritiku më i shquar kolumbian në atë kohë dhe ai që ishte më i vëmendshmi ndaj shfaqjes së tendencave të reja.

    Mënyra sesi ndodhi e gjithë kjo ishte aq e papritur sa nuk është e lehtë ta ritregosh. Në shkurt të vitit 1947, unë u regjistrova në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Kombëtar të Bogotasë: si prindërit dhe unë ishim dakord. Kam jetuar në qendër të qytetit, në një pension në Calle Florián, që popullohej kryesisht nga studentë që ishin, si unë, nga Bregu i Atlantikut. Gjatë pasditeve të lira, në vend që të punoja për të mbështetur veten, lexoja ose në dhomën time ose në kafenetë ku lejohej.

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Përse ASKUSH nuk e v’rau dot DURIM BAMIN?/ DETAJET nga DUBAI – Askush s’e do në Shqipëri?

    Përse ASKUSH nuk e v’rau dot DURIM BAMIN?/ DETAJET nga DUBAI – Askush s’e do në Shqipëri?

    Durim Bami, një nga emrat më të lakuar të botës së krimit në Shqipëri, vijon të jetojë i lirë në Dubai, i paprekshëm nga drejtësia shqiptare dhe armiku i heshtur i shumë rivalëve. Por çfarë e bën të paprekshëm? Pse askush nuk ka mundur ta eliminojë? Detaje të reja tronditëse zbulojnë arsyet pse është i padëshiruar në Shqipëri dhe marrëveshjet e errëta që mund ta mbajnë të sigurt në luksin e Lindjes së Mesme.

     

  • “Ditë të rënda për ne! Mos i provoftë askush”, Rexhep Qosja thyen heshtjen pas vdekjes të së bijës

    “Ditë të rënda për ne! Mos i provoftë askush”, Rexhep Qosja thyen heshtjen pas vdekjes të së bijës

    Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Rexhep Qosja, ka dalë për herë të parë me një reagim publik pas humbjes së vajzës së tij, Edita Qosja-Rexhepi, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë.
    Në një mesazh të ndjerë dhe të mbushur me dhimbje, Qosja falënderon të gjithë ata që kanë qenë pranë familjes së tij në këto ditë të vështira, duke shprehur mirënjohjen për ngushëllimet e shumta dhe mbështetjen e sinqertë që ka marrë.
    “Humbja e vajzës sime të shtrenjtë më ka bërë të kuptoj thellësinë e dashurisë prindërore dhe pafundësinë e dhimbjes që sjell largimi i parakohshëm i një fëmije për prindërit,” shkruan akademiku.
    Ai lutet që askush të mos përballet me një dhimbje kaq të madhe dhe ndan refleksionet e tij mbi natyrën njerëzore, fisnike dhe të domosdoshme të solidaritetit në këto momente të vështira.

  • Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste (FOTO)

    Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste (FOTO)

    Simona China, 20 vjeçe, u gjet e vdekur në pishinën e një vile private në qytetin Bagheria të Siçilisë, gjatë një feste të organizuar nga dy të rinj me rastin e diplomimit të tyre.
    Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje dhe lajmi ka tronditur komunitetin vendas. Simona ishte e njohur dhe e dashur në botën e volejbollit, duke garuar deri vitin e kaluar me ekipin ACDS Capacense.
    Presidenti i ekipit të saj, Paolo Di Maggio, foli me emocion për 20-vjeçaren: “Ishte një vajzë e qeshur, e përkushtuar ndaj sportit dhe veçanërisht e dashur në komunitet. Ajo e donte volejbollin, u mësonte edhe fëmijëve të vegjël. Jemi të tronditur nga humbja e saj.”
    Sipas raportimeve fillestare, dyshohet se Simona ra në pishinë dhe nuk mundi të dilte. Ekipet e shpëtimit, që mbërritën në vendngjarje, thjesht konstatuan vdekjen e saj.
    Megjithatë, avokati i familjes, Gabriele Giambrone, ngriti dyshime serioze për rrethanat e vdekjes. Ai theksoi se për një kohë të gjatë askush nuk e vuri re trupin në ujë, pavarësisht se pishina ishte e vogël dhe vila ishte plot me njerëz.
    “Pozicioni i trupit të Simonës kur u gjet nuk është në përputhje me një rënie të thjeshtë në ujë”, u shpreh ai.

    Reagimi i familjes dhe boshllëqet në kronologji
    Prindërit e saj nuk u informuan nga askush për ndodhinë. Kur e telefonuan në celular, një person i panjohur u përgjigj dhe u tha: “Simona nuk është mirë.” Kur mbërritën në vilë, e gjetën vajzën të vdekur.
    Sipas dëshmive, shoqja më e mirë e Simonës ishte larguar nga festa rreth orës 3:00 të mëngjesit. Ky fakt krijon një boshllëk të madh kohor që mbetet ende i paqartë.
    Avokati Giambrone deklaroi gjithashtu se: “Askush nuk pa asgjë, ndërsa disa ishin ende të lagur nga pishina. Si është e mundur që nuk vunë re asgjë? Shtëpia ishte jashtëzakonisht e pastër, nuk kishte asnjë gjurmë alkooli.”
    Ai shtoi se Simona nuk konsumonte alkool dhe ishte shumë e kujdesshme me dietën dhe shëndetin e saj.
    Pas ngjarjes, autoritetet urdhëruan autopsinë. Një mostër ADN-je u mor nga një i ri, i cili deklaroi se ishte plagosur pasi u hodh në pishinë nga një shok kur mësoi për incidentin. Gjurmë gjaku u gjetën në vendngjarje dhe po analizohen.
    Hetimet vazhdojnë, ndërsa familja kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së vajzës së tyre.

  • Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

    Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

    Simona China, 20 vjeçe, u gjet e vdekur në pishinën e një vile private në qytetin Bagheria të Siçilisë, gjatë një feste të organizuar nga dy të rinj me rastin e diplomimit të tyre.

    Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje dhe lajmi ka tronditur komunitetin vendas. Simona ishte e njohur dhe e dashur në botën e volejbollit, duke garuar deri vitin e kaluar me ekipin ACDS Capacense.
    Presidenti i ekipit të saj, Paolo Di Maggio, foli me emocion për 20-vjeçaren: “Ishte një vajzë e qeshur, e përkushtuar ndaj sportit dhe veçanërisht e dashur në komunitet. Ajo e donte volejbollin, u mësonte edhe fëmijëve të vegjël. Jemi të tronditur nga humbja e saj.”

    🔴 Giallo a Bagheria, festa con finale tragico: ventenne trovata morta nella piscina di una villa. Casa posta sotto sequestro, interrogati gli amici.▶ https://t.co/EEAxaWY77Z pic.twitter.com/VUAzYL4tVH
    — Tgr Rai (@TgrRai) August 2, 2025

    Sipas raportimeve fillestare, dyshohet se Simona ra në pishinë dhe nuk mundi të dilte. Ekipet e shpëtimit, që mbërritën në vendngjarje, thjesht konstatuan vdekjen e saj.
    Megjithatë, avokati i familjes, Gabriele Giambrone, ngriti dyshime serioze për rrethanat e vdekjes. Ai theksoi se për një kohë të gjatë askush nuk e vuri re trupin në ujë, pavarësisht se pishina ishte e vogël dhe vila ishte plot me njerëz.
    “Pozicioni i trupit të Simonës kur u gjet nuk është në përputhje me një rënie të thjeshtë në ujë”, u shpreh ai.
    Reagimi i familjes dhe boshllëqet në kronologjiPrindërit e saj nuk u informuan nga askush për ndodhinë. Kur e telefonuan në celular, një person i panjohur u përgjigj dhe u tha: “Simona nuk është mirë.” Kur mbërritën në vilë, e gjetën vajzën të vdekur.
    Sipas dëshmive, shoqja më e mirë e Simonës ishte larguar nga festa rreth orës 3:00 të mëngjesit. Ky fakt krijon një boshllëk të madh kohor që mbetet ende i paqartë.
    Avokati Giambrone deklaroi gjithashtu se: “Askush nuk pa asgjë, ndërsa disa ishin ende të lagur nga pishina. Si është e mundur që nuk vunë re asgjë? Shtëpia ishte jashtëzakonisht e pastër, nuk kishte asnjë gjurmë alkooli.”
    Ai shtoi se Simona nuk konsumonte alkool dhe ishte shumë e kujdesshme me dietën dhe shëndetin e saj.
    Pas ngjarjes, autoritetet urdhëruan autopsinë. Një mostër ADN-je u mor nga një i ri, i cili deklaroi se ishte plagosur pasi u hodh në pishinë nga një shok kur mësoi për incidentin. Gjurmë gjaku u gjetën në vendngjarje dhe po analizohen.
    Hetimet vazhdojnë, ndërsa familja kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së vajzës së tyre.

    Top Channel

  • “Askush nuk mund të njollosë atë që kemi arritur”, Manaj mesazh zemre tifozëve të Sivasspor: Keni vend të veçantë te unë

    “Askush nuk mund të njollosë atë që kemi arritur”, Manaj mesazh zemre tifozëve të Sivasspor: Keni vend të veçantë te unë

    “Askush nuk mund të njollosë atë që kemi arritur”, Manaj mesazh zemre tifozëve të Sivasspor: Keni vend të veçantë te unëRey Manaj vendosi të “divorcohej” me Sivasspor, për të nisur një aventurë të re te Al Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi i ka dërguar një mesazh tifozëve të ekipit ku i falenderon për mbështetjen. Manaj thotë se ndaj tij janë bërë padrejtësi, por që ka zgjedh…

  • Trump: Ne dhamë 60 milionë dollarë për ushqim në Gaza dhe askush nuk ka falënderoi

    Trump: Ne dhamë 60 milionë dollarë për ushqim në Gaza dhe askush nuk ka falënderoi

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se ndihet i zhgënjyer që askush nuk e ka falënderuar për ndihmën humanitare që SHBA ka dërguar në Rripin e Gazës, duke iu referuar një fondi prej dhjetëra milionë dollarësh të aprovuar kohët e fundit nga Uashingtoni.

    Gjatë një deklarate për mediat nga Turnberry i Skocisë, ku ndodhej në shoqërinë e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Trump tha se para dy javësh, SHBA kishte dhënë 60 milionë dollarë ndihmë ushqimore për palestinezët në Gazë, por sipas tij, kjo nuk u njoh nga askush.

    “E dini, ne dhamë 60 milionë dollarë para dy javësh për ushqime dhe askush nuk e përmendi. Do të doje që të paktën dikush të thoshte ‘faleminderit’. Asnjë vend tjetër nuk dha asgjë. Të bën të ndihesh keq kur askush nuk e vlerëson,”, tha Trump.

    Ai nuk dha detaje se nga cilat fonde ishin dhënë paratë apo kujt iu drejtuan konkretisht. Megjithatë, sipas gazetës The Guardian, muajin e kaluar qeveria amerikane kishte miratuar një grant prej 30 milionë dollarësh për GHF (Gaza Humanitarian Foundation), një organizatë që mbështetet nga Izraeli, por është shndërruar në subjekt debatesh për transparencën dhe përkatësinë e saj.

    Trump komentoi gjithashtu mbi zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Hamasit, duke u ndalur veçanërisht në bllokimin e bisedimeve për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh.

    “Nuk e di çfarë do ndodhë tani, pas vendimit të Izraelit për të ndërprerë negociatat. Por mendoj se është e rëndësishme që pengjet të lirohen. Hamas ka treguar papritur një qëndrim më të ashpër dhe nuk dëshiron të kthejë pengjet. Kështu që, Izraeli do të duhet të marrë një vendim,”, deklaroi ish-presidenti amerikan.

    Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të mbeten të larta dhe roli i SHBA në ndihmat humanitare, por edhe në negociatat diplomatike, është nën vëmendje të shtuar ndërkombëtare. Syri.net-CNN.gr

  • “S’ma mbyll gojën askush”, këshilltarja socialiste i përgjigjet kryedemokrates: Le t’i tregojë të gjitha…

    “S’ma mbyll gojën askush”, këshilltarja socialiste i përgjigjet kryedemokrates: Le t’i tregojë të gjitha…

    Një debat virtual politik ka shpërthyer mes dy zonjave në Shkodër, kryetares së PD- së Shkodër Eliona Shkreli dhe këshilltares bashkiake të PS- së, Vjollca Petani. Debati ka qenë në rrjetet sociale, teksa fillimisht ka qenë kryedemokratja e Shkodrës, ajo që ka përcjellë një mesazh.
    “S’ma mbyll gojën askush….. As presioni, as njeriu i pushtetshëm sot! Pavarësisht tentativave të të “pushtetshmëve”, Unë jam njeri i lirë që besoj në Zot dhe dënoj moralisht çdo padrejtësi.
    Kam një mision….me thanë gjithmonë të vërtetën teme siç e ndjej, siç e shoh, siç më vjen dhe siç është! Kam një mision….me kenë za’ i atyne që janë të pa za’shëm dhe për arsye të ndryshme rrinë në heshtje e nuk b’zajnë!
    Nëse të gjithë heshtim e tulitemi nga frika apo presioni, atëherë e vërteta mbetet skutave dhe na çon drejt fallsitetit të jetës! Unë do flas dhe do denoncoj për sa të kem za’ sepse të vërtetën nuk du me e kapërdi por du me e thanë, me i dhanë kurajo çdokujt me folë dhe me reagu ndaj çdo padrejtësie! Unë kam një mision….me kenë vetvetja, e fortë, e drejtë dhe e vërtetë!”, shkruan Shkreli në publikimin e saj.
    Nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi nga Petani, edhe ajo përmes rrjeteve sociale, me një tekst të gjatë ku këshilltarja socialiste thotë së “Eliona, meqë kërkon të “flasë”, le t’i tregojë të gjitha”.
    “Në një monolog të gjatë me veten, Eliona Shkrela u tha të gjithëve se do të flasë, pa ditur as vetë çfarë ka për të thënë dhe, më e rëndësishmja, kujt ia thotë në një qytet që i njeh mirë të vërtetat e saj.
    Sot “kërcënoi” se do të fliste dhe se nuk do të kishte forcë në tokë që do ta ndalte. Në fakt, nuk e ka penguar askush ndonjëherë. Por cila është e vërteta që Shkrela apo Kodra nuk guxon ta thotë?
    Ajo kërkon të viktimizohet për të mbrojtur të pambrojtshmen. Katër vite pa një ditë të vetme pune me kohë të plotë, katër vite pa u prekur asnjë qindarkë nga paga e bashkëshortit në Teatrin “Migjeni”.
    Pse?
    Çfarë merite të veçantë ka që të paguhet një person pa ardhur, pa u ngjitur asnjëherë në skenë, dhe të marrë rrogë me paratë e taksapaguesve të Shkodrës?
    Cila është arsyeja që Teatri “Migjeni” duhet të tolerojë një rast të tillë?
    Kjo është e vërteta e madhe që Eliona Shkrela nuk e thotë. Nuk e përmend fare këtë çështje. Përkundrazi, mundohet të valëvitë flamurin politik si triumf ndaj një gjoja padrejtësie që po i bëhet.
    Por jo, e dashur Eliona. Nëse i hedh sytë vetë në raportet, edhe ato të “miqve” tuaj politikë kur ishin në drejtim, kjo situatë është evidentuar prej kohësh. Është thënë dhe është zvarritur në sirtarët e kulturës.
    Në raportet e Teatrit “Migjeni” ekziston një vlerësim performance për çdo punonjës. Edhe në ato kohë, është aty edhe emri yt. Me gjithë respektin, por nuk mund të paguhesh pa punuar, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë të detyruar të jenë në vendin e punës.
    Ndaj, mjaft me viktimizime. Sot, kush dëshiron të punojë, ka mundësi. Por për nderet politike, koha ka përfunduar edhe në Shkodër.”, shkruan këshilltarja socialiste Vjollca Petani.
    Me gjasë, ky debat virtual do të kthehet në debat reale, në sallën e mbledhje të Këshillit Bashkiak, i cili do të mblidhet brenda pak ditësh.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Pablo Neruda: T’kam shpallë mbretneshë

    Pablo Neruda: T’kam shpallë mbretneshë

    Poezi nga Pablo Neruda

    Unë t’kam shpallë mbretneshë.Ka prej tyne ma t’nalta se ti, shumë ma t’nalta.Ka prej tyne ma t’kristalta se ti, shumë ma t’kristalta.Ka prej tyne më t’bukura se ti, shumë ma t’bukura.Por ti je mbretneshë.Kur më ec rrugësAskush nuk të njeh.Askush se sheh kunorën tande prej kristaliAskush nuk e shikon qilimin e kuq prej ariQë shkel, kur ec,qilimin që nuk është.E kur ti ligshtoheshtë gjithë lumenjtë ushtojnë në muanë trupin tim, dridhenqiejt e këmbanat,e një himn pushton botën.Ti vetëm, e unë,Ti vetëm, e unë, e dashtuna imeE ndëgjojmë.

    Përktheu: Visar K. Berisha

    ObserverKult

    ————————————————-

    Lexo edhe një variant tjetër të kësaj poezie përkthyer në shqip:

    Pablo Neruda: Ti je princesha ime

    Ti je princesha ime.Edhe se ka të tjera me të gjata se ti, më të gjata,Edhe se ka të tjera më të pastra se ti, më të pastra.Edhe se ka të tjera me të dashura se ti, më të dashura.Por, ti je princesha ime dhe pikë…

    Kur ecën për rrugeaskush se ka mendjen te ti.Askush s’ta sheh kurorën e kristaltë,askush se sheh qilimin flori të kuq,që ti shkel me këmbë kur kalon.Qilimin që asnjë artizan s’ka mundur ta bëjë…

    Kliko KËTU për ta lexuar poezinë e plotë

    ObserverKult

  • Joumana Haddad: Jam grua

    Joumana Haddad: Jam grua

    Poezi nga Joumana HaddadPërktheu: Elvana Zaimi

    Askujt nuk ia rrok dot mendjaçfarë them kur jam e heshtur,kë shoh kur i mbyll sytë,si më shtyjnë kur më shtyjnë,çfarë kërkoj kur duart lëshoj.Askush, askush nuk e dikur kam uri, kur nisem,kur eci dhe kur humbas,dhe askush nuk e dise për mua të shkosh do të thotë të ktheheshdhe të kthehesh është të bësh pas,se dobësia ime është një maskëdhe forca ime është një maskë,dhe ajo çka do të vijë – një shtrëngatë.Besojnë se e dinëdhe i lë të besojnë,dhe unë bëhem.Ndërtuan një kafaz në emrin tim,që lirinë time ta kishin në dorë,t’u isha falë e t’u bindesha.Por unë jam e lirë para e pas tyre,me dhe pa ta,jam e lirë në ngadhnjim dhe mposhtje.Burgu im është vullneti im!Çelësi i burgut është gjuha e tyre,por gjuha e tyre ngjitet pas gishtavetë gjakimeve të miadhe gjakimin tim s’kanë për ta zbutur kurrë.Jam grua.Besojnë se liria ime është pronë e tyredhe i lë ta besojnë,dhe unë bëhem!Kështu jam unëKështu jam unë,nuk kam kohë për brerje fajiluaj me fatet, mërzitem lehtëbëj premtime dhe s’i mbaj.E kotë të ndryshoj:Sigurinë nuk e njoh:të trazimit të dashurisë,të imagjinatës,sepse i jam dhënë krejtvetëm përtacisë.Të paparashikueshme takimet e mia,jam një arrati para vetë kohës,një diell që s’mjafton,një natë që s’përmbyllet kurrë,jam gulçimet e vrullshme mes etjes dhe shuarjes së saj.Kështu jam unë, heshtje për t’u korrur,makth i ngadaltë për t’u shpërhumbur,një heshtje e makth për të fashitur një kujtesë të pashpirt,nuk ka dritë që mund të më prijë:zotëroj veç mëkatet e mia.

    ObserverKult

    LEXO EDHE:

    Joumana Haddad: Gruaja që pret…