Tag: askush

  • Balotelli: Po stërvitem që të luaj sërish në Itali apo jashtë saj, askush nuk më detyron të ndalem

    Balotelli: Po stërvitem që të luaj sërish në Itali apo jashtë saj, askush nuk më detyron të ndalem

    10 Dhjetor 2025

    11:01

    Telesport

    Dëshira për të luajtur nuk është zbehur ende. Në moshën 35-vjeçare, Mario Balotelli ndjen se ende ka diçka për të kontribuar në futboll. Kjo është arsyeja pse, në një intervistë me Prime Video, ai foli për një rikthim në fushë pas përvojës së tij me Genoa.
    “Po stërvitem me një ekip vendas në Brescia. Ekipi quhet Carpenedolo dhe luan në ligën Eccellenza. Ende po pres një telefonatë nga Serie A, por tani për tani nuk jam atje”, tha më tej sulmuesi italian.
    Por Italia nuk është mundësia e vetme për Balotelli, që sqaron: “Do të shikoj klube të huaja nëse nuk mund të qëndroj në Itali. Por do të ndalem vetëm kur të vendos të ndalem; askush nuk do të më detyrojë”.
    “Nuk shikoj shumë ndeshje futbolli, por kur e bëj, e kuptoj se futbolli është ndryshe tani: është më fizik dhe me më pak cilësi se më parë. Ndihem se ende mund të performoj mirë, jam i sigurtë për këtë gjë”, deklaroi Mario Balotelli.

  • “Askush s’ka dalë nga radhët e PD”/ Këlliçi, i ashpër: Dua të flasim për vjedhjet e Ballukut

    “Askush s’ka dalë nga radhët e PD”/ Këlliçi, i ashpër: Dua të flasim për vjedhjet e Ballukut

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi nuk e ka cilësuar lajm praninë e Ervin Salianjit në foltoren e opozitës para Kryeministrisë, ndërsa theksoi se askush ska dalë nga radhët e PD-së. I ftuar në një program televiziv, Këlliçi tha se ka incentiva dhe zëra ndryshe në PD, që janë normale.
    “Si mund të kem një koment, ku Salianji merr pjesë në një foltore të opozitës, kur merr pjesë gjithmonë. Është foltore, pasi nuk ka zërin e duhur në Kuvend opozita, se marrin fjalën për të ngritur çështje që shqetësojnë qytetarët. Është foltore revolte. Nuk përbën lajm që një anëtar i PD merr pjesë, është normale pjesëmarrja. Sdi të ketë dalë askush nga radhët e PD-së!
    Skam parë asgjë të jashtëzakonshme në këto takime dhe nuk ka asgjë jashtë turrës së demokratëve. Për mua lajmimi apo incentivimi i mendimit ndryshe në PD ka rëndësi, këtu mbaron çështja. Dua të flasim për vjedhjet e Ballukut, apo reagimet dhe kritikat e Braçes. Është gjë e mirë që në PS ka nisur një debat i tillë. Çështjet e brendshme në PD i kemi diskutuar brenda 4 vitesh dhe i mendoj se është çështje e brendshme.”, tha ai.

  • Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

    Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

    Partia e Lirisë ngriti sot shqetësimin për gjendjen e trafikut në kryeqytet duke thënë se është bërë i pakalueshëm dhe se Tirana është kthyer në një qytet të mbingarkuar. 
    Këshilltari Bashkiak i Tiranës Artan Distafa kritikoi pushtetin lokal se është shkëputur nga qytetarët dhe nuk gjen zgjidhje për këtë problematikë. 
    Deklarata e plotë 
    Sot Tirana po përballet me një krizë të shumëfishtë të qeverisjes vendore dhe qendrore, një krizë që ka emrin e qartë, keqqeverisje e qëllimshme. Kryeqyteti i Shqipërisë, në vend që të jetë model transparence, zhvillimi dhe shërbimesh cilësore, është shndërruar në një laborator eksperimentesh të dështuara, aferash korruptive dhe vendimmarrjesh që pasurojnë pak njerëz dhe varfërojnë mijëra qytetarë. 
    Prej vitesh qytetarët e Tiranës paguajnë me taksa dhe tarifa një incenerator që nuk ekziston. Një projekt fantazmë, që ka shpenzuar miliona euro nga buxheti publik dhe ende sot nuk ka asnjë linjë funksionale, asnjë impiant, asnjë zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve. 
    Ndërkohë, plehrat rriten në çdo cep të Tiranës, ndërmarrja e pastrimit është në kolaps dhe qyteti mbytet nga ndotja, tymrat e djegieve dhe landfillet informale. 
    Kjo është vjedhje, jo dështim teknik apo paaftësi. Qeveria dhe bashkia vazhdojnë ta financojnë një impiant që ekziston vetëm në kontrata dhe jo në realitet. 
    Pushteti vendor e ka kthyer Tiranën në qytetin me taksat më të larta në Shqipëri, taksa prone, taksa ndertimi, tarifa parkingu, tarifa pastrimi, rritje çmimesh për çdo shërbim minimal. Të gjitha këto rriten çdo vit, por asnjë shërbim nuk përmirësohet. 
    Qytetarët paguajnë më shumë për të marrë më pak. 
    Tirana është sot një qytet i mbingarkuar, pa frymë, pa hapësira publike dhe pa vizion. 
    Lejet e ndërtimit jepen pa kriter, kulla rriten kudo, ndërsa infrastruktura rrënohet. 
    Trafiku është bërë i pakalueshëm, zgjidhjet inekzistente dhe planet urbanistike ndryshohen çdo 6 muaj sipas interesave klientelistë. 
    Ky është shkatërrim i qëllimshëm i qytetit, jo zhvillim urbanistik. 
    Asnjë tender nuk sqarohet. Asnjë kontratë nuk publikohet e plotë. Asnjë përgjegjësi nuk mbahet. 
    Pushteti vendor sot është i shkëputur nga qytetarët, por i lidhur fort me interesat klienteliste dhe grupet e përfitimit. 
    Është krijuar një kulturë e rrezikshme e pandëshkueshmërisë, askush nuk përgjigjet, askush nuk heton, askush nuk sqaron. 
    Ndërkohë që qyteti po degradon, pushteti prodhon vetëm spote marketingu, evente, video, shfaqje dhe premtime boshe. Realiteti është i zymtë, qytetarët përballen çdo ditë me ndotje, çmime të rritura, trafik, kaos dhe mungesë totale të kujdesit për mirëqenien publike. 
    Tirana sot është pasqyra më e qartë e një sistemi të kapur, ku paratë publike shkojnë për projekte fantazmë, ndërsa qytetarët marrin vetëm fatura të larta, ndotje dhe mungesë shërbimesh. 
    Ne, grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë, në bashkinë e Tiranës, do të vazhdojmë të ngremë zërin derisa transparenca, llogaridhënia dhe drejtësia të rikthehen në këtë qytet. Tirana meriton më shumë. Qytetarët meritojnë më mirë. Dhe askush nuk mund të fshihet më pas propagandës. 
    Faleminderit! 

  • Autostrada në Indonezi shembet papritur, krijohet kaos mes qytetareve

    Autostrada në Indonezi shembet papritur, krijohet kaos mes qytetareve

    Shoferët në Indonezi përjetuan momente paniku kur një segment i një autostrade u shemb papritur, duke u shkatërruar copë-copë para syve të tyre. Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjete që ndalen me shpejtësi, ndërsa toka nën to fillon të çahet.

    “Është një mrekulli që askush nuk u lëndua,” tha një kalimtar, i cili pa gjithçka të ndodhte brenda sekondash. Sipas dëshmitarëve, në fillim askush nuk e kuptoi çfarë po ndodhte, derisa rruga filloi të fundosej me shpejtësi.

    Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për shkaqet e shembjes dhe kanë mbyllur zonën për arsye sigurie. 

    @nypost Drivers in Indonesia were shocked when a highway crumbed piece-by-piece before their eyes. 😱 “It is a miracle that nobody was injured,” a bystander said. “Nobody knew what was happening at first.” ♬ original sound – New York Post | News

  • Lëvizja e Salianjit/  Mërtiri: Askush nuk ka kurajë të thotë që Berisha duhet të iki

    Lëvizja e Salianjit/  Mërtiri: Askush nuk ka kurajë të thotë që Berisha duhet të iki

    Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë u shpreh se problemi kryesor i Partisë Demokratike është vetë Sali Berisha. Gjatë intervistës, tha se e sheh si pozitive lëvizjen e Ervin Salianji, duke theksuar se në këtë mënyrë po i shpëton dinjitetin partisë.“Është një betejë që shumë mirë që e ka nisur qoftë edhe për të shpëtuar dinjitetin e një partie që nuk del njeri dhe të thotë jemi në disfatë. Nuk e kërkon askush. Askush nuk ka kurajë të thotë gjënë më elementare, që Berisha duhet të iki. Kryetari është më i dështuari në botë, dhe nuk del asnjeri të thotë që ka dështuar. Dhe mendoj që Salianji me këtë po i shpëton dinjitetin asaj partie. Edhe pse deri tani s’ka parë asnjëri që të thotë ne duam të largojmë Berishën, nuk e kanë kurajën. Deri tani ata kanë pasur kurajë për të thënë që Berisha ka bërë gabime. Mendoj që duhen mbështetur dhe shtyrë që ta krijojnë këtë kurajën. Ato që janë pas Berishës e kuptojnë që ai duhet të ikë”, tha Mërtiri.

  • “Askush s’ka kurajë të kërkojë largimin e tij”/ Problemi i PD, përgjigjet analisti: Është vetë Sali Berisha, dështim

    “Askush s’ka kurajë të kërkojë largimin e tij”/ Problemi i PD, përgjigjet analisti: Është vetë Sali Berisha, dështim

    Analisti Ergys Mërtiri në një intervistë në një emision televiziv, u shpreh se problemi kryesor i Partisë Demokratike është vetë Sali Berisha. Gjatë intervistës, tha se e sheh si pozitive lëvizjen e Ervin Salianji, duke theksuar se në këtë mënyrë po i shpëton dinjitetin partisë.
    “Është një betejë që shumë mirë që e ka nisur qoftë edhe për të shpëtuar dinjitetin e një partie që nuk del njeri dhe të thotë jemi në disfatë. Nuk e kërkon askush. Askush nuk ka kurajë të thotë gjënë më elementare, që Berisha duhet të iki. Kryetari është më i dështuari në botë, dhe nuk del asnjeri të thotë që ka dështuar.
    Dhe mendoj që Salianji me këtë po i shpëton dinjitetin asaj partie. Edhe pse deri tani s’ka parë asnjëri që të thotë ne duam të largojmë Berishën, nuk e kanë kurajën. Deri tani ata kanë pasur kurajë për të thënë që Berisha ka bërë gabime. Mendoj që duhen mbështetur dhe shtyrë që ta krijojnë këtë kurajën. Ato që janë pas Berishës e kuptojnë që ai duhet të ikë”, tha Mërtiri.

  • Salianji takim me kandidatët e primareve, Berisha: Askush nuk është i përjashtuar

    Salianji takim me kandidatët e primareve, Berisha: Askush nuk është i përjashtuar

    Kronikë E Shtunë, 29 Nëntor 2025 13:05
    Në një komunikim online me qytetarët, kryetari i PD Sali Berisha ka folur ndër të tjera, edhe për takimin e mbajtur nga Ervin Salinji me më të votuarit në procesin e Primareve.
    Berisha tha se kandidatët e primareve i kishte takuar apo telefonuar personalisht dhe se në PD askush nuk është I përjashtuar.
    “Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh., Në këtë kontekst, askush nuk është i përjashtuar në këtë parti. Ka pasur një problem serioz, angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se rikujtoni deklaratat e mia, kanë qenë 12, e para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë një zotim, që do të mbroj votën”, u shpreh Berisha.

  • Takimi i Salianjit e Alimehmetit me më të votuarit, Berisha: Askush s’është i përjashtuar në parti. Kishim një problem serioz..

    Takimi i Salianjit e Alimehmetit me më të votuarit, Berisha: Askush s’është i përjashtuar në parti. Kishim një problem serioz..

    Kryedemorkati Sali Berisha ka komentuar takimin e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit me më të votuarit e primareve dhe 11 Majit.
    Berisha u shpreh se me kandidatët e primareve është takuar ose i ka telefonuar, ndërsa shtoi se si Salianji ashtu edhe Alimehmeti kanë qenë në zyrën e tij në selinë blu.
    Kryedemokrati theksoi se askush nuk është i përjashtuar në këtë parti.
    Berisha: Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst, askush nuk është i përjashtuar në këtë parti. Ka pasur një problem serioz, angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se rikujtoni deklaratat e mia, kanë qenë 12, e para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë një zotim, që do të mbroj votën.
     

  • Mijatoviç i tregon Viniciusit derën e largimit: Nëse nuk je i lumtur…, askush nuk të ka lidhur këtu

    Mijatoviç i tregon Viniciusit derën e largimit: Nëse nuk je i lumtur…, askush nuk të ka lidhur këtu

    25 Nëntor 2025

    13:44

    Alfred Lleshi

    Pedja Mijatoviç, ish-lojtar i Real Madridit (1996–1999) dhe ish-drejtor sportiv (2006–2009), foli në “El Larguero” për rinovimin e Vinicius. Sipas “The Athletic”, braziliani mund t’i ketë thënë Pérezit se “nuk do të rinovojë nëse situata me Xabi Alonson mbetet e njëjtë, pasi marrëdhënia mes tyre nuk është optimale”.
    Mijatoviç reagoi ashpër: “Një lojtar, pavarësisht rëndësisë, kurrë nuk mund t’i kërkojë klubit që nuk do këtë trajner, sepse futbolli është sport kolektiv. Gjëra të tilla nuk lejohen. Do t’i kuptoja kërkesat e Vinicius po të shënonte 3 gola në çdo ndeshje, por nuk është kështu”. Mesazhi i tij ishte i qartë: “Reali nuk mund ta tolerojë këtë. Nëse nuk je i lumtur, s’ka problem, askush nuk të ka lidhur këtu”.
    Ai kërkoi më shumë durim për Xabi Alonson: “Është e çuditshme të shkojë gjithçka perfekt në vitin e parë, i duhet kohë”. Sipas tij, Alonso nuk ka humbur kontrollin e dhomës së zhveshjes, ndryshe nga Ancelotti një sezon më parë.
     
     

  • “Humbëm cdo gjë”/ Përmbytjet shkatërruan tokat, banorët: Askush nuk erdhi për të na përllogaritur dëmet

    “Humbëm cdo gjë”/ Përmbytjet shkatërruan tokat, banorët: Askush nuk erdhi për të na përllogaritur dëmet

    Përmbytjet e ditëve të fundit kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në zonat bujqësore, ku toka dhe prodhimet e një viti të tërë janë mbuluar nga uji. Banorët, përveç pasojave të katastrofës natyrore, përballen edhe me atë që e cilësojnë si heshtje dhe braktisje nga ana e institucioneve shtetërore.
    Një banore e moshuar nga Fieri tregon se tokat e saj dhe të djalit, të mbjella me ullinj, misër dhe kultura të tjera bujqësore, janë ende nën ujë. Sipas saj, katër dylymë tokë të djalit të saj janë tërësisht të përmbytura pas çarjes së argjinaturës.
    E pyetur se nëse ndonjë komision për vlerësimin e dëmeve ka shkuar në zonë për të evidentuar situatën, ajo përgjigjet prerë: “Jo, jo. Mua s’më ka… nuk ka ardhur askush”.
    Ajo shprehet se askush nuk ka trokitur në derën e saj apo të fqinjëve për t’i pyetur rreth dëmeve të shkaktuara, duke shtuar ndjenjën e braktisjes në një moment të vështirë.
    Mes dëshpërimit, banorja e ka të pamundur të bëjë një vlerësim financiar të humbjeve. “Ku e di moj nëna,” shprehet ajo, duke treguar se përballë fuqisë së ujit që ka marrë gjithçka, vlera monetare është e pavlerësueshme.
    E vetmja gjë që ka mundur të shpëtojë ishin dy rrënjë ullinj në një zonë më të lartë, ndërsa pjesa tjetër e prodhimit mbetet nën ujë.
    Pjesë nga deklarata:
    “Ullinjtë e mi edhe të djalit, ishin ujë. Djali ka katër dylym aty matanë kanalit, në ujë ishin të gjitha..
    Mua s’më ka ardhur akoma asnjë për dëmet. Nëpër shtëpira, nuk na erdhi asnjë as këtë këtë radhë. Se edhe argjinatura priti, po dhe nuk arriti lart në argjinaturë se plasi matanë. Kam ullinj, kanë misër, mbjelli, çdo kulturë. Vajta pashë etëm dy ullinj që kisha lart anë e kanalit, se të tjerët ishin ujë”