Tag: askush

  • Elena Poniatowska: Ndihem e vetmuar… askush nuk më pret…

    Elena Poniatowska: Ndihem e vetmuar… askush nuk më pret…

    Nga Elena PoniatowskaEci përgjatë rrugëve të mëdha, sipërfaqeve të gjera të zeza, trotuareve ku futen të gjithë, dhe askush nuk më sheh, askush nuk kthehet, askush nuk më shikon, asnjëri prej tyre. Asnjëri prej tyre nuk jep shenjën më të vogël të njohjes. Unë këmbëngul. Më duaj. Më ndihmo. Po, të gjithëve. Ju.Ju shoh. Mundohem t’ju magnetizoj; asgjë nuk ju pengon, shikimi juaj rrëshqet mbi mua, më fshin, unë jam e padukshme. Sytë tuaj shmangin ndalimin në asgjë, në asgjë, dhe unë ju shikoj të gjithëve aq intensivisht, sa ju ngulit në shpirtin tim, në mendjen time; fytyrat tuaja më zhbirojnë, më shoqërojnë; mendoj për ju, ju rikrijoj, ju përkëdhel. Ne gratë i vlerësojmë fytyrat; në fakt, në një moment të caktuar, jeta bëhet një fytyrë e vetme që mund ta prekim me buzët tona. Më duaj, më shiko, ja ku jam. Unë thërras të gjitha forcat e jetës; dua të kaloj nëpër xhamin e dritares, të them: “Zotëri, Zonjë, jam unë”, por askush, askush nuk e kthen kokën, jam aq e vetmuar sa ky mur përpara… Do të doja t’ju bërtisja: “Shoqëria juaj do të ishte e mangët pa mua, askush nuk ecën si unë, askush nuk qesh si unë, nuk i rrudhos buzët dhe hundën si unë, kur buzëqesh, kurrë nuk keni për të parë një grua të mbështetet në tavolinë si unë, askush nuk e fsheh fytyrën brenda gjoksit të vet si unë… Zonja, zotërinj, fëmijë, njerëz nga e gjithë bota, më besoni, e vërteta është se do të keni nevojë për mua.”Do të doja të më dëgjoni, por e di që kjo nuk do të ndodhë. Askush nuk më pret. Megjithatë, çdo ditë me kokëfortësi kapërcej shtegun dhe dal në rrugët e gjera, në atë shkretëtirë të madhe, intime, aq të ngjashme me atë brenda meje. Duhet ta prek, ta shoh me sytë e mi se çfarë kam humbur, duhet ta shikoj këtë hapësirë të zezë katrani, duhet ta shoh vdekjen time.Në shqip: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

  • “Opozita e ka në dorë vendimin”/ Situata aktuale politike, flet Çepani: Drejtësia e re po tregon se askush nuk është…

    “Opozita e ka në dorë vendimin”/ Situata aktuale politike, flet Çepani: Drejtësia e re po tregon se askush nuk është…

    Juristja Edlira Çepani ka folur lidhur me situatën aktuale politike. Ajo tha se opozita mund të bëjë shumë më tepër se kaq edhe në gjendjen në të cilën ndodhet.
    “Mendoj se kjo është si ajo pajisja që kur të pushon zemra të kthen impulset. Tani, kjo drejtësia e re po mundohet që të kthejë pak impulset edhe tek opozita, por edhe tek popullata”, tha Çepani.
    Sipas saj, ‘ka një apati totale në të cilën ne kishim rënë komplet në gjumë’, teksa shton se drejtësia e re po tregon se askush nuk është i pandëshkueshëm.
    “Ka një teori që janë të gjithë bashkë, ka një teori që janë të gjithë të këqinj, ka një teori tjetër që janë dy kampe të cilat janë tifozë dhe unë mendoj se këto janë si ato goditjet për t’i thënë edhe popullatës, por edhe politikës, që askush nuk është i pandëshkueshëm. Ky është rasti i parë shumë pozitiv që po ndodh me disa eksponentë. Është për mirë apo është për keq për çështjen e drejtësisë së gjithsecilit prej tyre individualisht, këtë do ta tregojë koha në momentin kur do të merren vendimet. Se këto janë të gjitha vendimet në proces. Por, nga ana tjetër politikisht unë mendoj se i jep opozitës një shtysë të madhe dhe një moment për ta përdorur. Do ta përdorë apo jo, e ka në dorë opozita vendimin.
    Nga ana tjetër, i jep njerëzve në dorë për të kuptuar se çfarë duhet të kërkojnë nga politika dhe për të kuptuar se çfarë duhet të kërkojnë edhe në mënyrë jo sipërfaqësore për të kuptuar se cilat janë proceset politike për të cilët edhe ata vetë janë përgjegjës. Edhe njerëzit vetë të cilët votojnë janë përgjegjës për procese të caktuara dhe janë përgjegjës edhe për të kërkuar drejtësi për situata të caktuara”, u shpreh ajo.

  • Ronaldo arrin Messin në Olimpin e futbollit, askush tjetër si ata në histori

    Ronaldo arrin Messin në Olimpin e futbollit, askush tjetër si ata në histori

    17 Nëntor 2025

    7:55

    Alfred Lleshi

    Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të shkruajnë historinë e futbollit. Me kualifikimin e drejtpërdrejtë të Portugalisë në Botërorin e ardhshëm, Ronaldo barazon rivalin e tij të përjetshëm, duke siguruar pjesëmarrjen e gjashtë në një Kampionat Botëror.
    Ky është një rekord absolut. Deri më sot, askush nuk kishte shkuar më shumë se pesë herë në këtë kompeticion. Tani portugezi ngjitet në majën e historisë së futbollit botëror, përkrah Messit, si dy lojtarët me më shumë pjesëmarrje në Kupën e Botës.
    Para këtij kualifikimi, Ronaldo numëronte 5 Botërorë, në të njëjtin nivel me Gigi Buffon (Italia), Antonio Carbajal (Meksikë), Lothar Matthäus (Gjermani), Rafa Márquez (Meksikë), Andrés Guardado (Meksikë), Guillermo Ochoa (Meksikë) dhe Luka Modrić (Kroaci).

  • “Lufta” kundër ndërtimeve pa leje/ Ministrja Koçiu: Listë e zezë, askush nuk do të tolerohet…

    “Lufta” kundër ndërtimeve pa leje/ Ministrja Koçiu: Listë e zezë, askush nuk do të tolerohet…

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me Kryeinspektoren e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, dhe Nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ndoqën nga afër inspektimet ndaj disa objektive, të konstatuara në tejkalim të lejes së miratuar, në zonën e Farkës.

    Ministrja Koçiu theksoi se ndryshimet ligjore tashmë në fuqi janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretim.
    “Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë një detyrim të vetëm zbatimin e plotë të ligjit”, tha ajo.
    Gjatë inspektimeve të deritanishme janë evidentuar një sërë shkeljesh, që variojnë nga mungesa e dokumentacionit teknik dhe e akteve të kontrollit, deri te moszbatimi i planeve të organizimit të kantierit dhe tejkalimi i lejeve të ndërtimit me shtesa në sipërfaqe. Për të gjitha këto raste, masat janë të menjëhershme dhe të paracaktuara në ligj.
    “Vendosja e subjekteve shkelëse në listën e zezë, duke u pamundësuar marrjen e lejeve të reja të ndërtimit, detyrimi që të gjitha kostot e prishjes t’i paguajë subjekti përgjegjës, konfiskimi i objektit për interes publik ose për strehim social, kur parashikohet nga ligji”, theksoi drejtuesja e MPB-së.
    Ministrja Koçiu nënvizoi gjithashtu se ky nuk është një aksion i përkohshëm, por një operacion i pandalshëm për vendosjen e rregullit dhe standardit në territor.
    “Askush nuk do të tolerohet. Do të ndëshkohet çdo shkelje, duke përfshirë edhe rastet kur autoritetet lokale ose funksionarë publikë implikohen apo mbyllin sytë ndaj paligjshmërisë,” u shpreh ajo.
    Operacionet e kontrollit dhe ndërhyrjes ndaj veprimtarisë së ndërtimeve pa leje kanë nisur në fillim të nëntorit në gjithë vendin do të vijojnë pa ndërprerje.

  • Yamal si “mollë sherri”, shpë*then De La Fuente: Askush nuk më jep dot leksione, as Barcelona

    Yamal si “mollë sherri”, shpë*then De La Fuente: Askush nuk më jep dot leksione, as Barcelona

    13 Nëntor 2025

    9:47

    Alfred Lleshi

    Në Spanjë vazhdon polemika rreth rastit “Lamine Yamal”. Konflikti shpërtheu kur Barcelona, pa njoftuar Federatën Spanjolle, i bëri lojtarit një terapi invazive për të trajtuar pubalgjinë e tij. Kur Yamal mbërriti në grumbullimin e Spanjës, stafi mjekësor i kombëtares zbuloi ndërhyrjen dhe federata vendosi ta kthejë menjëherë në Barcelonë, duke shprehur publikisht zemërimin me një komunikatë të ashpër.
    Presidenti Laporta mbrojti klubin, por trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, shpërtheu në konferencë: “Unë kujdesem për lojtarët, të mos më japë askush leksione se si trajtohen. As Barça, as ndonjë tjetër”.
    Para ndeshjes me Gjeorgjinë, trajneri De la Fuente shtoi: “Do të flas me Flick, edhe pse kjo nuk është çështje trajnerësh, por institucionesh. Duhet një marrëveshje që të kuptohet rëndësia e përfaqësimit kombëtar”. Ai zbuloi gjithashtu se Yamal u largua i trishtuar dhe i goditur, pa qenë i vetëdijshëm për pasojat e trajtimit që i ishte bërë të hënën, pas ndeshjes me Vigon.
    Laporta: Nuk duam polemika me kombëtaren, por Yamal është në dispozicion të Barcelonës

  • “Deputetët e PD kanë që në 11 maj që nuk takojnë qytetarët”, Murrizi: Opozitën në Kuvend nuk e pyet më askush

    “Deputetët e PD kanë që në 11 maj që nuk takojnë qytetarët”, Murrizi: Opozitën në Kuvend nuk e pyet më askush

    Për ish-deputetin e PD, Myslim Murrizi, zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, treguan refuzimin e qytetarëve ndaj politikes hipokrite siç e quan ai, dhe se tashmë është “zbuluar se pazaret përvëlojnë mbi parimet dhe lufta është thjeshtë për tu dukur”.

    Në një reagim të gjatë në Facebook, Murrizi shprehet ndër të tjera se deputetët e PD që prej 11 majit nuk i takojnë më qytetarët, ndërsa shton se në Kuvend opozitën nuk e pyet askush.
    Reagimi i plotë:
    Pjesmarrja ne zgjedhjet e 5 bashkive tregoi qarte refuzimin e Qytetareve ndaj politikes hipokrite qe çdo dit e me shum eshte zbuluar se pazaret prevalojne mbi parimet dhe “ lufta” eshte thjesht per tu dukur ndersa per gjerat madhore e me interes te perbashket jane NJE
    Humbja e 5 bashkive  me rrezultat turperues nga opozita por me emra kanidatesh te “ pavarur” eshte nje kamban e forte alarmi per çdo OPOZITAR jo per oborrtare te opozites
    Nese mendoni qe ky “ stili” i qerasjes me kandidat ne çdo pal zgjedhje shmang pergjegjesine opozitare per çdo humbje ateher edhe ne 2027 apo 2029 beni gati firmat per te mbeshtetur ne 61 bashkit e vendit kandidat te “ pavarur” dhe nuk kemi pse vrasim mendjen per humbjen sa koh qe ekonomikisht fitoni njelloj me pushtetin
    Ky eshte nje turp qe duhet ta hane me garuzhde ata qe e gatuan me lug gjelle
    Po per çfar duhet nje opozit kur ajo nuk nxjer kandidat perball pushtetit ne zgjedhje???
    Pse quhet formalisht opozit kur me kete stil kandidatesh i sherben pushtetit??
    Apo “ opozite” quhet vetem grupi parlamentar i leshit qe nuk i pjerdh askush as ne kuvend as ne lagje e per te tjera nuk ka problem!!!
    Pra mjafton qe ju 43 bythec politik siguruat nje karrike deputeti pa asnje vote nga Qytetaret dhe kaq mjafton te quajturit opozite!
    Keni qysh ne 11 maj pra 6 muaj qe asnjeri prej jush mender deputet te opozites nuk keni shkuar as per kafe ne qarqet ku moret mandatet sepse e dini mire qe nuk keni as kurajo e as dinjitet te takoni QYTETAR ndaj zgjodhet qe ne 5 bashki te mos vendosnit kandidat te PD qe te mos dilnit asnje dite ne fushate
    Te nderuar DEMOKRAT
    Heshtja vret me shum se sa çdo reagim i JUAJI prandaj mos heshtni para nje tufe vemjesh qe kan kapur prej fyti PD dhe opoziten se atyre nuk ju duket vetja ne opozit
    Koha qe te duartrokisni kot per ti ber qejfin udheheqesit e per tu dukur si militant duhet te mar fund perndryshe nuk do ngelen me as per te duartrokitur deri ne zgjedhjet e vitit 2029

    Top Channel

  • “Askush mbi ligjin”/ Aksioni ndaj ndërtimeve pa leje, reagon ministrja Koçiu: Mesazhi është i qartë, ku konstatohet…

    “Askush mbi ligjin”/ Aksioni ndaj ndërtimeve pa leje, reagon ministrja Koçiu: Mesazhi është i qartë, ku konstatohet…

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka bërë të ditur se operacioni për vendosjen e ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, i nisur në fillim të nëntorit në zonën e Farkës, po vijon dhe rezultatet janë të prekshme.
    “Në çdo kantier ku konstatohet shkelje, mesazhi është i qartë: askush nuk është mbi ligjin. As pronarët e vilave, pallateve apo komplekseve, as zaptuesit e zakonshëm dhe as më keq, inspektorë apo funksionarë që kanë abuzuar me detyrën,” u shpreh ministrja Koçiu.
    Në vetëm një javë janë inspektuar 65 objekte, përfshirë villa dhe banesa kolektive, ndërsa janë prishur menjëherë 2.736 m² ndërtim pa leje. Gjithashtu, janë vendosur gjoba me vlerë totale 1 milionë euro, ndërsa për 18 persona, mes tyre 13 inspektorë, ka nisur procedimi penal.
    “Operacioni do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Që çdo lek i investuar nga qytetarët të përkthehet në pronë me cilësinë, planimetrinë dhe standardet e premtuara, dhe çdo pëllëmbë e zaptuar të kthehet në shërbim të komunitetit,” deklaroi Koçiu.
    Ky operacion është pjesë e një procesi të gjerë institucional për zbatimin e ligjit, rikthimin e besimit të qytetarëve tek shteti dhe garantimin e një zhvillimi të drejtë urban në gjithë vendin.

  • “Ndërtimet pa leje do të prishen”/ Ministria e Brendshme paralajmëron ndëshkim dhe për zyrtarët abuzues

    “Ndërtimet pa leje do të prishen”/ Ministria e Brendshme paralajmëron ndëshkim dhe për zyrtarët abuzues

    Çdo ndërtim pa leje apo tejkalim i saj do të ndëshkohet me gjobë, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme.

    Ky ishte mesazhi i dhënë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e cila mes të tjerash theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se do të ndëshkohen edhe zyrtarët që nuk përmbushin detyrën dhe lejojnë abuzuesit me territorin të ndërtojnë në kapërcim të lejes së dhënë. 
    “Kontrollet kanë treguar se abuzimet me territorin nuk janë vetëm çështje individësh që ndërtojnë pa leje, por shpesh lidhen edhe me mos përmbushje të detyrës nga ana e punonjësve publikë. Askush nuk do të mbrohet nga pozicioni që mban, kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit. Prandaj, masat po shtrihen në çdo nivel përgjegjësie. Dua të theksoj qartë: ligji është i barabartë për të gjithë dhe zbatimi i tij është një garanci për zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshëm.”
    Koçiu lajmëroi se operacioni për vendosjen e ligjshmërisë mbi territor do të shtrihet në të gjithë vendin dhe konsiderohet si një angazhim kombëtar.

  • Vijon aksioni për ndërtimet pa leje në Farkë, Koçiu: Askush nuk është mbi ligjin! Ndërtuesit të kenë kujdes, objektet do të shemben

    Vijon aksioni për ndërtimet pa leje në Farkë, Koçiu: Askush nuk është mbi ligjin! Ndërtuesit të kenë kujdes, objektet do të shemben

    Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu së bashku me punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, kanë shkruar në Farkë ku është bërë verifikimi i objekteve në ndërtim me qëllim konstatimin ose jo të shkeljeve ligjore. 

    Koçiu u shpreh se shkeljet ligjore nuk vijnë vetëm nga ndërtuesi, por edhe nga punonjësit publik, të cilët shpërdorojnë detyrën. Në vijim të kësaj, ministrja thotë se askush nuk është mbi ligjin ndërsa thekson se për çdo ndërtues që ka shkelur kriteret e përcaktuara në lejen e ndërtimit, do të merren masa të rënda, duke filluar nga gjoba, ndjekja penale si dhe shembje e menjëhershme e objektit. 

    “Vijojmë me operacionin për vendosjen e ligjshmërisë mbi territor si pjesë të gjerë që po zbatohet në të gjthë vendin. Kontrollet kanë treguar se abuzimet me territorin nuk janë vetëm çështje individiësh që ndërtojnë pa leje, por shpesh lidhen dhe me mospërmdushjen detyrës nga punonjësve publik. Askush nuk do të mbrohet nga opozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit. Dua të theksoj se ligji është i barabartë për të gjithë. 

    Në këtë proces ndërtuesit duhet të jenë të parët që tregojnë kujdes. Shfrytëzimi i cdo metri katror më shumë se nga është lejuar do të penalizohet rëndë, me gjobë, ndjekje penale dhe prishje të menjëhershme”, tha ndër të tjera Koçiu. 

    Ndërkohë, disa ditë më parë një kantier ndërtimi me objekte 2-3 kate në Farkë është bllokuar nga shteti pasi kishte tejkaluar kriteret e lejes së ndërtimit. 

  • “Askush s’e shet veten si Balluku”/ Berisha paralajmëron përballje të fortë: Shumë shpejt jemi para Kryeministrisë

    “Askush s’e shet veten si Balluku”/ Berisha paralajmëron përballje të fortë: Shumë shpejt jemi para Kryeministrisë

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me disa mesazhe të Ballukut me vartësin e saj Ervis Berberin, të cilat sipas tij tregojnë mënyrën se si një person ushtron presion Rama dhe kërkon përfitime personale.
    “Unë e kam quajtur ashtu ‘Lubi’. Mesazhet tregojnë terrenin. Një njeri që i kërkon vartësit ‘bëj këtë, bëj atë’. Unë nuk justifikoj veprimet e saj, por nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo për të përmbushur detyrën. Askush nuk vepron vetë siç vepron ajo,” tha Berisha.
    Sipas tij, këto mesazhe lidhen me një vjedhje prej 90 milionë eurosh. Ai theksoi se shumë persona janë të përfshirë, por mesazhet tregojnë qartë mënyrën se si është ushtruar ndikimi dhe presioni.
    Berisha paralajmëroi se dokumentet dhe mesazhet do të dalin shumë shpejt para Kryeministrisë, duke shtuar se koha ka kaluar dhe transparenca është e domosdoshme.