Tag: askush

  • Vieri i vendos nota sezonit të Interit: Lautaro është për 9, Chivu 8. Askush tjetër nuk luan si ata në Itali

    Vieri i vendos nota sezonit të Interit: Lautaro është për 9, Chivu 8. Askush tjetër nuk luan si ata në Itali

    6 Tetor 2025

    11:38

    Alfred Lleshi

    Christian Vieri, ish-sulmues i Interit, komentoi sezonin e Serie A në studiot e DAZN, duke vlerësuar veçanërisht Interin. Ai i dha 9 pikë merkatos zikaltër për blerjet e Manuel Akanji, Petar Sucic, Pio Esposito dhe Ange-Yoan Bonny, duke i konsideruar të gjithë shumë të fortë.
    Vieri gjithashtu u shpreh për stilin e lojës: “Nuk ka ekip tjetër që luan si Interi në Itali. Krijon shumë, shënojnë të gjithë. Dimarco bën krosime që më çmendin, askush në Europë nuk e bën këtë si ai”. Për trajnerin Cristian Chivu dha notën 8, duke theksuar guximin dhe agresivitetin që po sjell: “Bravo drejtuesve që rrezikuan dhe guxuan me një trajner të ri me pak përvojë”.
    Sulmuesit Lautaro Martinez i dha notën 9 për forcën dhe dëshirën e fitores: “Kur thoja se Interi ka skuadrën më të fortë, më quanin interist. Edhe nëse humb, nuk ndryshoj mendim: askush nuk luan si Interi, skuadër ku shënojnë mbrojtësit, mesfushorët dhe sulmuesit. Potenciali është i madh”.

  • PD pa kandidat për zgjedhjet, avokati: Pse askush nga demokratët nuk e merr riskun të garojë?

    PD pa kandidat për zgjedhjet, avokati: Pse askush nga demokratët nuk e merr riskun të garojë?

    Avokati Edmond Petraj ka folur lidhur me përgatitjen e opozitës për zgjedhjet në 6 bashki, të caktuara në datën 9 nëntor.Petraj tha se askush nga radhët e demokratëve nuk e merr riskun të kandidojë në zgjedhje, teksa përmend Alimehmetin.
    “Ajo që shoh në këtë marrëdhënie, pse nuk del vetë Alimehmeti. Erion Veliaj nuk u shkarkua nga PD, janë tjetërkund marrëdhëniet ku u shkarkua. Alimehmeti nëse donte dhe meqë ka marrë vota, nuk është deputet dhe nuk humbte asgjë. Asnjë nga PD nuk e merr riskun të kandidojë”, u shpreh ai

  • Garë për 9 Nëntorin/ “Opozita një këmbë brenda”,Petraj paralajmëron:Askush nga PD nuk merr riskun për të kandiduar se..

    Garë për 9 Nëntorin/ “Opozita një këmbë brenda”,Petraj paralajmëron:Askush nga PD nuk merr riskun për të kandiduar se..

    Avokati Edmond Petraj komentoi për një emiaion televiziv përgatitjen e opozitës për zgjedhjet në 6 bashki, të caktuara në datën 9 nëntor. Petraj tha se askush nga rradhët e demokratëve nuk e merr riskun të kandidojë në zgjedhje.
    “Ajo që shoh në këtë marrëdhënie, pse nuk del vetë Alimehmeti. Erion Veliaj nuk u shkarkua nga PD, janë tjetërkund marrëdhëniet ku u shkarkua. Alimehmeti nëse donte dhe meqë ka marrë vota, nuk është deputet dhe nuk humbte asgjë. Asnjë nga PD nuk e merr riskun të kandidojë.”
    Më tej tha se Partia Socialiste vjen në garë si triumfuese pas zgjedhjeve të 11 majit, me kandidatin e vërtetë Edi Ramën.
    Mema tha se kryesocialisti synon një fitore edhe më të thellë se në zgjedhjet e kaluara, pas shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj.
    “Partia Socialiste vjen në garë si triumfuese, kandidati i vërtetë është Edi Rama. Ai kërkon që në 9 nëntor të marrë shumë më tepër vota, dhe duket që nga angazhimi i Belindës dhe me figura të tjera qendrore.
    Tregon se Rama kërkon një fitore të fortë. Për t’i dhënë një lloj shuplake Berishës që merret ende me zgjedhjet e majit, për të treguar se kush është PS dhe së treti për t’i dhënë një ëprgjigje të gjithve.

  • Alonso: Askush nuk më ka thënë ndonjëherë se nuk dëshiron të luajë në një pozicion

    Alonso: Askush nuk më ka thënë ndonjëherë se nuk dëshiron të luajë në një pozicion

    4 Tetor 2025

    7:45

    Alfred Lleshi

    Xabi Alonso doli i prerë para gazetarëve, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Villarealit: “Askush nuk më ka thënë kurrë se nuk do të luajë në një pozicion. Të gjithë kanë predispozitë të mirë, pastaj jam unë personi që vendos. Le të jetë e qartë kjo gjë”. Mesazhi për tifozët ishte i drejtpërdrejtë: “Nuk iu kërkoj asgjë, ne si ekip duhet t’u japim fitore atyre”. Për përvojën e derbit në “Metropolitano” shtoi: “Nuk e harrojmë atë që ndodhi, por nuk mbetemi me mendje aty”.
    Ai lavdëroi Bellingham dhe foli për “bashkëjetesën” me Güler: “Duhet të jenë komplementarë, të ndihen rehat. Problemi është te kompozimi i pjesëve të tjera”. Për Valverde: “Është shumë i rëndësishëm për ne, duam ta mbyllim këtë periudhë para kombëtareve me një fitore”.
    Për portierët: “Lunin duhet të jetë gjithmonë gati, por kemi një portier të madh si Thibau”. Alonso nënvizoi se nuk e lodhin zërat nga jashtë: “Rëndësi ka ajo që jetoj në dhomat e zhveshjes”.

  • Pse askush nuk foli për Erion Veliajn brenda PS? Gazetarja: Gjërat brenda “shtëpisë” nuk dalin jashtë

    Pse askush nuk foli për Erion Veliajn brenda PS? Gazetarja: Gjërat brenda “shtëpisë” nuk dalin jashtë

    Pse askush brenda PS nuk foli për të mbrojtur Erion Veliajn? Kjo ishte një nga pyetjet që u hodh për diskutim këtë tgë enjte në studion e Quo Vadis të moderatores pranvera a Borakaj në Vizion Plus.
    Gazetarja Eksiola Shehu tha se tashmë prej 12 vitesh të gjithë e dinë që gjërat brenda PS mbeten brenda “shtëpisë” dhe nuk dalin jashtë.
    Sipas saj tashmë ëhstë normë që në PS askush nuk flet nëse nuk flet Edi Rama.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Pse askush nuk foli në mbrojtje të zotit Veliaj?
    Shehu: Në fakt e mbrojnë, por çfarë kemi brenda shtëpisë i kemi brenda dhe konfliktet nuk duhet të dalin jashtë. Dy javë më parë këshilltarët e PS u mblodhën në seli. Në atë mbledhje ka patur këshilltarë të njohur si njerëz të Veliajt dhe e kanë kundërshtuar, por në fund janë bindur që ta firmosin. Disa prej tyre madje nuk morën pjesë në ditën kur u votua për shkakim.
    Borakaj: Me gjithë respektin por janë shumë emra periferikë, nuk kanë shumë peshë. Flalasim për emra
    Shehu: Kjo nuk ka ndodhur në 12 vite të qeverisë së zotit Rama. Në mometin që zoti Rama nuk ka dëshirë të flasë për diçka, as grupi parlamentar nuk flet. Pra ne jemi mësuar me këtë, nuk habitem që një deputet, apo ministër që mund t’i ketë një “borxh” Veliajt të mrbojë zotin Veliaj. Në momentin që ka një vendim politik asnjë nga brenda PS nuk del ta mbrojë.
    Borakaj: Ka dalë Braçe.
    Shehu: Zoti Braçe njihet për opozitën e tij brenda PS.

  • Hesse: Nuk është lumturi kur do vetveten… të duash të tjerët, kjo është lumturia…

    Hesse: Nuk është lumturi kur do vetveten… të duash të tjerët, kjo është lumturia…

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

    Është jeta jote. Jetoje sipas mënyrës sate./Bob Hoskins

    Nuk duhesh të fshehësh atë që je, përndryshe bëhesh shumë i palumtur./Tom Hardy

    Nuk është lumturi kur do vetveten. Vetveten e do gjithkush. Të duash të tjerët, kjo është lumturia./Hermann Hesse

    Të gjithë mendojnë të ndryshojnë njerëzimin, por askush nuk mendon të ndryshojë vetveten. /Leon Tostoi

    Ji i fortë që askush mos të t’mposhtë, fisnik që askush mos të t’përulë dhe vetvetja që askush mos të t’harrojë. /Paulo Coelho

    Kur një njeri nuk di më të qeshë me vetveten, është çasti që të tjerët të qeshin me të./Thomas Szasz

    Sillu mirë e me korrektësi, më pak për qejfin e të tjerëve e më shumë për respektin ndaj vetes. /Adolph Knigge

    Bukuria fillon kur ti fillon të jesh vetvetja./ Coco Chanel

    Mos u krahaso me askënd, pasi nëse vepron kështu, nënvlerëson vetveten./Bill Gates

    Kur askush nuk beson në ty, je ti që duhet të besosh tek vetja./ Gilbert Jay Arenas

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DASHUROI. E DASHURUAN. DHE VDIQ…/ TREGIM NGA MAUPASSANT

  • Acerbi: 5-0 ndaj PSG? Askush s’ma heq dot krenarinë e dy finaleve të Champions-it në tri vite

    Acerbi: 5-0 ndaj PSG? Askush s’ma heq dot krenarinë e dy finaleve të Champions-it në tri vite

    20 Shtator 2025

    9:37

    Alfred Lleshi

    Francesco Acerbi, mbrojtësi i Interit, në autobiografinë e tij “Io, Guerriero” ka rrëfyer momente të veçanta të karrierës. Ai kujtoi emocionet e golit ndaj Barcelonës në minutën e fundit: “Në atë çast mendova për gjithçka që kisha përjetuar te Lazio, te Sassuolo, nga sëmundja (kanceri), golin e parë në Champions, fitoret dhe humbjet. E gjithë karriera ime u përmblodh në një sekondë”.
    Acerbi foli edhe për finalen e humbur 5-0 ndaj PSG: “Futbolli nuk të dhuron asgjë. Në finale shkuam, por epilogu nuk ishte ai që ëndërruam. Ata ishin më të qartë, më cinikë, më të mirë. Megjithatë, mbetet krenaria për rrugëtimin e jashtëzakonshëm dhe zhgënjimi për fundin”.
    Mbrojtësi zikaltër e mbyll me fjalë të forta: “Nuk kam asgjë për ta qortuar veten apo ekipin. Dy finale Champions-i në tri vite, mes mijëra vështirësive, janë krenari që askush s’mund të ma heqë. As humbja 5-0 në finale”.

  • Shifra të “frikshme”, askush si Vlahovic, gol çdo 35 min

    Shifra të “frikshme”, askush si Vlahovic, gol çdo 35 min

    Në Torino, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, tentuan deri në sekondat e fundit t’i vendosnin në dispozicion trajnerit Tudor një sulmues të ri, në një kohë kur Vlahovic nuk bënte pjesë në planet e tyre. Shpresuan gjithashtu që serbi të largohej për të shmangur aktivizimin e klauzolës që i detyronte ta paguanin 12 milionë euro në sezon. Për ironi të fatit apo jo, Vlahovic është kthyer në liderin e ekipit këtë sezon, edhe pse Tudor vijon ta aktivizojë si zëvendësues.
    Pavarësisht se ka humbur statusin e tij si titullar, Vlahovic ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme. Nëse Juve është në majat e Serie A, me 9 pikë të plota në 3 ndeshje, kjo është për meritë të padiskutuar të Vlahovic, autor i 2 golave. Serbi ishte përcaktues është në sfidën e parë të Champions League, ku përballë Dortmund realizoi 2 gola dhe dhuroi një asist. Në raport me minutat që ka pasur në dispozicion, Vlahovic është sulmuesi më i mirë në qarkullim, jo vetëm në Serie A, por dhe në Evropë.

    Serbi ka një mesatare prej 1 gol çdo 35 minuta. Askush nuk ka bërë më mirë se Vlahovic, as emra si Harry Kane apo Kylian Mbappe. Pavarësisht se në Torino këtë verë erdhën lojtarë si Openda apo David, Vlahovic mbetet lideri i Juves në fazën sulmuese.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Askush nuk e parashikonte, Mourinho prezantohet te klubi i ri

    Askush nuk e parashikonte, Mourinho prezantohet te klubi i ri

    18 Shtator 2025

    17:02

    Telesport

    Jose Mourinho është zyrtarisht trajner i Benfica-s. Klubi portugez ka prezantuar “Special One”, që rikthehet te klubi ku nisi gjithçka pas 25 vitesh.
    Trajneri i njohur la Fenerbahçen pas një skualifikimit nga Champions ndaj ekipit portugez që tani drejton. Rastësia e solli në krye të kësaj skuadre, histori realisht e pazakontë.
    62-vjeçari ka tashmë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Më parë ai ka drejtuar skuadra big si Real Madrid, Chelsea, United dhe Roma.

  • “Kemi në krah vikingët..” Rama batuta në Bruksel: Askush të mos guxojë të na bllokojë rrugën drejt BE

    “Kemi në krah vikingët..” Rama batuta në Bruksel: Askush të mos guxojë të na bllokojë rrugën drejt BE

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Bruksel, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ku u hapën 4 kapituj të rinj negociues. 
    Në një konferencë për shtyp, Rama u shfaq optimist dhe me nota humori, duke theksuar mbështetjen që Shqipëria po merr nga disa vende anëtare, në veçanti nga Danimarka, të cilën ai e përmendi si një aleate të fortë në rrugën drejt BE-së. 
    Na erdhi shumë mirë kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kuptuam që populli danez është mes popujve më mbështetës për integrimin. Të kemi në krahun tonë Vikingët na jep siguri”, tha Rama. 
    Duke iu referuar metaforës së Vikingëve si simbol mbështetjeje dhe vendosmërie, Rama shtoi: “Duhet ta përhapim këtë ndjesi në mbarë Evropën, që askush të mos guxojë të na bllokojë rrugën. Sepse mes nesh dhe Vikingëve është një sipërmarrje e frikshme”. 
    Edi Rama: Na erdhi shumë mirë kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kuptuam që populli danez është mes popujve më mbështetës për integrimin. Të kemi në krahun tonë Vikingët na jep siguri. Duhet ta përhapim këtë në mbarë Europën që askush të mos guxojë të na bllokojë rrugën sepse mes nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje e frikshme.